LIVE UPDATES

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë" kërkohet ish-anëtari i bandës së Çoles

➤ Autoritetet greke janë vendosur pas shqiptarit që bashkë me mikun e tij qëlluan me armë zjarri 3 persona nga Kreta. ➤ Shqiptari që qëlloi me armë zjarri dhe që është shpallur në kërkim është identifikuar si Nadi Ismet Idrizi, 35-37 vjeç, i cili dyshohet se është dëbuar dy herë nga Greqia në të kaluarën. ➤Në vitin 2012 ishte i dyshuari kryesor për një grabitje me armë në Avlonas. Ndërsa vëllai i tij Leonardo Idrizi ishte anëtar i bandës Çolës dhe ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me Policinë shqiptare. ➤ Aktualisht Policia greke ka vendosur në prangat e Policisë greke bashkëpunëtorin e tij, Emiljano Jakupi. ➤ 33-vjeçari ishte i njohur për autoritetet greke pasi ishte kapur më parë për drogë, vjedhje makinash dhe banesash. ➤ Po ashtu, ai kërkohej edhe për vrasjen e shqiptarit Telub Islami në Heraklion e Ri. ➤ Sipas informacioneve, fjalët e para të 33-vjeçarit të arrestuar kanë qenë këto: Ishte një sherr rruge. I dhashë një shuplakë, nuk e dija që tjetri (Idrizi) do të qëllonte. Hymë në makinë dhe u larguam. ➤ Sipas avokatit të tij, ai ka qenë në shok dhe menjëherë pas ngjarjes e ka kontaktuar duke deklaruar se ishte gati të vetëdorëzohej tek autoritetet.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

SKEMA-3D! Gjakftohtë! Shqiptarët qëllojnë me armë tre grekët dhe largohen

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë"
Pamje nga videoja

GREQI- Pamje të reja në 3D janë publikuar nga mediat greke, të cilat ilustrojnë momentin e plagosjes në Gazi të Athinës. Mbrëmjen e djeshme atje Nadi Ismet Idrizi dhe Emiliano Jakupi u përplasën fillimisht verbalisht, e më pas i riu nga Vlora ka qëlluar me armë tre greke, dy prej të cilëve vëllezër. 

Mediat greke kanë publikuar pamjet menjëherë pas ngjarjes, ku shihen në tokë të shtrirë tre të plagosurit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spital.


Aktualisht Idrizi është shpallur në kërkim, ndërsa Emiliano Jakupi është arrestuar dhe po bashkëpunon me Policinë greke për kapjen e mikut të tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Plagosja e 3 grekëve, zbardhet dëshmia e shqiptarit

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë"
Emiliano Jakupi

ATHINË – Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foton e shqiptarit të arrestuar, Emiliano Jakupi, 33 vjeç, që dyshohet se ka qëlluar mbi 3 grekët në Athinë. Jakupi ishte person i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje që ka ndodhur më 21 shkurt 2023 në Nea Ionia të kryeqytetit helen.

Kur u pyet për ngjarjen e mbrëmshme, Jakupi ka thënë se ishte një sherr rruge dhe nuk priste që gjithçka të degradonte në atë mënyrë. “Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë njërin nga 3 personat. Nuk e prisja që miku im Nardi Idrizi të godiste me armë”, ka thënë Jakupi. Ai ka shtuar në deklaratën e tij se pas të shtënave me armë është trembur dhe se së bashku me mikun e tij është larguar me automjet.

Duke folur për Kathimerini, avokatja e 33-vjeçarit, Matina Markou, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje të klientit të saj. Sipas Markou, i pandehuri ka pasur një marrëdhënie miqësore me agresorin gjatë shtatë muajve të fundit. Të premten në mbrëmje, ata u shoqëruan së bashku, fillimisht në periferinë veriore të Athinës, Vrilissia, ku ndodhej mjeti i tyre dhe më vonë në Gazi për argëtim. Teksa dilnin nga një klub nate, automjeti i tyre ra në një gropë, duke rezultuar në spërkatjen me ujë mbi viktimat e sulmit.

Ky incident shkaktoi një konfrontim. Njëri prej të plagosurve ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Markou pretendon se klienti i saj nuk ishte në dijeni të sulmit, aq më tepër se miku i tij mbante një armë dhe kërkoi që ai të distancohej nga sulmi.

Avokatja pohoi më tej se 33-vjeçari nuk ka kryer krime dhe nuk ka lidhje me ndonjë rrjet të ‘botës së krimit’, ndryshe nga raportimet që qarkulluan gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, sipas informacioneve, i arrestuari dyshohet se ka njoftuar policinë se njërin nga tre viktimat e ka goditur vetë me shuplakë, por ka shtuar se nuk e ka parashikuar që i shpalluri në kërkim të nxjerrë armën dhe ta përdorë atë. Ndryshe nga se tha avokatja e Emiliano Jakupit, ka dyshime që ky i fundit të ketë lidhje me disa krime të ndodhura në vendin fqinj./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Plagosja e trefishtë në Athinë, kush është vlonjati në kërkim, pjesë e grabitjeve të ndodhura në Shqipëri

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë"
Nardi Ismet Idrizi

ATHINË- Zbulohet identiteti i shqiptarit të shpallur në kërkim për plagosjen e trefishtë që ndodhi mëngjesin e të shtunës, në lagjen e Gazit. Sipas mediave greke ai është 37-vjeçari me origjinë nga qyteti i Vlorës Nardi Ismet Idrizi, i cili është një prej personave më të kërkuar të policisë në 3 ditët e fundit.

Sipas policisë greke, ai qëlloi me një pistoletë dhe plagosi rëndë një grup të rinjsh pas një sherri banal jashtë një lokali. Më herët policia arrestoi edhe mikun e tij Emiliano Jakupi, i cili ishte i pranishëm në automjet dhe ishte pikërisht shkaku që nisi sherri mes dy palëve.

Jakupi u tha agjentëve që e arrestuan se nuk kishte qëlluar mbi viktimat, çka duket edhe në videon e publikuar prej autoriteteve. Emiliano Jakupi ka qenë i shpallur në kërkim edhe për një ngjarje tjetër të ndodhur 9 muaj më parë, atë të ekzekutimit të shtetasit shqiptar Pëllumb Islami  në vendin e quajtur Neo Iraklio.

Idrizi është deportuar dy herë nga Greqia dhe është rikthyer. Në 2012 ai ka qenë ndër të dyshuarit kryesorë të një grabitje të armatosur në Vlorë. I njohur edhe si Fatbardh Idrizi, në gusht të 2012 ka grabitur 350 mije lekë në një karburant në Vlorë dhe ka hapur zjarr me pas ndaj policisë. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Coles dhe është vrare. Pas vdekjes, ai ka marre emrin e të vëllait.

Policia greke e ka shpallur atë në kërkim në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin me vendet fqinje, njëkohësisht operacioni për kapjen e tij vazhdon edhe në zonën e Athinës.

Sipas policisë greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës mbas një sherri banal mes autorëve dhe viktimave. Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve dhe në vazhdim autori i dytë nxori një pistoletë dhe shtiu mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin.

Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës. Një kamerë sigurie ka fiksuar momentin e përleshjes ku duket momenti që autori qëllon mbi viktimat.

Sipas burimeve greke, njerëzit që i njohin flasin mirë për dy të dyshuarit dhe i konsideronin si djem të mirë.

/Zëri 

1 VITE ME PARE

Plagosja e tre grekëve në Athinë, arrestohet një nga shqiptarët

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë"
foto ilustruese

GREQI- Policia ka vënë në pranga një nga shqiptarët që qëlluan me armë tre grekët para një lokali në orët e para të mëngjesit në një zonë të quajtur Gazi në Athinë. Sipas burimeve për mediat vendase, në pranga është vendosur një 33-vjeçar nën akuzat për bashkëpunim në tentativë për vrasje. Autori është ende në arrati.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë shqiptarë e kishin marrë automjetin me qira. Policia greke është ngritur në këmbë për kapjen e autorit shqiptar, i cili konsiderohet si person të rrezikshmërisë së lartë, si pasojë e historisë së shkuar kriminale. Autorët mësohet se janë të përfshirë me rrjetet kriminale që operojnë në një zonën të gjerë, dhe gjithashtu njihen si pjesë e bandës kriminale "Luanët".

Burime për enikos.gr bëjnë me dije se edhe xhipi i dy autorëve është lokalizuar dhe është dërguar në Drejtorinë e Hetimeve Penale për t'u kqyrur për gjetjen e ndonjë prove që do të ndihmojë në hetimin.

Ndërkohë dy vëllezërit nga Malia e Kretës, të moshës 29 dhe 34 vjeç, janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Neurokirurgjisë të Spitalit “Gennimatas”, me dëmtime në kokë nga plumbat. Me plagë më të lehta po trajtohet edhe shoku i tyre 29-vjeçar./ ZËRI

1 VITE ME PARE

Plagosja e trefishtë në Greqi, arrestohet njëri prej shqiptarëve

Plagosi 3 persona/ Policia greke në "këmbë"
3 personat e plagosur

GREQI- Një shqiptar është vënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet si i përfshirë në ngjarjen e përgjakshme që ndodhi në Athinë, ku mbetën të plagosur 3 të rinj grekë. Personi i vënë në pranga dyshohet se është bashkëpunëtor i personit që qëlloi me armë.

Mediat greke njoftojnë se në pranga është vënë Elimiliano Jakupi.

Të dy personat janë identifikuar nga policia, dhe tashmë vijon kërkimi për personin kryesor që dyshohet se ka qëlluar me armë. Në të njëjtën kohë, oficerët e Policisë greke kanë në dorë edhe numrin e regjistrimit të makinës Range Rover e cila sipas informacioneve është marrë me qira nga një kompani e madhe.

Mënyra “profesionale” e veprimit të të armatosurit është fiksuar edhe në video-dokument nga momenti i sulmit. Burri trupmadh me gjakftohtësi të plotë dhe pa iu trembur rrezikut, ngre armën dhe hap zjarr ndaj tri të rinjve, duke i goditur shënjestrat e tij në kokë.

Më pas hipën së bashku me bashkëpunëtorin e tij në mjetin luksoz dhe zhduken duke ndjekur një rrugë të njohur prej tyre. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB