LIVE UPDATES

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon përballje me Ramën, PS: Sulm i turpshëm

➤ Reportazhi i emisionit "Report" në "Rai 3" ka ngjallur debate edhe në seancën e sotme plenare në Kuvend. ➤ Edhe kjo seancë nisi me akuza nga opozita drejtuar qeverisë. ➤ Seancën e sotme e hapi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili kërkoi edhe njëherë ballafaqim me kreun e qeverisë Edi Rama. ➤ Pas tij, Flamur Noka sulmoi Prokurorinë e Posaçme. ➤ Përgjigjen e morën respektivisht nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Pandeli Majko. ➤ Më pas, deputetët e tjerë sollën shqetësime nga zonat e tyre elektorale. 

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOT/ “Grupi” i deputetëve të Bashës mbërrijnë së bashku, socialistët të qeshur drejt Kuvendit!

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon
deputetët

TIRANË-Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është mbledhur sot në një seancë plenare mbi problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me zgjedhësve në “Javën e Gjelbër”. Para nisjes së seancës plenare, LSA sjell fotot e deputetëve para hyrjes në Kuvend.

Në foto shihet qartë fragmentarizimi i PD, me Bashën dhe grupin e deputetëve që rrinë pranë tij ndërsa deputetët e Rithemelimit kanë mbërritur veçmas me përjashtim të Gjekmarkajt dhe Bardhit. Fytyra të qeshura shihen mes socialistëve. Ndërsa deputeti Fatmir Mediu pas mbërritjes shihet nën shoqërinë e dy deputeteve socialiste Kushi dhe Gjylameti.

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

Seanca u hap me deklaratat e opozitës mbi dokumentarin e publikuar nga televizioni Italian “Rai 3” e më tej me problematikat e vendeve./ZËRI

1 VITE ME PARE

E zbuloi ZËRI/ "Melesin-i" diskutohet në Kuvend, Xhaçka mbron biznesin e të shoqit: S'është mëkat!

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon
Olta Xhaçka

TIRANË- Bujtina "Melesin" e denoncuar nga ZËRI ka përfunduar në Kuvendin e Shqipërisë. Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike,Sorina Koti në fjalën e saj në Kuvend foli për Kolonjën, ku përmendi edhe një tjetër "investim strategjik" të bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Sipas Kotit, investimi është bërë në zonë por nuk po përfitojnë banorët pasi Gaçi ka privatuar edhe llixhat dke hapur bujtina private.

Përgjigjen e ka marrë nga Olta Xhaçka, e cila në asnjë moment nuk e ka mohuar se investimi është bërë nga bashkëshorti i saj, por u shpreh se të investosh nuk është mëkat. Madje u mburr se Kolonja ka pasur rivitalizim prej këtyre investimeve.

DISKUTIMI MES TYRE:

Sorina Koti: Çfarë ka bërë deri më sot Olta Xhaçka për Kolonjën meqë vjen nga ajo zonë? Si mund të ndërtosh në atë zonë dhe mos përfitojnë banorët? Kështu ka bërë bashkëshorti i saj, kanë privatizuar llixhat dhe kanë hapur bujtina private. Unë mora guximin pasi ju premtova qytetarëve të Kolonjës që do e thoja këtë gjë. Në Kolonjë ndërtohet me paratë e shqiptarëve, sot nëse ka dikush që duhet të flasë janë ata. Paratë e shqiptarëve duhet të shkojnë për ato investime. Unë jam për atë drejtësinë që ata që cënojnë paratë e shqiptarëve të shkojnë në burg. Kanë ndërtuar aty bujtina private, në pasurinë e Kolonjës nuk duhet të përfitojnë vetëm pushtetarët. Paratë të shkojnë për investime publike.

Xhaçka: E konsideroj guxim të madh që të flasësh broçkulla. Për turistët kemi shumë respekt dhe i trajtojmë shumë mirë kur vijnë në Kolonjë, por të kesh paturpësinë që investimet privatë janë në dëm të qytetarëve të Kolonjës është herezi. Që të thuash që ka investitorë që duan të kontribuojnë në atë zonë dhe ky qenka mëkat, vetëm politikë nuk mund t'i thuash. Kolonja ka pasur rivitalizim. Zonjë të ftoj që të vish dhe ta shohësh realitetin për atë që është, do të të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë për të treguar që duhet ta rizgjojmë dhe ta bëjmë të mirëqenë. Jo ashtu siç ka qenë por ashtu si do të bëhet.

Disa javë më parë, veç hotelit në Himarë, ZËRI publikoi të tjera aktivitete të Artan Gaçit në fushën e biznesit, të cilat përkojnë në kohë edhe me aktivitetin politik të Xhaçkës në qarkun e Korçës, ku çifti administron hotelin më luksoz të zonës, në mes të askundit, në Leskovik.I fshehur kudo nga rrjetet sociale, ky hotel-distileri ka qenë objekt hotelerie edhe më herët. Objekti ka qenë në pronësinë e biznesmenit Ekrem Bardha, që më pas ia ka kaluar këtë pronë Artan Gaçit. Pas zbulimit, ZËRI iu ka dërguar disa herë një kërkesë për informacion lidhur me burimin e parave për ngritjen e kësaj bujtine, por kurr nuk mori një përgjigje. Sipas deklaratave të dorëzuara në ILDKPKI, çifti rezulton pa një pasuri të konsiderueshme që do të justifikonte ndërtimin e një hoteli me vlerë disa milionë euro. Por mesa duket sipas Xhaçkës, investimi nuk është 'mëkat'/ZËRI

1 VITE ME PARE

Debate në Kuvend/ Majko: Dini ti hypni kalit të pushtetit! Bardhi: Ju fshiheni disfatën e paskemi ne

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon

TIRANË- Seanca ka vijuar me debate, ku deputeti socialist Pandeli Majko, iu përgjigj Bardhit duke i thënë se opozita po bën lëvizje anti-sistem, të cilat i kanë nxjerrë nga sistemi. Nga ana e tij kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi i ka përsëritur se po e akuzojnë opozitën për diçka që e ka bërë Rama.

Majko: SPAK-u është SKAP apo organizatë kriminale, apo duhet përkrahur në luftën e tij kundër korrupsionit. Doni të bëni revolucion nga rruga. Nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ishte një lëvizje anti-sistem. Të gjitha lëvizjet anti-sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi. Njerëzit nuk duan të shohin aventurierë në krye të shtetit që nuk dinë se çfarë duan, dinë vetëm ti hypin kalit të pushtetit. Asnjë nga ne nuk ka sulmuar SPAK, ta godasë atë si organizatë kriminale, pse sepse ne respektojmë sistemin legal në Shqipëri. Ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit, ju nuk keni të ardhme.

Bardhi: Ju fshiheni disfatën e paskemi ne. Ju na akuzoni ne për Rai-n, kur e bleu Rama. Zgjohuni nga gjumi e kuptoj që jeni të tronditur por hallet mbajini për vete mos ja u transportoni qytetarëve. Të mos fshihet si frikacak, Rama të vijë në Kuvend dhe të përballet me opozitën dhe qytetarët.

1 VITE ME PARE

Reportazhi i "Rai 3", debate dhe përplasje në Kuvend

1 VITE ME PARE

Bardhi: Rama po fshihet, Kuvendi të distancohet nga sjellja e tij ndaj Rai3! Spiropali: E turpshme

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon
Gazment Bardhi dhe Elisa Spiropali

TIRANË-Ka nisur seanca plenare, e cila në rend ka diskutime mbi problematikat që deputetët kanë hasur gjatë takimeve me zgjedhësve në “Javën e Gjelbër”. Në nisje të fjalës së tij, kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se Kuvendi duhet të distancohet nga sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj 'Rai3'. Bardhi tha se me këtë refuzim të interpelancës po shkelet kushtetuta, ndërsa shtoi se Kuvendi duhet të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj medias shtetëore italiane, duke e konsideruar dokumentarin si “tupërim” për Ramën dhe jo turpërim për Shqipërinë.

Fjala e plotë:

Ky Kuvend sot, edhe në emër të qytetarëve që përfaqësojmë në këtë sallë, duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane Rai 3, por mbi të gjitha duhet të distancohen nga modeli qeverisës që ka ndërtuar Edi Rama, model që turpëron shqipërinë. Ish këshilltari i Edi Ramës, ish magjistrati i njohur italian Mandoi, na ripohoi atë që kemi thënë si opozitë cdo ditë, që anëtarët e mafias shqiptare, të krimit të organizuar apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi perfekte për të kushtëzuar veprimet e qeverisë. E vërteta nuk turpëron Shqipërinë të nderuar kolegë, por sigurisht turpëron Edi Ramën, prandaj është fshehur ka një muaj. Të thuash të vërtetat lidhur me Edi Ramës, nuk ka aspak të bëjë me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të shumtë të Edi Ramës, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare, që shkëlqejnë në çdo sektor në Itali dhe çdo vend të botës. -Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që të dënuarit për trafik droge në Itali, i bëri deputetë, kryetar bashkie dhe drejtues të lartë në administratën publike? -Cfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Ministrin e Brendshëm e ka të dënuar për shpërdorim detyre se në vend që të luftonte, mbështeti familjarët e tij të përfshirë në trafik droge? -Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku Prokuroria e Posaçme pohon se nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit gjatë aksioneve kundër krimit të organizuar, sepse i rezulton që drejtues të lartë të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar? -Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Kryeministri i vendit sipas medias shtetërore belge përmendet në dosjen e trafikantëve ndërkombëtar të drogës që po hetohen në Bruksel si pjesë e përgjimeve SKY ECC? -Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet që përdorin krerët e organizatës së ndërtimit të laboratorit të Xibrakës, i pari laborator kokaine në vend dhe më i madhi në Ballkan? 
Përgjigjen e ka dhënë me guxim, profesionalizëm dhe fakte investigimi i televizionit shtetëror italian “Rai 3”. Ky investigim në asnjë rast nuk sulmon Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat lidhur me Qeverinë e Edi Ramës, që ka treguar në këto 11 vjet se ka fuqizuar krimin e organizuar dhe dobësuar qytetarin e ndershëm. Nicola Gratteri, prokuror i Antimafias në Napoli na konfirmoi se: Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine. Prandaj dhe shqetësimi kryesor i qytetarëve është rikthimi i qeverisjes në shërbimin e tyre. Edi Rama mund ti fshihet Kuvendit, por kërkesës së qytetarëve që qeverisja të jetë në shërbim të tyre, nuk i fshihet dot për gjatë.

Pas tij, fjalën e mori ministrja Elisa Spiropali, e cila i dha një përgjigje Bardhit duke u shprehur se dokumentari në Rai3 ishte një sulm i turpshëm për Shqipërinë. Sipas saj, opozita ra pre e shpifjeve.

Spiropali: E bleu dhe RAI-n ky diktatori Tiranës që ka blerë 9 fitore, mund t’i ketë çuar RAI-t 70 mln euro nga ato që i kanë tepruar pasi ka blerë Melonin. Pasi shpikën e sajuan, prenë dhe qepën, çfarë dëgjojnë dhe mendojnë se shpik makthi i tyre i madh, tani kërkojnë hesap për të kuptuar atë që kanë dëgjuar. Bërtasin nga penxherja ne penxherja, nuk ka rëndësi përbaltja por të tregtohet nga shejtan budallenj. Këtu zë fill dhe marrëzia e tyre që kanë humbur fillin. Edhe RAI qenka shitur tek Edi Rama, meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska vazhduar të sjellë në Tiranë produktin e KUZM mbi fytyrën e Shqipërisë për tu derdhur në shtëpitë italiane,. Kjo na qenka forca e radhës e fuqisë së Edi Ramës censuruese. Drejtuesi nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër përveçse do vazhdojë të merret emigrantë, por pa hedhur asnjë gram baltë për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që ai të shpallet i shitur. Operacioni gënjeshtrash shpifjes duke mashtruar autorët e atij programi që ranë pre e manipulimit të xhahilëve të vendit tonë. Nuk do kalem të shkruhet se kësaj radhe historia kokë përmbyset. Nëse zakonisht është babai që gënjen të birin të tokave që nuk ka, është i biri që me sy e vesh tregon pse babait i kanë humbur arat dhe i kanë thyer trofetë. I shprehim solidaritetin tonë drejtuesit për këtë sulm të turpshëm./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Uaaaa flet Luli për moral'/ Basha i përgjigjet Metës: Se pashë fare...gjithsesi qesha

"Rai 3" 'pushton' Kuvendin/ Bardhi kërkon
Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha në një deklaratë para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është pyetur edhe për sulmet e fundit ndaj tij nga tashmë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Para mediave, Basha u shpreh fillimisht se nuk i ka parë fare sulmet e Metës, por shumë shpejt e ndryshoi versionin e tij. Pasi kur i kujtuan se zëdhënësja e PD-së e kishte sulmuar Metën dhe ai ishte kundërpërgjigjur, Basha u "kujtua". 

Më pas, ai la të kuptohet se i ka ndjekur deklaratat e Metës duke shtuar se kishte qeshur me disa miq teksa ndiqte zhvillimet e Konventës së Partisë së Lirisë.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Pyetje: Meta sulmoi pak SPAK-un, por më shumë ju, si i patë?

Basha: As nuk i pashë fare.

I komentuat me zëdhënësen e partisë?

Basha: Ajo flet në emër të PD, miqtë që isha në Itali dhe unë e dimë arsyen. Qeshëm me performancën e mjerueshme, por nuk presim asgjë nga ai, apo nga ata zëdhënësin e të cilëve bën. E ka problemin jo thjesht me Lulzim Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë, fundin e lojrave në kurriz të shqiptarëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB