LIVE UPDATES

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë në 2025! Dorëhiqet Lindita Nikolla

➤ Pas dakordësisë PD-PS, Kuvendi miratoi me 106 vota pro dhe 2 kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor➤ Ndryshimet kanë hasur në kundërshtinë e një pjese të deputetëve të opozitës, si dhe partive të vogla, të cilët e kanë quajtur një pazar marrëveshjen, që sipas tyre nuk i mundësojnë shqiptarëve listat e hapura dhe votën e emigrantëve. ➤ Në mesin e kundërshtarëve me të mëdhenj të këtyre ndryshimeve ishin Lulzim Basha, Dash Sula, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Dashamir Shehi apo Fatmir Mediu. ➤Para seancës së sotme është dorëzuar dhe një amendament shetësë, që është propozuar kryesisht nga deputetet gra. Ato kërkojnë respektimin e kuotës gjinore, ose më konkretisht që nga rirenditja e listës pas votës, 1 në 3 fitues, të jetë një grua. ➤ Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Damian Gjiknuri iu përgjigj akuzave të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili pretendon se drafti i ri është thjesht një "pazar" mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. ➤ Gjiknuri sqaroi se nuk ka asgjë të tillë duke përmendur se edhe vetë Basha ishte pjesë e tryezës por nuk solli asnjë propozim konkret. ➤ Ndërkohë Lindita Nikolla ka njoftuar në mënyrë të papritur largimin e saj nga detyra e Kryetares së Parlamentit në seancën e fundit plenare të këtij sesioni. ➤Sot po ashtu u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër raporti i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS.

21 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Ervin Salianji

TIRANË- Pas punës 4 mujore hetimore në Komisionin Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës. Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport, ndërsa ai i PS u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër u miratua në Kuvend.

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit. Për deputetin e PD, hetimi parlamentar duhej të ishte zgjatur edhe me dy muaj të tjerë.

'Dy raportet kanë verifikuar, emërimet e paligjshme të drejtuesve të lartë policisë, ndërhyrjet në sistemin TIMS, vjedhjen e tw dhënave të TIMS, manipulimin e të dhënave, dhënien e të dhënave grupeve kriminale, mbrojtjen e paligjshme që bën PS për tim, aksesin e paautorizuar të njerëzve që s’kanë punë me TIMS. Njerëz në byrektore aksesojnë TIMS,. Për çfarë persona të caktuar fshihen nga TIMS. Pavarësisht se futen emrat, është sikur nuk ka ekzistuar. Do ta çojmë në SPAK për ta hetuar, kush është ky njeri që ka fuqi të bëjë baske dy ministra të brendshëm, drejtuesit e lartë, që të bëjnë emërime të paligjshme, të bëjnë ca i do qefji. Dini gjë kush e ka këtë fuqi? Prandaj duhej hetimi edhe dy muaj të tjera", tha Salianji. 

10 MUAJ ME PARE

Kuvendi voton paktin PD-PS, emigrantët votojnë në 2025!

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Votimi në Kuvend

TIRANË-Pas dakordësisë PD-PS, Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Vullnetin tyre kundër projektligjit të Kodit Zgjedhor e shprehën Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, të cilët votuan kundër. Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor.

Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas hapjes së procesit të regjistrimit nga KQZ aplikon në mënyrë individuale për regjistrim në listën e këtyre zgjedhësve. Votat e tyre do të dërgohen me postë dhe këtë parashikohet në kod se KQZ përzgjedh me procedurë të hapur një operator postar me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar që siguron postë të shpejtë.

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion u miratua dakordësimi mes mazhorancës dhe opozitës për lista të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

PS dhe PD parashikohet të dorëzojnë në KQZ dy lista; listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

10 MUAJ ME PARE

Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit: Po largohem për arsye shëndetësore

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Lindita Nikolla

TIRANË- Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit. Nikolla është shprehur se shkak i largimit të saj nga posti është një situatë shëndetësore.  

Lindita Nikolla: E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare!  Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon. Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.  Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.  Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.  Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare.  Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.  Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap. Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap.  Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.  Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë.  Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.

/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Gjetjet e Komisionit të TIMS, Salianji: Sulmi i parë u mbajt i fshehtë, të dhënat janë 'online'

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Ervin Salianji

TIRANË-Deputeti i PD Ervin Salianji ka raportuar para Kuvendit për punimet e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, i cili u kryesua nga ai. Salianji u shpreh se gjatë punimeve të komisionit pati pengesa të tjera, ndër të cilat përmendi refuzimin e Këshillit të Ministrave për të vënë në dispozicion informacionet e kërkuara. Deputetit nënvizoi se gjithashtu nga ana e socialistëve, u refuzua thirrja në komision e kryeministrit Edi Rama, si edhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi.

“Kërkuam edhe dy muaj hetime shtesë për t’I shkuar në fund hetimeve të komisionit, por u refuzua nga PS pa justifikime të arsyeshme. Gjatë hetimit parlamentar Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara, anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin kryeministrin Rama për të dëshmuar, edhe pse emri i tij u përmend si person që kishte dijeni. Po ashtu refuzuan thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi duke përdorur forcën e kartonit. Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme., Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës. Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit. Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se njoftimi i parë për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 14:51 të datës 02.08.2023 nga shefi i Sektorit të Serverave, zoti Ardit Muço, i cili iu është përcjellë drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit. Më pas njoftimi i dytë ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 22:54 të datës 02.08.2023, ku krahas drejtuesve të Policisë së Shtetit, janë informuar mediat dhe drejtuesit kryesorë të shtetit, përfshirë Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Megjithë njoftimet e marra nga Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 02.08.2023, datë në të cilën ka filluar edhe ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi institucional ka ardhur vetëm ditën e nesërme në datën 03.08.2023. Deklarimet e zotit Balla, zotit Rrumbullaku dhe zoti Veliu sa i përket marrjes dijeni dhe komunikimeve me njëri-tjetrin janë kontradiktore dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën. Nëse reagimi do të kishte qenë në kohë, ndërhyrja e filluar në orën 18:00 të datës 02.08.2023 dhe e shtrirë deri në orën 02:00 të datës 03.08.2023, mund të ishte parandaluar”, u shpreh Salianji.

10 MUAJ ME PARE

TË GJITHA ZËRAT kundër Reformës Zgjedhore brenda opozitës, thumbi i Gjiknurit: Problemin e keni me veten

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Kuvendi i shqiperise

TIRANË- Prej paradites së sotme, në një seancë maratonë që pritet të zgjasë deri në mesnatë, në Kuvendin e Shqipërisë janë duke u diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që më së shumti janë kthyer në një ‘mollë sherri’ brenda vetë opozitës. Hapja e pjesshme e listave, por edhe mungesa e një reforme të thellë, dhe moszbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR ka bërë që në radhët e opozitës, e cila prej kohësh është e ndarë në fraksione, të ketë përplasje në seancën e sotme, por edhe akuza për pazar.

Për socialistët mbrojtjen e ka bërë Damianj Gjiknuri, i cili mund të konsiderohet pa frikë një ekspert i Zgjedhores, që ka bërë vit pas viti që socialistët të marrin gjithçka kanë dashur nga Reformat, e përkthyer më pas në rezultate të favorshme për kampin e majtë. Zërat kundër, përveç Lulzim Bashës erdhën dhe nga deputetë që më herët kanë qenë pranë grupit të Berishës, si Asllan Dogjani, Bujar Leskaj Dash Sula, apo aleatët e partive të vogla Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi.

Pretendimeve të një grupi të opozitës, Gjiknuri iu përgjigj duke thënë se problemin duhet ta gjenin në mesin e tyre, dhe jo te socialistët, dhe se në objektivën e tij, opozita i ka të gjitha kushtet që të futet në garë dhe të pretendojë madje fitoren një zgjedhjen e ardhshme.

"Gaboheni rëndë. U munduam për të realizuar një reformë gjithëpërfshirëse, ku shumë prej jush ishit pjesë madje me të drejta të plota në tryezë por nuk sollët asgjë konkrete, vetëm propozime që forconin pozitën tuaj politike, ose mbijetesë ose në kurriz të grupimeve të ndryshme politike që përfaqësoni në opozitë. Kjo është puna juaj e ne nuk bëhemi palë, por ne ofrojmë si maxhorancë gatishmërinë për kompromis politik në të mirë të Shqipërisë e mbështetje që zgjedhjet e radhës të jenë më të mira” tha Gjiknuri.

QËNDRIMET KUNDËR

FATMIR MEDIU- Do diskutoj një çështjen që është jashtëzakonisht e rëndësishme! Do të ishte e padrejtë, jo transparente që për shkak të pazareve apo marrëdhënieve tërësisht okulte, sot të kalojë pa asnjë lloj debati, ose debat sipërfaqësore ndryshime të Kodit Zgjedhor që shqiptarët kanë pritur shumë më tjetër, shumë më ndryshe që të paktën ky Kuvend mblidhet për herë të parë të arsyetojë se si duhet të garantojë të drejtat e shqiptarëve për të votuar. Do të ishte absurde që ne të nxitojmë për të bërë ndryshime që nuk kanë të bëjnë aspak me zgjedhjet, aspak me lirinë e votës, por me disa marrëdhënie që nuk do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve për 2025.

Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jofunksional dhe pa asnjë marrëdhënie e cila nuk ka asnjë lloj transparence, është në interes të Kuvendit e shqiptarëve të dijë se çdo të bëhet me zgjedhjet. Nëse shkojmë në ndryshime preferenciale kjo do të dëmtojë procesin zgjedhore dhe nuk do t’i shërbejnë zgjedhjeve të lira. Ky Kuvend nuk punon thjesht për ata që janë të punësuar këtu, por për interesat e shqiptarëve. Të shtyhet diskutimi i ndryshmeve në Kodin Zgjedhor sepse është i padrejtë.

BUJAR LESKAJ- Kodi zgjedhor në fuqi i hartuar nga Rama me moslejimin e koalicioneve është në dëm të opozitës nëse ne votojmë këtë kod ne certifikojmë ndryshimet e paligjshme që u bënë në dëm të opozitës. Nëse e votojmë këtë ne shërbejmë si noterë Ramës.  Sistemi me lista të mbyllura u vendos se krijon stabilitet dhe nuk lejohej që të futen persona me precedent penal në lista si kandidatë, por kjo u rrëzua pasi Rama futi në Kuvend persona me precedent penal.  PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën.

ASLLAN DOGJANI- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të mirëpritura nga ne, por kur sheh ndryshime 1/3 të mbyllura dhe 2/3 të hapura shumëzohen me zero dhe s’kanë vlerë, sepse emigrantëve nuk u jepet mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ata me lista të mbyllura i emëron partia. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve Rama ka qëllim të kontrollojë deputetët e tij, ti ketë vetëm për të ngritur dorën sa herë ai do, pa menduar për qytetarët shqiptar, duke marr peng Shqipërinë. Këto ndryshime nuk do të motivojnë kandidatët që të angazhohen në fushatë. Kandidatët në listat e mbyllura mund të vendosen në bazë të lidhjeve farefisnore dhe jo në bazë të meritës, eliminohet gara dhe konkurrenca.

DASHNOR SULA- Jam i lumtur që marr pjesë në këtë ceremoni martesore mes PS dhe PD, por më vjen keq që na mungon kryeministri dhe një pjesë e ministrave. Ty zoti Gjiknuri, që the se nuk kishe me kë negocioje, të jap të drejtë, se njëherë bashkëpunove me njërin dhe me tjetrin. Jam njeriu më i lumtur nëse këtë sallë do të kishte 100 deputete gra. Në këtë sallë, jemi unë dhe zoti Balla, që mbajmë mend marrëveshjen e vitit 2008, e kam thënë atëherë dhe e them dhe tani, që ajo marrëveshje ka qenë e turpshme. Dinjitetin nuk e kam çuar përtokë, nënshkruan një marrëveshje as 40 ditë pas tragjedisë së Gërdecit.

Premtuan se nuk do të vinin në parlament të fortët dhe kriminelët, ndërkohë që erdhën dhe vrasësit me pagesë. Ky është sërish morali në vitin 2024? Do kesh dhe nga ato që janë burra, por do kthehen në gra në 2025, ti gëzosh! Kam një pyetje nëse na ndjek zoti Rama, çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës, çfarë vaksine i ke bërë, të gjithë demokratët kishin shpresë që ne të vinim në pushtet në vitin 2025. Zoti kryeministër të lutem, të përgjërohem, mos dil fare në zgjedhje vitin e ardhshëm, se i ke të fituara, të paktën të mos fitosh shumicën e cilësuar.

DASHAMIR SHEHI- Nuk ishte as formë, jo Reformë. Ata që deri dje me flakadanë bënë një betejë të madhe që s’u kuptua për çfarë u bë, si duket u bë për këto marrëveshje që janë këtu, tani janë bërë shumë të qetë, të arsyeshëm për kushtetutën, shqiptarët, fjalët bosh. Ky sistemi zgjedhor prodhon zgjedhje të këqija, korrupsion, ky sistem i ndërtuar në vitin 2008. Ti më mbron mua, unë të mbroj tu, mbrojmë interesat e përbashkët politike. Ky sistem e korrupton pushtetin, i uli vlerën Kuvendit, e bëri shërbëtor të qeverisë. E bëri kryeministrin kancelar të vendit. Ai shumë i keq ishte, ky që bëhet sot është edhe më i keq. nëse ai në 2008 ishte hipotetik, ky pas 165-16 viteve dihet se çfarë ka riprodhuar. E para, i kemi mbyll derën rinisë për tu marrë me politikë, partitë e veta, alternativën e vet. Me këtë sistem është vënë me ligj një barazh elektoral për t’i përzënë nga beteja elektorale.

Çfarë bën ky sistem sot, në Gjirokastër duhen 30% e votave për tu fut deputet, në Durrës, Fier, duhen 10% e votave. E dyta i ke heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedh deputetin. E treta po me ligj votat i numëron t’i të atyre që janë rivalët e tu, të dy partive të mëdha. Kjo është një sajesë e përdorur nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend më ta lëshojë. Po i drejtohem kolegëve opozitar, po ju ca po mbroni, se këta mbrojnë pushtetin e vet. Ju ca mbroni, përveç një mandati. Një sistem që pala tjetër projekton fitoren. Për një listë gjynahqarësh. Ca vlere ka kjo për ne të opozitës, ca avantazhi i shton ky ligj opozitës. Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, nuk fluturojnë, se në kafaz është ngrohtë pi ujë dhe hanë fara. Kush e mban veten për trim, bën mirë të mos bëjë trimëri të kota, e mos ta votojë këtë ligj, turpi është i opozitës, i joni ka për të mbet. Votojmë një ligj për të shpëtuar disa burokratë partie nuk e votoj këtë ligj, shih vetëm dy gjëra pozitive, vota e emigrantëve. Mos e bëni këtë turp për opozitën, por të jemi edhe në bashkëfajtor në këtë ligj të tillë, kjo s’do më pëlqente.

FLUTURA AÇKA- Thoni se gjasme 18 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë do të votojnë, kjo është vetëm një mbërtheckë. Po i bëni minim demokracisë. Nuk na duhet një kod i arnuar, na duhet një kod total që të mos kemi më probleme dhe të mos e bëjmë çdo 4 vite. Ky sot do të quhet kodi i turpit. Më vjen keq që kjo opozitë, këtij kryeministri që e ka shpërfillur, po i jep mandatit e katërt. Opozita me ju t’i përulet kësulës së kryeministrit dhe të çirret nëpër ekrane sikur po mendon për shqiptarët. S’kam keqardhje që sot do të votoni kundër meje, por mos harroni që i jepni shembull atyre që duan të hyjnë në parlament, ju u thoni se ky parlament është strofulla e njerëzve që mendojnë vetëm për pushtetin e vet. Populli ju dënoftë për këtë kod të shëmtuar që po votoni sot.

ENKELEJD ALIBEAJ- Do mbahet mend kjo seanca e sotme. Sot është momenti të thuhet e vërteta. Këta deputetë sot janë në konflikt interesi, po përcaktojnë karrigen e deputetëve për zgjedhjet e 2025. Secili nëse ka pak moral, duhet të largojë duart nga interesi vetë.

I është dhuruar Ramës mandati i katërt qeverisës. Edi Rama, që me votimin që do të bëhet sot, merr qeverisjen e katërt. Sot nuk ka më opozitë, është arritur bashkëqeverisja, dhe përsa kohë është ndarë pazari, e vetmja gjë mbetet ku do jem si deputet nesër. Po e bëj ndryshimin që të strukem te listat e fiskuara. Shqiptarët nuk kanë pse i votojnë se e kanë të sigurt, vetëm 40 do të quhen deputetë të shqiptarëve.

Sot ka rënë parlamenti i shqiptarëve, është parlamenti i deputetëve që mendojnë për karrierën e tyre. Si ka mundësi i jepet mandati i katërt atij që nuk vjen. Frika e vetme që kanë është SPAK, kjo i bashkon. Dhe tani plani i radhës është si t’i biem SPAK-ut. Damian, erdhe kërkove pazar, nuk e gjete. Jo vetëm po ricikloni tranzicioni 34-vjeçar, por po sillni edhe njëherë shkaktarët e skamjes, varfërisë, problemeve.

Duan të burgosin votën e 70% të shqiptarëve që nuk i duan, që janë aleatë të SPAK. Për një pisllëk të madh, ka një pisllëk akoma më të madh. Por, ka gjithmonë mundësi për të bërë lista të hapura. Kushdo që do të krijojë formacione të reja, e ka mundësinë të përballet me listat të hapura. Do të jetë lista e 34-vjeçarit të huaj dhe lista e qytetarëve në zgjedhjet e 2025. Bëni çfarëdo lloj makinacioni, nuk do t’ia dilni dot.

LULZIM BASHA- Në fund të verës dhe në fund të dimrit bëhen pazaret në kurrizin tuaj. I tillë ishte dhe pazari i mbrëmshëm me votat e përbashkëta të dy palëve që janë një parti. Së pari dua ta them qartë se sot se me vendim të Gjykatës Kushtetuese lista janë 100% të hapura, pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit të 2008, por kyçja e këtyre listave. Me sistemin e kaluar të 2021, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura, dikush që thyente herësin mund të zgjidheshin. E kanë ndarë listën dy klasa, biznes class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në biznes class futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë, nuk votohen. Nëse një kandidat të lista e hapur votohet dhe merr 20 mijë vota, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin dot përtej listës së mbyllur, mbetet jashtë dhe në kuvend futen kamikazët e kryetarit. Është listë dopio e kyçur.

Vijmë të motivet që i bëjnë këto dy palë 1 parti. Nuk janë paratë, janë provat siç tha një parafolëse, provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri për një motiv edhe mbi të, frika në radhë të parë e kryeministrit, në momentin që flasim ka disa çështje të hapura në hetim penal, bota e di përfshirjen e ti me zë e figurë te aferat e inceneratorëve te korruptimi i McGonigal, te përfshirja e tij në koncesione të tjera korruptive që po hetohen. I duhen kamikazë si Erion Veliaj. Kamikazë të tillë i duhen Ramës në Kuvend, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët. Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vëri hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin.

Pazari që vazhdoi me votën për të liruar të korruptuarit. Shkuan në burg të korruptuarit e Ramës, por u liruan jo vetëm me votat e Ramës por edhe me votat e tyre. Gënjyen derisa nga kjo foltore Dumani dha numrin, 117 të korruptuar të Ramës për liruar nga votat e pazarit, vazhdoi me presionin ndaj Apelit, me vendimin paçavure që e ka parë e gjithë Shqipëria, ndaj të cilit i është bërë rekursi. Dhe sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura.

Frika e Ramës dhe Berishës i bën ndërton të ndërtojnë njerëz skalione njerëzish të bindur. Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me këtë kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve.

JORIDA TABAKU- Sot nuk kemi një reformë zgjedhore, sot jemi duke miratuar dhe ka mbajtur shënim disa ndryshime të cilat na janë diktuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra sot po miratojmë minimumin e mundshëm dhe në fakt ishte një mendim i mirë që të ndahej në dy faza reforma zgjedhore: ajo që kërkoi nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo që duhej bërë.

Ashtu siç zoti Gjiknuri e tha qartë; Sot nuk kemi një reformë zgjedhore, sot jemi duke miratuar dhe ka mbajtur shënim disa ndryshime të cilat na janë diktuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra sot po miratojmë minimumin e mundshëm dhe në fakt ishte një mendim i mirë që të ndahej në dy faza reforma zgjedhore: ajo që kërkoi nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo që duhej bërë.

Ajo që duhej bërë, sot nuk është bërë. dhe ky dështim, që fat fatkeqësisht është në seancën e fundit të Parlamentit për një amendim të thelluar të Kodit dhe të kuadrit ligjor për zgjedhjet, në shkelje edhe të angazhimeve të marra nga mazhoranca. Në qershor të vitit dy mijë e njëzet, për mua është një dështimi i këtij parlamenti që po e mbyll këtë session fatkeqësisht, duke diskutuar si gjithmonë Kodin Zgjedhor ditën e fundit të sesionit, me një votim natën, ku qytetarët shqiptarë nuk është se do të marrin vesh shumë çfarë ndodh.

AGRON SHEHAJ- Ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të mbajtur listat e mbyllura është skandaloz, hipokrit dhe sidomos kundër vullnetit të qytetarëve. Deputet jane zgjedhur me votën e qytetarëve dhe jane te detyruar të respektojne vullnetin e qytetarëve. Ju e dini shumë mirë, të gjithë këtu e dinë shumë mirë, që qytetarët shqiptarë duan të votojnë partinë politike por dhe kandidatin. Pavarësisht kësaj, sot ky parlament do votojë për lista të mbyllura.

Por kjo është edhe një hipokrizi njëkohësisht, sepse nuk kam dëgjuar asnjë nga deputetët e këtij Kuvendi, që sot do votojë për listat e mbyllura, të thotë që është në favor të listave të mbyllura. Nuk ka dyshim që demokracia në Shqipëri ka ngecur dhe jo se listat jane te hapura apo te mbyllura.

Nuk mund të quhet demokraci një vend ku maxhoranca fiton 90 % të bashkive. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me e korruptuar pavarësisht skandaleve, konsolidon pushtetin politik vit pas viti. Nuk mund të quhet demokraci një vend ku qeveria me pothuaj te gjithe ministrat në burg, zv kryeministri në arrati, me të gjitha tenderat dhe koncensionet nën hetim për korrupsion nga SPAK-u, dhe prap qytetarët mendojnë që rrotacioni është pothuajse i pamundur.

KRESHNIK ÇOLLAKU- Bravo Damian e bërë tërmet prap. E kemi të kotë që bëjmë replikë me këta, nuk e kemi me këta. E kemi me veten. Ditë për të korrur çkemi mbjellë. Këta luajtën një lojë mjeshtërore.  Damianit duhet ti ndërtoni një monument me mjeshtërinë për të cilën ndërtoi këtë operacion për mandatin e katërt. Ndodhi se opozita nga i pari tek i fundi, në vend që të bënim një betejë të shenjtë që do siguronte rotacionin, për të pranuar koalicion parazgjedhor. U morëm me sherret tona. Damiani luajti në mënyrë gjeniale, kur ne grindeshim se kush do drejtojë komisionin, Enkelejdi apo Oerdi. I thoshte Oerdit do e ulni pazarin se i kam gati votat.

Më besoni, ju dëgjoj që flitini për listat e hapura. Këtu do jeni 140 deputetët të emëruar. Dështimi i madh është që ne nuk arritëm ti marrim mazhorancës të organizojmë çdo zë opozitar në koalicion parazgjedhor. Kemi PD djathtas, PL majtas, kemi elektorat gri. E vetmja mundësi që çdo zë të organizohej do ishte koalicioni parazgjehdor. Nuk e bëmë për mosmarrëveshjet tona dhe për vullnetin e ktyre. Edi Rama e di duke dhënë koalicionin parazgjedhor, atë primin e deklaruar ta vidhte në mënyrë të padeklaruar.

Me 12 qarqe në mënyrë automatike humbim minimumi 1 mandat. E humbim, na ikën nga dora dhe këta e marrin. Kam respekt për Oerdin dhe besoj se e ka pasur të pamundur ta marrësh. Por çfarë kërkoj është si ka mundësi që të gjithë shprehemi kundër këtij kodi zgjedhor dhe si mund të mendojmë të japim votën pro. Këta nuk i kanë votat të bëjnë ndryshimet në kod, mungojnë pak vota por janë vota opozite. E ndërsa duhet të bashkohemi, sot më shumë se kurrë duhet të bashkohemi. A mund të bashkohemi bashkë dhe të votojmë kundër ndryshimeve dhe këta nuk mund ti votojnë. Ne e meritojmë për shkak të paaftësisë sonë për të gjetur një zë të përbashkët.

Ndërkohë që nga radhët e socialistëve, edhe pse ka pasur disa zëra që kërkonin sistem mazhoritar si Erion Braçe, apo lista plotësisht të hapura si Jurgis Çyrbja, votat pritet që të jenë të gjitha në një linjë, pro ndryshimeve të miratura në grupin e dialogut. Vetë kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në seancën e sotme, për shkak se ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike. /ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Ligji i ri për Policinë e Shtetit, Balla: Monitorojmë me kamera 20 qytete dhe të gjithë bregdetin, futet në ‘lojë’ Inteligjenca Artificiale

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Taulant Balla

TIRANË- Projektligji për Policinë e Shtetit është një nga pikat që është duke u diskutuar sot në Kuvend, në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla është shprehur se ligji i ri përmirëson menaxhimin e të gjitha formave në Policinë e Shtetit. Teksa ka prezantuar projektligjin, ministri Balla ka thënë se synohet që të nisë përdorimin i inteligjencës artificiale, një projekt për 20 qytete të vendit dhe të gjithë bregdetin shqiptar.

Taulant Balla: Ligji ka arritur dhe ka mundësuar që të adresojë rekomandimet për krijimin e kapacaiteteve të munguara në Policinë e Shtetit, të forcojmë strukturat organizuese dhe mbi të gjitha mendojmë se kemi gjetur metodat dhe ilaçin e duhur sa i përket parandalimit të konfliktit të interesit apo eliminimin e çdo veprimtarie korruptive në Policinë e Shtetit. Brenda 10 mijë forcave të Policisë së Shtetit ka edhe prej atyre që e tradhtojnë çdo ditë uniformën e Policisë së Shtetit. Pjesa më e madhe e Policisë së Shtetit janë njerëz të respektuar, të angazhuar dhe të dedikuar për ta bërë atë punë. Për asnjë nuk e vë dorën në zjarr. Viti 2030, Shqipëria anëtare e BE, e kam bindje.

Është akti nënligjor i parë, rregullorja e Policisë së Shtetit. Ky dokument para se të miratohet në qeveri, duhet të diskutohet dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Synojmë të vendosim qytetarin në qendër të këtij ligji. Përkufizim më të qartë sa i takon autoritetit policor. Ligji përmirëson organizimin e Policisë së Shtetit, ai përmirëson menaxhimin e të gjitha formave në Policinë e Shtetit. Kemi deficite sa i takon Policisë, kemi numër shumë të vogël të Policisë së Shtetit.

Mali i Zi e ka dyfish. Jemi në një moment të rëndësishëm për të shkuar dhe për t’u rikthyer përsëri tek Akademia e SIgurisë, që do të garantojë në 2024-2025 marrjen e 100 studentëve të parë nga matura në një fakulturet të rendit dhe hetimit që në krye të 3 vite të kemi 100 nënkomisarë, grada kyçe sa i përket hetimit dhe parandalimit të krimit. Do të intensifikojmë dhe punën për pranimet si patrulla të përgjithshme. Ligji ka një qasje që lidhet me emërimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit, do të ketë mandate në nivele drejtuese dhe përzgjedhja e tyre nuk do të bëhet më nga drejtori i Përgjithshëm, por përmes një procesi që kalon në këshilla emërimesh.

Përmes ligjit të fillojmë përdorimin e inteligjencës artificiale, projekt i madh për 20 qytetet e para dhe të gjithë bregdetin shqiptar për të pajisur me një sistem modern kamerash inteligjente në pjesën fundore të së cilës qëndron inteligjenca artificiale që do të zëvendësojë syrin subjektiv të punonjësit të policisë, një prej synimeve tona për të garantuar një kontroll të plotë të territorit në çdo ditë të vitit 24 orë. Sot jam i lumtur që falë kësaj pune të madhe të bërë me seriozitet, ne jemi në një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit. Kemi arritur një rritje të mirë të pagave.

10 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor mbajnë ‘emrin’ e tij, Bylykbashi: 2008-a ka vdekur, flisni broçkulla

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me ndryshimet zgjedhore, duke iu përgjigjur zërave të cilët janë prononcuar kundër tyre. Bylykbashi, i cili përfaqësonte opozitën në grupin e dialogut, tha mes të tjerave se ‘kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë’.

Bylykbashi iu përgjigj akuzave të Bashës, duke thënë se kur ky i fundit ishte në krye të PD-së zhduku garën brenda partisë. Deputeti vijoi më tej, duke thënë se për dy vite mazhoranca mbajti të bllokuar Reformën Zgjedhore, dhe se ndryshimet që po bëhen aktualisht janë të pamjaftueshme, por adresojnë vetëm vendimet e dhëna nga Gjykata Kushtetuese.

‘Këtu flet një person i cili mbylli çdo lloj, dhe nuk flas për Edi Ramën, për atë lider të opozitës që mbylli çdo lloj gare demokratike në PD, duhet ta përzenin demokratët që të ndodhte garë dhe të votohej brenda për brenda’, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi: Kjo është seancë shumë e rëndësishme, është një nga ligjet më të rëndësishme që kalon në Parlamentin e Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore, reforma zgjedhore nuk ndodhi. Mazhoranca socialiste për gati më shumë se dy vjet bllokoi reformën zgjedhore me vetëmohim, e bllokoi duke e mbajtur peng komisionin e reformës zgjedhore, duke përdorur persona që nuk përfaqësonin forcën politike të mandatuar nga opozita dhe mbas dy vjetësh dështoi më pas çdo përpjekje të fundit për të arritur në një reformë zgjedhore, në dy shtylla kryesore, rekomandimet e ODIHR dhe zbatimin e marrëveshjes politike atë të 5 qershorit 2020, e dakordësuar me konsensus, e firmosur në parlament nga PS dhe PD, e përshëndetur nga sekretari i shtetit i SHBA i cili kërkoi kodifikimin e asaj marrëveshje, e përshëndetur nga Bashkimi Europia dhe kancelari të tjera, u thye marrëveshja brenda 1 muaji, çfarë thoshte marrëveshja, nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, çfarë kërkoi sekretari i shtetit kërkoi kodifikimin e kësaj marrëveshje por Edi Rama e theu. Çfarë bëri që e theu.

Hoqi koalicionin, që të gjithë e dimë se çfarë vlere kishte, është koalicioni mekanizmi që është garatantuar rotacioni politik rregullisht në Shqipëri, në vitin 2005 erdhi opozita në pushtet, në vitin 2013 erdhi opozita në pushtet. Edi Rama e dinte shumë mirë se ai ishte koalicioni që garantonte ikjen e tij nga pushteti në vitin 2021.

Unë sot dëgjova në këtë sallë të flasin ata që brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Mos të kishte ndodhur ai veprim i përçudnuar politik, sot ky debat në këtë parlament nuk do të ndodhte sepse nuk do të guxonte Edi Rama të përdorte atë që ndodhi më pas, të përdorte ata që erdhën më pas në parlament për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe t’i grabiste fitoren opozitës në 2021. Nqs nuk do të kishte ndodhur 2019-ta, kur u dogjën mandatet dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk ndodhte sepse do të vazhdohej me rregullat që garantonin rotacioni politik, nuk do të kishim as ndryshim të Kushtetutës dhe as sistemin zgjedhor të vitit 2020.

Kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë.

Këtu flet një person i cili mbylli çdo lloj, dhe nuk flas për Edi Ramën, për atë lider të opozitës që mbylli çdo lloj gare demokratike në PD, duhet ta përzenin demokratët që të ndodhte garë dhe të votohej brenda për brenda.

Këtu demokracia brenda partive politike është në gramat e fundit, por përpiqemi ne në opozitë të fusim primaret, votimet por nga ana tjetër goditet opozita, arrestohet lideri i saj, i mbahet peng vula, i hiqet mundësia të ketë komisioner financim të garojë me emrin e saj nga ana tjetër mazhoranca vdekje totale./ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

‘Sot ka rënë parlamenti’, Bardhi sfidon Alibeajn: Pse nuk jep dorëheqjen, ka kolegë që kanë marrë më shumë vota sesa ty

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Në seancën maratonë që është duke u zhvilluar ditën e sotme në Kuvend, debatet më së shumti janë zhvendosur mes vetë deputetëve që përfaqësojnë opozitën, një pjesë e të cilëve kundërshtojnë paktin për Reformën Zgjedhore, të arritur në grupin e dialogut. E tillë ishte dhe replika e zhvilluar mes dy miqve dhe kolegëve të dikurshëm, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi. Alibeaj e quajti pazar marrëvëeshjen që pritet të kalojë sot në Kuvend, ndërsa Bardhi e sfidoi indirekt që të dalë dhe të garojë si i pavarur nëse pretendon se mund të sigurojë mbështetjen e qytetarëve.

Alibeaj: Do mbahet mend kjo seanca e sotme. Sot është momenti të thuhet e vërteta. Këta deputetë sot janë në konflikt interesi, po përcaktojnë karrigen e deputetëve për zgjedhjet e 2025. Secili nëse ka pak moral, duhet të largojë duart nga interesi vetë.

I është dhuruar Ramës mandati i katërt qeverisës. Edi Rama, që me votimin që do të bëhet sot, merr qeverisjen e katërt. Sot nuk ka më opozitë, është arritur bashkëqeverisja, dhe përsa kohë është ndarë pazari, e vetmja gjë mbetet ku do jem si deputet nesër. Po e bëj ndryshimin që të strukem te listat e fiskuara. Shqiptarët nuk kanë pse i votojnë se e kanë të sigurt, vetëm 40 do të quhen deputetë të shqiptarëve.

Sot ka rënë parlamenti i shqiptarëve, është parlamenti i deputetëve që mendojnë për karrierën e tyre. Si ka mundësi i jepet mandati i katërt atij që nuk vjen. Frika e vetme që kanë është SPAK, kjo i bashkon. Dhe tani plani i radhës është si t’i biem SPAK-ut. Damian, erdhe kërkove pazar, nuk e gjete. Jo vetëm po ricikloni tranzicioni 34-vjeçar, por po sillni edhe njëherë shkaktarët e skamjes, varfërisë, problemeve.

Duan të burgosin votën e 70% të shqiptarëve që nuk i duan, që janë aleatë të SPAK. Për një pisllëk të madh, ka një pisllëk akoma më të madh. Por, ka gjithmonë mundësi për të bërë lista të hapura. Kushdo që do të krijojë formacione të reja, e ka mundësinë të përballet me listat të hapura. Do të jetë lista e 34-vjeçarit të huaj dhe lista e qytetarëve në zgjedhjet e 2025. Bëni çfarëdo lloj makinacioni, nuk do t’ia dilni dot.

Bardhi: Drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët, parashikon vetëm këto: I kemi krijuar mundësi çdo qytetari dhe kolegu që harron se në këtë sallë është si produkt i vullnetit për partive politike, se nuk mund të ketë një parim sot dhe tjetër kur u ulëm të gjithë bashkë. Meqë qenkemi parimorë dhe dëshirojmë që ai që ka më shumë vota të vijë në Kuvend, jepeni dorëheqjen se ka të tjerë që ka më shumë vota se ca në këtë sallë.

A është propozimi që ka ardhur më i miri i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po. Edhe me sistemin mazhoritar, kush i propozon kandidatët, kryetari! Jepni ide e propozime se ne Kuvend ka ardhur vetëm një propozim. Alibeaj e pranon edhe vetë te propozimi se mund të ketë listë fiksuese deri në 1/3. 137 deputetë këtu janë produkt i listave të mbyllura, tre të tjerë kanë ardhur pasi thyen herësin. Jo më kot është ai model, se ata 40 do të jetë përcaktues i qeverisë.

Ne shkojmë drejt një formule, ku 100 deputetë renditen nga partia politike që i cakton dhe 40 të tjerë që i cakton po partia politike se edhe këta nuk vijnë nga rruga. Ky nuk është një numër rastësor.

40 deputetë të ndarë në partitë përkatëse numri i domosdoshëm për qeverisjen e vendit. Do të jemi këtu dhe do e shikojmë. Unë nuk kam parë ndodnjëherë se këta të 3 të kenë votuar ndryshe nga partia e tyre. Nëse realisht po, ky numër i deputetëve që do të vijë nga vota nuk do i bindet kryeministrit, por interesit publik dhe të qytetarëve. Ne kemi bërë një gabim në 2008, po mund të ketë qenë gabim se kemi shkuar nga ekstremi në ekstrem. Nuk mund të ketë zgjidhjen që funksionon pa u testuar dhe që kalon nga ekstremi në ekstrem.

Propozimi që kemi bërë është që çdo qytetar që ndodhet datën e zgjedhjeve jashtë Shqipërisë do të votojë atje ku ndodhet, kjo është një arritje. Pazar se po zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, se po i njohim të drejtën e votës diasporës. Pazari ka të japë dhe të marrë. Herës i fshehur, kush nga dispozitat e kësaj që po votojmë ne sot, njeh herësin e fshehur?

Cila nga këto? Këto që po miratojmë nuk janë adresim i problemeve reale të zgjedhjeve në Shqipëri, janë detyrimi i çdo deputeti dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. Puna për Reformën Zgjedhore duhet të vijojë. 2 apo 3 muajt në vijim duhet të gjithë bashkë të bëjmë të mundur atë që do të ishte Reforma kuptimplotë Zgjedhore.

/ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Edhe Shehi kundër ‘Zgjedhores’: Ky ligj është turp! Vetëm kanarinat zgjidhen në kafaz

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Dashamir Shehi

TIRANË-Edhe Dashamir Shehi ka dalë kundër ndryshimeve zgjedhore, duke e quajtur një pazar mes Ramës dhe Berishës. Shehi kujtoi edhe kaosin e deputetëve të Berishës në Kuvend, duke thënë se flakadanët dhe ajo ‘beteja e madhe’ qenkan bërë me qëllim për të arritur këtë marrëveshje. Referuar listës, Shehi ku 1/3 do jetë e mbyllur, ai tha me ironi se kanarinat zgjidhen në kafaz.

"Nuk ishte as formë, jo Reformë. Ata që deri dje me flakadanë bënë një betejë të madhe që s’u kuptua për çfarë u bë, si duket u bë për këto marrëveshje që janë këtu, tani janë bërë shumë të qetë, të arsyeshëm për kushtetutën, shqiptarët, fjalët bosh. Ky sistemi zgjedhor prodhon zgjedhje të këqija, korrupsion, ky sistem i ndërtuar në vitin 2008. Ti më mbron mua, unë të mbroj tu, mbrojmë interesat e përbashkët politike. Ky sistem e korrupton pushtetin, i uli vlerën Kuvendit, e bëri shërbëtor të qeverisë. E bëri kryeministrin kancelar të vendit. Ai shumë i keq ishte, ky që bëhet sot është edhe më i keq. nëse ai në 2008 ishte hipotetik, ky pas 165-16 viteve dihet se çfarë ka riprodhuar. E para, i kemi mbyll derën rinisë për tu marrë me politikë, partitë e veta, alternativën e vet. Me këtë sistem është vënë me ligj një barazh elektoral për t’i përzënë nga beteja elektorale. Çfarë bën ky sistem sot, në Gjirokastër duhen 30% e votave për tu fut deputet, në Durrës, Fier, duhen 10% e votave. E dyta i ke heq shqiptarëve të drejtën për të zgjedh deputetin. E treta po me ligj votat i numëron t’i të atyre që janë rivalët e tu, të dy partive të mëdha. Kjo është një sajesë e përdorur nga dy njerëz për të ruajtur pushtetin. Ky që e ka marrë nuk ka ndërmend më ta lëshojë. Po i drejtohem kolegëve opozitar, po ju ca po mbroni, se këta mbrojnë pushtetin e vet. Ju ca mbroni, përveç një mandati. Një sistem që pala tjetër projekton fitoren. Për një listë gjynahqarësh. Ca vlere ka kjo për ne të opozitës, ca avantazhi i shton ky ligj opozitës. Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, nuk fluturojnë, se në kafaz është ngrohtë pi ujë dhe hanë fara. Kush e mban veten për trim, bën mirë të mos bëjë trimëri të kota, e mos ta votojë këtë ligj, turpi është i opozitës, i joni ka për të mbet. Votojmë një ligj për të shpëtuar disa burokratë partie nuk e votoj këtë ligj, shih vetëm dy gjëra pozitive, vota e emigrantëve. Mos e bëni këtë turp për opozitën, por të jemi edhe në bashkëfajtor në këtë ligj të tillë, kjo s’do më pëlqente”, tha Shehi.

10 MUAJ ME PARE

“Iu duhen deputetë kamikazë”, Basha: Listat janë dopio të kyçyra, Ramën dhe Berishën i bashkon frika nga SPAK

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Lulzim Basha ne Kuvend

TIRANË- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, ka kundërshtuar ashpër paktin e arritur për Reformën Zgjedhore, që sipas tij bëhet për interesin personal të Sali Berishës. Basha tha se vullneti i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i qartë për lista 100% të hapura, dhe jo te rikthimi në marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008.

“Në fund të verës dhe në fund të dimrit bëhen pazaret në kurrizin tuaj. I tillë ishte dhe pazari i mbrëmshëm me votat e përbashkëta të dy palëve që janë një parti. Së pari dua ta them qartë se sot se me vendim të Gjykatës Kushtetuese lista janë 100% të hapura, pazari i mbrëmshëm që pret vulën e sotme është mbyllja e këtyre listave. Jo thjesht rimbyllja sipas paktit të 2008, por kyçja e këtyre listave. Me sistemin e kaluar të 2021, ndonëse opozita insistoi për lista 100% të hapura, u votua për lista gjysmë të hapura, dikush që thyente herësin mund të zgjidheshin. E kanë ndarë listën dy klasa, biznes class për veten e tyre dhe karrocë për të tjerët. Në biznes class futen kandidatë që i vendos kryetari i partisë, nuk votohen. Nëse një kandidat të lista e hapur votohet dhe merr 20 mijë vota, 100 mijë vota, por lista e partisë së tij nuk arrin dot përtej listës së mbyllur, mbetet jashtë dhe në kuvend futen kamikazët e kryetarit. Është listë dopio e kyçur”, u shpreh mes të tjerave Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ish-kryedemokrati vijoi më tej duke thënë se nga kjo marrëveshje Rama dhe Berisha do të mbajnë rreth vetes njerëz që iu binden, dhe më pas i përdorin si kamikazë.

“Vijmë të motivet që i bëjnë këto dy palë 1 parti. Nuk janë paratë, janë provat siç tha një parafolëse, provat që u duhen kryetarëve të këtij teatri për një motiv edhe mbi të, frika në radhë të parë e kryeministrit, në momentin që flasim ka disa çështje të hapura në hetim penal, bota e di përfshirjen e ti me zë e figurë te aferat e inceneratorëve te korruptimi i McGonigal, te përfshirja e tij në koncesione të tjera korruptive që po hetohen. I duhen kamikazë si Erion Veliaj. Kamikazë të tillë i duhen Ramës në Kuvend, ndaj e mbyll listën për të caktuar kamikazët. Pala tjetër i është nënshtruar tekave të një njeri që hallin e vet personal e vëri hallin e opozitës, që për hallin e tij personal bëri pazarin me Edi Ramën. I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin.

Pazari që vazhdoi me votën për të liruar të korruptuarit. Shkuan në burg të korruptuarit e Ramës, por u liruan jo vetëm me votat e Ramës por edhe me votat e tyre. Gënjyen derisa nga kjo foltore Dumani dha numrin, 117 të korruptuar të Ramës për liruar nga votat e pazarit, vazhdoi me presionin ndaj Apelit, me vendimin paçavure që e ka parë e gjithë Shqipëria, ndaj të cilit i është bërë rekursi. Dhe sot mbyllet për këtë sezon me pazarin për listat e mbyllura.

Frika e Ramës dhe Berishës i bën ndërton të ndërtojnë njerëz skalione njerëzish të bindur. Këto pazare të yshtura nga frika kanë thelb, shitjen pa filluar të ndeshjes, të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Me formulën e dakordësuar dje dhe do votohet sot, pushteti i dorëzohet edhe për 4 vite Ramës, në këmbim të favoreve të përbashkëta, në këmbim të goditjes së pandëshkueshmërisë, të SPAK. Akti i fundit i këtij pazari do luhet në sesionin e fundit të kësaj legjislature me këtë kundër SPAK, si garancia që lidh Berishën dhe Ramën. Ky nuk është akti i fundit për shqiptarët, nuk është momenti i triumfit të së keqes. Është momenti i keq por triumfi do ti takojë shqiptarëve”, përfundoi Basha fjalën e tij. /ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Dash Sula shpërthen ndaj PD-së: Çfarë vaksine ju ka bërë Rama? Kryeministër të lutem mos bëj fare fushatë vitin e ardhshëm

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Dash Sula

TIRANË- Deputeti Dash Sula, i rreshtuar në radhët e opozitës, ka kundërshtuar ashpër paktin PS-PD që pritet të kalojë sot në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Sula e krahasoi marrëveshjen e ditës së sotme, me ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. Sula tha se Rama i ka të fituara zgjedhjet vitin e ardhshëm, ndërsa i bëri thirrje që të mos dilte fare në fushatë në 2025-ën, pasi rrezikohet që socialistët të fitojnë shumicën e cilësuar.  

“Jam i lumtur që marr pjesë në këtë ceremoni martesore mes PS dhe PD, por më vjen keq që na mungon kryeministri dhe një pjesë e ministrave. Ty zoti Gjiknuri, që the se nuk kishe me kë negocioje, të jap të drejtë, se njëherë bashkëpunove me njërin dhe me tjetrin. Jam njeriu më i lumtur nëse këtë sallë do të kishte 100 deputete gra. Në këtë sallë, jemi unë dhe zoti Balla, që mbajmë mend marrëveshjen e vitit 2008, e kam thënë atëherë dhe e them dhe tani, që ajo marrëveshje ka qenë e turpshme. Dinjitetin nuk e kam çuar përtokë, nënshkruan një marrëveshje as 40 ditë pas tragjedisë së Gërdecit.

Premtuan se nuk do të vinin në parlament të fortët dhe kriminelët, ndërkohë që erdhën dhe vrasësit me pagesë. Ky është sërish morali në vitin 2024? Do kesh dhe nga ato që janë burra, por do kthehen në gra në 2025, ti gëzosh! Kam një pyetje nëse na ndjek zoti Rama, çfarë ilaçi i ke dhënë opozitës, çfarë vaksine i ke bërë, të gjithë demokratët kishin shpresë që ne të vinim në pushtet në vitin 2025. Zoti kryeministër të lutem, të përgjërohem, mos dil fare në zgjedhje vitin e ardhshëm, se i ke të fituara, të paktën të mos fitosh shumicën e cilësuar”, u shpreh Sula.

Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar në parim për draftin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Sipas propozimit, në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë edhe qytetarët me banim jashtë vendit. Në draftin konsesual, palët janë dakordësuar gjithashtu që listat të jenë 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur.

Mazhoranca është tërhequr nga herësi prej 7 mijë votash, ndërsa nuk ka pranuar propozimin e opozitës për koalicione parazgjedhore./ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Të respektohen kuotat gjinore

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
OSBE

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kodin Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025. Me anë të një reagimi, teksa në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet lidhur me ndryshimet, OSBE ka bërë me dije se e çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore, duke kërkuar që ky standard të mbahet edhe në zgjedhjet e ardhshme. 

"Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament,"-shkruan OSBE.

Reagimi vjen teksa në Kuvend po diskutohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa së fundmi është shtuar edhe një amendament i propozuar nga deputete të Partisë Demokratike dhe Socialiste ,lidhur me formën e futjes në Kuvend. Në kërkesën e bërë nga zonjat e Kuvendit, 1 në 3 kandidatë fitues të jetë një grua./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

“PD po shndërrohet në një kënetë”, Bujar Leskaj kundër paktit për “Zgjedhoren”: Ju elitat, a pranoni të futeni në pjesën e dytë të listës?

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Bujar Leskaj

TIRANË- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që pritet të kalojnë sot në Kuvend pas një dakordësie PS-PD në grupin e dialogut, janë kundërshtuar nga disa deputetë në seancën plenare. Një prej deputetëve të opozitës që kundërshtoi ndryshimet ishte dhe Bujar Leskaj, sipas të cilit në 3 vite, PD nuk ka arritur që të prodhojë asgjë për Reformën.

Bujar Leskaj, tha se këto ndryshime dëmtojnë veçanërisht opozitën, dhe sipas tij do ta kthejnë Partinë Demokratike në një kënetë.

“Nëse ne votojmë sot këtë Kod Zgjedhor, certifikojmë ndryshimet kushtetuese që bëri Rama më kërpëratat për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Nëse votojmë këtë kod pa lejimin e koalicioneve, shërbejmë si noterë të rëndomtë të Ramës. Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura u vendos 16 vite më parë me argumentet se krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe hiqte mundësinë e futjes në garë të personave me precedentë penalë. Këto argumente u rrëzuan pasi Rama futi në Kuvend njerëz me precedentë dhe pastaj u detyruan të bënin ligjin e dekriminalizimit”, tha Leskaj.

Sipas tij “PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e primareve në parti. Ky kod zgjedhor do shërbejë për goditjen e demokracisë së brendshme në partitë politike. Listat e preferuara do të dëmtojnë jetën e brendshme të partive. Ju elitat, e kam për këta të PD-së, a do të deklaroni se do futeni në pjesën e dytë të listës?”. /ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri në Kuvend: Qytetarët zgjedhin 40 mandate. Pazar Rama-Berisha? Gaboheni rëndë!

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri sqaroi draftin e Reformës Zgjedhore. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Damian Gjiknuri bëri një krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas tij, në zgjedhjet e 2021 vetëm 3 kandiatë nga 140 thyen herësin, por me formulën e propozuar janë 40 mandate në "lojë".

Po ashtu, pati edhe një koment për akuzat që janë bërë nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, se e drafti është një "pazar" mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha. Për Gjiknurin, të gjitha akuzat janë të pabaza.

"Referuar rezultateve të vitit 2021, vetëm 34 mandate duke mosllogaritur garancitë ligjore. Po të mos zbatoheshin kuotat gjinore do të kishim lëvizje vetëm 34 mandate, nëse do të zbatoheshin 22 mandate. Vetëm 22 mandate ishin në lojë. Kurse formula e sotme mundëson mbi 40 mandate. Bëjeni vetë krahasimin. Miti i mbylljes së konkurencës rrëzohet nga shifrat. Pse nuk lejoni partitë politike të zgjedhin vetë masën e votimit parapëlqyes? Ka disa parime që duhet të ndiqen nga çdo vend. Bazuar në këto parime ODHIR rekomandoi që në zgjedhjet e vitit 2005 që kush merrte më shumë vota, merr mandatin, e konsideroi shkelje serioze sepse konfuzon zgjedhësit dhe shkakton probleme në garë. E njëjta gjë u konsiderua edhe nga Komisioni i Venecias. Pazar Rama-Berisha? Gaboheni rëndë, u munduam për një reformë gjithëpërfshirëse, por nuk sollët asgjë konkrete si të përmirësohej procesi, por vetëm propozime që forconin pozitën tuaj politikë, ose për mbijetesë, ose në kurriz të grupimeve që ishin në opozitë. Ajo që ofrojmë është gatishmëri për kompromis politik në të mirë të Shqipërisë dhe mbështetje në çdo mjet që zgjedhjet e radhës të jenë edhe më të mira. Asnjë nuk ankohet më për administrimin e zgjedhjeve pasi çdo votë hapet dhe filmohet. Ky është vullneti i maxhorancës,"-tha në fjalën e tij Gjiknuri.

Po ashtu, Gjiknuri shtoi se po rishikohet mundësia që në 5 qarqet më të mëdha në vend, të bëhet votim elektronik. 

“Asnjë nuk ankohet më për administrim të zgjedhjeve në Shqipëri, pasi çdo votë numërohet pasi është hedhur, çdo kuti hapet sa herë kërkohet, çdo votë skanohet dhe ruhet, çdo qendër votimi filmohet, çdo zgjedhës identifikohet me teknologji. Dhe mundësia është që në 5 qarqet më të mëdha të vendit të realizohet që çdo votë të votohet dhe numërohet elektronikisht. Ky është vullneti i mazhorancës,”- ka thënë ai./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Pullat fiskale dhe markimi i karburanteve / Mete: Do i kalojnë shtetit! Braçe: Shqiptarët kanë paguar 99 mln euro

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Ervin Mete dhe Erion Braçe

TIRANË- Ministri i Financave, Ervin Mete sqaroi edhe sot nga Foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e tarifës për markimin e karburanteve dhe pullave fiskale.

“Projektligji që paraqitet sot për shqyrtim vjen për një qëllim specifik. Në ligjin e akcizave ka qenë e parashikuar në disa nene koncesionari që ofron shërbimin e pullave fiskale. Duke qenë se ky koncesion përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe do t’i kalojë shtetit, janë bërë ndryshimet e nevojshme që si koncesionari, si edhe procedurat që lidhen me të, të hiqen nga ky ligj dhe të theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, si dhe elementët e sigurisë së tyre, e një sërë nenesh të tjera me të njëjtin qëllim.ë dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes.

Është përcaktuar një menaxher daljeje dhe një bord për menaxhimin e këtij procesi, i cili përfundon në 31 dhjetor të këtij viti. Nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion. Është një proces që kërkon vëmendje të dedikuar dhe proces të posaçëm në mënyrë që të realizohet në cilësinë e duhur, duke respektuar transferimin e nevojshëm të aseteve dhe të njohurive.

Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit. Në të njëjtën kohë në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit te karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, në kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifes së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit,”- tha Mete.

Braçe fajësoi qeverinë Berisha, që ka lidhur këtë koncension, për të cilin sipas tij qytetarët kanë paguar deri tani 100 mln euro, dhe pas mbarimit të kontratës qeveria nuk ka marrë asgjë në dorëzim.

“Kam kërkuar KLSh që të monitoronte zbatimin e kontratave. Nuk ka fatura që të provojnë investimin. Dhe 66 % e velerës së investimit parashikuar në kontratë është deklaruar si e kryer. Pra pasi na kanë marrë 55 milionë euro tani nuk po na lënë asgjë, sepse markimi I karburantit bëhej me dorë e shkundje të autobotit dhe ne nuk kemi asgjë për të marrë në dorëzim.

E njëjta histori është dhe tek pullat fiskale. Ka pasur detyrimin kontraktual të ndërtonte një sistem gjurmimi që të dinim që mallin e akcizës që është markuar me pullë ku shkon e ta kontrollonim qarkullimin e tij. Asnjëra as tjetra nuk ka ndodhur. Ama ka ndodhur që qytetarët kanë paguar 100 mln euro për koncesione. Të dyja këto koncesione mbarojnë këtu e merren përsipër nga qeveria. Sic kishim thënë në 2012, që janë shërbime që duhet të ofrohen nga qeveria sa kohë që kanë të bëjnë me mirëadministrimin e produkteve të akcizës dhe karburantit e përfitues të ishte qeveria. Për markimin nuk do të ketë më kosto për litër, kurse për pullat fiskale do të ketë zbritje të çmimit.

Që ka 2012 deri dje ka qenë pulla më e shtrenjtë e aplikuar në të gjithë botën. Patjetër që shërbimi duhet të modernizohet. Të shkojmë drejt një pulle dixhitale që të jetë më pak e kushtueshme dhe më e kontrollueshme”, u shpreh Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend./ZËRI 

10 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ “Parada” jashtë Kuvendit, kostume dhe taka të larta, kush guxoi me ngjyrat

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Flutura Açka

TIRANË- Sot është duke u zhvilluar seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Edhe ketë herë deputetë e ministra bënë "paradë mode" në ambientet jashtë Kuvendit.

Siç shihet nga disa foto të publikuara nga LSA, ligjvënësit kanë zgjedhur kryesisht të veshin veshje të errëta, por ka pasur dhe nga ata që kanë guxuar me ngjyrat, Etilda Gjonaj, Flutura Açka dhe Emilia Koliqi. /ZËRI/

FOTOT E PUBLIKUARA NGA LSA:

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

10 MUAJ ME PARE

“1 në 3 kandidatë fitues të jetë një grua”/ Amendamenti për Kodin Zgjedhor, firmosin 26 deputetë, mes tyre Bardhi e Çuçi

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Një amendament i ri është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për t'ju bashkangjitur drafit të Kodit Zgjedhor. Disa deputete gra kanë inicuar amendamentin për të garantuar kuotën zgjedhore dalëse nga listat. Shkresa është firmosur nga 26 deputete gra, të cilave u janë bashkuar edhe krerët e grupeve parlamentar, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi.

"Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke fillaur nga kreu i listës një në tre emra të saj t'i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirendisur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi,"-shkruhet në amendamendin e depozituar sot në Kuvend. 

AMENDAMENDI: 

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

Deputetët që kanë firmosur:

Etilda Gjonaj
Dhurata Cupi
Lindita Nikolla
Elisa Spiropali
Albana Vokshi
Edona Bilali
Antoneta Dhima
Evis Kushi
Lindita Metaliaj
Merita Bakiu
Lindita Buxheli
Gerta Duraku
Ina Zhupa
Pranvera Resulaj
Andia Ulliri
Klodiana Spahiu
Mirela Pitushi
Teuta Ramaj
Hatixhe Konomi
Dasantila Tahiraj
Eni Zake
Luljeta Bozdo
Tatjana Piro
Bled Çuçi
Gazment Bardhi

Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua. Ndërkohë që në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që do të zgjidhen nga kryetari i partisë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Kodi Zgjedhor, Mediu: Janë pazare për interesa të ngushta. Dogjani: Votimi të jetë i fshehtë

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si "pazare". Në fjalën e tij, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu u shpreh se këto ndryshime duhet të shtyhen pasi janë të padrejta dhe nuk kanë të bëjnë me cilësinë e votës.

"Për pazare okulte të kalojnë ndryshme të Kodit Zgjedhor ku shqiptarët kanë pritur më ndryshe. Do të ishte absurde që ne të ndryshojmë për gjëra që nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë e votës. Pas një pune të një komisioni të ngritur tërësisht jo funksional, dhe pa transparencë është në nevojë të çdo qytetari shqiptar që të di se çfarë po bëhet. Të shtyhet diskutimi për kodin Zgjedhor, se është i padrejtë,"-tha Mediu.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani kërkoi që votimi të bëhet i fshehtë. 

"Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë. Rama do të marrë peng jo vetëm deputetët por gjithë Shqipërinë,"-tha Dogjani ndër të tjera në fjalën e tij. /ZËRI/

10 MUAJ ME PARE

Këshilli Drejtues i RTSH kundër Elhaida Danit: S'mund të jetë drejtoreshë e Festivalit të Këngës! Shkarkimet? Ende s'kemi dëme

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Ëngjëll Ndocaj dhe Elhaida Dani

TIRANË- Këshilli Drejtues i RadioTelevizionitShqiptar është kundër këngëtares Elhaida Dani, e cila është caktuar si drejtoreshë artistike e Festivalit të 63-të në RTSH. Emërimi i saj në detyrë u bë publik më 11 qershor të vitit 2024, nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza. Por mbrëmjen e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Ëngjëll Ndocaj tha në Kuvend se kanë kundërshtuar drejtoreshën e përzgjedhur.

“Të them dy gjëra për festivalin. Vjet festivali është bërë si është bërë. Drejtori fort është kritikuar për atë festival, pasi drejtoria e përgjithshme e ka sjellë në fund programin e Festivalit. Unë nuk kam qenë farë këtu, kam qenë në Amerikë. Sivjet kemi kërkuar, platformën e festivalit, njerëzit që do u besojmë festivalin. Kemi kundërshtuar edhe njeriun që e paskan sjellë si drejtoreshë të festivalit, do na sjellësh buxhetin e përafërt dhe datën kur ju keni vendosur. Festivali mos të na vijë në momentin e fundit dhe të na thuhet, na firmoseni! Festivali do të bëhet model, unë e kam bërë disa herë vetë dhe e di sesi bëhet,"-tha ai në fjalën e tij në Kuvend. 

Por nuk kishte një përgjigje konkrete lidhur me pasojat dhe dëmin financiar të shkaktuar nga shkarkimi i punonjësve të RTSH-së, që sipas deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa janë 46 të tillë. Kjo pasi sipas tij, për secilin nga të shkarkuarit nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga Gjykatat. 

“Ju keni një të drejte se keni marrë vesh ca ka ndodhur në Gjykatën e Shkallës së Parë janë tre ose katër. Deri në momentin që flasim s’kemi asnjë dëm, se s’kemi një vendim të formës së prerë nga Apeli, që finalizon që ky njeriu që është pushuar nga puna është pushuar pa të drejtë. Deri tani nuk kam çfarë përgjigje t'u jap. Kam përshtypjen që Këshilli Drejtues ka njoftuar për këtë gjë. Nuk kemi akoma një përfundim të proceseve gjyqësore. Nuk jap përgjigje ndaj dëmit,”- tha Ndocaj.

Teksa fliste për strukturën, Ndocaj pa të arsyshme ndryshimin e Statutit, si një domosdoshmëri për të sjellë edhe ndryshime në strukturë.

“Do vëmë ca pika mbi të dyja palët, duke nisur që nga ajo që është më e rëndësishme, mua më dhemb struktura programore dhe fillimi i sezonit të ri. I kemi thënë drejtorit dje detyra të na paraqesë të gjitha programet e reja që do vijnë. Ky drejtor i përgjithshëm, kishte në platformë të përbashkët me idenë tonë, kthimin në identitet, të kthehet me drejtor dhe më të gjitha strukturat organizative. Dhe të prishet ky lloj statuti që s’jemi dakord asnjë prej ne si këshill drejtues dhe duam sa më shpejt ta prishim. Me prishjen e kësaj strukture organike do bëhen të gjitha ndryshimet, se s’do kemi më drejtore të njësisë së lajme, por drejtoreshë të departamentit të lajmeve, duam ti ndërrojmë të gjitha, por si ndërrojmë dot prej kësaj,”- tha Ndocaj. Megjithatë përgjigjia e tij u shoqëua me debate në sallë, pas ndërhyrjeve të deputetëve Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi. 

Në fund, anëtari i Këshillit Drejtues justifikoi edhe një transmetim të munguar në kanalet e RTSH. I pyetur se përse nuk u transmetua protesta e banorëve të zonës Thumanë-Kashar, Ndocaj tha se operatori nuk kishte shkuar në punë, duke kërkuar edhe falje për mungesën në transmetim. 

"Unë kisha përshtypjen që ishte transmetuar në RTSH24. Përgjigjia që mu dha sot ishte që dje njeriu që pritej që të shkonte dhe të xhironte, nuk ka shkuar. Kjo është përgjigjia që më është dhënë mua. Më falni se kam kaluar tek ajo rruga. Është një defekt që ka ndodhur. Vetëm të them unë më falni për atë që ka ndodhur dje, sepse nuk di çfarë të them tjetër,"-e mbylli ai raportimin e tij./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

A e shkarkoni dot Alfred Pezën? Zhupa e Bardhi debat me Ndocajn në Kuvend, ndërhyn Felaj: Aq edukatë kanë!

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë
Ëngjëll Ndocaj

TIRANË- Një debat është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sallën e Kuvendit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe anëtarit të Këshillit Drejtues të RadioTelevizionit Shqiptar. Ëngjëll Ndocaj po i përgjigjej pyetjeve të deputetes Ina Zhupa lidhur me situatën e shkarkimeve dhe veprimtarinë e RTSH për vitin 2023, kur u ndërpre nga demokratja. E gjitha ndodhi pasi Ndocaj nuk iu përgjigj pyetjes së Zhupës nëse Këshilli Drejtues mund të shkarkojë drejtuesin Alfred Peza. Ky i fundit, me statusin e RTSH në dorë u shpreh se për shkak të tij nuk mund të vepronte, e më pas la pa përgjigje pyetjen për shkarkimet e punonjësve gjë që shkaktoi debati. Duke ndërhyrë nga vendi, deputetët Ina Zhupa e Gazment Bardhi nuk e lejuan Ndocajn që të flasë, duke bërë që nënkryetarja Ermonela Felaj, pas disa herëve që u tërhoqi vëmendjen, të caktonte 5 minuta pushim.

DEBATI PËR SHKARKIMET NË RTSH: 

Anëtari i Këshillit Drejtues të RTSH, Ëngjëll Ndocaj: Ky status prish punë sepse nuk është aktual.
Zhupa: Problem është drejtori...
Ndocaj: Po unë ju dëgjova, po ju shpjegoj.
Felaj: Nuk ndërhyni dot sepse kjo seancë është publike.
Bardhi: Duam përgjigjet, përallat atje.
Ndocaj: Nuk më takon mua të ma thuash këtë, fjalën përrallë mua jo!
Bardhi: Atëherë jep përgjigjet!
Ndocaj: Pse po e përmend këtë libër? Sepse ky libër mua më pengon. Më pengon për shumë gjëra. Nuk shkarkon unë...
Felaj: Ju tërheq vëmendjen zoti Bardhi dhe zonja Zhupa.
Bardhi: Na tregon ti ne...na fik mikrofonin.
Felaj: Bëj edhe më shumë se aq!
Bardhi: Po hë njëherë na trego! Muhabet kot tani, më shumë se aq, më pak se aq...Çfarë po i bëjmë? Po i themi e shkarkon dot apo jo drejtorin?
Felaj: Vijoni përgjigjet mos ia vini re debatit që zhvillohet në sallë. Vetëm ju dëgjoheni.
Ndocaj: Me gjithë respektin që kam për ju dhe për veten, unë do të them atë që di unë. Nëse unë i kam gabim të gjitha, pastaj gjykoni. Fjala punësime të paligjshme...Nëse është shkelur ligji tek punësimet e paligjshme. Të gjithë kanë të drejtë të denoncojnë dhe do na ndihmonin edhe ne. Do të shpjegoj pak problemin e të drejtave ekskluzive.
Zhupa: I mbarove shkarkimet? Kaq ishin? Mos hajdeni fare të raportoni këtu...
Felaj: Nuk e prishni dot këtë seancë me pyetjet që bëni. Ju dha e drejta, tani lejoni të ftuarin të japë përgjigje. Nuk ka logjikë tjetër kur dikush nuk dëshiron të dëgjojë përgjigjet e pyetjeve. Ju lutem tani. Nuk ka nevojë që të bëjmë debate nga salla.
Bardhi: Që do të thotë bën pyetje dhe merr përgjigje.
Felaj: Që do të thotë që mos flasësh nga vendi si sufler siç e ke zakon.
Bardhi: Unë flas sa herë më do qejfi.
Resulaj: Po hë se është gjithë ai figurë.
Bardhi: Po ti nuk e njeh fare, na tregon tani...figura thotë. Ti nuk nuk e njeh fare. Hë kush është ai?
Ndocaj: A mund të vijoj sipas një radhe që kam këtu? Po mirë po ju qeshni...
Felaj: Po aq edukatë kanë...Zoti Bardhi kjo po iu bën qesharak! Duhet të t'i kishin mësuar këto rregulla para se të vinit në Kuvend. Zonjë ty dhe zotit Bardhi ju tërheq vërejtje. Kini parasysh se mund t'ju heq edhe të drejtën për këtë seancë. 
Bardhi: Bëj edukatorën na mëso njëherë...na e trego!/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

DITA 2- Vijon maratona në Kuvend, sot pritet të miratohet Kodi i ri Zgjedhor, kalon edhe raporti për TIMS

Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor, emigrantët votojnë

TIRANË- Pas një seance maratonë mbrëmë, edhe sot Kuvendi i Shqipërisë do të ketë të njëjtat ritme! Sot, deputetët do të mblidhen në seancën e fundit para pushimeve të verës për të kaluar një sërë ligjesh të rëndësishme, mes tyre edhe Kodin e ri Zgjedhor, i cili do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur, të paktën kështu është rënë dakord mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë, ndërsa pjesa tjetër do të "luftojë" për një vend në Parlament. Gjithashtu në Kodin e ri zgjedhor parashikohet edhe vota e diasporës. Por mes shumë debateve dhe diskutimeve që janë zhvilluar në studiot televizive, sot pritet që të gjithë të ballafaqohen në Kuvend, për të votuar më pas. 

Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’. Në rendin e ditës pritet që të kalojnë edhe raportet për Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Opozita kërkon që me çështjen të merret Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ZËRI

RENDI I PLOTË I DITËS:

Poll

MOS HUMB