Me shapka e pranga në duar, MOMENTI i arrestimit të autorit në Astir

TIRANË-Darmend Keli 25 vjeç është autori i vrasjes në Tiranë, i cili goditi për vdekje 4 herë me thikë Amarildo Hoxhallarin. Pamjet e mëposhtme tregojnë arrestimin e 25-vjeçarit, i cili u kap në vendngjarje. Keli shihet me shapka dhe me pranga në duar, teksa shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", pak minuta pas incidentit.
/ZËRI
DETAJE nga vrasja në Astir/ Hoxhallari i ngacmoi të dashurën me motorr, autori shkoi me makinë dhe e qëlloi me thikë

TIRANË-Detaje të reja nga vrasje me thikë në Astir zbulojnë se Amarildo Hoxhallari u qëllua 4 herë me thikë nga 25-vjeçari Darmian Keli, dy herë në zemër dhe 2 herë në këmbë. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë se Amarildo i ngacmoi me motorr të dashurën 25-vjeçarit, për këtë arsye ka nisur një konflikt fizik mes dy të rinjve në mes të rrugës. Sherri përshkallëzoi në përdorimin e thikës, ku si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën 34-vjeçari.
Ngjarja u shënua rreth orës 18:45, (24 gusht 2024) tek Unaza e Re. Hoxhallari u dërgua në spitalin e Traumës por në orën 20:00 u mësua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda./ZËRI
U vra me thikë pas sherrit në Astir/ Kush është Amarildo Hoxhallari, në 2015 i bëri atentat mikut të Shullazit

TIRANË-Amarildo Hoxhallari mbeti i vrarë pas një konflikti në Astir, ku 25-vjeçari Darmian Keli e qëlloi 4 herë me thikë. Raportohet se 25-vjeçari goditi me thikë Hoxhallarin, pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren. Por Hoxhallari nuk është një person i panjohur.
Në 5 janar të 2015 Amarildo Hoxhallari së bashku me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari, i bënë atentat mikut të Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani pranë rrugës së Kavajës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Arianit Sterjo alias Artur Baze. Për atentatin dy kushërinjtë paguan Bazen, por ky i fundit mbeti i vrarë.
Si ndodhi atentati?
Ngjarja ndodhi në rrugën e Kavajës, në një lokal, ku u qëllua drejt tavolinës në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyri i armatosur dhe qëlloi mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili ka ndërhyrë duke qëlluar mbi të dy herë me armën e punës. Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohej për vrasës me pagesë./ZËRI
I ngacmoi të dashurën! Vritet me thikë 34-vjeçari në Astir, arrestohet autori (EMRAT)

TIRANË-Një vrasje ka ndodhur në zonën e “Astirit’ në Tiranë. Darmian Keli, 25 vjeç ka plagosur me thikë për vdekje Amarildo Hoxhallarin, 34 vjeç. Hoxhallari është transportuar në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ai kishte marrë 4 plagë me thikë dy ne gjoks dhe dy në këmbë. Ndërkohë 25-vjeçari është arrestuar nga Policia dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas raportimeve dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për një vajzë. Darmian Keli, ka plagosur me thikë për vdekje Amaralando Hoxhallarin për motive xhelozie. Viktima dyshohet se ka ngacmuar partneren e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZËRI