LIVE UPDATES

Protesta e PD/ Policia ndërmerr masat, Berisha: Nuk ndalemi deri në ngritjen e qeverisë teknike (Rrugët që do të bllokohen)

➤Partia Demokratike do të mbajë nesër një protestë kombëtare. ➤ Protesta pritet të nisë në orën 18:00. ➤Gjatë protestës nuk do të ketë fjalime. ➤Fillimisht protestuesit do të përqëndrohen para godinës së kryeministrisë, më pas do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. ➤Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave. ➤Në njoftimin e Policisë thuhet se nga ora 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. ➤Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Opozita nuk do të ndalet me mosbindjen civile që do të nisë nesër, deri në pranimin e ngritjes së një qeverie teknike. ➤Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se i gjithë qyteti i Fierit do të jetë në Tiranë më 7 tetor për të marrë pjesë në protestën kombëtare të Opozitës.

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

Protesta e Opozitës, Bardhi: Fieri marshon drejt Tiranës, do zhbëjmë shtetin ligjor

Protesta e PD/ Policia ndërmerr masat, Berisha: Nuk ndalemi deri në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se i gjithë qyteti i Fierit do të jetë në Tiranë më 7 tetor për të marrë pjesë në protestën kombëtare të Opozitës. Bardhi ishte sot në Fier në një takim me strukturat, nga ku tha se kanë vendosur të reagojnë ndaj tentativës për të zhbërë shtetin ligjor.

Postimi i Gazment Bardhit

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës! Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për ti bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar ti nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për ti treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

Nga ana tjetër, policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

8 MUAJ ME PARE

Nesër protestë kombëtare, Berisha: Mosbindje civile, nuk ndalemi deri në ngritjen e qeverisë teknike

Protesta e PD/ Policia ndërmerr masat, Berisha: Nuk ndalemi deri në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Opozita nuk do të ndalet me mosbindjen civile që do të nisë nesër, deri në pranimin e ngritjes së një qeverie teknike. Nga shtëpia ku është mbyllur me urdhër gjykate, Berisha tha se nesër qeveria do të njihet me përgjigjen që do t’i japin qytetarët në shenjë revolte. Sipas tij, mosbindja civile është rruga e vetme që i ka mbetur shqiptarëve dhe se është diçka që kërkohet prej tre vitesh.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës. Është radha jone Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11-vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet. Shqipëria dhe shqiptaria. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën, vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Është radha jone! Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as tre, por plot 7 protesta kombëtare. Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj. Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë. Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne? Cila është përgjigja që kemi marrë? Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit. Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë!

Nga ana tjetër, policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

8 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia publikon planin e masave: Ja rrugët që do bllokohen! Distancohuni nga aktet e dhunës

Protesta e PD/ Policia ndërmerr masat, Berisha: Nuk ndalemi deri në
Foto ilustruese

TIRANË-  Kur na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga protesta e thirrur nga opozita, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Në njoftimin e Policisë thuhet se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Duke qenë se opozita ka paralajmëruar se protesta do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës, Policia zbuloi edhe akset që do kenë kufizime në qarkullim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës. Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi "Nënë Tereza" dhe në rrugët:"Ukraina e Lirë", "Papa Gjon Pali II" dhe "Ismail Qemali". Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore: Kur na ndajnë pak më shumë se 24 orë nga protesta e thirrur nga opozita, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Në njoftimin e policisë thuhet se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Duke qenë se opozita ka paralajmëruar se protesta do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës, policia sqaron se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit  të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Po ashtu Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë  në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

Njoftojmë qytetarët se më datë 07.10.2024, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet; Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit; Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja; Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës; Kryqëzimi i Librit Universitar; Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”; Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”; Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”; Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit; Kryqëzimi i urës së Taiwanit; Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”; Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”; Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave; Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”; Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Policia e Shtetit respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

Poll

MOS HUMB