Lojra fati? Zbardhet biseda mes mjekëve: Si s’lujtëm dje? Gashi: Ikim, kapim ndonjë gjë sot

TIRANË-ZËRI ka zbardhur një tjetër pasazh nga dosja e Prokurorisë së Tiranës ku përmendet mjeku Edmond Gashi. Në dosje, mjeku flet me kolegun e tij, për një lojë me kompjutera. Me shumë gjasa bëhet fjalë për lojra fati, megjithatë biseda mes tyre lë vend për interpretim.
Biseda:
Nr.-Hë mo doktor Edmondi, si nuk vazhduam të luanim dje
Nr.- Unë të thashë të erdha tek kompjuteri një 15-çe, për një treshe
Edmoni- Ikim tani kapim dot gjë sot?
Nr.-Vetëm Maroi është janë kompjuterat bosh, mos rrimë ne t'ja mbushim atij.

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.
Këta mjekë, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet. Ndërkohë që dhe ilaçet që janë të detyrueshme të siguroheshin nga shteti, provohet se shiteshin lirshëm nëpër farmaci, e madje të papajisura më pullë fiskale./ZËRI
PËRGJIMET/ Kryeinfermieri 'sekser', ilaçet për të sëmurët me kancer i ndante “Afrimi”

TIRANË-Shtatë mjekë dhe staf i Spitalit Onkologjik janë vënë në pranga dhe janë njohur me masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Tiranës, për shkak se akuzon se kanë shpërdoruar detyrën duke u shitur pacientëve me kancer ilaçe për seancat e kimioterapisë. Në disa raste, ata i dërgonin pacientët dhe në spitale private.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbulohet edhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit. Nga hetimet ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, Afrim Ruçi në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e kimioterapisë.
Në këto përgjime jepen dhe këshilla për personat e përfshirë në këtë skemë mes tyre Emiljano Lela, që mos të bënin asnjë nder në kohën kur në turn do të ishte doktor Elidoni, pasi do të kishin probleme.
PËRGJIMET
Afrim mirëmëngjes. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgjs. Ok.
Në datën 04/12/2023 ora 15:09 Afrimin e telefonon një numër
Afrimi: He Rudi.
Rudi: Të lutem fut dikë në sistem që ti bëjë 6 se mi kërkojë.
Afrimi: A ti bëj nesër më mirë?
Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty?
Afrimi: E mirë, mirë hajde se do t’i kërkoj. 6 flakona a? Rudi: Po, 6 flakonë.
Në datën 01/12/2023 në orën 10:27 e telefonon një tjetër person.
Afrimi: Alo
Nr.telefonit: Afrim përshëndetje, unë jam ai i shoqi asaj Bianushës që diskutonim ato muhabetet. Mos më gjen ndonjë mundësi t’ia bëjmë sot se unë e kam javore atë kimon, për nder se jam në hall. S’më ndihmon dot me një kështu se ajo e ka javore ja kemi blerë sa qimet e kokës dhe të pres datën 05 unë.
Afrim: Ja të them për pak se jam tek pediatria me çunin. Nr.telefonit: Mirë më thuaj se jam gati të nisem direkt.
Në datën 01/12/2023 në orën 09:27 e telefonon një tjetër numër
Nr.telefonit: Ej një mikeshën tënde dhe timen bashkë e mora, e kam këtu lart A. Daja.
Afrimi: Ok, mirë.
Në datën 30/11/2023 në orën 15:15 merr një sms:
Sms Text: Afrim nesër në mëngjes të pres për firma se u mbyll muaji. Klm
Në datën 30/11/2023 në orën 13:01 merr sms:
Sms: C’kemi Afrim si je ti? Të lutem urgjent në farmaci këta pacientë, nuk i pres më.
Në datën 30/11/2023 në orën 13:52 i shkruan një nr.telefoni: Nqs je i lirë të vij të takoj pak?

Në datën 30/11/2023 në orën 10:22 e telefonon një numër.
Afrimi: Hë Besa.
Besa: Nuk ka ilaç?
Afrimi: Po pra për momentin jo, jemi në pritje për të ardhur,
Besa: Unë fola me Mirelën, nuk më tha s’kemi. Më tha ‘kush ta dha ty këtë?!’.
Afrimi: Fole? Mirela ashtu thotë
Besa: Unë e dua sa më shpejtë se kam vajzën që niset për Angli t’i them rruga mbarë të paktën.
Afrimi: Hajde se do të bëj të pamundurën Afrimi.
Në datën 14/12/2023 në orën 13:38 Afrimi merr një telefonatë
Afrimi: He vëlla.
Telefonata: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro cik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
Telefonata: Mire ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në datën 14/12/2023 ne oren 11:31 ka një bisede si më poshtë vijon:
Afrimi: Alketa është një pacient i Sotiraqit për Erlotinib tableta.
Alketa: Ok.
Në datën 14/12/2023 në orën 10:14 Afrimi merr një telefonatë: O adash ca bën si ke qenë?
Afrimi: Mire adash ti ca bën?
Telefonata: Të’t pyes kam një mikun tim nga Përmeti që i ka dhënë rekomandim kurë ai kirurgu i Gjirokastrës për aty tek ju në date 24 janar. Po është pak vonë, na duhet diçka më shpejt se s’merr dot as kempin po nuk bëri konsultën aty.
Afrimi: Unë s’jam aty tani se jam tek urgjenca. Jepi numrin dhe të më presë. Është ai Elidoni sot aty o burrë ai s’fut pa planifikim. Ia ke nr. Atij ti?
Telefonata: Jo s’ja kam. Po Naqellari është aty?
Afrimi: Po o burrë fol me Naqellarin, i mbaron punë Naqellari direkt.
Telefonata: Po diskutojmë linjën Naqellari njëherë, po ashtu kalojmë tek ty.

Afrimi: Ok mirë, shumë mirë.
Gjina: Është një njeriu i Megit që punon në Drejtori.
Emiljano: Prit, prit. Mos na ngatërroni në ditët e Elidonit. Mos pranoni të bëni asnjë nder në këtë ditë se nxirrte shumë problem
Gjina: Unë i premtova por jo sot
Emiljano: Hajde se flasim hajde./ZËRI
Skandali te Onkologjiku/ Berisha: S'ka krim më të shëmtuar! Rrënjët janë te Rama, Manastirliu, Beqaj
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me publikimin e skandalit makabër te Spitali Onkologjik, ku mjekët merrnin ilaçet e kimioterapisë dhe i shisnin në spitalet private. Berisha u shpreh se rasti është denoncuar me qindra herë dhe se kjo situatë nuk ndodh në asnjë vend tjetër në botë. Ish-kryeministri shprehet se rrënjët e këtij skandali janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, sot të përcjellësh me indiferencë këto zhvillime dramatike, të cilat me tërësinë e tyre nuk i pëson asnjë vend tjetër në botë. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 8 vite të ketë humbur në dhera të tjera 35 përqind të popullatës. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në 10 vite numri i maturantëve të ketë rënë me 42 përqind. Unë nuk di një vend tjetër në planet që në arsimin e tij të ketë rënë, të jetë rrokullisur në mënyrë vertikale me 62 pikë në 8 vite. Unë nuk di asnjë vend tjetër në planet në të cilin të ardhurat për frymë janë krejt tjera, kurse 18 përqind e fëmijëve të tij nuk sigurojnë dot më shumë se një apo dy vakte në ditë. Dhe 47 përqind e fëmijëve janë në uri të moderuar. Nuk ekziston pra asnjë vend tjetër, pikërisht se këtë gjëmë të regjimit e përjetojnë shqiptarët. Ata rrokullisen më poshtë në dije se të gjitha vendet e tjera në shkolla.
Se ata rrokullisen për ushqimin e fëmijëve të tyre 6 vende ndër Ugandën që përjetoi luftën e tmerrshme civile. 5 vende ndër Çadin. 18 vende ndër Serbinë. Çfarë duhet të na ndodhë ne? A nuk janë këto të këqija të mëdha që trokasin derë më derë në këtë vend dhe në këto shtëpi? Çdo ditë, ju dëgjoni skandale. Por gjithçka përcaktohet mbi të gjitha nga vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij. Sot mediat paraqitën raste dramatike në trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje. Miq, po kjo që japin mediat sot është denoncuar me dhjetëra e qindra herë dhe rrënjët e saj janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës. Miq, po sa herë është denoncuar në media se të sëmurët me neuroplasira nuk marrin dot ilaçet se mungojnë? A ka krim më të shëmtuar se sa kobalto-terapia që ka të paktën 40 vite e instaluar në atë spital, të mos funksionojë sot? Sepse vjedh Odeta, sepse vjedh Rama, se këta faqezinj nuk kanë nder e moral, nuk kanë shpirt.
Skandali me aparaturën e kobaltit, mjeku ngriti alarmin pastaj dha dorëheqjen. Kolegët e shqetësuar: Na janë shtuar sëmundjet maline

TIRANË- Prokuroria e Tiranës, përveç skandalit që zbuloi lidhur me pacientët e sëmurë me turmor, ka në dosje një tjetër gjetje. Hetuesit kanë zbuluar se në këtë spital është instaluar dhe një aparaturë Kobalto-Terapie, aparaturë që shërben për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Sipas Prokurorisë, që kjo pajisje të përdorej duhet që të krijohej një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA.
Por, hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Kështu mjekët, jo vetëm që rrezikonin shëndetin e pacientëve, por edhe veten për shkak të rrezeve që janë emetuar që nga viti 2021 kur është blerë. Në dosjen hetimore është zbardhur dëshmia e mjekut imazherist Adrian Hoti, i cili është detyruar të lërë punën për shkak se asnjë masë nuk u mor, pavarësisht shqetësimeve se kjo pajisje kishte nivel rrezatimi 20 herë më të larta se norma e lejuar. Debati i tij me drejtuesit e QSUT, sidomos nëndrejtoreshën Brikena Qirjazi, ka vijuar për rreth një vit por nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve.
Kjo shifër është dërguar edhe në grupin e mjekëve të spitalit Onkologjik, gjë që ka shkaktuar debat mes tyre. Por më e rënda është fakti që mjekja Alketa Pere zbulon se ka vënë re që ka një numër të lartë të personave me sëmundje maline në Onkologjik, sëmundje që mund të jenë shkaktuar nga keqpërdorimi i aparaturës, duke pranuar gjetjen e doktorit Hoti.
BISEDAT MES TYRE:
Bledi Kreka: Nga komenti i dr.Fatjonës kuptova dy gjëra për të cilat e falenderoj. 1.Duhet që të na jepen vlerat e mësipërme. 2. Nuk duhet të lejojmë që ky burim të përdoret për trajtim. 3. Ekspertët janë të gabueshëm si të gjithë të vdekshmit e kësaj bote. Të tretën e dija edhe më parë.
Silvana Çeliku: Dr.Fatjona uroj të jesh mirë dhe shpresoj se eksperienca që po bën është e mrekullueshme. Askush nuk po mundohet të fshehi asgjë. Unë më shumë se kushdo do të doja të zgjidhej ky problem në favorin e shëndetit tonë. Edhe njëherë unë i besoj institucioneve. Nëse pas çdo matje ka vteëm dyshime dhe nuk besojmë askund dhe në asgjë, ky pastaj është një problem i madh. Kujt ti besoj? Prandaj le të flasin specialistët. Ndaj pacientët nuk kanë besim tek ne sepse nuk besojmë tek njëri-tjetri. Kalofsh mirë, e na kujto ndonjëherë.
Alketa Pere: Shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje dhe të sqarohet situata. Ka disa të dhëna që tregojnë një numër të lartë të personave me sëmundje maline në Onkologjik.
Pjesë nga dosja e Prokurorisë Tiranë:
Që kjo pajisje të vendoset në përdorim kërkon që të ketë edhe një ndërtesë në formën e bunkerit, me specifikime të sakta dhe për të mbrojtur nga rrezatimi që lëshon ky burim stafin, ndërtim i cili nuk ekziston në Spitalin Onkologjik por as në QSUNT. Nga stafi është ngritur shqetësimi lidhur me këtë çështje dhe faktin që u soll për trajtime mjekësore por nuk u përdor asnjëherë deri me sot. Për marrjen e të gjithë pajisjeve të cilat nuk janë vendosur në përdorim. Lidhur me këtë Dr. Adrian Hoti, me detyrë imazherist, ka ngritur vazhdimisht shqetësimin lidhur me këto projekte duke iu drejtuar drejtuesve të shërbimit onkologjike. Për arsye të kësaj situate dhe këtij shqetësimi, Dr. Adrian Hoti, pasi parashtroi këtë shqetësim dhe nga Drejtuesit e Shërbimit Onkologjik nuk u morë asnjë masë, ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur më dëme të mundshmë të shëndetit si pasoje e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti.
Në deklarimin e kësaj shtetaseje është përmendur dhe doktori Adrian Hoti i cili ka deklaruar se në fillim të muajit Shtator të vitit 2021 ka mësuar rastësisht që në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë ishte vendosur një burim Kobalti 60. Me njohuritë si radiolog dhe si përgjegjës i imazherisë në spitalin onkologjik ka takuar shefen e shërbimit Assistencë profesor Silvana Çeliku për të marrë informacion më të saktë mbi situatën. Elementi kimik Kobalt është artificial, krijohet në mënyrë artificiale mbi nikelin duke e bombarduar me bërthama radioaktive dhe pas këtij procesi Kobalti dhe fiton një veti që është rrezatim i përjetshëm që deri në ditët e sotme nuk është ndërprerë dot si proces. E thënë thjesht ky lloj radioaktiviteti e depërton të gjitha pengesat ezakonshme të aktivitetit normal dhe nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Përdorimi i saj bazohet mbi disa rregulla ndërkombëtare që përfaqësojnë në vetvete mbrojtjen nga rrezatimi dhe përmblidhen në një terminologji që thirret me emrin Halara.
Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare që thirret IEAHEA.
Të gjitha elementët radioaktivë janë të menaxhuara dhe kontrolluara nga kjo agjenci. Me shefen e shërbimit ka komunikuar në lidhje me masat që janë marrë për mbrojtjen nga rrezatimi pasi duhet të ishin vendosur tabela që këtu ka radiacion, duhet të ishte lajmëruar personeli i prezantuar në atë zonë dhe duhej të ishin dorëzuar dozimetria e realizuar në trajtën e një procesverbali nga organet kopetente. Shefja e tij Silvana Çeliku e ka quajtur të tepërt kërkesën e tij si një tejkalim kopetence dhe të panevojshme që problemi të diskutohej me të. Insistimi tij ishte jo në lidhje me përdorimin e aparatit por në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi. Dhoma në të cilën ishte dhe është i vendosur aparati është i ndërtuar me material të zakonshëm tull dhe llaç në trashësi 10,20 deri në 30 cm dhe nuk plotëson asnjë nga kriteret që kërkohen për nja ambient të tillë. Kriteret bazë për përdorimin e një terapie radioaktive kërkojnë të paktën mure betoni me peshë specifike të lartë mbi 1 m trashësi dhe pas bisedës me shefen e quajti për detyrë për të komunikuar me instancat drejtuese të spitalit si një emergjencë për të zgjidhur problemin. Ku qëndron rreziku i kësaj situate? Burimi i kobaltit është i mbështjellë me një kapsulë izoluese që e minimizon në maximum daljen e pakontrolluar të rrezatimit por brenda kaspulës rrezatimi vazhdon përgjithnjë në mënyrë të vazhdueshme dhe nga gjitha rregullat e vendosura aparate të tilla.
Pas 5 vitesh efikasisteti i per merret burimi duhet të jenë përgatitur gjithë kushtet e tjera teknike dhe nuk është magazinueshëm që ta ruash për më vonë. Mbi të gjitha nuk ka një siguri absolute në kapsulën që e ka mbështjellë. Kështu që në cdo moment mund të ndodhi lëvizje sizmike mund të cajë kapsulën dhe kthehet në gjithnjë në bunkere dhe kur mbaron përdorimi një i një aksidenti një burim rrezatues. Kështu që a inë fushën e mjekësisë këto burime doret 2008-2011 si sh një qëndër specifike në Tiranë dhe magazinohen në bunkere disa metra nëntokë. Aur ato tr dorëzohen e nga ajtohen me i 100 pacientë që me ndërprerje që i
Efekti i këtyre rrezeve është në dy plane kur bëjnë rrezatim me doza të mëdhaja me vetëdije dhe që përdoret në mjekësi që është nekrotizuese dhe rasti tjetër kur e marrim rrezatimin në mënyrë të pavullnetshme me doza minimale ndoshta dhe të pamatshme por me kohë të gjatë. Në këtë rast ndryshimet tek qelizat tona janë në nivel të kodit gjenetik dhe kjo sjell pas disa vitesh shfaqjen e sëmundjeve malinje. Në kushtet që ndodhet sot burimi kobaltit në ambientet e onkologjisë me aparaturat e dozimetrisë që kanë ekzistojnë doza nën vlerat maximale të lëjuara por sado të vogla të jenë ato ekzistojnë dhe është një dozë tjetër e shtruar sado e vogël me natyrë radioaktive në një ambient ku ekzistojnë rrezatime të tjera të së njëjtës natyrë dhe kanë vetinë që të shumohen njëra me tjetrën. Kërkesa e tij drejtuar instancave ka qënë që të bëhet një vlerësim i standarteve të kabinetit të Brachi Terapisë sepse nuk e gjejnë të mbështetur në kushtet ndërkombëtare dhe sigurisht që këto komunikime i kanë me emaile me drejtorin e QSUT, me zyrën e mbrojtjes nga rrezatimi pranë Ministrisë së Shëndetësisë, me ministren e asaj kohe e kësaj dite.
Bisedat reflektuan ndjeshmëri por jo në zgjidhjen e situatës. Kërkesa e tij e vazhdueshme ishte që aparati i kobaltit të zhvendosej nga dhoma ku ishte pa mbrojtje në dhomat ngjitur bunker pra të realizohej minimumi i mundshëm që aparati të paktën nga kushtet teknike të mos jetë dëm shkaktues. Debatet u zhvilluan për afërsisht 1 vit dhe kjo bëri që ai si radiolog të kontaktojë dhe të informohet mbi njohjen që kanë dhe kolegët mbi vetitë e radioterapisë njohjen shkallën e përgjegjësisë që kishin dhe kanë organet drejtuese që megjithëse teorikisht i njohin problemet janë të vetëdijshëm për efektet dëm shkaktuese të aparatit nuk morën masat e nevojshme.
Pas përpjekjeve të saj e pa të arsyeshme të vazhdonte aktivitetin e tij si mjek në një vend tjetër dhe sot e kësaj ditë në ambientet e tyre një burim kobalti vazhdon e shkarkohet pa u përdorur, pa u justifikuar për qëllimin për të cilin ka ardhur. Meqënse burimi i kobaltit nuk ka ardhur me rrugë kontrabandë apo natyra të tjera por është blerë nga shteti monitorohet nga shteti edhe është pronë e tij kjo cështje nuk ka një përgjegjës por janë shumë institucione.
I është rimarrë deklarim mjekut Ardian Hoti ku është pyetur nëse nga eksperienca e tij mund të na tregonte se cilat ishin benefitet e trajtimit të të sëmurëve me rreze kobalti që do të zëvendësonte iridiumin është shprehur se pavarësisht se nuk është ekspert në këtë fushë duke u nisur nga parimet e radioterapisë si mjek me eksperiencë në onkologji trajtimi me kobalt sot nuk është mënyra e trajtimit me rreze në brakiterapi apo në përgjithësi. Radioterapia me kobalt është më dëmtuese duke qenë një rrezatim më i fortë nga sa nevojitet kështu që prej shumë vitesh kjo është zëvendësuar me materialet e tjera sic është iridium i cili kryen efektin njëlloj si kobalti tek sëmundja por lë mundësinë për ruajtjen e indeve të shëndosha nga rrezatimi. Nëse bëjmë një vëzhgim sot në botë harta e vendeve që përdorin kobaltin është e zhvendosur në Indi, Afrikë por jo në pjesën e vendeve që ne pretendojmë se iu përkasim. Nga sa di ai zgjedhja e kobaltit ka qënë një kompromis i drejtuesve të onkologjisë për natyrën e tij që marrja e një natyre kobalti përdoret për 5 vite ndërsa kur marrim një burim iridiumi përdoret vetëm 3 muaj. Për specifikat e vendit tonë duke mos pasur një kontratë afatgjatë të përhershme me institucionet përkatëse ndërkombëtare marrja e iridiumit krijonte ndërprerje të aktivitetit. Për të anashkaluar këtë lloj ngërci u pranua ose u propozua kobalti.
Aparatura është hequr nga përdorimi për fibrozat që shkakton në rreze të shkurtër veprimi nuk i jep fibroza. Aty duhet të jenë bërë disa herë matje dhe personalisht debati i tij me koleget është për shkak të këtyre matjeve në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat e dozimetrisë paraprake detyrë kjo ligjore e zyrës për mbrojtjen nga rrezatimi. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit. Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa paacientë pra në ajër dozat nëpër koridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar (të huajt). Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimarrje sa më të shpejtë për korigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambeintet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standartet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Birkena me pjesëmarrjen e shefes së onkologjikut Silvana,përgjegjësit të radioterapisë dr. Orgest, shefes së biomedikalit pranë QSUT që nuk ia di emrin, adminsitratores së onkologjikut znj. Alketa dhe përgjegjëses për mbrojtjen nga rrezatimi në QSUT së bashku me shefin e radiologjisë Durim Cela ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj tij pyetja që i drejtohej ishte nëse isha rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga drejtoresha Brikena e përsëritur disa herë që duhet ti faktonte rrezatimin ose jo. Që në fillim të takimit kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për cfarë do të thonte. Kjo detyrë iu la administratores Alketës ndërsa pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë. Në prezencë ka qënë e ftuar ish përgjegjësia e zyrës nga mbrojta nga rrezatimet Xhulja që mbiemrin nuk ia di e cila është larguar nga puna, supriza nga ky takim ka qënë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT e cila më nxorri një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licensuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive.
Pretendimi im në lidhje me burimin e kobaltit që një burim që nuk përdoret aq më tepër në një vend të papërshtatshëm nuk mund të rrijë aty po të dërgohet në vendet specifike. Nuk ndodh kund që ne të gjejmë një burim radioaktiv që të rrijë aty fizkikisht dhe mos shkojë në vendin e destinuar. materia dhje t pyetur nga ana jonë se cfarë kanë humbur pacientët nga mostrajtimi me rreze kobalti por që vazhdojnë jne viter 2008-2011 si shërbim brakiterapi dhe kjo me ndërprerje. Me dijeninë e tij kanë ardhur burime iridium sh një ë trajtohen me iridium është shprehur 50-100 pacientë që se nevoja për këtë lloj trajtimi për hir të së vërtetës nga 20 e ca vite që i në vendin tonë për vit është afërsisht ai e njoh onkologjinë është afruar vetëm në me ndërprerje që i takon afërsisht 15 muaj. Në hapësirën tjetër kohore ky shërbim nuk është afruar dhe sot e kësaj dite. Brakiterapia realizon rrezatim në brendësi të organeve në brendësi të trupit dhe konkretisht në intravaginal dhe realizon rrezatim direkt mbi tumorin ose llozhën tumorale pra është më e drejtëpërdrejtë dhe më pak dëm shkaktuese sesa radioterapia e kryer transabdominale. Nuk kemi një studim konkret të mbarëvajtjes apo të mosvajtjes mirë të pacientëve të trajtuar me rrezatim të zakonshëm apo me brakiterapi por në tërësinë e kohës është një trajtim i munguar, në praktikën e përditshme mjekët e kanë për dëtyrë tua thonë pacientëve se cfarë duan kush është më e mira dhe një pjesë e tyre e bëjnë vetë zgjidhjen ashtu si dhe shumë nevoja të tjera duke shkuar në Maqedoni apo vende të tjera të rajonit. Ne nuk mund të themi që praktikisht nëse pacientët kanë humbur ose jo. Kjo duhet bërë me një studim. Në tërësi brakiterapia është një shërbim i munguar dhe kur u bë zgjidhja për kobaltin nuk është bërë në tërësinë e më të mirës por e asaj që mundemi të bëjmë dhe kjo sipas mendimit personal të tij i ka shkuar dikujt përshtat. I pyetur mbi matjet e kryera nga ZMR-ja dhe matjet e kryera nga Agjencia Atomike e Vjenës që nxjerrin.
Meqënese mbledhja nuk po protokollohej nuk po flitej për çështjen për të cilën ishim mbledhur e pashë të arsyeshme të largohem nga mbledhja. Ndërsa më vonë pas disa muajsh kur unë isha larguar nga spitali onkologjik për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin ka marrë vesh nga kolegë rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët./ZËRI
FOTO- Koordinatori i Onkologjikut takohet në parking, i afërmi i pacientit i fut zarfin në xhep

TIRANË- Një skandal i madh është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës brenda spitalit Onkologjik. Në një fragment të dosjes së siguruar nga ZËRI, koordinatori i Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela kapet duke marrë para. Në fakt kjo ishte detyra e tij! Ai bënte ndërmjetësimin e pacientëve për t’u futur pa radhë, për t’i transferuar më pas te klinika e mjekut Edmond Gashi, sigurisht që në këmbim të parave.
Në fashikullin e Prokurorisë së Tiranës është detajuar se si shtetasi në fjalë u merrte paratë pacientëve për të marrë më tej përqindjen e tij.
“Gjithashtu nga raportet e vëzhgimit në raportin e datës 09.02.2024 nga ana e agjentëve të operacionales është kapur një moment kur rreth orës 11:45 min shtetasi Emiljano doli nga spitali dhe u drejtua për tek parking i mjeteve ku takoi një burrë rreth të 65-ve, i cili kishte një kapele të zezë në kokë i veshur me xhup të madh ngjyr kaf me pantallona të zeza e këpucë të zeza. Të dy së bashku lëvizën në brendësi të parkingut të mjeteve dhe ndaluan duke biseduar rreth 5 minuta. Më pas personi i paidentifikuar nga ana jonë i ka futur diçka në xhep. U ndanë nga njëri-tjetri subjekti ynë u fut brenda në spital ndërsa personi tjetër qëndronte në ambientin e jashtëm të spitalit,”-shkruhet në dosje.
Por nuk është e qartë sesa para ka marrë./ZËRI
Porosia zbatohet, nuk komentohet! Panik mes mjekëve të Onkologjikut: Më paska shkruar Fico...

TIRANË- Albana Fico nuk është më drejtoresha e Qendrës Spitalor Universitare "Nënë Teresa", por kur ishte porositë e saj shiheshin me përparësi. Edhe nga mjekët e repartit Onkologjik. Në një fragment të dosjes së siguruar nga ZËRI, mes dy mjekëve zhvillohet një bisedë gjatë së cilës flitet për një vajzë që ishte e pakënaqur. Ndaj edhe ishte ankuar tek Fico, e cila e kishte deleguar poriorsinë e saj tek "Dr.Aurora"
Në datën 20.12.2023 në orën 18.11 telefonon një nr dhe i thotë:
-ajo pacientja që erdhi nga neurologjia mos kishte emrin Klarita, erdhi familjarja, goca, do e bëj të madhe.
-se më paska shkruajtur Fico sepse asaj i kishte thënë dr.Aurora shko tek Onkologjiku dhe shiko nëse funksionojnë rrezet, kjo tashi erdhi aty, tha ne nuk jemi kompetent, po nëse të ka sjellë doktoresha, do e çojmë tek dr. Orgesi.
Mesa duket kjo paciente, ka gjetur "mikun" e duhur dhe ka marrë shërgim në shtet./ZËRI
'Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë'/ Tek Onkologjiku, mjekët u ruheshin mediave

TIRANË- Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja e skandalit tek spitali Onkologjik në Tiranë. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, mjekët në disa momente janë në siklet pasi kanë pikasur në që ambientet e spitalit ka gazetarë nga media të ndryshme në vend. Kështu që marrin masa dhe njoftojnë njëri-tjetrin për të shamngur zbulimin e asaj që bënin brenda spitalit me pacientët. Sesi i kanë marrë vesh informacionet se u kishin shkuar mediat nuk dihet, por kjo nuk do të thotë që nuk ruheshin. Madje njoftonin edhe kolegët e tjerë për të dhënë shërbim shembullor.
Në datën 01.12.2023 në orën 12.51 e telefonon nr. telefonin e Tomorr Spahiaj
Bashkëshorja: Ke marrë lekë ti me vete sot?
Tomorri: Po, kam.
Bashkëshorja: Sa 15 që more në shtëpi?
Tomorri: Po ato
Bashkëshorja: S'ke të tjera
Tomorri: Jo mo kam edhe 15
Bashkëshorja: Domethenë 15+5, shumë mirë, 15 i ke marrë sot në mëngjes s'qenke pa lekë
Në datë 16/12/2023 në orën 09.55 merr një telefonatë nga nr...
X: Tomi po vjen?
Tomorri: Po vij, po vij
X: Hajde se a ka ardh prapë ai shoku jonë i News24
Tomorri: Ça thua ore?
Në datën 14/12/2023
Tomorri: O Emiljano, hajde këtu se kemi një djalë për të sqaruar
Emiljano Lela: Ok!
Në datën 14/12/2023 në orën 10.24 dhe i thotë:
Emiljano: Po Keta.
Alketa: Kemi gazetarë të Stopit vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen
Emiljano: Ok
Alketa: Mund të vijnë edhe si pacientë, kini mendjen
Emiljano: Po,po
Alketa: Ia the të tjerëve?
Emiljano: Po,po.
Por mesa duket asnjë nga mediat nuk ia ka dalë t'i kapë "gafil"./ZËRI
PËRGJIMET- Edmond Gashi habitet nga vetja: Si e kam lënë për operim, nuk i kam parë biopsinë akoma?!

TIRANË- Onkologu Edmond Gashi kishte vetëm një qëllim; të fitonte para nga shërbimet e tij. Këtë e bëjnë të qartë përgjimet në dosjen e siguruar nga ZËRI të Prokurorisë së Tiranës. Në dosje vetëm në një ditë janë përgjuar disa telefonata ku flitet vetëm për para dhe shumë pak për pacientët. Madje, njërin nga Librazhdi, doktori e ka vendosur që ta operojë edhe pse ende nuk i ka parë rezultatin e biopsisë. Kur kolegia e njofton për operacionin, edhe vetë habitet që e ka caktuar për operacion, megjithatë pacientin e fusin në sallë për ta operuar. Dëshmi kjo e qartë e punës që ai ka bërë ndër vite me pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale.
PJESË NGA DOSJA:
Nga bisedat telefonike që Emiljano Lela ka me doktorin Edmond Gashi, bie në sy fakti që në kohën që ku doktor është në vizita ka lënë edhe kontrolle për shumë pacientë të tjerë. Emiljano i sugjeron pacientëve të onkologjikut për të bërë vizita dhe kontrolle apo dhe operacione pranë klinikës privatë të mjetit.
Në datën 15/01/2024, në orën 10.49 ka një SMS si më poshtë:
Lela: Përshëndetje doktor, fletëdaljen ku mund ta marr, tek klinika Megis, apo tek spitali Nënë Teresa tek ju.
Gashi: Ku është operu?
Lela: Tek klika Megis
Në datën 15/01/2024, në orën 17.07 e telefonon një numër tjetër
X: Të vij unë
Gashi: Avash, avash se nuk kemi fillu, tani fillojmë.
X: A ke ndonjë para kësaj tonës?
Gashi: Këtë kam po në orën 6 të jesh aty
Në datën 15/01/2024, në orën 17.10 e telefonon një numër tjetër dhe i thotë:
X: Pacientes H.G., që ke bërë operacion para 1 muaji ke pa thënë që do bëj rreze
Gashi: Ja ke bo rrezen
X: Jo e ka bo me shtet por na ka thënë që duhet hap kartelë tek ti
Gashi: Nëse do e bësh në shtet duhet të hapësh një kartel tek Onkologjiku, duhet të paguash 30 mijë lekë.
Në datën 15/01/2024, në orën 17.42 e telefonon tjetër numër
X: Sa bën rezonanca e qafës? 240?
Gashi: E mo mirë sa të fitosh ndonjë lekë. Sot siç i fitova ja dhashë Yllit. Më mori Emiljano sot, më çoj për një neurokirurg, më tha sa përqindje kam, të bëhet puna, të tatohem, ke tatim mbi tatim.
Në datën 15/01/2024, në orën 17.44 e telefonon një tjetër numër.
X: Ke 3 operacione gishtin, melanomën e shpatull, biopsi që ka ardh nga Librazhdi
Gashi: Po unë se kam parë biopsionë
X: Nuk e di, ti e ke shtruar biopsi në sallë, mirë po e bëj gati./ZËRI
"Hajde pas 2 orësh e merre"/ Sa lehtë sigurohet "Valmor" në farmacitë e Tiranës?! Nga "mbinin" ilaçet e kimios në Shqipëri

TIRANË- Një episod në dosjen e Prokurorisë së Tiranës zbulon sesa lehtë mund të blesh një ilaç për kimioterapi në Tiranë. Në dosjen e siguruar nga ZËRI kërkohet ilaçi "Valmor", i cili gjendet lehtë në disa farmaci pranë spitalit Onkologjik, por që kushton 1300 euro. Në një rast, një person hyn dhe kërkon ilaçin, ndërsa farmacisti i kërkon që të kthehet brenda 2 orëve pasi deri atëherë do t'ja ketë siguruar. Barni në fjalëështë turk, por nuk duhet sesi ka hyrë pasi nuk mund të gjurmohet. Kjo pasi nuk ka barkod.
PJESË NGA DOSJA:
Në datën 11.01.2024 rreth otës 11.55 jemi vendosur para farmacisë 10 ku ndalon një motot dhe motoristi futet brenda me një qese ngjyrë blu ku në të dalloheshin ilaçe të ndryshme. Pasi ka lënë qeskën është larguar në drejtim të Medresesë. Rreth orës 12.10 para farmacisë qëndron një motor papaq me ngjyrë të zezë, ku motoristi zbret dhe futet tek farmacia me një qese me ilaçe, i lë brenda dhe largohet në drejtim të Medresesë. Në ditët në vijim është bërë shrbim pranë Farmaci "F" ku kemi kërkuar një medikament që shërben për kurimin e kimios. Nga ana e farmacistit, i cili njëkohësisht është edhe administratori i subjekti thuhet se ky medikament është por shuma e tij është 1300 euro. Por duhej lënë kapar dhe kohë 2 orë që të sigurohej. E njëjta bisedë është bërë edhe tek farmaci "V", ku është bërë me dije se barni ishte shumë i shtrenjtë dhe për sa më sipër duhej që pacienti të transferohej në shtet sepse ekzistonte mundësia e rimburësimit duke qenë se ishte barn spitalor. Barni i quajtur "Valmor" është blerë për shumën e 1300 eurove. Barni është turk por ajo që bie më shumë në sy është se ky barn është i dëmtuar tek barcode dhe që nuk mund të gjurmohet./ZËRI
"Ça halli kishe ti, apo eurot?"/ Shefja e Onkologjikut bisedë hapur për para, i kërkon llogari Edmond Gashit, mjeku: Janë për në punë

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Mjekë, specialistë të Onkologjikut orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale të shkonin tek klinika private e doktorit Edmond Gashi. Në një telefonatë, Gashi është thirrur nga shefja e Spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku, e cila i flet hapur për para.
Në datën 17/01/2024, në orën 10.56 Edmond Gashin e telefonon Silvana Çeliku
Gashi: Erdha moj shefe se ashtu kisha një hall
Çeliku: Ça halli kishe ti, apo eurot e Juxhinit?
Gashi: Jo, se ashtu ishin për një punë.
Kartela e pacientes 'shëtiste' spital më spital! Si u shkel RREGULLI bazë tek Onkologjiku, Edmond Gashi e kishte tek klinika e vetë

TIRANË- Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private Megis, që ndodhej tek Astiri. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, zbardhet edhe dëshmia e shefes së Spitalit Onkologjik, Silvana Çelikut, e cila ka folur rreth zvarritjes së qytetarëve nga shteti në privat. Ajo ka treguar mënyrën e hapjes së kartelës së pacientit, ku shprehet se ato nuk duhet të mbahen personalisht nga mjeku në asnjë mënyrë edhe pse një prej tyre u gjet në zyrën e Edmond Gashit.
PJESË NGA DOSJA:
Në përgjigjen e saj, ajo ka ngritur problemin e propagandës që bëjnë mjekët me qëllim dërgimin e pacientëve në spitalet private dhe fakt ky që përkon dhe me sugjerimin që ka bërë mjeku Edmond Gashi për ta dërguar pacientët në klinikën e tij private. I është marrë deklarim Alketa Pere (Ymeri), mjekja që ka firmosur në kartelën tek spitali privat për Bedrije Xhepmetaj dhe ajo është përgjigjur se është e punësuar vetëm në shtet fakt ky që bie ndesh pasi me tërheqjen e kartelës nga klinika private "Megis" për pacienten Bedrije Xhepmetaj është parë që mjeku specialist që ka firmosur është Alketa Pere (Ymeri) dhe ajo është shprehur se dy muajt e fundit ka shkuar 2-3 herë tek klinika e doktor Mondit për arsye se onkologjia, e cial ka qenë e punësuar atyre. E kemi pyetur mbi faktin që pohon se pse zvarritet pacienti nga shteti në privat dhe anasjelltas dhe është përgjigjur se kjo është një marrëveshje me pacientin pasi vizitat e para bëhen tek kirurgjia. Në momentin që ka shkuar në QSUT për të administruar kartelën e Xhepmetajt në kirurgjinë e punktit u vu re vetëm ky regjim si më sipër dhe mungonte kartela fizike, e cial na u vu në dispozicion vetëm një ditë më pas nga mjeke Silvana Çeliku, e cila është marrë në pyetje dhe ka thënë: Kartelën e ka kërkuar vetë personalisht dhe e ka gjendur në zyrën e doktor Edmond Gashi, ai thjesht e kishte mbajtur aty pas hapjes së kartelës fillestare.
E pyetur sesi funksionon hapja e një kartele dhe si ka kaluar pacientja Bedrije Xhepmetaj nga mjeku rekomandes që kishte Ilirjan Naqellari tek doktor Ddmond Gashi duke na shpjeguar gjithë procedurën e plotë është përgjigjur se fillimisht shkohet tek mjeku i familjes dhe në qendrat ku ka onkologjisë. Ndonjëherë pacientët nuk marrin datë dhe paguajnë një shumë prej 3000 lekësh me qëllim që të mos kthehen pas dhe të futen në rdhë për të bërë vizitë me mjekun që ka ditën. Ndodh që kur mjeku që ka ditën e vizitës dhe ka shumë radhë, ndodh që me lejen e tyre si staf drejtues të angazhojmë dhe një mjek tjetër për të asistuar në ditën e vizitave. Në rastin konkret që përmendet për pacienten nuk i është kërkuar takim asnjë kalim rasti nga njëri mjet tek tjetri sepse pacientja është regjistruar sipas ditës dhe ka hyrë në sistem. Pacienti merr kod, datë dhe fashë orari, në atë datë duhet të paraqitet.
A është e lejueshme që pacienti të merret nga radha që është në rritje për një mjek tjetër referues?
Silvana Çeliku: Në mënyrë kategorike nuk është e lejuar pasi pacienti konsultën e parë e bën me mjekun referues që ka në planifikim. Mjekët janë të ndarë me ditë konsultash. Nëse duan që mjekët të ndërrojnë pacientin duhet të shkojnë tek shefi i njësisë pasi konsultës së parë dhe dëshirojnë që të ndërrojnë mjekët. Por duhet një bazë. Si rregull, kartela duhet të qëndrojë në punkt deri në momentin që mbyllet.
Ndërkohë që kur është bërë kyqrja e regjistrit pranë punktit të kirurgjisë ka rezultuar se kartela nuk ka qenë e vendosur në punkt dhe tek regjistri nuk figuron kush nga mjekët e ka marrë. Ndërkohë që në ditën tjetër jemi njoftuar nga shefja e onkologjikut që kartela është gjendur dhe e ka pasur mjeku Edmond Gashi. Nga fleta e regjistrit shihet që kjo pacientë është regjistruar në QSUT me kodin 3250./ZËRI
SKANDALI tek Onkolgjia/ ROLET&EMRAT- Kush janë mjekët që "luanin" me vdekjen, zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë

TIRANË-Një skandal ka ndodhur në spitalin e Onkologjikut në Tiranë, ku mjekë dhe punonjësit abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer. Secili prej tyre kishte një rol në skemën e mashtrimit nga pritja e pacientëve pa radhë, duke i drejtuar në klinikat private, deri moslëshimi i faturave tatimore.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI, raportohet se mjekët, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet. Ndërkohë që dhe ilaçet që janë të detyrueshme të siguroheshin nga shteti, provohet se shiteshin lirshëm nëpër farmaci, e madje të papajisura më pullë fiskale.
PJESË NGA DOSJA:
- Shërbimi onkologjik: Emiljano Lela, koordinator; Edmond Gashi, mjek onkologjik; Halil Gashi, administrator i klinikës "Megis"; Alketa Ymeri, mjeke onkologe.
- Farmacia lidhet me Florian Marku, pranë këtij subjekti farmaceutik është blerë ilaçi "Valamor" që shërben për të sëmurët me kancer, është barn kontrabandë në vlerën 1300 euro i blerë pranë këtij subjekti. Në momentin e blerjes së këtij barni, përveçse kutia nuk ka pasur pullë të vendosur nga aKBPM-ja, barkodi ka qenë i dëmtuar çka nënkupton se ose është spitalor i vjedhur, ose është i falsifikuar
- Emiljano Lela, merr pacientët pa radhë dhe i dërgon tek mjek tjetër nga ai që kanë rekomandim dhe konkretisht Edmond Gashi. Merr % nga pacientët e dërguar tek klinika e Edmond Gashit dhe kjo e parë dhe nga kqyrja e telefonit. Fakti që nuk lejohet kalimi i pacientëve nga një mjek në tjetrin ditën e parë të vizitave pohohet nga shefja e shërbimit, Silvana Çeliku, shefi i radioterapisë Orgest Spahiu dhe administratorja Alketa Ile (Dhimitri).
-Edmond Gashi, i sugjeron pacientët të shkojnë tek klinika e vetë privte pas sjelljes së pacientëve nga ana e Emiljano Lelës duke iu shpjeguar se është radhe e madhe në spitalet shtetërore dhe situata është emergjente. Nuk shkon tek pacientët që ka në klinikën e vetë private kur lajmërohet nga infermeriët se pacienti ka temperaturë duke i thënë "vari leshtë". Nuk i tregon pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanderat, biopsioa dhe për kimioterapitë pacientët duhet të kthehen prapë në spitalin shtetëror. Ky mjek merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij kur si rregull duhet të lihen në punktin e kirurgjisë.
-Halil Gashi, administrator i klinikës "Megis", nuk jepen fatura tatimore për operacionet e kruera apo shërbimet e tjera mjekësore të kryera pranë kësaj klinike si skaner, mamografi. Mjekët punojnë të paregjistruar si rasti i mjeke Alketa Ymeri (Pere), e cila ka firmosur kartelën e Bedrije Xhepmetaj por nuk është mjeke e regjistruar pranë kësaj klinike.
- Alketa Ymeri (Pere) në datën 20.12.2023 në orën 08.49 ka një telefonatë me nr... ku i thotë:
Afrimi: Çkemi Flora
Flora: Si do ia bëjmë me atë doktoreshën që më sjellë vërdallë se unë kafen ia dhashë.
Afrimi: Po s'ka gjë mo se dje thjesht kishte ikur me herët.
Ajo është përgjigjur se arsyeja për përmendet është se duhet t'i jepte një epikrizë që ishte në gjendje të rëndë për të nxjerrë burrin nga burgu dhe i ka dhuruar në shenjë simbolike një vazo me lule, të cilën nuk e ka se është alergjike. Gjithashtu kjo shtetase ka firmosur në kartelën e shtetases Bedrije Xhepmetaj në klinikën "Megis" pa qenë fare e regjistruar si mjeke pranë kësaj klinike. Edhe për këtë ajo shprehet se ka marrë një shumë prej 1000 lekësh nga mjeku Edmond Gashi.
- Brikena Qirjazi, si zv.drejtoreshë e ngarkuar për mbulimin e shërbimit onkologjik nuk ka marrë masa për vendosjen në punë të burimit të kobaltit duke mos iu ofruar pacientëve shërbimin e duhur dhe duke lënë si aleternativë të vetme burimin e kobaltit nuk i është lënë zgjedhje pacientëve për mënyrën e trajtimit të tyre ashtu siç bëhet në vendet europiane. Nuk ka marrë masa në kohë për zhvendosjen e pajisjes së burimit të kobaltit nga dhoma e vjetër e brakiterapisë në dhomën e kobalto-terapisë pavarësisht faktit të hotspoteve që shfaqeshin nga matjeve që u bënë nga eksperti gjerman. Nuk janë vënë pranë ZMR-së të dhënat e ekspertit gjerman dhe pse është kusht për licensimin para momentit të ardhjes së tij në Shqipëri për arsye sigurie. Është bërë zhvendosja e pajisjes nga dhoma e brakiterapisë në dhomën e kobaltoterapisë ku edhe këtu pajisja nuk rezulton ende funksionale edhe pse koha e përdorimit të saj po skadon dhe përpos këtij fakti nuk janë marrë masat e duhura për zhvendosjen e saj pasi nuk janë bërë nën mbikqyrjen e ZMR-së. Gjithashtu nga ana e saj si administratore nuk është lënë një person përgjegjës që të marri në dorëzim burimin e kobaltit.
-Drilona Kishta, ekspertiza e dorëzuar (që e ka bërë Drilona) nuk është në përputhje me deklaratën e përfaqësuesëve të njësisë së Radioterapisë dhe se eksperitza duhet kryer edhe njëherë. Kjo eksperitzë është bërë para porositjes së burimit të kobaltit çka nënkupton që nga kjo ekspertizë e gabuar është bërë porosia e një burimi që përveç kostos financiare nuk është vendosur në punë dhe nuk ka shërber as për kurimin e pacientëve./ZËRI
SKEMA me medikamentet- Si ua reduktonin dozat pacientëve dhe ua çonin ‘tepricat’ farmacive

TIRANË-Deatje të reja janë zabrdhur nga dosja hetimore në lidhje me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. Në dosje dokumentohet dhe rruga se si merreshin medikamentet dhe se kush ishte përgjegjës për skemën e mashtrimit.
“Nga ana e specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi Devis Beqiri merrej me tregtimin dhe shpërndarjen e barnave, të cilat janë kontrabandë. Këto barna vijnë kryesisht nga Italia dhe Greqia, por ka dhe barna turke që kalojnë nga pika të ndryshme doganore”, sqarohet në dosje.
Nga hetimet ka rezultuar se punonjës të këtij departamenti ku rolin kryesor ka kryeinfermieri i pavionit, pasi marrin programet e plotë për kurën e një pacienti dhe ky medikament sigurohet nga shteti, duke qenë se çdo pacient i kimios është i regjistruar në databazë nuk i lënë të gjithë kurën e plotë për trajtim, por një pjesë e kësaj kure nxirret për t’i blerë jashtë spitalit, konkretisht në dy farmaci në Tiranë.
“Një medikament për kimion është më shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 euro deri në 1500 euro. Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion dhe ka raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si ‘Kapa’ ku bëhet përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërhiqte medikamentin, edhe pse nuk është radha e tij për kurim, por në listën e pritjes është një person tjetër”, thuhet në dosje.
Skandali te Onkologjiku/ Vokshi: Makabër! Aksion i vonuar, u marrin lekët, para se t’u marrin shpirtin

TIRANË-Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëkohësisht edhe drejtuesja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, ka komentuar aksionin e prokurorisë për ndalimin e mjekëve dhe zyrtarëve të QSUT-së. Në reagimin e saj Vokshi e quan aksionin e SPAK një hap të vogël dhe të vonuar. Sipas Vokshit, kjo është provë e korrupsionit të qeverisë që ka përvetësuar edhe ‘tenderin e kancerit’.
Reagimi i plotë:
Masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i pamjaftueshëm dhe i vonuar, që nuk prek as nuk e ç’rrënjos korrupsionin malinj në shëndetësi. Pas skandalit në arsim, ku dy mësuese, njëra drejtoreshë e gjimnazit Qemal Stafa, mashtronin studentët e tyre me ‘ëndrrën amerikane’, prova që vjen nga Spitali Onkologjik është dëshmia se qeveria, edhe ‘tenderin e kancerit’ e ka përvetësuar për qëllime të pastra fitimi.
Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre. Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergurt, por zemrën e korruptuar të sistemit, në qendër të të cilit nuk gjenden disa zyrtarët të vegjël, por radha e ministrave të Edi Ramës, nga Beqja te Manastirliu, radha e drejtuesve te QSUT shefave etj.
Orientimi i pacientëve me tumore drejt privatit, pasi i kanë shitur po privatit ilaçe anti-tumorale, për të cilat qytetarët kanë paguar një herë taksat, është fytyra e zezë e Edi Ramls, fytyra e shëmtuar e një sistemi shëndetësor që ngriti Edi Rama me ministrat e tij ‘kampionë të korrupsionit’. Premtimi për mjekësi falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës për qytetarët. Realiteti është ky: zyrtarët e administratës dhe mjekët patronazhsitë i sorollasin pacientët me sëmundje terminale nga një spital në tjetrin. U pakësojnë dozat, duke u zgjatur agoninë. U marrin lekët, para se t’u marrin shpirtin.
Alarmi i ngritur vazhdimisht, vit pas viti, muaji pas muaji dhe javë pas jave nga Partia Demokratike, ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë, prokurorisë dhe SPAK-ut. Shqiptarët tashmë e dinë: nuk ka mjekësi falas. Sistemi shëndetësor i Ramës është shndërruar në një hapësirë që dalëngadalë po merr shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ka vetëm një detyrë qytetare dhe atdhetare: të përcjellim Ramën dhe hajdutët e tij para se ata të përcjellin të gjithë shqiptarët.
Situata te Onkologjiku
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.
Këta mjekë, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet. Ndërkohë që dhe ilaçet që janë të detyrueshme të siguroheshin nga shteti, provohet se shiteshin lirshëm nëpër farmaci, e madje të papajisura më pullë fiskale./ZËRI
“I kap Maldivet me 5 operacione, shih Tajlandën ti”/ Si bënin pazar me jetën mjekët e Onkologjikut

TIRANË- Të tjera përgjime, edhe më të rënda janë zbuluar lidhur me mjekët e pavionit të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT. Në një pjesë të dosjes, Prokuroria e Tiranës ka zbardhur përgjime ku mjekë dhe punonjës të tjerë të spitalit Onkologjik të Tiranës në QSUT, bëjnë pazare për paratë që do të marrin nga operacionet e të sëmurëve. Të gjithën e bëjnë për të siguruar "pushimet" e radhës, pasi target kanë Maldivet dhe Tajlandën. Një prej mjekëve që del në këto përgjime është Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut.
Pjesë nga përgjimet:
-Ku i kap pushimet e tjera tani?
-Këtu e një vit të jemi mirë
-Shih Tajlandën tani
-Po pse jo?
-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahahahaha, ca llogarie
-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
-Hahaha Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
– Po lale po
-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë./ZËRI
SKANDALI me aparaturën/ Mjeku i Onkologjikut denoncoi kushtet, zëvendësdrejtoresha e QSUNT i bëri 'gjyqin'

TIRANË- Në dosjen e Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës po heton dhe zv/drejtoreshën e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik për akuzën “Shpërdorim të detyres'. Emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Në dosje evidentohet se që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje, informoi prokuroria.
Për efekt të hetimit, prokurori Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të Spitalit Onkologjik në lidhje me shqetësimin që ai kishte ngritur për praninë e rrezeve të kobaltit në ambiente të brendshme, tërësisht të pambrojtura.
Debati i tij me drejtuesit e QSUT, sidomos nëndrejtoreshën Brikena Qirjazi, ka vijuar për rreth një vit por nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve. Në dosje thuhet se në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit.
Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa pacientë, pra në ajër, dozat nëpër korridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar.
Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bërë nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë.
Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte, e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet.
Pas disa muajsh që ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin, ka marrë vesh nga kolegë që janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i cili dorëzohet në drejtorinë e QSUT dhe ka rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët, thuhet në dosje.
Skandali te Onkologjiku/ Përgjimet zbulojnë SKEMËN, shefja e shërbimit: S'ka radhë për operacionet, i bëjnë kastile t'i çojnë tek privati

TIRANË- Të tjera detaje janë mësuar nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, ku zbulohet skema sesi merren para nga pacientët që shkojnë për të marrë kurim për sëmundjet tumorale. Në dosje është zbardhur një përgjim i datës 30 nëntor 2023, ku edhe kërkohet të ndërhyhet për një operacion për një pacient me kancer të gradës së dytë agresiv. Në dosje, Flutura kërkon doktor Helidon Ninin, mjekja onkologe, e cila po ashtu mban postin e shefit të Shërbimit, Silvana Çeliku e orienton tek mjeku Edmond Gashi. Por sigurisht që përdoret skema për ta kaluar tek privati, duke i thënë se në spitalin shtetëror ka shumë radhë.
BISEDAT E PËRGJUARA:
Silvana: Hë moj Flutura si ke qenë?
* Flutura i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doktor Elidon Ninin.
Silvana: Me Elidonin nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek Onko me këdo doktor tjetër të fusja unë pa rradhë që nesër por me Elidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka radhë fare por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t'i sorollatur që ti dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ty po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish./ZËRI
“U prish në fytyrë kur refuzova t’i bëja mamit kemio-t”, dëshmia për mjekun ‘kasap’: E bëri gjendjen alarmante, na çoi te klinika e tij

TIRANË- Dëshmi rrëqethëse kanë dalë në dritë nga skema e ngritur nga mjekët e spitalit onkologjik, që zhvasnin pacientët duke ofruar shërbime në klinika private. Në dosjen e prokurorisë së Tiranës, zbulohet skema se si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryeninin vizitat dhe shërbimet në klinikën private "Megis", që ndodhej tek Astiri.
Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut por dhe zv/drejtoresha e QSUT. Në hetim është dhe Halil Gashi, administrator i kësaj klinike.
Një nga dëshmitarët është dhe Mustafa Xh. nga Bureli i cili kishte pasur të ëmën më tumor që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT është transferuar në klinikën private mjekësore 'Megis" ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro.
Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe ti nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar. Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT i cili e ka orientuar tek doktor Edmod Gashi, mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT, dhe më pas ky i fundit te klinika Megis për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa.
Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operaconin po në këtë klinikë. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij.
Dëshmia: Pasi kanë bërë vizitat mjekësore të nënës së tij fillimisht në spitalin e Burrelit ka rezultuar se dyshohej për sëmunde të keqe, e kanë orientuar drejt Onkologjikut në QSUT pasi iu është thënë se vetëm aty bëhen vizitat për këto lloj sëmundjesh.
E kanë sjellë nënën në Tiranë dhe kanë qënë duke pritur në rradhë tek spitali Onkologjik. Kur ka parë në rradhë nënën, vëllain dhe bashkëshorten e tij Emiljano i ka dëgjuar nga theksi që ishin nga Burreli dhe iu është afruar duke i thënë se nëse donin do ti ndihmonte për ti dërguar tek mjeku dhë në fund të cdo gjëje do të flisnin me Emiljanon. Pasi i ka marrë dhe i ka dërguar tek mjeku Edmond Gashi që nuk di të them nëse është i vetmi ose jo që punon tek onkologjiku, mjeku ka parë vetëm letrat që i kishin sjellë nga Burreli, ka bërë dhe një kontroll sipërfaqsor të nënës dhe ia ka bërë gjëndjen alarmante duke i thënë direkt që duhet të hynte në operim pasi gjëndja e saj ishte shumë keq. Po në atë moment i ka thënë që vizitat do ti bënin në vazhdimësi në Astir tek klinika e tij "Megis"pasi në spital kishte vonesa, kishte rradhë dhe puna gjasme nuk priste.
QSUT.
Atë ditë nga QSUT ka shkuar tek klinika "Megis" ku i kanë bërë një biopsi dhe pas atij momenti pas 1 muaj e merr në telefon Emiljano që pasi i prezantohet pasi paraprakisht kanë shkëmbyer numrat e telefonit me vëllain dhe nusen i thotë se ka dalë përgjigjia e biopsisë dhe se nëna duhet të vinte për të bërë operacionin.
Gjithashtu Emiljano i ka thënë në telefon se pagesa bënte 3000 Euro por për të meqë i rekomandoi Emiljano do ishte 2500, kur kanë shkuar tek spitali kanë paguar 2700 Euro pasi ishin dhe shpenzimet spitalore.
Pasi kanë bërë operim nënën është bërë biopsia dhe kur i dhanë përgjigjen i kanë thënë që sipas doktorit përgjigjia ishte e mirë nuk ishte tumor i keq dhe skishte më nevojë për dicka, ndërsa e kanë dërguar të takonte një doktor tjetër po brenda klinikës që i tha që duhet të bënte kimio!!!!!. Në atë moment i ka thënë po pse duhet të bëjë kimio kur nëna është mirë dhe doktori ka thënë përgjigjia është ok, i ka dhënë letrat me një fytyrë të ngrysur (pasi nuk i pëlqeu fakti që kathënë jo për kimiot) dhe është larguar'
Doktor Mondi i ka përshkruar një recetë me një medikament të quajtur Femara 2.5 mg ku në fillim e ka marrë tek farmacia që ndodhet tek klinka e tij ndërsa më pas e ka blerë normalisht në farmaci në Burrel" thuhet në dosje
Dëshmitari ka thënë se Emiljano i është afruar vetë nënës gjasme për ta ndihmuar dhe e ka orientuar tek doktori që më pas të shkonin në privat, pasi tani që shohin përgjigjen shprehet se ka kuptuar që gjëndja nuk është aq alarmante.
Nga shuma prej 2700 Euro që është paguar në spitalin privat ai shprehet se nuk di të thotë sa përqind do të merrte Emiljano pasi ska pasur dijeni si e kanë pasur marrdhënien dhe ndarjen e gjërave me njëri tjetrin.
I pyetur për faktin nëse Emiljano i ka kontaktuar më pas operacionit ai shprehet se nuk e ka kontaktuar më, dhe nuk e njeh as si fytyrë pasi sic ka theksuar fillimisht ai ka takuar nusen dhe nënën e tij dhe ka komunikuar vetëm në telefon që e ka orientuar për tek doktori dhe i ka thënë dhe për pagesën.
Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali ai është shprehur se në dijeninë e tij të gjithë letrat janë në QSUT se aty ka shkuar për herë të parë që janë regjistruar dhe nuk e kanë marrë më dosjen pasi shkuan në privat dhe aty u ngatërrua e gjithë dosja. Ai vendosur në dispozicion një rekomandim të spitalit dhe një recetë të lëshuar Edmond Gashi e cila mban logon e QSUT.
/ZËRI
'Futja kot, sa keq më nxirrni'/ DOSJA- Roli i Emiljano Lekës, i ankohej mjekut: Si i kërkoni lekë? Gashi qesh: Jam në sallë!

TIRANË- Përgjimet e Prokurorisë së Tiranës hedhin më shumë dritë lidhur me mënyrën sesi trajtoheshin qytetarët që shkonin për të marrë mjekim, ose për t'u vizituar pranë spitalit Onkologjik. Në fragmentin e mëposhtëm, zbulohet edhe roli i "sekserit", Emiljano Leka me detyrë koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, i cili flet për pazare me mjekun Edmond Gashi. Madje në një moment, i kërkon llogari sepse një të njohuri të tij i ka kërkuar para, duke "nxjerrë keq" Emiljanon. Teksa ky i fundit i ankohet, mjeku edhe pse në sallën e operimit flet në telefon dhe qesh.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Emiljano: Ça u tha Doktori, a mbaruat punë?
Mustafa: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt na dha një çmim që bëhet 3500 euro, por për Emijanon tha është 3000 euro. Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë, do shkojmë në Peshkopi ti bëjmë atë të përgjithshmin, ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit, a e ka vetëm aty?
Emiljano: E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me u harxhu më.
Në datën 12.02.2024 në orën 19:14 e telefonon një nr. telefoni, i identifikuar si Mond Gashi.
Emiljano: Po si i merrni lekë ju atij?
Edmond Gashi: (Qesh) S'di gjë jam në sallë.
Emiljano: Po s'bëhet kështu se është hera e dytë që më nxirrni keq.
Edmond Gashi: Do e kontrollojmë, ai është për operacion
Emiljano: Po i thashë është vizita falas.
Edmond Gashi: Do e rregullojmë, do e rregulloj doktori thuaj do të të fusë në operacion
Emiljano: E futja kot sa keq më nxirrni
Në datë 12.02.2024, në orën 19.16 e telefonon nr. telefoni dhe i thotë:
Emiljano: Më thatë kërkoj ndjesë, do t'ja bëj minus tek operacioni se harrova
Nr.telefoni: Emiljano, ai e kishte operacionin 4 milionë lekë, 5 e kam tha, por më tha 4 për ju
Emiljano: Shumë e ka, po ti hajde të mërkurën dhe do e shohim, do flasim./ZËRI
"Doktor, pacientët kanë temperaturë"/ Mashtronte të sëmurët me kancer, mjeku Edmond Gashi: Vari l*shtë!
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga skandali brenda spitalit Onkologjik në QSUNT. Në një bisedë të zbardhur nga Prokuroria e Tiranës, mjeku Edmond Gashi kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*shtë.
Por kjo nuk është shkelja e vetme që është shënuar nga mjeku, i cili i orienton pacientët drejt klinikës së tij private "Melis" duke i gënjyer për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në dosje zbulohet se pacientëve u thoshte se situata ishte emergjente dhe nuk kishin kohë për të pritur radhën e mjekimit në shtet. Kështu i kalonte tek klinika e tij private. Në asnjë moment nuk i thotë pacientëve që në klinikën e tij bëheshin vetëm skanera dhe sërish do të duhet të prisnin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë. Kartelat e të gjithë të pacientëve, mjeku Gashi i mban në zyrën e tij, edhe pse ligji e thotë qartë që duhet të mbahen në departamentin e kirugjisë./ZËRI
“Afroja çik kimioterapitë...për hatrin tim”/ DOSJA- Si qytetarja i kërkon ‘nder’ kryeinfermierit të futet pa planifikim

TIRANË- Zbardhet një tjetër përgjim nga dosja e Prokurorisë së Tiranës, e cila zbardhi skandalin e abuzimeve në departamentin e Onkologjikut në QSUT. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zbardhet një bisedë e cila është zhvilluar një bisedë mes kryeinfermierit të Onkologjikut, Afrim Ruçi dhe një qytetari. Ky i fundit, i kërkon ndihmë Ruçit, që të fusë mikun e tij pa radhë.
Pjesë nga biseda 14.12.2023:
-Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro çik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim. Ku je ti?
Afrimi: Unë jam lart në zyrë.
-Mirë ja do vijë lart tek zyra kjo.
Gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ZËRI
Ilaçe të falsifikuara dhe 10 mijë euro cash, kush ishin mjekët e Onkologjikut që zhvasnin të sëmurët me kancer

TIRANË- Arroganca, nëpërkëmbja, dhe mungesa e trajtimit mjekësor, me të cilët përballen të sëmurët me kancer në Shqipëri, tashmë është e provuar dhe nga prokuroria e Tiranës, që ka vendosur nën masë sigurie 7 punonjës të spitalit Onlologjik.
Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri (Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.
Këta mjekë, i detyronin pacientët që të trajtoheshin në klinika private, duke mos iu oftuar shërbimin e nevojshëm në shtet. Ndërkohë që dhe ilaçet që janë të detyrueshme të siguroheshin nga shteti, provohet se shiteshin lirshëm nëpër farmaci, e madje të papajisura më pullë fiskale.
Mjeku Edmond Gashi, ishte ai që dërgonte pacientët në klinikën e tij private. Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.
Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”./ZËRI
“Jam ai ushtaraku, sot kam kimion e babit a kemi ilaç?”/ Zbardhet SKEMA në QSUT: Fute në sistem, merr 6 flakona...

TIRANË- Zbardhen detaje të tjera lidhur me skandalin e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës që nxorri në dritë skemën e abuzimit në departamentin e Onkologjisë në QSUT, ku të përfshirë ishin mjekë dhe specialistë. Sipas një pjese të dosjes së zbardhur nga "Top Channel", është mësuar se rolin kryesor në skandalin e mashtrimit e ka kryeinfermieri i pavionit. Kryeinfermieri, pas paraqitjes së çdo pacienti merrte programin për kurën e plotë dhe më pas, medikamenti për çdo të sëmurë sigurohej nga shteti. Por kura nuk lihej e plotë për trajtim, e pacientët nxirreshin që ta blinin jashtë spitalit konkretisht në dy farmaci private.
Një medikament për kimion është shumë i kushtueshëm dhe flakoni varion nga 250 Euro deri në 1500 euro.
Përveç rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregtohet jashtë ambienteve spitalore, ka dhe raste të tjera që vërtetohet se brenda farmacisë spitalore mund të shkojë kushdo dhe kundrejt parave mund të marrë ilaçe edhe pse mund të mos jetë radha e tij për t'u kuruar. Në një bisedë të zhvilluar, e cila është e përgjuar nga Prokuroria, provohet pikërisht ky rast, ku dikush zë vendin në listën e pritjes së dikujt tjetër.
Pjesë nga përgjimet:
-Afrim mirëmëngjesi. Jam ai ushtaraku që kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL?
– Mgjes.Ok.
-He Rudi.
-Të lutem fut dikë në sistem që t’i bëjë 6 se m’i kërkoi.
-A t’i bëj nesër më mirë?
-Jo jo a se ke Ketën aty?
– E mirë mirë hajde se do t’i kërkoj.
– Flakona a?
– Po 6 flakonë./ZËRI
Vetë PRONAR! Si i drejtonte mjeku Edmond Gashi pacientët tek klinika e tij, shëbimin mund ta merrnin edhe në 'shtet'

TIRANË- Zbulohet një skandal në spitalin Onkologjik, ku mjekët orientonin pacientët drejt klinikave private, ku ishin të punësuar po vetë. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, u zbulua se në klinikën "Megis" u gjetën një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë. Barnat e gjetura ishin medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e Onkologjisë.
Klinika, e cila tashmë është e vendosur nën sekuestro deri në një moment të dytë, është në pronësi të mjekut kirurg Edmond Gashi dhe të Manjola Gashit.
Kështu, për përfitimet e tij personale, Gashi i drejtonte pacientët që vinin për të marrë shërbimin në "shtet" drejt spitalit të tij privat për të përfituar para prej tyre, duke i privuar të sëmurët nga shërbimi falas. Kjo klinikë është hapur që në vitin 2014./ZËRI
SKANDALI te Onkologjiku, pajisja e Radioterapisë u la 3 vite pa u përdorur, u kthye në rrezik edhe për vetë mjekët

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet në spitalin Onkologjik ku janë konstatuar një sërë abuzimesh, që te orientimi i pacientëve në spitalet private, te blerja e ilaçe pa pullë fiskale dhe lënia e pajisjeve disa vite pa u përdorur.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës thuhet se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.
Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Zbulohet skema abuzive e transferimit të pacientëve nga Onkologjiku në spitalet private me qëllime përfitimi, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 7 mjekë e specialistë
Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.
Pas finalizimit me sukses të operacionit “Rrugëtimi” në kuadër të të cilit u ndaluan 16 shtetas gjatë sekuestrimit të barnave personave të ndaluar, u zbulua se disa prej barnave janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e onkologjisë.
Veprimet hetimore të mëtejshme në bashkëpunim me Seksionin e Luftës Kundër krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, si dhe veprimet proaktive duke përfshirë përgjimet telefonike, vëzhgimet në terren, blerjet e simuluara, ashtu edhe me veprime te hapura hetimore, zbuluan rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Po kështu, nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezultoi se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Që të përdoret Kobalto Therapy duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare që thirret IEAHEA. Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushtetve teknike.
Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje. Për këto arsye, u kërkua në Gjykaten e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë për shtetasit:
E.G. (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi”;
E.L. (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” neni 234 i K.Pr.Penale;
A.Y. (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;
B.Q. (ish Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale;
D.K. (Ish specialist pranë QSUNT) për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale;
H.G. për vepren penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal. Masa e sigurisë “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqësore” neni 234 i K.Pr.Penale; dhe
F.M. për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 i K.penal. Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale./ZËRI
EMRAT- SKEMA e mjekëve të Onkologjikut, i orientonin pacientët drejt spitaleve private, burimi i kobaltit nuk vihej në punë

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e prokurorisë së Tiranës për spitalin Onkologjik, ku janë dhënë 7 masa sigurie për mjekë dhe punonjës të tjerë. Ata akuzohen se kanë orientuar të sëmurët me kancer që të drejtohen për trajtim në klinika private.
MASAT E SIGURISË:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.
Gjithashtu, në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar.
Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore. /ZËRI
“Pazar” me vdekjen! Prokuroria mësyn te Onkologjiku, firmosen 7 masa sigurie për mjekë dhe ish-drejtues

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hetim në lidhje me shitjen e ilaçeve në spitalin Onkologjik të Tiranës, dhe ka kërkuar masa sigurie për 8 persona, mes tyre mjekë, kirurgë, dhe ish-zëvendëdrejtoreshën e përgjithshme të kësaj strukture.
Masat janë dhënë nga gjyqtarja Armela Hansantari, ku në hetime u përdorën blerje të stimuluara ilaçesh prej nga ku është zbuluar se si mjekët i dërgonin pacientët në spitale private.
Burimet e Prokurorisë thanë se gjatë hetimit akuza bleu citostatike (kimioterapie) për të provuar dyshimet se ilacet ishin spitalore shiteshin tek privati.
MASAT E SIGURISË:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
/ZËRI