LIVE UPDATES

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet viktima e parë. Qeveria me plan masash për administratën

➤ "Ferri" ka pushtuar Europën këtë javë, e përjashim nuk bën edhe Shqipëria. ➤ Sot është shënuar edhe viktima e parë nga temperaturat e larta në vendin tonë, që pritet që të zgjasin deri në fundjavë. ➤ Gjatë kësaj jave temperaturat do të jenë në rritje dhe pritet që në hije të shkojnë deri në 43 gradë Celsius, ndërsa në diell shifrat janë edhe më të larta. ➤ Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe disa vatra zjarri në vend. ➤ Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari, ndërsa vatra të tjera janë shënuar në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat; në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë dhe në Qukës, në bashkinë e Prrenjasit. ➤ Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe helikopterët "Cougar". ➤ Por teksa temperaturat janë përvëluese, mjekët apelojnë që qytetarët të shmangin sa më shumë daljen në oraret e pikut, si dhe të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. ➤Nga ana tjetër, qeveria ka njoftuar shkurtimin e orëve të punës për administratën, por jo për sektorin privat, apo kopshtet dhe çerdhet. ➤Nga dita e nesërme pritet shkurtim i orarit të punës për Administratën Publike nga ora 9.30-15.30 dhe të premten 9.30-13:00. Orët e mbetura, secili prej punonjësve mund t'i zgjedhë vetë kur t'i bëjë. 

6 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Shkurtimi i orarit të punës për administratën, Qeveria zbardh pr.vendimin: Nuk lidhet me temperaturat e larta

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Për shkak të temperaturave të larta, administrata publike do të punojë me orar të reduktuar. Ministria  e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin me anë të një njoftimi për mediat ka reaguar në lidhje me lajmet se nga dita e mërkurë do të shkurtohet orari i punës për punonjësit e administratën publike, për shkak të temperaturave të larta në vend. Sipas Ministrisë ndryshimi nuk lidhet me temperaturat e larta në vend. 

Në projekt vendim thuhet se fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Njoftim për mediat

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.

Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë. Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet në institucionet e administratës shtetërore:
• Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.
• Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).
• Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës. Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë.

10 MUAJ ME PARE

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive zjarri në të gjithë territorin

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
Pamje nga aksioni

TIRANË- Temperaturat e larta kanë shkaktuar vatra zjarri në vendin tonë. Aktualisht, 4 janë vatra aktive, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zona më problematike është në Balgjaj në fshatin Kurdari. Por vatra zjarri janë shënuar edhe në fshatin Madhesh, në Buza Dede dhe në Qukës të Prrenjasit.

Situata e zjarreve në vend

4 vatra aktive zjarri janë aktualisht në të gjithë territorin e vendit. Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh.  Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në terren ka shkuar në ndihmë edhe helikopteri #Cougar.

Vijon ndërkaq edhe operacioni për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit të rënë në Buza Dede mbi fshatin Gurë-Lurë, ku flakët janë pranë liqeneve të Lurës. Era e fortë ka vështirësuar aksionin për shuarjen e zjarrit edhe në vatrën e regjistruar një ditë më parë në midis malit të Xhyrës dhe njësisë admnistrative Qukës në bashkinë e Prrenjasit. Të gjitha forcat operacionale janë shpërndarë me grupe në zona të ndryshme për të krijuar një perimetër për të ruajtur vijën e zjarrit ekzistues dhe për të fikur çdo aktivizim në kufijtë e zjarrit dhe në thellësi të tij./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

I nxehti afrikan/ Sinoptikanja: Na kanë bërë çudi temperaturat që janë shënuar në zonat malore!

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
Besa Sherollari

TIRANË- Vendi ynë prej ditësh tashmë është nën pushtetin e temperaturave të larta falë masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane. Masat e nxehta ajrore do të na shoqërojnë deri në fundjavë duke sjellë temperatura, të cilat në orët e mesditës në zonat e ulët pritet të shkojnë deri në 42-43 gradë.

"Ajo që na ka bërë çudi janë temperaturat e larta që janë regjistruar edhe në zonat malore ku qyteti i Peshkopisë ditën e djeshme regjistroi vlerën 40.2 gradë, një vlerë e lartë krahasuar me mesataren mujore për zonat malore. Ne do të vazhdojmë të mbetemi pothuajse në të njëjtat vlera. Netët tropikale do të vazhdojnë të na shoqërojnë pothuajse deri në fundin e kësaj jave me temperature që në orët e natës nuk do të zbresin nën 26-27 gradë Celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet, ndërsa në vlerat e mesditës temperaturat pritet që të shkojnë 42-43 gradë Celsius, në zonat e ulëta dhe bregdet. Kjo valë të nxehti afrikan presim që të bëjë një tërheqje duke filluar nga dita e diel”,- u shpreh sinoptikanja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari.

 

10 MUAJ ME PARE

Zjarr në pyjet e zonës së Shkopetit, rrezikohen 5 banesa dhe 2 stane

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
Foto ilustruese

MAT- Zjarr në pyjet e zonës së Shkopetit, rrezikohen 5 banesa dhe 2 stane. Zjarri është aktivizuar në masivin pyjor mes Matit dhe Kurbinit, por aktualisht është e vështirë për të ndërhyrë për shkak të terrenit të vështirë. 

Ndaj edhe kërkohet që të bëhet ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterit "Cougar".

Ndërkohë që presin për ndihmë nga ajrit, punonjësit e bashkisë së Matit dhe zjarrfikësit kanë shkuar në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Shqipëria ‘digjet’/ Qeveria redukton orarin për administratën. KËSHILLA si ta përballoni të nxehtin

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
qytetare ne tirane

TIRANË- Prej më shumë se një jave vendi ynë është duke u përballur me temperatura ekstreme të motit, që për pasojë kanë shtuar rastet e urgjencave, ndërsa ndikimet në shëndetin e qytetarëve janë të shumta. Kjo javë është konsideruar si ‘ferri në tokë’, për shkak se temperaturat do të jenë të larta edhe gjatë orëve të natës, duke bërë që të shtohen problemet, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, por edhe të sëmurët kronikë. Temperaturat pritet të jenë në rritje edhe gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte, ku temperaturat në hije pritet që të shkojnë deri në 43 gradë Celsius, ndërsa në diell shifrat janë edhe më të larta.

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet

Në këtë situatë mjekët apelojnë që qytetarët të shmangin sa më shumë daljen në oraret e pikut, si dhe të qëndrojnë të hidratuar dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Nga ana tjetër, qeveria pritet të njoftojë ditën e nesërme, shkurtimin e orëve të punës për administratën, por jo për sektorin privat, apo kopshtet dhe çerdhet.

Nga dita e nesërme pritet shkurtim i orarit të punës për Administratën Publike nga ora 9.30-15.30 dhe të premten 9.30-13:00. 

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet

Për të përballuar temperaturat e larta dhe shmangur pasojat e rënda të këtij të nxehti ZËRI ju sjell një listë me këshilla që duhet ta zbatoni, pasi efektet në trup si pasojë e të nxehtit mund të kenë të rënda.

Rritjet ekstreme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me patologji kronike. Rruga kryesore e eliminimit të nxehtësisë është nëpërmjet djersitjes por në situatë fizike dhe ambientale ekstreme, ky mekanizëm është i pamjaftueshëm. Nëse dhe shkalla e lagështisë së ambientit është e lartë, djersa avullon ngadalë dhe temperatura trupore mund të arrijë vlera mbi 40°C, duke dëmtuar organet vitale të organizmit.

Faktorët që ndikojnë mbi termorregullimin janë:

1. Mosha (tek fëmijët e vegjël dhe tek të moshuarit është i reduktuar)

2. Sëmundjet kronike 

3. Përdorimi i disa medikamenteve

4. Konsumimi i drogës dhe alkoolit

Shenjat dhe simptomat nga i nxehti:

Të parat që shfaqen janë:

1. Dhimbje koke;

2. Nauze dhe të vjella;

3. Lëkurë e zbehtë dhe e ngrohtë;

4. Puls i dobët;

5. Rritje e temperaturës trupore;

6. Gjendje të fikëti;

7. Edema;

8. Krampe muskulore;

Nëse ekspozimi vazhdon:

9. Çrregullime të koshiencës që variojnë nga konfuzioni deri në humbje të plotë të koshiencës;

10. Konvulsione;

10. Rritje e frekuencës kardiake;

11. Dëmtime të rënda cerebrale, dekompensim akut kardiak dhe vdekje.

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet

Protokoll i masave për parandalimin e dëmtimeve nga i nxehti

1.Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00)

2. Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

3. Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe pijet energjike.

4. Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

5. Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.

6. Për personat që përdorin terapi mjekësore, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

7. Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet

/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Temperaturat ekstreme, raportohet viktima e parë në Shqipëri si pasojë e të nxehtit

'Përvëlohet' Shqipëria! 4 vatra zjarri, shënohet
temperaturat e larta

MEMALIAJ- Temperaturat e larta që janë prezente prej më shumë se një jave në vendin tonë, kanë shkaktuar viktimën e parë. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar në Memaliaj, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, dyshohet si pasojë e temperaturave të larta.

72-vjeçari me iniciale S.M., është gjendur i pajete nga të afërmit e tij në një parcelë të mbjellë.

Sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetimor, i moshuari nuk kishte shenja dhune që të mund të dyshohej për ndonjë vrasje, por konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasojë e temperaturave dhe të nxehtit saharian që vijon prej më shumë se një jave në vendin tonë.

Mjekët apelojnë që moshat e treta, por edhe personat me sëmundje kronike, të shmangin ekspozimin në diell gjatë këtyre ditëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB