LIVE UPDATES

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok kundër SPAK!

➤Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, duke thyer kështu heshtjen disa javore, dhe duke iu dhënë fund thashethemeve që ai ishte larguar jashtë vendit. ➤Në konferencën me gazetarët, Meta u kujdes që të ndante në grupe prokurorët e SPAK, një pjesë e të cilëve sipas tij punojnë për Ramën dhe Agaçin, dhe pjesa tjetër që merren me dosje që shqetësojnë në të vërtetë opinionin publik. ➤Vetë Meta tha se ishte i gatshëm në çdo kohë që të merrej në pyetje nga SPAK, ndërsa sipas tij ka vendosur një standard llogaridhënie të politikanëve me drejtësinë. ➤Meta tha se dosja ndaj Berishës është një rrëshqitje e drejtësisë, por nuk e konsideroi atë goditjen e shekullit ndaj opozitës, siç kishte bërë më herët vetë ish-kryeministri. ➤Sa i takon një përçarje mes tij dhe Berishës, Meta tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe ata janë në një linjë sa i takon aksionit opozitar. ➤Ish-presidenti sulmoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai ka garantuar paprekshmërinë nga hetimet e SPAK për afera të ndryshme.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Në grevë me Berishën? Meta kujton ndryshimet kushtetuese të 2008-tës: Goditën balancën e pushteteve

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha për ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. Meta tha se ato ndryshime kanë sjellë një sërë pasojash në skenën politike në Shqipëri, ku vetë ai ndërmorri një grevë urie kundër marrëveshjes PD-PS. Meta tha se ndryshimet kushtetuese i dhanë goditje parlamentarizmit dhe kontrollit dhe balancës së pushtetit.

Ju thoni që ju jeni në një linjë me PD, dje ish-kryeministri nuk përjashtoi mundësinë e grevës, do ju bashkoheni?

Meta: Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat cc’montuan parimin e kontrollit dhe të balancës, dhe i dhanë një goditje parlamentarizmit, në do të jemi në koordinim me PD dhe të gjithë faktorët që duan një opozitë të fortë, do të bëjmë gjithccka që është e domosdoshme.

Nga ana tjetër Meta tha se Partia e Lirisë është në një linjë me qëndrimet e PD-së së Berishës, në lidhje me aksionin e tyre opozitar, dhe forcimit në Kuvend. Meta u shpreh i gatshëm që të vihet në dispozicion të SPAK, sa herë që prokuroria e posaçme do ta thërrasë atë apo zyrtarë të tjerë të Partisë së Lirisë. Kreu i PL-së u tregua i kujdesshëm për të mos i futur të gjithë prokurorët e SPAK ‘në një thes’, pasi sipas tij vetëm një pjesë e tyre janë në shërbim të Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit.

“Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, Por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar.

Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Është sistemi i patronazhistëve apo harruar ju, funksiononte edhe për drejtësinë. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokurorë, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për ti mbajtur nën presion dhe për ti marrë peng, apo për ti përpunuar”, u shpreh mes të tjerave Meta./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

'Kot e keni, doni të më përçani me Berishën'/ Meta i vendosur: Jemi në në linjë

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një konferencë për mediat pas shumë ditësh dhe ngjarjesh të ndodhura së fundmi në raport me drejtësinë. Në fjalën e tij për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët e pranishëm, se a e mbështet Berishën në deklaratën e tij kundër Prokurorisë së Posaçme, e po ashtu, nëse bashkëpunimi me kryedemokratin Sali Berisha do të vazhdonte. Me doza ironie, Meta tha: Kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Më pas, vazhdoi arsyetimin e tij se përse, ndryshe nga Berisha, nuk mbante qëndrim në bllok për të gjithë hetuesit e SPAK. 

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta foli edhe për planet e të ardhmes së koalicionit pas një interviste që u interpretua se në zgjedhjet e radhës nuk do të kishte asnjë bashkëpunim mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Po ashtu siç bëri për "Zëri.ai" pak javë më parë, sërish sot, ish-presidenti tha se të dy partitë opozitare ishin në një linjë.

Ndahen vetëm në qasjen ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta tha se mendon që brenda strukturës së SPAK ka edhe prokurorë që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, pa i shërbyer askujt. 

PJESË NGA PRONONCIMI I PLOTË:

Ilir Meta: Së pari njëherë, kot e keni që doni të më përçani me zotin Berisha. Ai ka qasjen e tij, ka stilin e tij. Ka natyrën e tij. Gjithçka duhet parë edhe në kontekstin e asaj që ka thënë. Më duket se ka qenë një rast pikërsisht për një organizatë kriminale që kishte cënuar zgjedhjet dhe rendin në Shkodër. E theksoj edhe njëherë nuk kam dëshirë që të mbaj qëndrim në bllok. Nuk janë të gjithë ushtarë të Ëngjëll Agaçit. Sepse do më vinte keq. Por nuk duhet të demotivojnë ata që duan të bëjnë punën. Ka nga ata që përplasen dhe merren me krimin e organizar. Ne e dimë sistemin e patronazhistëve, apo harruat ju. Funksiononte edhe për drejtësinë për të parë pikate dobëta. Kishin edhe ambasada patronazhistë. Në fund fare, çfarë tregon khjo situatë? është një sistem që e kanë krijuar për veten e tyre. Qytetarët hutohen me ngjarje që kanë ndodhur para 15-20 vjetësh.

Ilir Meta planifikon që në zgjedhjet e ardhshme të shkojë i vetëm në zgjedhje?

Ilir Meta: Kishim zgjedhjet e 14 majit, për ato zgjedhje u ndërtua koalicioni. Qëndruam dhe qëndrojmë. Jemi për bashkëpunim edhe në të ardhmen në interesin më të mirë të demokracisë. Aleanca kundër kapjes së shtetit do të vazhdojë me të gjithë ata që janë në këtë linjë.

Thatë që SPAK kontrollohet nga Edi Rama, po nëse do të godasë majtas?

Ilir Meta: E ndava SPAK për të bërë dallimin. Nuk mund të them që të gjithë ata atje janë ushtarë të Engjëll Agaçit, nuk dua ta pranoj ose nuk e dëshiroj. Sepse do të më vinte keq nëse ose ka ndonjë problem dikur të gjithë të jenë ushtarë ti tij, por s’duhet të demotivojmë ata që duan të bëjnë punën e të zbatojnë ligjin, ata që duan të respektojnë Kushtetutën, që përplasen dhe rrezikojnë me krimin e organizuar. Prokurorët kanë problemet e tyre, kanë familje, bashkëshortë, të afërm. Është sistemi i patronazhistëve apo harruar ju, funksiononte edhe për drejtësinë. Secili nga ata kishte patronazhistin e vet, qoftë gjyqtar apo prokurorë, për të parë pikat e dobëta të secilit dhe pastaj për të përdorur gjithë sistemin ekzekutiv për ti mbajtur nën presion dhe për ti marrë peng, apo për ti përpunuar. Çdo prokuror ka një përgjegjësi më të madhe për një çështje që ka në ngarkim. Kështu që në këtë drejtim ajo që unë u thashë është sesi Edi Rama e kapi sistemin e drejtësisë. Duke nisur me zgjedhjen e prokurores me 66 vota. Por kjo nuk do të thotë që nuk i mbështesim ata që janë në SPAK dhe në Prokurori për të zbatuar ligjin dhe për të dalë nga ndikimi i Edi Ramës. Përndryshe do të shkojmë në fund fare. Do ia kalojmë edhe Zimbabves. Që të mos e kalojmë do i ndajmë këto shqetësime./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

A keni marrë një fletëthirrje nga SPAK? Meta: Lajme banale

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i konsderoi banale lajmet që ai është thirrur nga SPAK. Sipas Metës, ai ka shprehur gadishmërinë që të bashkëpunoj me SPAK në çdo kohë, edhe kur ka qenë si kallëzues në disa afera, gjatë periudhës që mbante postin e presidentit.

Gazetarët e pyetën Metën nëse ndaj tij kishte një fletëthirrje për çështjen CEZ DIA, por edhe lobingjet e Partisë së Lirisë në SHBA. Meta tha se ai ka vendosur një standard të ri në marrëdhëniet që politikanët duhet të kenë me organet e drejtësisë, ndërsa tha se çdo akt që ka firmosur në detyrat e tij ka qenë i mirëmenduar.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e djeshme të Monika Kryemadhit, se ishte në pritje për të marrë një ftesë nga SPAK për t’u pyetur, Meta tha:

“Asaj i është rikthyer në rutinë ajo punë, nuk ka çuar njeri më shumë dosje se ajo atje”.

Meta: Tani këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën lajm që Ilir Meta të shkojë në SPAK, siç ka bërë gjithmonë. Ky është dallimi i Ilir Metës me Edi Ramën dhe me të gjithë të tjerët.

Kam qenë në SPAK si kallëzues, kam qenë edhe si person në dijeni, dhe për gjithçka tjetër që më kanë thirrur. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar fët e fët nga Ilir Meta. Ekziston një çështje Meta vetëm për Edi Ramën, se e dini transparencën që unë kam bërë si president.

/Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Meta: Akt-akuza e Malltezit u bë nga Rama, SPAK e përjashtoi nga dosja! PL e hapur për çdo hetim!

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët tha sot se akuza e ngritur ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit është hartuar sipas tij nga kryeministri Edi Rama. I pyetur nga gazetarja e Zëri.ai, Florida Mingla nëse aksionin e SPAK e konsideon një goditje të opozitës, Meta tha se në fakt ajo është një rrëshqitje e drejtësisë, ndërkohë që për hetimet ndaj Partisë së Lirisë, ish-presidenti tha se ishte i hapur edhe për t’u marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

VIDEOJA E PËRGJIGJES: 

 

Florida Mingla: Pyetja e parë, Kryetari i PD, Sali Berisha e quajti aksionin "goditjen e shekullit" për opozitën. A mendoni dhe ju njësoj, dhe a do të jeni në krah të PD dhe Berishës në çdo hap? Dhe pyetja e dytë, SPAK ka marrë në pyetje shumë njerëz pranë jush dhe PL, a i konsideroni edhe këto hetime të SPAK "goditje të opozitës"?

Meta: Lidhur me pyetjen e parë që ju bëtë sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha, nga ana e prokurorëve të SPAK apo të gjykatave që e kanë pasur çështjen deri tani, dëshiroj që të shpreh keqardhjen për këtë rrëshqitje që nuk është e papritur, të së ashtuquajtës drejtësi e re, që del e anashkalon parlamentin, del mbi kushtetutën dhe mbi konventën europiane të të drejtave të njeriut, që ne e dimë shumë mirë që aktakuza është bërë nga Edi Rama.

Të gjithë e dimë që për çështjen Partizani Edi Rama është personi kryesor që ka bërë ndryshimin e destinacionit të pronës, por emri tij nuk del askund, sepse ka garantuar paprekshmërinë e tij, Përdor prokurorë dhe gjykatës të caktuar në mënyrë që të godasë opozitën e vërtetë, dhe të shfokusojë vëmendjen nga aferat miliona euroshe, si ajo e Portit të Durrësit.

E dyta më pyetët në lidhje me personat e pyetur në SPAK nga Partia e Lirisë, kemi qenë, jemi dhe do të jemi të hapur për çdo hetim. Ne habitemi, besoj se edhe ju, se si shumë çështje që deputetët e Partise se Lirisë kanë depozituar në SPAK, që cënojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë interesin publik, nuk preken, se nuk duhet që t'i prishet rehati kryeministrit, kryetarit të Bashkisë, apo të besuarve të tjerë. Sponsorizimi i kallëzuesve të rremë është aktiviteti më i preferuar i kësaj qeverie.

Për ne kjo nuk përbën asnjë lloj shqetësimi, asgjë nuk na shfokuson nga beteja jonë kundër korrupsionit, shpresojmë që edhe drejtësia të çlirlohet nga kjo. Shikoni ku është Shqipëria dhe ku është Kosova për korrupsionin, kapja e shtetit është kapja e drejtësisë.

/Zëri.ai

1 VITE ME PARE

U arratis? Meta përgjigjet për thashethemet e largimit: Kisha probleme me shëndetin!

Meta krah Berishës: Akt-akuza u diktua nga Rama. S'jemi në bllok
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se nuk është larguar nga vendi për arsyet që janë thënë në media, por për të bërë disa ekzaminime shëndetësore. Prej ditësh disa portale dhe personazhe që akuzojnë Metën deklaruan se ishte larguar nga vendi. Përgjigjen ua ka dhënë vetë Meta sot, ku tha se ishte jashtë vendit për çështje të shëndetit. 

“Për çështje të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar shumë. Dua të ju them me bindje të plotë se duhet të ruajmë kujtesën në mënyrë që të jemi koherentë dhe të vërtetë.  Reforma u shndërrua në ramaformë. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota, në mënyrë antikushtetuese. Rama donte një prokuror që përmes saj të kapte KLP dhe përmes kësaj kontrollonte të gjithë sistemin e prokurorisë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Nuk dua të mbajë një qëndrim në bllok ndaj SPAK. Reforma u bë që ë jepte sa më shumë psvarësi prokurorëve në individualitetin e tyre. Në këtë rast mendojs e çdo gjykim duhet të bëhet  mbi raste dhe çështje konkrete, se si respektohet Kushtetuta e ligji. Mbështetjen më të plotë për të gjithë ata që zbatojnë ligjin, të gjithë ata që respektojnë Kushtetutën e ligjit, dhe për të gjithë ata që sillen si vartës të Edi Ramës, të mos presin duartrokitje kur shkelin ligjin”-tha ai./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB