Vrau 14-vjeçaren në RMV, arrestohet në Turqi Ljupço Palevski-Palço

MAQEDONIA E VERIUT- Merr fund arratia. Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski-Palço, i dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit. Raportohet se ai është arrestuar në Turqi pasi më herët autoritetet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kishin lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.
Pritet që ai tu dorëzohet autoriteteve në Shkup, ndërsa katër të dyshuarit për vrasjen e të miturës, mes tyre edhe babai i vajzës, ndodhen në paraburgim në Shuto Orizarë. Ndërkohë këtë të martë 14-vjeçarja është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Pritet që në orët në vijim të dalin dhe rezultatet e Mjekësisë Ligjore, të cilat do të hedhin edhe më shumë dritë mbi rrethanat e vdekjes së të miturës.
Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI
Thrilleri i Vanjës, si e çoi babai në duart e killerave
MAQEDONI E VERIUT- Në datën 27 Nëntor, ditën kur Vanja Gjorcevska u rrëmbye, askush nuk do ta besonte se babai i saj, Aleksandri do të kishte dhënë informacione te vrasësit në lidhje me lëvizjet e saj. Si çdo mëngjes, Vanja u nis për në shkollë, por këtë herë pa motrën, informacion që përmes babait të 14-vjeçares kishte përfunduar në veshët e rrëmbyesve, të cilët i zunë pritë të miturës dhe e morën peng.
Qëllimi, sipas raportimeve të deritanishme ka qenë mbajtja peng e Vanjës deri në momentin që e ëma të dorëzonte një shumë të caktuar parash.
Prindërit e 14-vjeçares ishin të ndarë. E ëma kishte trashëguar një pasuri të majme nga i ati, ndërsa babai, Aleksandri ishte një person që kishte shumë borxhe. Skenari për të dalë nga situata, ishte pengmarrja e vajzës së tij. Por, kjo nuk ndodhi kurrë.
Vanja u vra dy orë orë pasi u rrëmbye dhe nëna e saj nuk mori asnjë telefonatë nga ndonjë person që të kërkonte para. Bashkë me 14-vjeçaren, u gjet i varrosur dhe një 74-vjeçar që rezultoi të ishte pronari i makinës me të cilën u rrëmbye e mitura.
Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Boret Videvski janë vënë në pranga, dëshmitë e të cilëve zbuluan dhe rolin e babait të të miturës. Ndërsa autori, Ljupço Palevski-Palço, një biznesmen e politikan që më pas është kthyer në personazh kontrovers, është ende në kërkim…
U rrëmbye dhe më pas u vra, përcillet në banesën e fundit 14-vjeçarja Vanja Gorçevska

MAQEDONIA E VERIUT- Vanja Gorçevska, 14-vjeçarja e vrarë në Maqedoninë e Veriut është përcjellë këtë të martë për në banesën e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Ajo është varrosur në varrezat e qytetit në Butel në Shkup. Më herët gjatë ditës së sotme në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji ka përfunduar autopsia. Por dokumentet nuk janë dorëzuar ende në Prokurori. Do jetë autopsia ajo që do të hedhë edhe më shumë dritë mbi ngjarjen.
Raportohet se familjarët, nisur nga rrethanat kanë kërkuar që e mitura të varroset menjëherë. Dyshohet se në vrasjen e 14-vjeçares janë përfshirë pesë persona. Deri më tani ka nisur hetimi për të dyshuarin e parë, Ljupça Palevski Palça, i cili është në arrati dhe është identifikuar si autor i vrasjeve. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. Katër të dyshuarit për vrasjen e të miturës, mes tyre edhe babai i vajzës, ndodhen në paraburgim në Shuto Orizarë.
Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI
Maqedonia e Veriut me kryeministër shqiptar

TIRANË- Për herë të parë, Maqedonia e Veriut do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar. Lëvizje e cila tregon për ndryshimin rrënjesor të vendit që shume kohë më parë ishte përfshirë nga luftëra ndëretnike. Zgjedhjet pritet të mbahen më 8 maj 2024 dhe 100 ditë para kësaj date, do të formohet një qeveri teknike e kryesuar nga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.
Aktualisht, RMV drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa 2 javë më vonë, më 8 maj, qytetarët do të votojnë njëkohësisht për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Mohon gjithçka! Nxorri në pritë të bijën, babai i Vanjës filmohet brenda Komisariatit

MAQEDONI E VERIUT- Katër të dyshuarit Vlatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev, Bore Vidoevski dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski janë njohur sot me masën e tyre të sigurisë. Për 30 ditë do të qëndrojnë të izoluar, ndërsa Ljupço Palevski Palco, i dyshuari kryesor dhe vrasësi i 14-vjeçares është në arrati dhe po kërkohet. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar. I ati i vajzës është kapur nga kamerat teksa 2 policë e mbajnë prej krahësh, ndërsa ai vetë nuk largon një çantë nga dora. E paqartë është se çfarë ka brenda saj.
Të gjithë të dyshuarit ndodhen në Shuto Orizar, ku edhe babai i Vanjës është marrë në pyetje në Prokurori, por këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e të bijës. Trupat e Vanjës dhe Pançes janë gjetur në afërsi të Shkupit dhe Velesit. Si vajza dhe i moshuari ishin raportuar të zhdukur në Polici. Ndonëse nuk kanë lidhje, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria dyshojnë të njëjtët persona për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre.
Vanja është rrëmbyer nga hyrja e banesës së saj në Qendrën e Shkupit herët më 27 nëntor kur ishte nisur për në shkollë. Me këmbë dhe duar të lidhura, Vanja është futur në veturën Citroen, pronar i së cilës ishte Zhezhovski, tashmë i vrarë. Vanja u dërgua jashtë Shkupit në Brazda, ku u vra dhe u varros dhe automjeti u dogj. Tre të dyshuar e pranuan fajin, por babai i Vanjës e kontestoi në deklaratën fillestare duke ngulur këmbë në pafajësinë e tij. Megjithatë prokurori i çështjes pretendon se ka prova që tregojnë se e mitura është vrarë në panik, nga frika se mos zbuloheshin.
Dy ditë pas zbulimit të trupit të saj, e mitura është dërguar në banesën e saj të fundit, në varrezat e qytetit Butel./ZËRI
Identikiti i një krimineli! Vrau Vanjën vetëm 14 vjeç, Ljupço Palevski ka më shumë se 10 dënime

MAQEDONI E VERIUT- Emri i Ljupça Palevskit, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës (14), figuron në më shumë se 10 aktgjykime, siç mund të shihet edhe në ueb faqen e gjykatës. Mosmarrëveshjet dhe gjykimet janë kryesisht civile, por ka edhe çështje penale që i rëndojnë mbi shpinë.
Konkretisht, në vitin 2013 ka marrë dënim me kusht të shkallës së parë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa në vitin 2020 sërish është dënuar me kusht për mashtrim të një burri nga Shkupi, me të cilin ka lidhur kontratë për shitjen e banesës. Edhe pse i dëmtuari ka paguar 53 mijë marka gjermane, ai nuk e ka marrë banesën nga Palevski.
Palevski akuzohet edhe për dhunë në familje, por kurrë nuk ka përfunduar në burg. E vetmja gjë që ka pësuar ka qenë një urdhër mbrojtje, ndaj familjarit (nuk dihet se për kë bëhet fjalë) që kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Palevski e ka sulmuar viktimën verbalisht, e më pas e ka sulmuar fizikisht personin duke i shkaktuar lëndime. Në vitin 2009, mediat raportuan se Gjykata Supreme e kishte dënuar me mbi një milion euro dëmshpërblim për rrënimin e objekteve kulturore të dy objekteve në Dibër. Së fundmi, Palevski e vrau Vanjan më 27 nëntor dhe u arratis më 30 nga vendi.
Çfarë ndodhi në Maqedoninë e Veriut?
Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI
'Vrasësi MBROHET nga Policia?'/ Një gazetar maqedonas zbuloi 'ngërçet' e historisë së vrasjes së Vanjës

SHKUP- Dragan Pavloviç, sekretar i përgjithshëm i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë dhe redaktor i televizionit maqedonas foli për zhdukjen dhe vrasjen e të miturit 14-vjeçare Vanja Gorçevska. Duke folur në “Jutro na Blic”, gazetari theksoi se në këtë rast ka shumë të panjohura dhe palogjikshmëri. Personi, i cili dyshohet për vrasjen e vajzës Vanja Gorçevska dhe 77-vjeçarit Pančet Žežovski, Ljupčet Palevsky Palç për Pavloviç është kriminel me një “projekt politik”.
Siç tha ai, Ljupçe Palevski është ndjekur vazhdimisht për akte të ndryshme dhune, por asnjëherë nuk është burgosur apo dënuar.
"Dje patëm një konferencë për shtyp të prokurorit dhe ministrit të Brendshëm, e cila ngriti më shumë pikëpyetje se sa u përgjigj. Ishte shumë e pasaktë dhe pa detaje që pret publiku. Ato detaje që ka paraqitur policia janë supozime dhe i ka paraqitur në formën e fakteve përfundimtare. Fakti nuk është aty,"-tha ai. - thotë Pavloviq.
Siç pretendon ai, vajza është rrëmbyer në korridor dhe në fushën ku mbeti i vrarë Vanya, në dalje shihen kamera.
"Policia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse i ka kontrolluar kamerat dhe nëse kanë qenë duke punuar. Policia tha se vrasja është kryer në kaos, pasi ka filluar të krijohet paniku për zhdukjen e fëmijës, gjë që nuk është e vërtetë. Zhdukja e fëmijës u raportua vetëm pas vrasjes së Vanjës, madje një orë më vonë. Fëmija u rrëmbye rreth orës 7 e gjysmë, e ajo u vra rreth orës 10. Denoncimi është bërë nga nëna e saj rreth orës 11:00, ndërsa babai ka raportuar një orë më vonë. Nuk bëhet fjalë për një familje të lënë pas dore. Edhe babai edhe nëna punojnë, jetojnë në qendër të qytetit, vajza ka qenë shembullore si në shkollë ashtu edhe jashtë saj,"-shtoi ai.
Ai dyshon gjithashtu se Policia e ka bërë mirë detyrën, por se dikush përgjegjës ka heshtur për disa detaje për vrasësin.
"Pa logjistikë, nuk mund të arratisesh nga Maqedonia pa të parë askush në kufi - pa pasaportë, pa të pikasur ndonjë kamera sigurie. Njeriu që dyshohet për vrasje është me precedentë penalë, por jo të atij lloji. Është një provokator politik që shërben për të alarmuar popullin kundër palës tjetër politike, e cila tashmë është parë shumë herë në Ballkan."
Ai gjithashtu tregon se është e pamundur që fëmija të mos ketë bërë rezistencë, ndërsa nuk lë pa përmendur se nuk ka marrë përgjigje se në çfarë gjendje është gjetur trupi i vajzës.
Trupi i 14-vjeçares, Vanja Gorçevska, është gjetur të dielën, ndërsa Policia ka njoftuar se adoleshentja është vrarë. Në vrasjen e saj janë përfshirë pesë persona. Vanja u zhduk më 27 nëntor para shkollës së saj dhe u vra po atë ditë rreth orës 10 të mëngjesit, vetëm 40 minuta larg shtëpisë. Babai i saj është vendosur në pranga pasi akuzohet se e ka nxjerrë në pritë të bijën për të zhvatur të ëmën në proces divorci, por personi që ka kryer vrasjen është Ljupço Palevski-Palco. Aktualisht ai është në arrati dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar./ZËRI
THRILLER-i “Vanja”/ Itinerari i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares, nëna trashëgonte pasuri të shumta nga i ati

MAQEDONI E VERIUT- Në datën 27 Nëntor, ditën kur Vanja u rrëmbye, askush nuk do ta besonte se babai i saj, Aleksandri do të kishte dhënë informacione te vrasësit në lidhje me lëvizjet e 14-vjeçares. Tashmë, rreth një javë më vonë, ngjarja është zbardhur, edhe pse ende në disa episode ka mister, se pse vajza duhet të vritej dy orë pas rrëmbimit kur qëllimi ishte që të merreshin para nga nëna e saj.
Vanja, jetonte me të ëmën në një lagje të pasur të Maqedonisë së Veriut, dhe çdo mëngjes shkonte në shkollë me motrën e saj më të vogël. Atë ditë e motra do të fillonte më vonë mësimin, e kjo është shfrytëzuar nga autorët për rrëmbimin e 14-vjeçares. Ajo zbriti shkallët e ndërtesës, kur dy persona e morën me forcë dhe e futën në makinën citroen të 74-vjeçarit që u vra disa ditë më herët nga u njëjti grup.
E ëma e Vanjës në rrjetet sociale, postonte vazhdimisht foto dhe video nga udhëtimet e tyre, në të cilat babai i dyshuar për rrëmbimin nuk shfaqej askund. Gjyshi i Vanjës nga ana e nënës ishte një drejtor doganash në vitin 2002, dhe e gjithë pasuria që ai ka pasur është trashëguar te nëna e të miturës. Edhe pse thuhet se rrëmbimi ka ndodhur për arsyen e zhvatjes, e ëma e Vanjës nuk është kontaktuar pas rrëmbimit që t'iu jepte para autorëve, edhe pse vajza u vra vetëm pas dy orës.
ITINERARI I RRËMBIMIT DHE VRASJES
E hënë, 27 nëntor
Ora 7:20 e mëngjesit
Vanja Gorçevska doli nga shtëpia. Zakonisht shoqërohet nga motra e saj, por sot jo. Kësaj radhe ajo është vetëm, pasi motra nuk kishtë mësim në orën e parë. Ajo doli nga banesa, ku në hyrje e prisnin dy persona, ndërsa Citroen-i i vjedhur ishte i parkuar në rrugë. Një natë më parë, ata mësuan detajet se Vanja do të largohej vetëm nga shtëpia dhe planifikuan se si të kryenin rrëmbimin.
Dy prej tyre e kapën, e lidhën dhe e futën në një thes gjumi. E nxorën nga ndërtesa dhe e futën në makinë. Në afërsi ndodhet edhe një makinë “Reno”, e cila i ndjek vazhdimisht gjatë gjithë udhëtimit. Të dy automjetet nisen në të njëjtën kohë.
Në ora 07:40
Nëna e Vanjës, Zorica, merr njoftim nga mësuesja e klasës se Vanja nuk është në shkollë. Ajo përpiqet që ta marrë në telefon, por nuk kishte sinjal. Gjurmët e sinjalit shkëputen pranë një kafeje në afërsi të banesës ku jetonte e mitura.
Ora 8:35 e mëngjesit
Duke qenë se nuk po lidhej me vajzën, Zorica njofton në polici zhdukjen e të miturës. Në atë kohë nuk kishte asnjë dyshim se vajza ishte rrëmbyer.
Policia merr informacionin dhe fillon të veprojë. Policët janë vënë në alarm dhe nisin hetimet. Nëna kontakton me dy-tre shoqe të Vanjës, të cilat nuk kanë asnjë informacion për të miturën.
Në të njëjtën kohë, Vanja tashmë ndodhet në veturën “Citroen”, e cila është nisur për në Mirkovc të Shkupit. Vendndodhja e saktë në fshat nuk dihet.
Ora 10:00
Vanja ndodhet në bagazhin e një “Citroen” që më parë i ishte vjedhur viktimës tjetër, Pançet Zhezovski (74 vjeç) nga Velesov. Ajo thuhet se është gjallë, por e lidhur në një thes gjumi.
Sipas llogaritjeve të Google Maps, ka dy rrugë që automjeti mund të ndjekë. Nëpërmjet të dyjave, duhen rreth 30 deri në 40 minuta për të arritur nga ndërtesa ku ajo u rrëmbye në Mirkovci, ku u dërgua. Njëra rrugë është përmes rrugës së Kaçanicës, ndërsa tjetra përmes Butelit dhe Radishanit.
Përveç “Citroen”, është edhe një automjet i markës Renault. Në njërin prej tyre ishte i dyshuari i parë Ljupço Palevski-Palco - i cili dyshohet se ka qëlluar Vanjën. Sipas llogaritjeve, në Mirkovci kanë arritur rreth orës 08:20. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes mbërritjes dhe orës 10 të mëngjesit.
Sipas dëshmive, Palço ka qëlluar Vanyan në orën 10 dhe një person ka parë të gjithë skenën, pasi ishte duke bërë roje. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë, personat kanë vendosur të ndërmarrin këtë hap pasi siç thanë ata “gjërat kanë dalë jashtë kontrollit”.
Pas vrasjes, ata hapën një gropë dhe e hodhën trupin e saj në të, dhe më pas e mbuluan me dhe'. Në një kohë të pacaktuar, të dyshuarit blejnë benzinën që u nevojitet për t'i vënë flakën Citroen-it për të asgjësuar provat.
Ora 11:00
Ndërkohë, Aleksandri, babai i Vanjës së vrarë, vendos të denoncojë vajzën e tij si të zhdukur. Ministria e Punëve të Brendshme e merr denoncimin, pa pas pasur asnjë dyshim për babanë, i cili po shfaqej bashkëpunues për të gjetur vajzën e tij.
Ai është vazhdimisht në dispozicion të inspektorëve, u përgjigjet thirrjeve, raporton në stacion. Por në asnjë moment ai nuk tregon se ka qenë pjesë e planit të rrëmbimit.
12:08
Në rrjetet sociale publikohet apeli i nënës për vajzën e saj të zhdukur. Ajo tregon se Vanjës i kanë humbur të gjitha gjurmët dhe publikon dy foto të vajzës. Në postim tregon se si është veshur, si duket, nga e ka nisur dhe nga ku është dashur të mbërrijë.
Së pari, Zorica lë numrin e saj të telefonit. Më vonë, për shkak të një numri të madh spekulimesh, ajo e fshiu numrin e saj të telefonit nga postimi, dhe kërkoi që çdokush që kishte informacion ta raportonte atë në polici. Me kalimin e orëve nuk u dha asnjë informacion, që të ishte i vlefshëm për policinë. Megjithatë qytetarët u mobilizuan dhe fotot e Vanjës, u varën në të gjithë rrugët e Shkupit.
8:00 pasdite
Nëna e Vanjës është kontaktuar nga redaksia e “Skopja1”, ku u pyet nëse ajo dhe babai i vajzës kishin një marrëdhënie konfliktuale mes tyre. Ajo i mohoi akuzat.
“Jemi të divorcuar, por nuk kemi një marrëdhënie konfliktuale. Ai ka një çelës të banesës ku vjen të takojë vajzat, dhe tani është këtu me mua”, ka thënë ajo.
Kërkimet vijojnë edhe në pesë ditët e ardhshme, por pa dhënë sinjale se çfarë kishte ndodhur me fatin e Vanjës. Në rrjet qarkulluan versione dhe spekulime të ndryshme, të cilat ngritën edhe dyshime se vajza mund të ishte rrëmbyer nga shqiptarë të Kosovës, por një gjë e tillë rezultoi që të ishte e pavërtetë.
Në 28 nëntor, 24 orë pas denoncimit, Vanja është raportuar e zhdukur në faqen e MPB-së. Në të njëjtën ditë, pasdite, për të është lëshuar një urdhër kërkimi, fillimisht kombëtar, e më pas ndërkombëtar. Ajo ishte në listën e personave, që nuk duhet të lejoheshin të kalonin në kufij, duke tentuar që të shmangej çdo mundësi për trafikimin e saj.
Ministria e Punëve të Brendshme krijoi një shtab që kërkonte vajzën në të gjithë Shkupin. Por më kot. Janë kontrolluar bodrumet, shtrati i lumit “Vardar”, objektet fetare. Në të njëjtën kohë janë kontrolluar edhe pajisjet që i janë marrë familjes, për të cilat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se kanë dhënë informacione të caktuara – pa specifikuar se çfarë.
Megjithatë, pamjet e vëzhgimit ishin vendimtare. Janë shqyrtuar mbi 70 regjistrime nga vende të ndryshme.
E enjte, 30 nëntor
I dyshuari kryesor për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Vanjës, si dhe Pançet Zhezovskit nga Velesi, është Ljupço Palevski-Palço. Bëhet fjalë për një burrë që ka qenë biznesmen, më pas politikan dhe ka përfunduar si personazh kontrovers, i cili tashmë ka statusin e të dyshuarit për dy vrasje.
Ndërkohë që vijojnë kërkimet për Vanjën që kanë nisur më 27 nëntor, ai po ndan vazhdimisht postime në rrjetet sociale. Kryesisht i drejtuar kundër politikës perëndimore, ndërsa samiti i OSBE-së po mbahet në Shkup. Teksa e gjithë Maqedonia është në kërkim të Vanjës, ai nuk poston asnjë fjalë për vajzën 14-vjeçare në dhjetëra profilet e tij që zotëron.
Të enjten më 30 nëntor ai largohet nga Maqedonia. Ai niset për në Beograd me makinë, i shoqëruar nga avokati Vasko Stojkov. Ky i fundit ka thënë për mediat se nuk kishte lidhje me atë ngjarje dhe as nuk e dinte që Palco ishte i dyshuar. Palço u largua nga Beogradi për në Bullgari, siç e tregojnë gjurmët që la pas. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.
E shtunë, 2 dhjetor
Policia po interviston dëshmitarët, duke përfshirë edhe njërin prej të dyshuarve aktualë. Ai jep informacion përmes të cilit ne fillojmë të zbardhim të gjithë krimin që ata kanë kryer. Vendndodhjet kontrollohen, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Vanjës.
Provat verbale krahasohen me provat materiale, e gjithë historia bashkohet. Është lokalizuar automjeti tip Citroen dhe janë konstatuar lidhjet mes dy vrasjeve. Kërkimet për gjetjen e Vanjës vijojnë ende. Natën vonë zbardhen detajet e para të tmerrshme.
E diel, 3 dhjetor
Trupi i Vanjës u gjet i varrosur. Lokacioni gjendet në fshatin Mirkovci, në afërsi të Shkupit. Policia është në kërkim të të dyshuarit kryesor, i cili është i padisponueshëm. Ata konstatojnë se ai është jashtë Maqedonisë.
Ata gjejnë tre bashkëpunëtorë - Velibor Manev, Vlatko Keshishev dhe Boret Videvski. Ata pranojnë fajin e tyre dhe të gjitha veprimet që kanë kryer.
Të gjitha deklaratat përputhen. Pikërisht prej tyre del në skenë dhe emri i Aleksandrit, babait të Vanjës, që kishte qenë pjesë e planit të rrëmbimit. Ata tregojnë se Aleksandri iu ka dhënë detaje për kohën kur Vanja do të nisej për në shkollë, dhe se të hënën do të ishte e vetme pa motrën e saj. Praktikisht, ata tregojnë se Aleksandri kishte kontakte me Palçën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Vanjës.
E diel, 3 dhjetor, pasdite
Prokuroria lëshon një deklaratë, ku bëhet me dije se janë gjetur trupat e pajetë të dy personave. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, nga të cilët tre janë ndaluar, një është jashtë vendit dhe një person aktualisht në komisariat.
Paraprakisht në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet tip “Citroen” i djegur dhe pas ekspertizës është siguruar prova materiale për përfshirjen e personave, për të cilët pas dokumentimit të plotë të rasteve është ngritur akuza përkatëse. Nga hetimet e kryera u konstatua se të dyja vrasjet janë kryer nga të njëjtët persona, motivi i të cilëve ishte “egoizmi”.
E hënë, 4 dhjetor
Të dyshuarit janë dërguar në Gjykatën Penale ku u është komunikuar masa e paraburgimit për 48 orë.
E martë, 5 Dhjetor
Shpallet në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL i dyshuari kryesor për dy vrasjet Ljupço Palevski Palco.
/ZËRI
Vrasja e Vanjës, shpallet në kërkim ndërkombëtar kreu i partisë radikale proruse

MAQEDONI E VERIUT- Një ditë pas zbardhjes së vrasjes që shokoi Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm, policia vendase ka njoftuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar të të dyshuarit kryesor për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të miturës, Ljupço Palevski Palco.
Emri i tij është shpallur në kërkim nga Interpol, ndërsa ka dyshime se ai u largua nga Maqedonia në drejtim të Bullgarisë së bashku me avokatin e tij. Ljupco Palevski – Palco është një ish-biznesmen ndërtimi dhe themelues i partisë Desna, një grup politik prorus dhe radikal. Ndërkohë që të gjithë të dyshuarit e tjerë si të përfshirë në vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorcevska, dhe të një 74-vjeçari janë vënë në pranga dhe u është dhënë masa e paraburgimit me afat 48 orë.
Në mesin e tyre është dhe babai i të miturës, që ka informuar rrëmbyesit e vajzës së tij për kohën e saktë që ajo do të dilte nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Dyshohet se ai ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij, me qëllim që të përfitonte para nga nëna e 14-vjeçares, me të cilën ishte divorcuar kohë më parë.
Nuk dihet ende nëse ai e ka pranuar përfshirjen në krimin e rëndë, ndërkohë që mbetet e pazbardhur pse vajza u vra vetëm dy orë pas rrëmbimit, nëse qëllim do të kishte qenë shantazhimi i nënës së saj, për të marrë para. Gjatë ditës së djeshme ka pasur raportime se të miturës do t’i trafikoheshin organet, por kjo mbetet një pistë e pakonfirmuar ende nga autoritetet maqedonase.
Vajza e mitur u vra dy orës pasi u rrëmbye nga banesa e saj në datën 27 Nëntor, dhe prej një jave policia ishte në kërkim të saj, derisa u gjet e varrosur, në afërsi të trupit të 74-vjeçarit. Ky i fundit dyshohet se u vra për 500 euro, ndërsa makina në pronësi të tij u përdor në rrëmbimin e Vanjës.
/ZËRI