Mbyllet seanca e sotme për Gërdecin, data kur do të mbahet gjyqi i radhës

TIRANË – Është mbyllur seanca e mbajtur sot për tragjedinë e Gërdecit, ku i pandehur është ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Pasi dëgjuan dëshmitarët e targjedisë, gjyqtarët vendosën që seanca e radhës të mbahet më 27 tetor, në orën 12:00. Çështja ndaj ish-ministrit Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.
Sot, 14 dëshmitarë kanë follutr në seancë gjyqësore, nga 71 persona, që janë gjithsej, në cilësinë e dëshmitarit, në këtë proces.
Ndër dëshmitarët që kanë folur sot ka qenë edhe ish roja i fabrikës, Fejzi Shehu, që tha se një zjarr i madh ra në fabrikë atë ditë të marsit 2008.
Edhe djali i njërës nga viktimat, Vasil Laçi dha detaje nga ngjarja, ndërsa tha se ka punuar në fabrikën e Gërdecit, që 14 vjeç.
Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008, ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës./Zëri.ai/
Dëshmitarja e tragjedisë së Gërdecit: Flaka nisi në vendin që dërgonim barutin

TIRANË – Dëshmitarët e tragjedisë së Gërdecit vazhdojnë që të japin detaje, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur vite më 2008.
Një prej dëshmitareve, Drita Cani, ka shpjeguar sesi punohej në fabrikë. Ajo tregon se nuk kanë pasur kontrata pune.
“Në fabrikën e demontimit të armëve, kam nisur punë në qershor të vitit 2007. Kam punuar për 4-5 muaj. Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, sepse isha operuar. Ka qenë në punë vajza ime. Në atë fabrikë, kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, por kishim një përgjegjës, që e kishte emrin Vangjel.
Ne na kishte punësuar një person që e kishte emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë dhe familjarët e mi merreshim me demontimin e predhave. Ne i shkarkonim nga kamionët, hapnim arkat, dhe më pas me mjete të ndryshme si sqepar e dalta, hiqnim diabolat dhe me çekiç, nxirrnim barutin. Pasi bëhej ndarja, predhat largoheshin me fadroma, ndërsa baruti futej me thasë e dërgohej në magazina. Mua më kanë thënë se flaka ka nisur nga magazina, ku mbahej baruti”, ka deklaruar dëshmitarja Drita Cani.
Drita Cani tha se puna ishte e rrezikshme, por besonte se shteti do e mbronte. Ajo shton se Fatmir Mediun nuk e ka parë asnjëherë dhe as ushtarakë në fabrikë nuk ka vërejtur ndonjëherë.
SPAK ka rihapur çështjen e Gërdecit, duke marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në shpërthimin e Gërdecit, ndërruan jetë 26 persona./Zëri.ai/
Humbi të ëmën në shpërthimin e Gërdecit, Laçi: Mamaja mbeti brenda fabrikës

TIRANË- Vasil Laçi, që ka humbur të ëmën në shpërthimin e Gërdecit më 2008, ka deklaruar se në kohën që ka ndodhur shpërthimi ka qenë 15 vjeç.
Laçi deklaroi për Euronews se punën e ka nisur në vitin 2007 dhe se më pas kishte marrë në të njëjtën punë mamanë dhe babain. Ai tregon se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, të gjithë u përpoqën të ikin, por se mamaja e tij mbeti brenda.
“Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat dhe në këtë kohë unë mora në punë mamin e babin. Ndodhi më pas shpërthimi. Mami e babi mbetën brenda. Mamin e dërguan për Itali, ku ndërroi dhe jetë pas 10 ditësh. Babi qëndroi 9 muaj në gjendje kome.
Ikëm më vrap. Pamë një flakë që shpërtheu. Isha 14 vjeç kur u punësova. Nuk më kërkuan as dokumente, asgjë. Kur bëra gjyq për dëmshpërblimin, kisha gjyqtare gruan e Azem Hajdarit, më tha kush të tha të punosh. Pse ike në punë më tha? Isha nevojtar, i kam thënë. I kam thënë se kisha nevojë për para dhe se shteti vetë na ka lejuar të punojmë”, tha 31-vjeçari.
SPAK ka rihapur çështjen e Gërdecit, duke marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në shpërthimin e Gërdecit, ndërruan jetë 26 persona./Zëri.ai/
‘Gërdeci’, dëshmia e rojes në fabrikë: Flakët u përhapën me shpejtësi

TIRANË – Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Gërdec, më mars 2008.
Mes personave që kanë dëshmuar në gjyq, ka qenë edhe roja zëvendësues i fabrikës së demontimit të armëve, Fejzi Shehu.
“Unë kam qenë roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit të armëve, aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën kur ka ndodhur shpërthimi, kam qenë në punë. Isha te porta kryesore, kur më ka ardhur një familjar i një personi, që më kërkoi ushqim.
Kam hyrë brenda dhe kam parë një karrocë që kishte marrë flakë. Zjarri po përhapej me një shpejtësi të madhe, nga baruti në fabrikë. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë shtetasin Qemal Deliu, që dilte e hynte me leje të përgjegjësit. Emrin e Deliut e kam pësuar më vonë’, ka thënë roja.
SPAK ka rihapur çështjen e Gërdecit, duke marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në shpërthimin e Gërdecit, ndërruan jetë 26 persona. /Zëri.ai/
Dosja 'Gërdeci'/ Nis procesi i gjykimit në GJKKO, Feruzan Durda 'përplaset' me avokatët e Mediut

TIRANË- Ka nisur procesi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen "Gërdeci", në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë por u përfaqësua vetëm nga avokatët.
Mësohet se në seancë janë pyyetur dëshmitarët. Feruzan dhe Zamira Durda, prindëroit e 8-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve janë përplasur me avokatët e Mediut.
Ata kanë deklaruar sëroish se djali i tyre ka humbur jetën si pasojë e një krimi shtetëor.
Për çfarë akuzohet Fatmir Mediu
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Mediu mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes në kohën kur të shtuën e 15 marsit të vitit 2008 shpërtheu fabrika e demontimit të armëve në Gërdec. Asokohe ai u largua detyra por nuk "shpëtoi" nga drejtësia. Sipas Prokurorisë së Posaçme Fatmir Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'.
Tragjedia që la pas 26 viktima
Mesditën e 15 marsit të vitit 2008 vendi do të tronditej nga një shpërthim i fuqëishëm në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Shpërthim që la pas 26 viktima, mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur rëndë dhe qindra të lënduar. Për shkak të shpërthimit të fortë 3000 banesa u shkatërruan ndërsa dhjetra banorë vuajnë ende sot pasojat e atij shpërthimi./Zëri.ai