Sekuestrohen kontenierët me mbetje toksike, Drejtori i rrjetit të Bazelit: Kërkojmë transparencë gjatë procesit të analizave

DURRËS- Kreu ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit Jim Puckett, i cili ndodhet në Durrës, tha për mediat se kontenierët përbajnë mbetje të rrezikshme. Ai kërkoi transparencë dhe analizë të plotë për këto mbetje të rrezikshme. Më tej ai shtoi se ka pasur polemika rreth kësaj çështje, ku sipas disa analizave thuhej se nuk ka mbetje toksike, por ai shprehet i sigurt se ato janë mbetje të rrezikshme.
“Jemi këtu me rastin arritjes së anijes me mbetje toksike me 102 kontejnerë. Presim që anija Moliva të arrijë prapa krahëve tonë dhe të ankorohet pasdite. Do të vinte sot në mëngjes në orën 8, por është kërkuar nga autoritetet të mbahet një km larg bregut. Kemi informacion që kemi kërkuar që kapiteni të vijë dhe të qëndrojë në pritje.
Besoj se kjo shtyrje është për shkak se ju jeni të gjithë këtu. Besojmë se pasdite do të ankorohet, por nuk jemi të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Jemi në dijeni se ka një procedim penal nga Prokuroria për këtë çështje dhe shpresojmë që prokurorët të jenë këtu kur të vijë anija.
Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë dhe në transparencë me publikun.
Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë. Disa thonë që nuk ka mbetje toksike, por jemi 90% të sigurt se ka mbetje toksike. Presim një analizë të plotë nga organet kompetente.
Jam 100% i sigurt se kjo ngarkesë nuk duhej të transportohej në Tajlandë. Kemi shkuar te fabrika në Tajlandë dhe e kemi parë atje. Kemi bërë ekzaminimet tonë dhe kemi gjetur mbetje toksike të rrezikshme, arsenik dhe plumb", tha Puckett.
Anija “Moliva” me mbi 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë lëndë të toksike, mbërriti në portin e Durrësit. Ngarkesa dyshohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti drejt Tajlandës, e cila i refuzoi ato pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. /ZËRI
Sekuestrohen kontenierët me mbetje toksike, zbardhet vendimi i Prokurorisë së Durrësit

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 102 kontenierë me mbetje toksike në anijen Moliva, e cila mbërriti këtë mëngjes në port. Anija Moliva u nis 3 muaj më parë nga Shqipëria në Tajlandë, por u kthye mbrapsht, pasi dyshohet se ngarkesa përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike. Autoritetet tajlandeze i refuzuan ato, pas një alarmi të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.
"Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr. 1596/2024.Të gjithë subjeketet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës", njofton Prokuroria e Durrësit.

Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan.
Ndërsa, banorët dje organizuan një protestë në portin e Durrësit, ku shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin e kontenierëve. Në port, u shpalos një banderolë me mbishkrimin "Mbetje të rrezikshme, qeveri toksike". Protestuesit u mblodhën përpara portit ku anija “Moliva” pritet të sjellë 200 kontenierë të dyshuar për përmbajtje të rrezikshme, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të parandaluar çdo rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.
Mbetjet toksike të cilat kaluan nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, mbi të cilat po hetojnë autoritet shqiptare bashkë me Olaf, thuhet se u nisën nga impianti 'Kurum' pranë metalurgjikut në Elbasan. Mbetjet toksike më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj'. Më pas, 'Sokolaj' ia ka shitur këtë sasi simotrës së saj në Kroaci, GS Minerals D.o.o për 141 mijë dollarë, ndërsa kontejnerët janë nisur nga porti i Durrësit me destinacion fundor Tajlandën më 4 korrik 2024. Udhëtimi i kontejnerëve të dyshuar ka vënë alarmin në shumë vende që kur u ngarkuan në portin shqiptar të Durrësit në korrik. Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën pasi u njoftua për përmbajtjen e saj të rrezikshme nga grupet mjedisore. Pluhuri i furrës, i cili kërkon trajtim, është një produkt mbetjesh i rrezikshëm që zakonisht vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike si kadmiumi dhe kromi që janë të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.
Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh. Ndërkohë çështja është në hetim nga Prokuroria e Durrësit, që po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë. Po ashtu, nga hetuesit në Shqipëri janë marrë edhe mostra nga "Kurum-i" për t'i krahasuar më pas me mostrat që do të merren nga konteinerët. /ZËRI
Mbërrin në Durrës anija “Moliva” me mbetjet toksike që u kthyen nga Tajlanda

DURRËS- Anija “Moliva” me mbi 200 kontenierë që dyshohet se përmbajnë lëndë të toksike, mbërriti në portin e Durrësit. Ngarkesa dyshohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti drejt Tajlandës, e cila i refuzoi ato pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.