Ronaldo e nis Europianin me fitore, Portugalia gjen fitoren kundër Çekisë

GJERMANI- Portugalia triumfoi në ndeshjen e parë të Euro 2024, duke mundur 2-1 Çekinë. Një sfidë e vështirë për Ronaldon. Çekët realizuan të parët me Provod ndërsa autogoli i Hranas dhe goli në fund i Conceicao i dhuruan suksesin Portugalisë.
Fillimisht ishte një autogol i Hranac në minutën e 69’-të dhe më pas Diogo Jota dërgon rezultatin në 2 me 1, në minutën e 87’-, mirëpo sistemi VAR e anulloi këtë rrjetë, për t’i lënë vendin debutimit magjik të Francisco Conceicao, në një Evropian të futbollit, teksa vetëm 2 minuta pas hyrjes në fushë përfiton nga një rrëmujë në zonën çeke, duke dërguar topin në rrjetë e duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Falë këtij rezultati, kampionët e Euro 2016, tashmë pozicionohen në vendin e 2-të të tabelës, me po aq pikë sa Turqia, por me një golavarazh më negativ se këta të fundit, ndërsa Repbulika Çeke vendoset në vendin e 3-të, pasi ka pësuar një gol më pak se Gjeorgjia.
Zgjat vetëm 7 minuta avantazhi, barazon Portugalia

GJERMANI- Portugalia nuk ka vonuar dhe ka gjetur mundësinë e barazimit në ndeshjen me Republikën e Çekisë. Falë një rrëmuje në zonën e çekëve, qendërmbrojtësi, Robin Hranac tregohet i pavëmendshëm, duke e shtyrë topin në rrjetën e tij, pas një përplasje me “gardianin” Stanek. Rezultati shkon në 1 me 1.
Zhbllokohet sfida me Portugalinë, çekët kalojnë në avantazh

GJERMANI- Portugalia dhe Republika Çeke po përballen në takimin e fundit të fazës së parë në grupe të Europianit, me të dyja skuadrat që futen në fushë për tre pikët. “Luzitanët” e Portugalisë kanë pësuar disavantazh në sfidën e parë, të këtij Evropiani, ndaj Republikës së Çekisë.
Pas një devijimi të topit nga Coufal, sfera bie në këmbët e mesfushorit, Luka Provod, me këtë të fundit, që lëshon një predhë nga jashtë zone, duke tundur rrjetën e Diogo Costa e duke nisur festën në kampin e tij. Rezultati 0-1.
Theu makaronat në sy tifozëve italianë, flet tifozi shqiptari: Dy orë e gjysmë i mbajta nën sqetull

TIRANË- Një tifoz shqiptar, i cili mban në duar makarona dhe i ‘thyen”, përballë tifozerisë italiane u bë viral në rrjet. Ndërkohë, që një nga tifozët italianë ulet në gjunjë dhe bën sikur qan. Më pas gjithçka kalon me të qeshura. Tifozi që bëri këtë gjest viral ka folur nga Gjermania, për ABC. Nexhat Domi ka zbuluar se makaronat i ka mbajtur për dy orë e gjysmë në sqetullë dhe i ka blerë 50 cent.
“Një moment u frikësova, a mund ti thyejë a jo, dy orë e gjysmë i kam mbajtur nën sqetullë dhe kam parë që nuk reaguan. Kur i pash, thash o sot, o kurrë. I bleva 50 cent një pako. Unë i ha makaronat, jam përdorues, siç duket jam i shëndetshëm. Tani për momentin jam në Gjermani, po presim ndeshjen e radhës ku do të luajë Shqipëria. Vij çdo vit në Shqipëri, shkoj në Vlorë, por më duket shumë nxehtë”, u shpreh ndër të tjera Domi.
Momenti epik u bë viral në rrjet./ZËRI
'Shqipëria s'është Spanja', Zlatko Dalic në prag të ndeshjes: Kemi medalje, na dinë të pavlerë
GJERMANI- Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Për Grupin B të Euro 2024 ndeshja e parë historike mes dy skuadrave luhet të mërkurën në orën 15:00 në stadiumin e Hamburgut. Dalic u shpreh se edhe pse Shqipëria nuk ësht si Spanja, duhet trajtuar me respekt. Ai deklaroi se synimi është fitorja dhe do të jenë më sulmues.
"Shqipëria nuk është një rival me të njëjtën cilësi si Spanja, por meriton shumë respekt. Ata janë të motivuar dhe të organizuar, duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm. E dimë që synimi ynë është të fitojmë, do të jemi më sulmues, duam të bëjmë më mirë. Kundër Spanjës kishim edhe topin, kishim më shumë raste, por tani duhet të jemi edhe më mirë. Do të ketë ndryshime në përbërje, do ta vendosim më pas. Humbja me Spanjën? Nuk ishte bukur të humbnim ndeshjen e parë, nuk ishte një ndjenjë e bukur. Ne ishim gjithmonë të nënvlerësuar, askush nuk besonte tek ne dhe fituam tre medalje. Dhe ne jemi më të suksesshmit pas Francës. Kroacia meriton respekt dhe nderim më të madh. Tre medalje, Anglia fitoi një në 58 vjet. Ata janë të artë dhe ne jemi të pavlerë. Ne jemi të rinj dhe të guximshëm, kjo dëshmohet nga prania e 100 mijë kroatëve në Berlin, rezultatet tona tregojnë se jemi më të mirë nga sa shihemi. E di që pas disfatës ka shumë pesimizëm, por shpresoj që të jemi sërish real, ashtu siç jemi, po e presim me padurim këtë. Dhe ne nuk na intereson çfarë thonë të tjerët", tha Dalic mes të tjerash,"- u shpreh trajneri i Kroacisë.
Ndërkohë skuadra “kuqezi” vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur besimin se ka ende shpresë për të shpresuar kalimin përtej fazës së grupeve.
Tifozët 'penalizojnë' kombëtaren! UEFA gjobit FSHF për incidentet gjatë ndeshjes me Italinë

GJERMANI-Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 37,375 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Italisë, e luajtur në stadiumin e Dortmundit më 15 qershor 2024.
Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12,375 euro për hedhjen e sendeve.
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 5000 euro për pushtimin e fushës.
-Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Gjobat e mësipërme në vlerë të përgjithshme prej 37,375€ duhet të derdhen në llogarinë bankare te UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
Sfida Turqi-Gjeorgji/ Mbyllet me barazim pjesa e parë

GJERMANI- Sfida mes Turqisë dhe Gjeorgjisë në pjesën e parë është mbyllur në shifrat 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi gjeorgjianët reaguan shpejt duke kthyer baraspeshën në stadiumin e Dortmund.
Humbja me Italinë, Sylvinho: Kemi sulmuar por nuk na lanë hapësirë

GJERMANI-Në prag të sfidës me Koracinë, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Trajneri ka komentuar edhe ndeshjen e parë atë me Italinë, ku u shpreh se ata kanë lojtarë shumë të mirë dhe nuk lanë hapësira për të sulmuar.
Sylvinho: Nuk është që ne s’e kemi sulmuar Italinë, por nuk na lanë hapësirë. Ata nuk na kanë lejuar që ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre. Ata kanë pasur 3-4-5 mbrojtës. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani. Ky kompeticion i ka nivelet shumë të larta. Natyrisht ata janë lojtarë që kanë fituar kampionatin italian. Kam thënë që është e mrekullueshme të ndeshemi kundër tyre. Patjetër që duhet të shkojmë dhe të shfrytëzojmë eksperiencën, përpara se të themi që po ndeshemi me dikë në nivel të barabartë. Kemi shënuar, por ata na shënuan dy gola. Ne kemi vazhduar të luftojmë dhe në fund kishim shansin për të barazuar. Janë me të vërtetë lojtarët më të mirë aty. Perisici ka luajtur për Interin, ndërsa mesfushorët kanë pasur një karrierë shumë të mirë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për sfidën në mesfushë.
Sylvinho: Është gëzim i madh të luash kundër Kroacisë

GJERMANI-Shqipëria kërkon të lërë pas disfatën me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B dhe të synojë fitoren me Kroacinë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra e di rivalin që ka përballë, teksa është një gjë e mirë sipas tij të përballesh me skuadra të tilla.
Sylvinho:E kemi studiuar Kroacinë. E kemi parë që mbaroi 3-0, por Kroacia ka luajtur shumë mirë dhe ka pasur raste për të shënuar. Spanja në 29 minuta shënoi golat që iu duheshin, por mbrapa kjo gjë të bëhet e vështirë. Kroacia ka aftësi teknike, aftësi të pasimit të topit. Nuk mund të themi që Spanja ftoi 3-0 dhe ishte e lehtë. E keni parë sa e vështirë është Kroacia. Nëse shohim lojtarë individual, Modric, Perisic, është një gëzim i madh të luash kundër tyre. Këtu kemi lojtarë shumë të mirë., kapiteni ynë fitoi Ligën e Europës. Kemi Asllanin, Asanin, Muçin, Brojën. Kemi luajtur lojë të mirë kundër Italisë. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj, kjo është një gjë e mirë për Kombëtaren.
Gjimshiti: Kroacia është favorit, duhet përqëndrim jo vetëm i bukur në fushë

GJERMANI-Trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, kanë dalë para mediave në prag të ndeshjes së dytë të Grupit B në Euro 2024. Gjimshiti ka folur në lidhje me sfidën që i pret përballë Kroacisë. Ai u shpreh se duhet të jenë të përqëndruar në lojë, pasi në çdo gabim kroatët do të shfrytëzojnë rastin.
“Gjëja më e rëndësishme është fakti se Kroacia është në rolin e favoritit. Në këto ndeshje që janë kaq të rëndësishme, duhet të kesh përqëndrimin. Çdo gabim apo një problem, do të shfrytëzojnë rastet. Skuadra duhet të përmirësohet dhe të bëjmë gjithçka në fushë. Ne ishim pak në shok në atë moment dhe besoj se duhet të ndryshojmë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë. Pasaliç? Kur kam qenë në ekip bashkë sigurisht kemi bërë shaka, gjëja që ka mbetur në kokë është që tha se Kroacia nuk ka luajtur kurrë kundër Shqipërisë dhe besoj që do të jetë shumë e bukur dhe kemi qeshur bashkë e do shihemi në fushë, është një djalë i mirë që e njoh prej 6 vitesh a më shumë. Është shumë e rëndësishme, besoj se psikologjia është me rëndësishme në këtë moment se lodhja fizike se bën ndryshimin në lojë. Sigurisht kam folur me disa lojtarë, e sigurisht duhet të japësh kurajë për nesër, nuk ishte e lehtë të luajë dhe kishim pritshmëri ndryshe. Por duhet të dalim me eksperiencë, përmirësohemi e mësojmë diçka nga ajo. Unë kam më shumë vite, eksperiencë më të madhe, mundohem të ndihmoj më të rinjtë se këto gjëra ndodhin e do të kesh ndeshje të tjera në jetë që mund të jenë më keq se me Italinë ndaj duhet të vazhdosh”. Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, e linim shumë thjeshtë në zonën tonë. Në këto ndeshje duhet të kesh eksperiencë dhe duhet t’i ndalësh ritmin kundërshtarit. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë por edhe i pistë. Për Kroacinë nuk ishte një ndeshje e mirë ajo e para, humbën 3-0. Do jetë një lojë e vështirë si për ata apo te ne. Secili tenton më të mirën, le të shohim çfarë do të ndodh nesër",-tha ai.
Sfida me Kroacinë! Ndryshime në formacionin e Shqipërisë, Hysaj mbetet jashtë

GJERMANI- Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të “EURO 2024”. Skuadra “kuqezi” vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur besimin se ka ende shpresë për të shpresuar kalimin përtej fazës së grupeve.
Faqja zyrtare e UEFA-s, ka publikuar edhe formacionet e mundshme për këtë sfidë, ku bie në sy se tek formacioni i kombëtares tonë ka 3 ndryshime, krahasuar me sfidën e Dortmundit, atë përballë Italisë.
Sipas UEFA-s, jashtë mbetet Hysaj që pritet të zëvendësohet me Balliun. Risi edhe Hoxha dhe Ismajli, në vend të Seferit dhe Ajetit. Balliu, Ismajli dhe Arbër Hoxha, sipas faqes zyrtare pritet ta nisin nga minuta e parë takimin, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja.
Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq
Kjo është ndeshja e parë që zhvillohet mes dy vendeve, ndonëse dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe njëkohësisht janë edhe dy vende ballkanike. /ZËRI
“Do shkoj prapë të mërkurën”, rrëfehet tifozi i Shqipërisë që u fut në fushë gjatë ndeshjes me Italinë

TIRANË- Sami Rexhepi ishte tifozi që kaloi të gjitha radhët e sigurisë dhe u fut në fushë teksa Kombëtarja Shqiptare e Futbollit luante me atë të Italisë. Në një intervistë përmes "Skype" për emisionin "Top Arena", Rexhepi sqaroi edhe njëherë se e gjitha kishte ardhur si pasojë e një basti që kishte pasur me të birin. Duke qenë se jeton në Gjermani, tregoi se do të jetë edhe nesër në stadium për të mbështetur Shqipërinë në ndeshjen me Kroacinë, por nuk zbuloi ndonjë plan për të përsëritur aventurën e pak ditëve më parë.
Pjesë nga intervista në Top Arena:
Rexhepi: Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani.
Si të erdhi ideja për t'u futur në fushë?
Rexhepi: Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta, tashë hajde se po e shoh çfarë po bëhet dhe u futa brenda. I kam thënë që edhe sot jam live.
Pse u fute kur Shqipëria po krijonte gjithë ato raste, pse nuk u fute pjesën e parë që po pësonim golat?
Rexhepi: E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda. Ashtu më erdhi, të futesha në atë minutë.
Kë kishe lojtar të preferuar që do të dojë t'i jepje dorën?
Rexhepi: Të gjithë janë për mua!
Çfarë ndodhi me policinë më pas?
Rexhepi: U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme...
Nëse të përjashtojnë nga stadiumet?
Rexhepi: Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…
Të mërkurën do të shkosh?
Rexhepi: Normale që do të shkoj!/ZËRI
Mori me vete djalin në avionin qeveritar, ndeshja me Spanjën i kushton shtrenjtë kryeparlamentarit kroat
KROACI- Marrja me vete e djalit, për të parë ndeshjen me Spanjën, duket se i ka kushtuar shtrenjtë kryeparlamentarit kroat. Mediat në Zagreb e kanë cilësuar skandal faktin që kryeparlamentari, ka marrë me vete për në Gjermani djalin e tij të mitur, në avionin qeveritar.
Mediat zbuluan se kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç, në konflikt të pastër interesi kishte marrë me vete në avionin qeveritar, që fluturoi drejt Berlinit për të ndjekur ndeshjen me Spanjën, edhe të birin.
Të hënën, Komisioni për Vendime në Konflikt Interesi nisi një hetim kundër Jandrokoviç. Kryetarja e komisionit, Aleksandra Joziç Ilekoviç tha se do të shihet nëse janë plotësuar kushtet për inicimin e procedurës kundër Jandrokoviç.
Ajo ka konfirmuar se informatat për udhëtimin e kryetarit të Kuvendit dhe djalit të tij me avionin e qeverisë për ndeshjen e së shtunës i kanë marrë nga mediat. “Na kanë thirrur gazetarë të shumtë, kështu që pas kësaj kemi vendosur ta nisim hetimin”, tha Joziç Ilekoviç.
Kryeparlamentari ka folur për publikun duke thënë se është “krijuar përshtypja se bëra diçka që nuk ishte praktikë dhe në përputhje me rregullat”.
“Veprova siç ishte praktika në Katar. Kam marrë një ftesë për të ndjekur ndeshjen. Është praktikë aktuale ku vendi pritës fton përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të vijnë dhe të shikojnë ndeshjen. Protokolli i qeverisë është njoftuar se 8 vende janë të destinuara për delegacionin e Republikës së Kroacisë. Sa i përket djalit tim... Në kampionatin botëror në Katar shkuam në shoqërinë e familjarëve, në atë kohë nuk u hap asnjë procedurë dhe as na u dhanë udhëzime se nuk po zbatonim rregulloren. Duke iu përmbajtur asaj që ndodhi në Katar, unë veprova në një mënyrë identike. Në njoftimin e largimit, deklarova se do të më shoqëronte djali im i vogël, i mitur. Dje u habita që një pjesë e mediave shkruanin sikur të ishte diçka e re, sikur të mos kishte ndodhur më parë”, tha ai./ZËRI
Mbappe shmang operacionin, do të jetë ‘zorro’ i europianit: Më gjeni një maskë

GJERMANI- Kylian Mbappe është një kockë e fortë, dhe këtë e tregoi edhe mbrëmjen e djeshme, kur hyri në fushën e lojës për pak sekonda, edhe pse i gjakosur dhe i dëmtuar, duke u ndëshkuar dhe me kartonin e verdhë.
Pas frakturës që pësoi në hundë, Mbappe i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale, dhe pritet që të shfaqet në ndeshjet e ardhshme me një maskë në fytyrë.
Kapiteni i “Gjelave” u pa i gjakosur në fushën e lojës pas një përplasjeje me Kevin Danso. Pas sfidës, federate franceze e futbollit ka konfirmuar se 25-vjeçari ka pësuar një thyerje në pjesën e hundës.
Megjithatë, Mbappe do të jetë pjesë e skuadrës franceze në vijim. Si masë mbrojtëse, sulmuesi do të zbresë në fushë në vijim me një maskë mbrojtëse, për të shmangur përkeqësimin e situatës. Një lajm i mirë për trajnerin Deschampes, por dhe tifozët francez, të cilët do shohin yllin e skuadrës sërish në fushë.
Vetë ai ka postuar në rrjetet sociale, ku iu kërkon ndjekësve ide për maskën me të cilën do të shfaqet në fushën e blertë.

Mbappe udhëheq skuadrën e tij për herë të parë si kapiten në një kampionat Europian e do të kërkojë që të fitojë të vetmin trofe që ende nuk e ka në palmaresin e tij me Kombëtaren. Ndonëse vetëm 25-vjeç, kapiteni i Francës ka fituar Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës. Ndeshja e radhës për Francën do të jetë me 21 qershor përballë Holandës. /ZËRI
UEFA nis procedim ndaj tifozëve serbë

GJERMANI- UEFA ka nisur një hetim lidhur me tifozët e Serbisë, të cilët lëshuan britma si të majmunëve për të tallur dhe ironizuar lojtarët e Anglisë në ndeshjen që humbën me rezultatin 1-0. Sipas "Dailymail", organi drejtues i UEFA-s ka caktuar një inspektor për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet diskriminuese të tifozëve.
UEFA gjithashtu ka akuzuar Federatën e Futbollit të Serbisë për dy vepra penale – hedhjen e sendeve të forta në fushën e blertë dhe përcjelljen e një mesazhi provokues në lidhje me Kosovën. Sipas të njëjtës media, tifozët shfaqën flamurin e hartës së Kosovës, me ngjyrat e Serbisë, gjest që e shoqëuan me lëvizje paraushtarake.
Serbia ka një histori të gjatë incidentesh shqetësuese. Në Kupën e fundit Botërore, në Katar, tifozët shfaqën slogane fashiste dhe gjatë gjithë kohës bënin thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen kundër Zvicrës./ZËRI
Goli i Bajramit ‘çmend’ komentatorin turk, shihni gëzimin e tij

TIRANË- Shqipëria e nisi me një rekord këtë europian, me golin më të shpejtë në histori që u shënua nga Nedim Bajrami. Goli ka kapur në befasi jo vetëm shqiptarët, por edhe një komentator turk që po transmetonte live ndeshjen nga stadium i Dortmundit. Ky i fundit nuk e ka përmbajtur dot gëzimin kur Nedim Bajrami gjeti rrjetën vetëm pas 23 sekondash lojë.
“Lojtarët e Interit janë në njëmbëdhjetëshen e Italisë sonte. Kemi një gjuajtje me dorë të rrezikshme. Ndeshja nisi me gol. Minuta e parë ka gol pas një gabimi në gjuajtjen me dorë. Ky është goli më i shpejtë në historinë e europianëve. Jemi duke u bërë dëshmitarë të momenteve historike”, dëgjohet të thotë ai.
Ndërkohë që video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale, duke u parë miliona herë. Ky europian, është një vitrinë e mirë për Shqipërinë, ndërsa tifozët me festën e tyre, kanë ditur që të ‘shkëlqejnë’ në rrugët e Gjermanisë. /ZËRI
Përballje ‘jetë e vdekje’ me Shqipërinë, Kroacia merr vendimin surprizë, s’e ka bërë asnjë skuadër në Europian

GJERMANI- Ndeshja e të mërkurës mes Kroacisë dhe Shqipërisë për të dyja skuadrat, në mënyrë që të luajnë ende shanset për të qenë pjesë e Euro 2024. Ndeshja mes të dyja ekipeve do të luhet në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut.
Të dyja ekipet po përgatiten maksimalisht, por presioni duket se ka rënë mbi kroatët, të cilët pësuan një humbje tronditëse me rezultatin 3-0 përballë Spanjës.
Tekniku Zlatko Daliç pas kritikave të ashpra nga tifozët dhe opinioni sportive në Kroaci për zgjedhjet taktike që bëri ndaj iberikëve, duket se ka vendosur të surprizojë me vendimet për sfidën me Shqipërinë.
Për herë të parë në historinë e kombëtares ballkanase dhe të një kompeticioni si Europiani, Daliç ka vendosur që Kroacia të mos stërvitet në stadiumin ku do të luhet ndeshja, siç ndodh normalisht një ditë para sdidës.
Trajneri kroat në stërvitjen e pasdites së djeshme, ku kishte në dispozicion 25 futbollistë pasi Nikolla Vllashiç nuk ishte në formë, ka përgatitur taktikat dhe më pas mori vendimin surprizë për të mos u nisur menjëherë drejt Hamburgut.
Modriç me shokë do të stërviten edhe sot duke nisur nga ora 11:00 në qendrën sportive të përzgjedhur nga Federata Kroate e Futbollit dhe në orën 16:00 do të udhëtojnë me autobus për në Hamburg, ku nuk do të stërviten një ditë para ndeshjes./ZËRI
Sot zbresin në fushë luzitanët, Portugalia e Ronaldos favorite në letër përballet me Çekinë

GJERMANI- Dita e sotme e Euro 2024 shënon dy përballje, ajo mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, dhe Portugalisë me Republikën Çeke.
Portugalia do të përballet në mbrëmjen e sotme me Çekinë në “Red Bull Arena” të Lajpcigut.
Luzitanët konsiderohen si një ndër ekipet favorite për ta fituar trofeun në Gjermani 2024. Portugalia triumfoi në Euro2016, ndërsa ka arritur në gjysmëfinalet e këtij turneu në tre raste të tjera, por u eliminua në fazën e të 16-ve të Euro 2020.
Iberikët më pas u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022, e në vazhdim në stol u ul spanjolli Roberto Martinez. Ekipi zhvilloi një fazë kualifikuese perfekte, me 10 fitore nga 10 takime.
Luzitanët vijnë pas fitores 3-0 ndaj Irlandës, ku CR7 realizoi dopietë, ndërsa kanë humbur dy nga katër sfidat e fundit.
Ndërsa Çekia e fitoi miqësoren e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut më 10 Qershor. Ekipi i Ivan Hasekut ka triumfuar në pesë përballjet e fundit.
Çekia, finaliste e Euro 1996, arriti deri në gjysmëfinale në 2004 dhe u kualifikua në çerekfinale në dy nga tri turnetë e fundit, përfshirë Euro 2020.
Skuadra i mbylli kualifikueset në vend të dytë pas Shqipërisë, në kuotën e 15 pikëve, pas 8 takimeve.
Çekia ka humbur 4 nga pesë sfidat e fundit ndaj Portugalisë, me përballjen e fundit në shtator të 2022, ku u mposhtën me poker golash.
Mbappe thyen hundën, vendoset në pikëpyetje vazhdimi i Euro 2024, Deschamps: Kylian është Kylian

GJERMANI- Didier Deschamps nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse Kylian Mbappé do të mund të rikthehet apo jo në skuadrën franceze për ndeshjen e radhës kundër Holandës të premten, pasi sulmuesi pësoi një thyerje të rëndë të hundës në Düsseldorf.
“Ai nuk po shkon mirë. Ai është me stafin mjekësor. Nuk mund t’ju them asgjë tjetër”, tha Deschamps pas fitores 1-0 ndaj Austrisë. “Hunda e tij u godit keq. Ne duhet ta kontrollojmë atë. Është vërtet për të ardhur keq tani.”
I pyetur nëse Mbappé kishte shkuar në spital, Deschamps u lut për të shmangur përgjigjen. “Nuk e di,” këmbënguli ai. “Stafi mjekësor po kujdeset për të. Nuk kam prova në dorë. Stafi po e kontrollon atë. E pashë në tryezën e masazhit. Ai nuk u largua lehtë. Mbetet për t’u parë. Por ju më njihni, kur nuk i kam faktet, nuk flas.”
Deschamps shtoi: “Skuadra kombëtare do të jetë gjithmonë më e fortë me Kylian. Por nëse lajmet nuk shkojnë në këto linja, ne do të duhet të luftojmë pa të. Por Kylian është Kylian dhe çdo ekip është më i fortë me të në fushë.”
Menaxheri i Francës ishte i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij performoi ndeshjes hapëse të europianit. “Është gjithmonë mirë të fillosh me një fitore kundër një kundërshtari që është shumë i mirë, me shumë cilësi atletike, që na bën shumë presion”, tha ai. “Ne mund të kishim menaxhuar më mirë disa situata, por në përgjithësi do ta vlerësoja ndeshjen si pozitive”.