LIVE UPDATES

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për përjashtim. Çfarë ndodhi sot

Opozita ngujohet në Kuvend, përjashtohen 26 deputetë. Iu hiqet energjia elektrike. ➤ Për më shumë se 5 orë deputetët e opozitës janë të ngujuar në sallën e Kuvendit, në të cilën mungon energjia elektrike. ➤ Me kërkesë të socialistëve, Kuvendi ka vendosur përjashtimin për 10 ditë të 23 deputetëve të PD, për shkak se në nisje të seancës ata bllokuan foltoren dhe karriget e ministrave ➤Seanca e sotme zgjati vetëm 20 minuta, ndërkohë që deputetët e opozitës e transmetuan gjithçka në rrjetet sociale. ➤ Nuk munguan përplasjet e Berishës me Bledi Çuçin dhe Ermonela Felajn, të cilët i akuzoi për lidhje me krimin ➤Sali Berisha ka pretenduar se dita e sotme është e para e një aksioni të pandalshëm rezistence nga ana e opozitës, ndërkohë që iu kërkoi durim gazetarëve për të parë frytet. ➤Opozita thotë se aksioni i tyre bëhet për të kthyer në vend parlamentarizmin, për shkak se mazhoranca iu rrëzoi 3 kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare. ➤Mazhoranca nuk ka pranuar as Oerd Bylykbashin si propozim të shumicës së demokratëve për të qenë bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore ➤Seanca e radhës në Kuvend pritet që të mbahet në datën 30 Tetor

15 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Ngujimi' në Kuvend/ Bardhi tregon çfarë u vendos

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë me dije se opozita do e vijojë aksionin opozitar brenda dyerve të Kuvendit, duke përjashtuar mundësinë e bojkotit të tij.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së grupit të zhvilluar në errësirë në sallën plenare, Bardhi u shpreh se nuk e njeh vendimin e përjashtimit për 11 ditë nga punimet e Kuvendit pas kaosit të seancës së sotme.

Gazment Bardhi:Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë.

Seanca e sotme është zhvilluar mes tensionesh dhe ka zgjatur vetëm 20 minuta. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Vetë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ky është vetëm fillimi i qëndresës parlamentare që pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisin një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën. /Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Opozita del nga ngujimi në Kuvend: Do vijmë në çdo seancë. Çfarë ndodhi në 5 orë

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Parlamenti sot

TIRANË –Deputetët e opozitës kanë dalë nga ngujimi në sallën e Kuvendit të Shqipërisë pasi bllokuan dhe zhvillimin e seancës së parashikuar për sot. Fillimisht i gjithë grupi i Berishës, pas ai i Bashës mungonte, uzurpuan karriget e ministrave dhe mbajtën fjalime live në Facebook-un e Berishës. Pas njoftimit të Ermonela Felajt, nënkryetare e Kuvendit, se seanca nuk do të mbahej, administrata fiku dritat duke lënë në errësirë gjithë deputetët.

Por pas më shumë se 5 orësh, një pjesë e deputetëve të grupit të Berishës kanë vendosur të ndalojnë revoltën e të dalin nga salla ku dhe po qëndronin në errësirë. Fillimisht ata dolën grupe-grupe për të marrë ajër e për të pirë duhan, më pas kolektivisht kanë vendosur të largohen. Ende nuk është e qartë strategjia e ‘qëndresës’ që ata do të kenë pasi Berisha lajmëroi dje se nis revolta e opozitës. Duhet theksuar se me kërkesë të socialistëve 26 deputetë u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi.  

Në dalje për mediat  Gazment Bardhi tha se ata nuk e njohin këtë vendim dhe se do të vijojnë pjesëmarrjen në të gjitha seancat parlamentare:


Pas diskutimeve me kolegët në këtë mbledhje grupi, kemi vendosur për ta vijuar aksionin opozitar Brenda parlamentit. Për ta kthyer në shinat e kushtetutshmërisë. Kemi konstatuar pavlefshmërinë për të përjashtuar nga Kuvendi pjesën dërmuese të deputetëve të opozitës, u kërkojmë anëtarëve që vetëm firmosin vendime që të mësojnë edhe matematikën në klasë të parë, ndërsa kanë marrë vendim për ta na përjashtuar 10 ditë, i kanë përjashtuar 11 ditë, edhe pse rregullorja parashikon 10 ditë. Kjo tregon sa qesharakë janë, çdo urdhër politik i mazhdorancës që ndikon në të drejtat e opozitës nuk do njihet nga deputetët e opozitës. Do vijmë në seancë, do marrim pjesë në çdo mbledhje të komisioneve, nuk e njohim vendimin. Çdo kërkesë e jona është e drejtë e opozitës s’po kërkojmë favor nga mazhoranca. Po kërkojmë të respektohen të drejtat që na i garanton parlamenti. Do këtë mbledhje të grupit. Sa kohë opozita nuk lejohet të përmbushë funksioni kushtetues, as mazhoranca nuk mund të vijojë.


Çfarë ndodhi në 5 orë zhvillime në Kuvend

Përjashtohen për 10 ditë 26 deputetë të opozitës

Pas kësaj situate, PS ka kërkuar që të mblidhet Komisoni i Etikës. Pas një mbledhje të Komisionit, u vendos që të përjashtohen nga Kuvendi për 10 ditë, 26 deputetë të opozitës. Deputetët që u përjashtuan janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Blendion Nallbati, Samir Korreshi, Edmond Spaho, Ramadan Lika, Lindita Metaliaj, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Helindon Bushati, Ina Zhupa, Asllan Dogjani, Isuf Çela, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Lodovik Hasani, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Kastriot Piroli, Sorina Kote, Tomor Alizoti, Qamil Xhafa dhe Kasëm Mahmutaj.

Njoftimin për përjashtimin e deputetëve për 10 ditë e dha Kuvendi.

“Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.

Ne këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhrit te Kryetarit të Kuvendit.

Sa më sipër bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si me poshtë:

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. Tomor Alizoti, Qani Xhafaj. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”- njoftoi Kuvendi.

Më i zëshëm, në revoltën e opozitës ishte ish ish-kryeministri Sali Berisha. Ish-kreu i qeverisë u fut live në Facebook dhe disa herë tha se do të nxjerrë jashtë deputetët e maxhorancës, teksa bëri thirrje që parlamentarët të rrinë urtë. Pasi kanë qëndruar disa minuta në ambjentet e Kuvendit, fillimisht ka dalë nga salla Flutura Açka, që është në grupin e deputetëve të Bashës dhe më pas edhe deputetë të maxhorancës.

Fikja e dritave në parlament

Pasi shumë deputetë dolën jashtë sallës, administrata e parlamentit ka fikur dritat, por sërish Berisha dhe deputetët e tjerë që mbështesin atë, vazhduan të qëndrojnë të ngujuar në sallë. Sali Berisha deklaroi se opozita sot mbron parlamenetarizmin, pasi sipas tij, maxhoranca kërkon të zhdukë opozitën. Erion Braçe reagoi në një deklaratë për mediat, për situatën e paprecedentë, duke thënë se revolta e deputetëve të opozitës lidhet me faktin se ata duan kryetar Berishën.

Revolta e deputetëve që mbështesin Berishën dhe Bardhin, u shfaq në forma të ndryshme, ndër të tjera edhe me zaptim të karrigeve të ministrave. Deputeti Saimir Korreshi, edhe pse me dorën e fashuar, ka hipur në karrigen e ministrit të Financave, Ervin Mete. Më tej, deputetët e Berishës dhe Bardhit janë ngujuar, duke qenë pa drita dhe kanë dëgjuar për një moment këngën mjaft të njohur tashmë për shqiptarët “Mora fjalë” të Shkurte Fejzajt, dedikuar kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Berisha deklaroi për mediat se maxhoranca fiku dritat, sepse ata janë ordinerë. “Vetëm ordinerët mund të fikin dritat e Kuvendit. Ne nuk njohim asnjë lloj vendimi për përjashtim, s’e njohim atë vendim. Ne jemi parlamentarët e vërtetë të parlamentit. Edhe pse na kanë përjashtuar, ne nuk tërhiqemi, por qëndrojmë të palëkundur në kauzën tonë”, tha Berisha.

Deklaratat për mediat të deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës

Një përplasje verbale u shënua mes ministrit Taulant Balla dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Ndërsa Bardhi po fliste për mediat, ka ndërhyrë ministri i Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit i tha Bardhit se po përdoret nga Sali Berisha. Ndërsa, Gazment Bardhi ia ktheu, duke i thënë Ballës se ai përdoret nga bandat e se këtë gjë nuk ia ka përmendur kush.

Edhe deputeti Ervin Salianji, duke folur për mediat, deklaroi se Edi Rama dhe PS do të marrin përgjigjen që meritojnë nga ana e opozitës.

“PS nuk ka asnjë lloj lidhje me fjalën, me ligjin apo zbatimin e rregullores së parlamentit. Edhe një seancë që ishte për Kosovën, PS e përdhosi. PS nuk ka të drejtë që të rrëzojë 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës”, tha Salianji.

Kreu i Grupit Parlementar të PS, Bledi Çuçi në një prononcim për mediat dënoi veprimet e deputetëve të Berishës dhe Bardhit, ndërsa tha se bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore do të zgjidhet me konsensus.

“E dënoj këtë që ndodhi sot në parlament, me bllokime foltoresh, kjo nuk është diçka që i shërben demokracisë. Bashkëkryetari duhet të mbajë të gjithë konsensusin politik. Ne duam që të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Nuk kërkohet konsensusi politik, duke hedhur një letër e duke zaptuar institucionet me dhunë. Është një e drejtë e opozitës për të ngritur komision hetimor, por GJK e ka thënë se nuk është e drejtë absolute. Mënyra si ata e kanë kërkuar, nuk përputhet me ligjin dhe Kushtetutën. Nuk jemi kundër opozitës, por jemi kundër objektit”, tha Çuçi.

Gazment Bardhi deklaroi se opozita do ta bllokojë seancën, derisa PS të reflektojë.

“Kjo situatë është e papranueshme. Janë rrëzuar tre komisione hetimore të kërkuara nga opozita. Na është mbyllur çdo rrugë institucionale dhe normalisht, kur mbyllen rrugët institucionale, jemi të detyruar që të veprojmë në këtë formë. Ne nuk duam, por po detyrohemi të sillemi kështu”, tha Bardhi.

Kreu i PD Sali Berisha kishte edhe një përplasje verbale me Ermonela Felajn. Teksa Felaj ndërhyri në fjalën e Berishës, ish kryeministri i kujtoi asaj se ka zaptuar Proikurorinë me të punësuar nga familja e saj.

“Kush është kjo që flet, duke më penguar mua. Zonja Felaj është një delekuente. Ka bllokuar Prokurorinë, duke punësuar familjarët e saj, duke kthyer shtetin sikur ta kishte të vetin. Ke pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore”, tha Berisha.

Edhe deputeti Erion Braçe foli për situatën në Kuvend, duke thënë se revolta e deputetëve të Berishës dhe Bardhit ka si synim, zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar të PD.

“Janë duke protestuar për Sali Berishën, kanë 30 vjet që bëjnë të njëjtën gjë. Kanë gjithë këta vjet që thonë nuk njohim asgjë dhe duam kryetar Berishën. Ata nuk duan karrige deputeti, duan pushtetin. Ata karriget e ministrave nuk i marrin dot me votë, ndaj shkojnë dhe bëjnë këta veprime”, tha Braçe. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor. /Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit, deputetët ngujohen në errësirë brenda Kuvendit

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Deputetet e PD dhe Adem Jashari

TIRANË- Deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në sallën e Kuvendit, edhe pse aty mungon energjia elektrike dhe seanca u ndërpre pas 20 minutash. Menjeherë më pas socialistët i kërkuan Kuvendit që të përjashtoheshin 26 deputetë të PD, kërkesë e cila u miratua me urgjencë nga Komisioni i Etikës. 

E megjithatë situata në Kuvend ka pasur dhe nota nacionaliste, ku deputetët e PD-së që qëndrojnë të ngujuar kanë zgjedhur që të dëgjojnë këngën e famshme të Shkurte Fejzës për Adem Jasharin, ‘mora fjalë’, e cila duhet thënë se është shndërruar në një himn të dytë për shqiptarët, veçanërisht pas ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare të Futbollit. 


Sali Berisha u shpreh se opozita nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit për përjashtimin e deputetëve, dhe se vetëm tani do të shihet opozita e vërtetë dhe aksioni që ata do të ndërmarrin pa zbuluar më shumë./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

‘Kini durim’, Berisha për rezistencën e opozitës: Deri tani keni parë provat gjenerale

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Berisha duke folur para gazetareve ne Kuvend

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar durim nga gazetarët dhe mbështësit e PD-së për të parë frytet e aksionit opozitar që ka nisur ditën e sotme në Kuvend, me bllokimin e seancës plenare. Berisha tha se seancë pas seance demokratët do të shpalosin aksionin e tyre të rezistencës, derisa të shkohet drejt fitores.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte duke pritur shumë kohë nga opozita që të përfundonte një aksion, Berisha tha se deri tani janë bërë provat gjenerale. Berisha tha se opozita nuk e njeh vendimin e Kuvendit, për të përjashtuar 26 deputetë të opozitës.

“Përfundimi do të jetë fitorja, jo nuk tha njeri që do të jetë djegia e parlamentit, por fikja e dritave nga ana e tyre ishte një akt gangsterësh. Asgjë nuk na përjashton dot ne nga parlamenti, ata mendojnë se na përjashtojnë, edhe 46 po të përjashtohen të jeni të sigurtë që ne nuk dorëzohemi, nuk tërhiqemi. Prisni, durim të keni.

Seancë pas seance, hap pas hapi ne do ju tregojmë këtë. Nuk e njohim vendimin e Kuvendit për të na përjashtuar. Hapat që do të bëjmë do të jenë të sigurta, kjo nuk është një hap sot për nesër, por është një hap sot për fitore. Më parë kanë qenë prova gjenerale”, tha Berisha.

Sipas Berishës, dita e sotme shënon një fillim të ri për opozitën, ndërkohë që e cilësoi Parlamentin fiktiv.

“Kjo ditë shënon një fillim të ri për opozitën, shënon fillimin e qëndresës së saj me të gjitha format e një beteje gjer në mosbindje civile, forma të ndryshme të grevave që duhet të rikthejnë parlamentarizmin dhe votën e lirë. Faktikisht ky Parlament është krejtësisht fiktiv.

Opozita në këtë parlament është një fiktivitet. Janë 6 komisionet hetimore parlamentare që janë refuzuar në shkelje flagrante të Kushtetutës. Janë refuzuar sepse të gjitha çojnë te Edi Rama. është refuzuar hetimi i aferës Rama- McGonigal, është refuzuar hetimi i Ismailit, shpenzimit të 22 milionë euro në më pak se dy vite nga Rama me avion privat.

Nuk është pranuar komisioni hetimor për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse është Rama personalisht që ka shkelur këtë ligj. është refuzuar komisioni për Portin e Durrësit, ku rezulton se prapa Al Alabbar qëndrojnë bosët e drogës me bitcoin. U refuzua hetimi i Ballës dhe Ramës për zhdukjen e TIMS”, tha më tej Berisha. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 26 deputetë të opozitës (emrat)

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste kërkoi mesditën e kësaj të enjteje marrjen e masës disiplinore për 26 deputetët e Opozitës që bllokuan sot Kuvendin dhe zunë karriget e ministrave.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i dërgoi një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, përmes të cilës kërkoi marrjen e masës disiplinore për deputetët si dhe mbledhjen e Sekretariatit për vlerësimin e masës.

Menjëherë pas kërkesës është mbledhur Komisioni i Etikës në Kuvend, dhe është miratuar përjashtimi i deputetëve të opozitës. Sali Berisha nga ana tjetër deklaroi për gazetarët se ky vendim nuk do të njihet nga ana e opozitës.

Lista e deputetëve:

Sali Berisha

Flamur Noka

Albana Vokshi

Xhelal Mziu

Gazment Bardhi

Bledion Nallbati

Edmond Spaho

Saimir Korreshi

Lindita Metaliaj

Ramadan Likaj

Luan Baçi

Lefter Gështenja

Ina Zhupa

Helidon Bushati

Isuf Çela

Asllan Dogjani

Bujar Leskaj

Lodovik Hasani

Tritan Shehu

Greta Bardeli

Dhurata Çupi

Sorina Koti

Kastriot Piroli

Kasëm Mahmutaj

Tomor Alizoti

Qani Xhafaj

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Shkresa
Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Shkresa

Seanca e sotme është zhvilluar mes tensionesh dhe ka zgjatur vetëm 20 minuta. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Vetë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ky është vetëm fillimi i qëndresës parlamentare që pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisin një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën. /Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Pikante nga Kuvendi/ Çuçi flet para gazetarëve, Salianji ‘e ngacmon’

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Salianji dhe Cuci jashte seances

TIRANË- Në seancën e sotme në Kuvend, e cila u mbyll shpejt për shkak të zaptimit të karrigeve të ministrave nga ana e opozitës, nuk munguan edhe momentet pikante, siç ishin fjalimet e demokratëve në rrjetet sociale, apo në terr.

Ndërkohë që një moment pikant është filmuar nga gazetari i Zëri.ai Edon Kuqi në ambientet e jashtme të Kuvendit, teksa ishte duke folur kreu i grupit parlamentar në PS Bledi Çuçi.

Pranë tij është afruar deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili u ka kërkuar gazetarëve që t’i hiqnin mikrofonat, pasi nuk kishte asgjë për të thënë më shumë.

‘Hajde, hajde e bëjmë parlamentin këtu meqë nuk ka parlament, ta bëjmë këtu’, tha Salianji, ndërkohë që Çuçi qëndroi i paprovokuar dhe nuk iu përgjigj demokratit. Pas Çuçit ishte radha e Salianjit për t’iu drejtuar gazetarëve. 

1 VITE ME PARE

Në Komisionin për Zgjedhoren anëtare Duma, Çuçi: Po mirë mo e ndryshojmë, bashkëkryetarin jo!

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Bledi Cuci duke folur per gazetaret

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur pas seancës së Kuvendit e cila u mbyll pas 20 minutash, për shkak se deputetët e opozitës bllokuan sallën, si dita e parë e qëndresës dhe radikalizimit të aksionit të tyre. Shkak për këtë janë rrëzimet e 3 kërkesave për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, që sipas Çuçit do të duhet të disktoheshin në një mënyrë tjetër. Sipas Çuçit, kjo sjellje e deputetëve të opozitës bëhet për halle të brendshme të PD-së dhe kjo për komisionet.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk pranohet ndryshimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku Bardhi ka propozuar zëvendësimin e bashkëkryetarit nga Alibeaj te Bylykbashi, Çuçi tha se fillimisht do gjetur një dakordësi nga të gjitha palët politike, e këtu padyshim që i referohej edhe grupit të Lulzim Bashës. Teksa gazetarët i përmendën faktin se në Komision është ende Grida Duma si anëtare, Çuçi tha me lehtësi, se kjo mund të ndryshohej por jo bashkëkryetari. “Po mirë mo e ndryshojmë, por për bashkëkryetarin na duhet një dakordësi e gjerë, pasi kemi të bëjmë me një komision bipartizan”, deklaroi ish-ministri i brendshëm.

“PD ka hallet e saj që duhet ti zgjidhë brenda saj dhe të mos i transplantojë këtë të Parlamentin e Shqipërisë. Përbërja ndryshohet, bashkëkryetari duhet të mbart të gjithë konsensusin politik. Ne kemi dëshirën që sëbashku të bëjmë më të mirën për Shqipërinë.

Ka një vendim në fuqi për një komision. Kërkohet një bashkëkryetar që të mbart konsensus, jo duke mos pritur përgjigje dhe duke zaptuar platformën e qeverisë. Nuk kanë të drejtë të zaptojnë institucionet me dhunë. Është një e drejtë e opozitës për të ngritur kom hetimore, por nuk është absolute. Mos qenia absolute lidhet ngushtësisht dhe me objektin e komisionit hetimor. Jemi vetëm kundër objektit”, theksoi kreu i grupit të mazhorancës.

“Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD, dhe mënyra se si e kërkoi duke zaptuar duke mos pritur përgjigjen e mazhorancës, duke bërë atë akt të dënueshëm, si mund të kërkojë konsensus një palë politike për një proces që themelin e saj ka koncensusin”, tha deputeti i PS.

Opozitës i janë rrëzuar kërkesat për ngritjen e 3 komisioneve parlamentare, dhe për këtë shkak gjatë ditës së sotme deputetët bllokuan seancë, e cila u mbyll pas 20 minutash. Ndaj tyre pritet që të ketë masa përjashtuese për seancën e javës së ardhshme, pasi Kuvendi ka paralajmëruar mbledhjen e Komisionit të Etikës. /Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Bllokimi i seancës, Bardhi: Më vjen keq që Basha vrapon vetëm kur i duhen votat Ramës

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka dhënë arsyet që sipas tij detyruan deputetët e opozitës që të bllokonin punimet e seancës plenare, që çoi më pas në mbylljen e saj, dhe në heqjen e energjisë elektrike nga salla.

Bardhi tha gjatë fjalës së tij me gazëtarët se lufta e opozitës nuk bëhet as për karrigen e tij dhe as të Sali Berishës, ndërkohë që ripërsëriti thirrjen për Bashës që ti bashkohet aksionit të tyre. Bardhi tha se Basha vrapon në Kuvend vetëm kur i duhen votat Ramës dhe Ballës.

Bardhi: Ashtu siç e kam njoftuar pas mbledhjes së grupit të PD, situate ku mazhoranca e ka përfshirë Kuvendin është anormale. Janë rrëzuaqr 3 kërkesa për ngritjen e Komisioneve Parlamentare pa dhënë asnjë argument dhe sqarim publik. Ka zero argumente për Komisionin për Sistemin TIMS, për Komisionin për koncensionet në Shëndetësi, për zyrtarët që janë në konflikt interesi. Kemi dashur dhe duam që Kuvendi të jetë një tempull ku përplase argumentet.

Në këto dy vite ne jemi marrë më shumë me veten, duke harruar të drejtat e opozitës. Ne do të donim sot që të përballnim ide me kolegët e mazhorancës, mirëpo kur ti opozitës i mbyll çdo rrugë, Kuvendi nuk mund të jetë si një seancë normale. E drejta e opozitës për hetim parlamentar është në Kushtetutë, këto janë arsyet se pse ne sot nuk kemi lejuar që të nisë seanca plenare. Na është mbyllur çdo rrugë.

A nuk është kjo betejë e juaja që të njiheni si kryetar grupi dhe e Sali Berishës për tu legjitimituar si kryetar?

Bardhi: A mund të pyesni socialistët se pse nuk lejojnë Komisionet Parlamentare, fakti që heton prokuroria nuk e ndalon Kuvendin që të ushtrojë funksionin e vetë. Çështja e grupit të PD është një çështje që i takon PD, nuk na intereson ne që të na njohgë mazhoranca, ajo është një tjetër çështje që tregon nivelin se kia shkuar ky Kuvend. Nuk pres që të më njohin socialistët, sepse më kanë zgjedhur kolegët e mi. Letrat që lexon zonja Nikolla për kreun e PD, nuk është një punë që i takon Kuvendit. Ne i bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të marrin sa më parë një vendim për këtë çështje.

Mungesa e Bashës dhe deputetëve të tij

Bardhi: Unë nuk e kuptoj se pse zoti Basha dhe kolegët e tjerë nuk vijnë që të bëjnë betejë me ne për komisionet hetimore. Iu kam bërë dhe iu bëj thirrje që të na bashkohen, e kam parë zotin Basha të vrapojë vetëm kur Ballës dhe Ramës i duhen votat e tij.

Seanca e Kuvendit u mbyll pas 20 minutash, ndërkohë që deputetët socialist u shprehën se e gjitha kjo betejë bëhet për interesa personale të Sali Berishës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Berisha flet në terr nga Kuvendi, Noka: Kthejini nëse nuk doni të digjet salla!

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Sali Berisha ne Kuvend, duke folur pa drita

TIRANË- Pas mbylljes së seancës në Kuvend, shërbimet e Parlamentit kanë hequr energjinë elektrike, duke i lënë deputetët e opozitës në terr. Në këtë moment nuk kanë munguar thirrjet radikale të deputetit Flamur Noka, i cili është shprehur se në rast se energjia nuk do të rikthehej, ata do të shkonin deri aty sa do të digjnin sallën e Kuvendit.

“Nëse nuk doni që të digjet salla, ktheni energjinë elektrike”, është shprehur Noka, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha e vijon fjalën e tij në terr.

“Kjo është dita jonë e parë e përballjes me këta gangsterë është shprehur Berisha. Shqiptarëve iu është vjedhur vota e lirë, dhe është koha që ne tjua kthejmë atë”, ka deklaruar Berisha.

Berisha gjatë fjalës së tij akuzoi Ramën për lidhje të dyshimta, ndërkohë që akuzoi se qeveria që ai drejton ka vendosur vetëm rekorde të zeza për Shqipërinë.

“Fikën dritat dhe u larguan por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë. Në Parlament do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është fiktivitet, Kurrë në 32 vite nuk iu është caktuar përfaqësuesi i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai përfaqëson interesat e tij më të ngushta dhe më të dyshimta me Ramën. Është dita e parë e betejës sonë, e kemi detyrim ndaj jush. Ju votuar me kurajo kundër qeverisë, e cila ka rekordet me të zeza në mjerimin e shqiptarëve, krimin dhe drogën, në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me pasuritë publike e fondet e buxhetit të shtetit, me lidhjet e grupeve të drogës, nga Sinaola në Ekuador, ka rekordet më të zeza në liritë dhe të drejtave të qytetarëve”, tha Berisha mes të tjerave në fjalën e tij.

Seanca e Kuvendit u mbyll pas 20 minutash, ndërkohë që deputetët socialist u shprehën se e gjitha kjo betejë bëhet për interesa personale të Sali Berishës./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për përjashtim. Çfarë ndodhi sot

 

1 VITE ME PARE

PËRPLASJA/Berisha-Felajt: Delinkuente, burrin e ke peng të bandave

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Kuvendi

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është përplasur në Kuvend me zëvendëskryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj. Kjo e fundit kërkoi shtyrjen e seancës 20 minuta pasi deputetët e Opozitës bllokuan karriget e ministrave dhe nuk lejuan zhvillimin normal të rendit të ditës. Por, Berisha replikoi me të. Ai e akuzoi Felajn se ka përdhosur Prokurorinë pasi aty ka punësuar pesë familjarët e saj.

Pjesë nga replikat mes tyre:

Ermonela Felaj: Është e pamundur të zhvillohet një seancë normale në këto kushte. Shtyhet seanca. Do të njoftoheni për seacën e radhës. Do të marrim masa ndaj jush.

Sali Berisha: Kush po flet aty? Ti, ti aty, Felaj….Bërtisni sa të doni, por unë po komunikoj me qytetarët dhe me britmat tuaja nuk shuani dot kurrë zërin tonë. Nuk është parlamenti, Prokuroria e Tiranës, ti je turpi i Shqipërisë, ti je turpi i Ballkanit, je turp i Europës. Ti ke përdhosur institucionin duke futur pesë familjarë tu në prokurori. Ja, kjo që flet, kjo delinkuente që flet këtu, ka pasur burrin peng nga bandat se i kishte gjobitur kur ishte prokurore. Kjo delinkuente që flet këtu ka pesë familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës, kjo bën ligjin. Shko në Prokurorinë e Tiranës e shih katër Felaj. Nuk ka turp më të madh. Ka gojë me folë ajo. Po flasim këtu. Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, komisioni tjetër parlamentar që nuk u lejua është komisioni për Butrintin, vjedhja më e madhe që mund t’i bëhet këtij kombi. Në Parkun Kombëtar, një mrekulli e vërtetë natyrore, arkitekturore, arkeologjike, vetëm e vetëm që Edi Rama me mafien dhe drogën e tij, ta mbulojë atë. Së treti, komisioni parlamentar për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit. I shihni ju këta zotërinj, nga Edi Rama e poshtë, të gjithë janë lukunia e tenderave, e prokurimeve, janë lukunia e pangopur e vjedhjes së taksave tuaja. Prandaj nuk e lejojnë komisionin, sepse i kanë familjarët të pasuruar palë-palë me mundin, djersën dhe paratë tuaja. Këta nuk lejojnë komisionin e hetimit të TIMS, operacionin më kriminal dixhital që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. I kryesuar nga Taulant Bego Yaris, që ka kryer vetë 54 udhëtime me Edmond Begon, me pasaportën diplomatike të parlamentit, për t’i fshehur atij ngarkesat e drogës në mbarë Europën. Komision tjetër parlamentar ishte komisioni i patronazhistëve. Qytetarët duhet ta dinë se sot nisim qëndresën tonë në këtë sallë, për t’u ndalur deri në triumfin e Kushtetutës, ligjit dhe votës së lirë të shqiptarëve.

Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare. Kjo është nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën. Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

1 VITE ME PARE

Shtyhet seanca, Felaj-deputetëve të Opozitës: Do marrim masa për të gjithë ju!

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare ka zgjatur vetëm 20 minuta. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka shtyrë seancën pasi deputetët e Opozitës kanë bllokuar dhe zënë vendet e ministrave. Ajo është shprehur se gjithashtu do të kërkojë marrjen e masave për të gjithë opozitarët që kanë shkelur rregulloren e Kuvendit.

“Do merren masa për të gjithë ju. Shtyhet seanca. Do të njoftoheni për seancën e radhës,”- tha Felaj.

Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare. Kjo është nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën.

Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

1 VITE ME PARE

Zaptimi i Kuvendit nga opozita, Braçe: Ata nuk duan karrigen time, duan karriget e ministrave

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Erion Braçe duke folur për gazetarët

TIRANË- Është ndërprerë seanca në Kuvend pasi deputetët e opozitës kanë zaptuar karriget e ministrave. Për deputetin Erion Braçe e gjitha kjo bëhet për të marrë me dhunë karriget e ministrave, që në fakt sipas tij opozita ka dështuar në disa palë zgjedhje, që t’i marrë me votë.

I pyetur nga gazetarët se pse mazhoranca ka rrëzuar të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare, Braçe nuk e dha një përgjigje, por tha se e gjithë protesta bëhet për interesa të ngushta të drejtuesve të PD.

Braçe: Kanë 33 vite që bëjnë të njëjtën që, protestojnë që Berisha të mos jetë non grata në SHBA, dhe të njihet nga Europa si kryetar i PD, po ne si tia bëjmë që nuk duam të njohim asnjërin. Po të ishte për karrige deputeti, ato i kanë ata, ata duan karrige pushteti, por ato në fakt nuk merren me votë. Këta të Lulit nuk kanë ardhur fare. Ajo njëra, Albana Vokshi është e tmerrshme fare, ka zënë vendin e kryetares së Kuvendit. Ata na kërkojnë që ne të njohim Sali Berishën si kryetar PD, ndryshe do të vetëflijohen këta.

Seanca e Kuvendit u mbyll pas 20 minutash, ndërkohë që deputetët socialist u shprehën se e gjitha kjo betejë bëhet për interesa personale të Sali Berishës, pas shpalljes së tij "non grata" nga SHBA./Zëri.ai 

1 VITE ME PARE

Berisha futet live në FB, por s'e lënë të flasë: Pusho ti Çuçi dhe ju të tjerët, se do ju nxjerr jashtë fare

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Bledi Çuçi dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që deputetët e Opozitës kanë zënë vendet e ministrave, Berisha ka deklaruar se ky është vetëm fillimi i rezistencës së Opozitës. Nga ana tjetër, maxhoranca që është e pranishme në Kuvend, ka nisur të ‘protestojë’. Një prej tyre, që kërkoi të ulet në vendin e tij ishte edhe Bledi Çuçi, të cilit iu përgjigj vetë Berisha.

Ai ishte dhe live në Facebook dhe u dëgjua teksa i kërkoi Çuçit të pushonte e të mbante qetësi, përndryshe do ta nxirrte jashtë salle. 

"Ti Çuçi aty, do pushosh. Pushoni ju aty, pushoni se do t'ju nxjerrim jashtë fare. A merr vesh ti Çuçi? Pusho!"- thotë Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore. Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare. Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën. Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA. McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.

Sot Kuvendi ka nisur me tensione. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare. Kjo është nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën.

Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Opozita bllokon Kuvendin, deputetët ulen në vendet e ministrave

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend nis me tensione. Deputetët e Opozitës janë futur në sallë dhe janë ulur në vendet e ministrave. Në këtë mënyrë po pengojnë dhe nisjen e seancës plenare.

Opozita ngujohet 5 orë në Kuvend: Nuk njohim vendimin për
Kuvendi

Kjo siç duket është edhe nisja e qëndresës parlamentare që vetëm pak ditë më parë u paralajmërua nga Opozita. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shprehën se të gjithë bashkë duhet të mbajnë një qëndrim e të nisim një betejë edhe nëse kjo gjë përfshin përplasje me maxhorancën.

Vendimi erdhi pas përjashtimit të deputetëve që është pasuar nga rrëzimi i kërkesave të tyre, për të ngritur Komisione Hetimore, si dhe mospranimin për të ndryshuar anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Poll

MOS HUMB