LIVE UPDATES

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për të vrarë njeriun e Bajrave, bazë municionesh në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit

➤Krahu i djathtë i Licëve, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim, si bashkëpuntorë në masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja humbën jetën, ndërsa shënjestra Erogen Vaso, vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç dhe një kamariere mbetën të plagosur. ➤Barush Bregu, i njohur edhe me emrin Bajram i ka siguruar armët dhe mjetet e nevojshme për atentatin, Ragip Gilës. ➤Ndërkohë armatimet, dronë të shumtë, municione e maska, janë gjetur në një shtëpi të braktisur në Kiras, lagjen ku banojnë Licët. Banesa rezulton në pronësi të një zonje që jeton në Turqi, hallës së Ibrahim Licit, të shumërkuarit nga policia. ➤Objektivi, anëtar i Bajrave, në kërkim një person i implikuar i Licëve dhe një bazë me armë në Kiras-këto elementë kanë çuar hetuesit drejt pistës së përplasjes mes dy fiseve në armiqësi prej vitesh me njëra-tjetrën në Shkodër, Bajri-Lici.

4 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

I mbijetoi masakrës së Shkodrës/ Zbardhet dëshmia e Erogen Vasos, rrëzon alibinë e Ragip Gilës! Ja çfarë dyshon policia

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për
Ragip Gila-Erogen Vaso

SHKODËR- Erogen Vaso (Brajoviç), i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit të djeshëm në Shkodër, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë në ambientet e spitalit të Traumës. Ai ka dëshmuar para grupit hetimor se nuk e njeh Ragip Gilën (autori i ngjarjes), dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. 

Erogen Vaso: Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet.

Ndërsa në një reagim nga rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, Vaso nuk e përmendi në asnjë moment autorin 29-vjeçar. Në reagimin e tij, ai ka shpreh ngushëllimet për dy viktimata, dhe më pas ka vijuar me informacinon në lidhje me aktivitetet në biznese dhe pjesëmarrjen në futboll.

Mirëpo, dëshmia e tij ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila. Ky i fundit pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë, ndërsa deklaroi se Vaso ishte objektivi i tij i vetëm. Ndërkohë, policia dyshon se vrasja është me pagesë.

Ragip Gila: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të...

Erogen Vaso Brajoviç, i cili mbijetoi atentatit që ndodhi dje në mes të Shkodrës, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi)

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, ku 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa Erogen Brajoviçku i cili ka qenë shënjestra e atentatit, mbeti i plagosur.  

Ndërkohë, autori 29-vjeçarë u arrestua gjatë një tentativë për t'i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. 

Por kush është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç?

43-vjeçari rezulton një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). 37-vjeçari, një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” pasi akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit. Emri i tij doli në dritë nga përgjimet e zbardhura të aplikacionit "SkyECC", si pjesë e grupit Bajri në Shkodër. Në mesazhet e shkëmbyera mes tyre, kuptohet se autorët e kanë kryer vrasjen për "llogari" të biznesmenit tashmë të zhdukur, Ervis Martinaj. Si shkëmbim, Martinaj do të hiqte qafe Kleant Musabelliun, por fatmirësisht kjo e fundit nuk arriti që të realizohej kurrë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Në kërkim për masakrën e Shkodrës/ Kush është Bajram Bregu, krahu i djathtë i Licëve? 'I forti' që akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për
Foto ilustruese

SHKODËR- Barush Bregu alias Bajram Bregu është shpallur në kërkim nga policia për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila. Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim pasi akuzohet se kanë siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e tjera për kryerjen e atentatit në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kaceri.

39-vjeçari Barush Bregu do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

Por kush është Barush Bregu?

Bregu është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë. Në 2016 Bregu është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov. Në maj të 2019 Bregu u arrestua pasi ishte shpallur ne kerkim per disa akuza te renda.

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për
Barush Bregu alias Bajram Bregu

Krahu i djathte i Licëve

Barush Bregu alias Bajram Bregu që njihet si 'i forti' i Shkodrës, rezulton krahu i djathtë i Ibrahim Licit, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars të këtij viti dhe pjesëtar i familjes Liçi të cilët janë në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri edhe këto të fundit të arrestuar që në shtator të vitit të kaluar.

Policia dyshon se Barush Bregu ka ndihmuar shokun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali por edhe në ngjarje të tjera kriminale. Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. 

Vitin e kaluar gjatë ndjekjes nga policia e Shkodrës, Bregu arriti që t’i shpëtojë ndërsa përplasi me mjetin e tij dy patrulla të policisë duke i shpëtuar ndjekjes. Gjithashtu, një vit më parë emri i Barushit u përmend edhe në atentatit ndaj Elis Rroshkodolit, i cili u qëllua me breshëri me armë teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Në atentatin mafioz, u zbulua e shkuara kriminale e Rroshfordit, ku përsëri në skenë doli emri i Barush Bregut. Bëhet fjalë për një plagosje të ndodhur në vitin 2010, ku Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.

Ndërsa tashmë, Bregu rezulton i pëfshirë edhe në masakrën e djeshme ku mbeti i vrarë në vend Armando Palo dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Roli i tij ishte ai i bashkëpunëtorit, i cili së bashku me një 17-vjeçar kanë siguruar kushtet dhe mjetet e nevojshme për autorin Ragip Gila, për të kryer vrasjen.

Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Masakra e Shkodrës/ Ragip Gila nuk veproi i vetëm, në kërkim dy bashkëpunëtorët! 'Bastiset' banesa me municion luftarak

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për
foto nga policia

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga masakra e djeshme në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim dy persona, Barush Bregu 39-vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se i kanë siguruar armët autorit të ngjarjes. Nga hetimet, policia ka zbuluar edhe një banesë në lagjen “Guerrile”, që është përdorur nga autori dhe bashkëpunëtorët, brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Ndërkohë, autoritetet janë duke punuar për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.  

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.    

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

U sekuestruan:    

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;        

 -automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.    

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. 

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, ku 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa Erogen Brajoviçku i cili ka qenë shënjestra e atentatit, mbeti i plagosur. 

Ndërkohë, autori 29-vjeçarë u arrestua gjatë një tentativë për t'i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. Në dëshminë e tij, Guli ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

Nga ana tjetër, 43-vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit ndodhet në spitalin e Traumës, nga ku ka bërë edhe një reagim ku thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal ndërsa kërkon që të zbardhen sa më shpejt motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

Me skafandër në kokë dhe armë në dorë, del foto e Ragip Gilës pas masakrës në Shkodër

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për
Autori Ragip Gila

SHKODËR- Kjo është fotoja e autorit Ragip Gila menjëherë pas masakrës me dy viktima dhe dy të plagosur që tronditi qytetin e Shkodrës mëgjesin e djeshëm. Siç shihet në foto, Guli duket një skafandër të bardhë në kokë, teksa në dorë mban armën me të cilën kreu krimin. 

Saga e përgjakshme mes 2 fiseve!? Barusha siguroi armët për

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, 8 shtator, ku 29-vjeçari Ragip Gila hapi zjarr në një lokal pranë Bashkisë së Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviçku ishin duke pirë kafe. Por breshëria e plumbave kapi 5 persona, mes tyre kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje. I vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërsa Erogen Brajoviçku i cili ka qenë shënjestra e atentatit, mbeti i plagosur. 

Ndërkohë, autori 29-vjeçarë u arrestua gjatë një tentativë për t'i ikur policisë, ku u aksidentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. Në dëshminë e tij, Guli ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

Nga ana tjetër, 43-vjeçari Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit ndodhet në spitalin e Traumës, nga ku ka bërë edhe një reagim ku thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal ndërsa kërkon që të zbardhen sa më shpejt motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB