LIVE UPDATES

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e parakohshme

➤ Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë për 2 ditë në Lezhë! ➤ Mbledhja informale e qeverisë në Lezhë e ka hapur siparin sot që prej orës 10.00 të mëngjesit, ku kryeministri Rama ka mbledhur pranë tij për t'i raportuar përgjegjësit e çdo sektori. ➤ Mes tyre është edhe tashmë ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa nuk ka munguar as ministri i ri i propozuar, Blendi Gonxhja. ➤ Mbledhja ka nisur me fjalimin e kreut të qeverisë, dhe ka vijuar me përmbledhjen e punës për vitin që lamë pas. ➤ Ndryshe nga hera e fundit, kur Rama mblodhi socialistët, kësaj here e përjashtoi mundësinë për zgjedhjet të parakohshme parlamentare. ➤ Pasi Rama përmblodhi fjalën e tij, i radhës ishte sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili foli për riorganizimin e Partisë Socialiste. ➤ Më pas, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi listoi sfidat e maxhorancës në Kuvend. ➤ Ndërkohë, ministrat po analizojnë punën dhe projektet që do të zbatohen gjatë vitit 2024, ku në fokus do të jetë edhe rritja e performancës së administratës publike. ➤ Mbledhja do të vazhdojë edhe nesër. ➤Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka bërë një bilanc, për faktin sesa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet që janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve. ➤Kryeministri Rama ka shpërndarë fotot nga mbledhja informale e mbajtur në Shëngjin, ku ministrat duken teksa mbajnë shënime.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Të gjithë mbajnë shënime! Publikohen FOTOT nga mbledhja e qeverisë në Shëngjin

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Mbledhja e qeverise ne Shengjin 1

SHËNGJIN- Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar foto nga mbledhja informale e qeverisë e mbajtur sot në Shëngjin të Lezhës.  Në fotot e publikuara, ministrat shihen duke mbajtur shënime dhe tepër të menduar, teksa dëgjojnë fjalën e kreut të qeverisë.  

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë ministrat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, si dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi. Në mbledhjen e pazakontë ishte i pranishëm edhe ministri ende i padekretuar Blendi Gonxhja. Këtij të fundit iu besua një ministri e re, e emëruar Ministria për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

Në këtë mbledhje janë përcjellë detaje në lidhje me faktin sesa seanca janë mbajtur për vitin që lamë pas, janë bërë bilance për faktin sesa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione për debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve. Gjithashtu, janë shpallur edhe prioritetet që socialistët do të kenë gjatë 2024, që konsiderohet një vit paraelektoral. 

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Edi Rama ne mbledhjen e qeverise
Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Ministrat ne mbledhjen e qeverise ne Shengjin 2
Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Ministrat ne mbledhjen e qeverise ne Shengjin 3
Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Ministret ne mbledhjen e qeverise 4

Mbledhja e qeverisë në Shëngjin pritet të zhvillohet edhe gjatë ditës së nesërme. Në prioritetet e vitit 2024, priten diskutime për turizmin, që konsiderohet një sektor tepër i rëndësishëm për ekonominë e vendit./ZËRI/

1 VITE ME PARE

DETAJET/ Kërkesat e kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë në Shëngjin

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Edi Rama ne mbledhjen e qeverise ne Shengjin

SHËNGJIN – Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes informale të qeverisë në Shëngjin, ku janë diskutuar shumë çështje politike. Në këtë mbledhje, kryeministri i vendit Edi Rama ka kërkuar përmirësim të punës në Komisionet Parlamentare dhe një forcim të mëtejshëm të partisë në bazë. Kërkesa e Ramës ka ardhur pas fjalës së kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.

Bledi Çuçi është fokusuar tek seancat e shkuara plenare, duke bërë një bilanc, sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet që janë depozituar në parlament, nga të cilat sa prej qeverisë dhe sa prej deputetëve, raporton TCH.

Çuçi më tej ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, në mbledhjet e grupit dhe në komisione. Në mbledhje u diskutua gjithashtu për takimet e ministrave me deputetët. Po ashtu, u bë me dije edhe sesa diskutime ka pasur në Komisione për Buxhetin dhe për Paketën Fiskale.

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Edi Rama ne Shengjin

Çuçi kishte në fokus të analizës së tij performancën e deputetëve në debate, diskutimet në seanca dhe në komisione dhe prezencat në zonat elektorale. Pjesë e diskutimit ishte edhe fakti sesi do të vijojë jeta parlamentare, pas incidenteve dhe bllokimeve që po bën opozita. Po ashtu, u diskutua edhe për ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar si amnistia për të dënuarit dhe nisma të tjera, që duan së paku 84 vota. Qeveria shqiptare po mban mbledhje informale në Shëngjin./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Mbledhja e qeverisë, Rama përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Mbedhje qeverie

LEZHË- Prej ores 10 të mëngjesit të sotëm ka nisur në Shëngjin takimi dyditor i qeverisë, pa praninë e kamerave, ku kryeministri Rama dhe ministrat do të bëjnë bilancet e vitit që lamë pas, dhe do të vendosen prioritetet për vitin që kemi nisur.

Rama në takimin që është mbajtur me dyer të mbyllura ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërkohë që është folur dhe për angazhimin në Kuvend, që është bërë i vështirë për shkak të qëndrimeve radikale që ka mbajtur opozita në muajt e fundit.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se në mbledhjen e qeverisë është folur dhe për nismat që kërkojnë shumicë të cilësuar, për të cilën lipset bashkëpunimi me opozitën, ose me ndonjë prej fraksioneve të saj.

Në këtë mbledhje nuk është folur në lidhje me zëvendësimin e Arben Ahmetajt, të cilit i ka mbaruar mandati, duke qenë se kjo është një procedurë që iniciohet nga Kuvendi.

Në nisje të takimit të sotëm, ku veç ministrave marrin dhe pjesë dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe drejtuesit e institucioneve të rëndësishme, fjalën e parë e ka mbajtur kryeministri Edi Rama.

Më pas ka folur kryetari grupit parlamentar Bledi Çuçi, i cili theksoi rëndësinë e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar. Ka mbajtur një fjalë edhe sekretari përgjithshëm Blendi Klosi.

Pjesa e dytë e mbledhjes i është dedikuar aspekteve teknike dhe të detajuara.

Ministrat të do të shpalosin synimet kryesore për vitin 2024. Ndërkohë që mbledhja pritet të zgjasë edhe përgjatë ditës së nesërme. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe ministri i sapoemëruar Blendi Gonxhja, i cili nuk ka marrë ende zyrtarisht detyrën.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Prej dje është “pa punë”, Elva Margariti ‘përgjigjet’ me shifra

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Edi Rama dhe Elva Margariti

TIRANË- Një ditë pas shkarkimit të saj nga detyra e ministres së Kulturës, Elva Margariti ka zgjedhur që në mënyrë indirekte t’i përgjigjet me shifra kreut të qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Margariti ka postuar të ardhurat që janë përfituar nga shitja e biletave në institucionet, parqet dhe kalatë në varësi të saj, që janë rritur vit pas viti duke iu referuar të dhënave.

“43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021 rezultojnë të ardhurat e mbledhura në vitin 2023 nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture. Më shumë shërbime dhe mirëmbajtje në shërbim të turizmit kulturor”, shkruan Elva Margariti në Facebook.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama, në argumentimin e tij për shkrirjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkimin e saj me Ekonominë dhe Inovacionin, do të deklaronte se kultura nuk mund të lihej si një ishull i izoluar.

Çfarë tha dje Rama?

"Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër; kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes. Për këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, kam vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës”./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Do punoj me pasion”/ Iu besua post ministri, Gonxhja e merr si sfidë

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Rama dhe Gonxhja

TIRANË- Blendi Gonxhja ka reaguar pas propozimit të tij nga kryeministri Edi Rama, si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, teksa e konsideron një sfidë atë që e pret në krye të këtij dikasteri. Në një postim në X, Gonxhja shkruan se do të punoj me pasion dhe me përulësi në shërbim të qytetarëve.

Postimi i Blendi Gonxhjas: Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!

Blendi Gonxhja ka qenë një prej njerëzve më besnikë pranë Ramës, mik me të, i cili ndër vite është besuar në poste të rëndësishme drejtuese, që nga bashkia ne Tiranës te Transporti Rrugor.

Nga gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit. Nga Tetori 2015, drejtoi Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë, ku gjatë periudhës që drejtoi këtë agjenci, u ndërmorën nisma thelbësore për kryeqytetin që sollën transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe rikualifikimin e objekteve publike ku vlen të veçohet Amfiteatri i Tiranës, krijimin e dhjetra shesheve të reja rekreative për fëmijët nëpërmjet projektit Luaj Tirana, nisma “Dhuro një Pemë” në kuadër të projektit të Pyllit Orbital, aktivitetet rekreative të Tirana Ime Outdoor e shumë projekte të tjera.

Nga Nëntori 2018, Blendi Gonxhja u emërua nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mbledhja dyditore e qeverisë në Lezhë, i pranishëm edhe ministri i padekretuar Gonxhja

Takimi informal në Shëngjin, Rama përjashton zgjedhjet e
Foto nga mbledhje te meparshme te qeverise

LEZHË- Ka nisur mbledhja informale e qeverisë, që do të zgjasë dy ditë, pikërisht në qytetin e Lezhës. Në mbledhje pritet që të jetë i pranishëm dhe ministri i ri i emëruar nga Edi Rama, Blendi Gonxhja. Këtij të fundit iu besua një ministri e re, ajo për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Edhe pse nuk është dekretuar ende nga presidenti Bajram Begaj, Gonxhja do të jetë i pranishëm në mbledhjen e sotme, pasi Inovacioni është një prej pjesëve më të rëndësishme të axhendës së diskutimeve të qeverisë.

Nuk dihet nëse në mbledhje do të jetë apo jo ministrja e shkarkuar Elva Margariti, e cila e gjen veten tashmë jashtë qeverisë me krjimin e ministrisë së re, e cila bën bashkë Ekonominë, me Kulturën dhe Inovacionin. Përveç ministrave do të jenë të pranishëm në mbledhje dhe një sërë drejtuesish të institucioneve, si dhe deputetë socialistë që janë në krye të komisioneve parlamentare.

Axhenda e plotë:

RETREAT QEVERITAR

09 – 10 janar 2024

Shëngjin, PrinceAdriaticResort

DRAFT AGJENDA

Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024

Dita 1

09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve

(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)

·       Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024

·       Debat

·       Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat

·       Debat

·       Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit

·       Debat

13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë

15:00  Prezantime

· Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton AdeaPirdeni

· Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i networkut) – Prezanton EnkeledaImeraj

· Shërbimet (Mbi procesinederegulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj

· Projekti pilot i regjistrimit të tokës– Prezanton EnertilCanaj

15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katërtemat e mësipërme

16:00 – 16:30 Pushim kafeje

16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbiproblematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja ekompetencave të zëvendësministrave përt’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it

20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

Dita 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi
09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar

*Dreka fastfood në tavolinën e punës

Lista e pjesëmarrësve:
Ministra:

1.Belinda Balluku

2.IgliHasani

3. Taulant Balla

4. NikoPeleshi

5. Ervin Mete

6. Anila Denaj

7.  Mirela Kumbaro

8. OgertaManastirliu

9. Albana Koçiu

10. Ulsi Manja

11. ElvaMargariti

12. Delina Ibrahimaj

13. Majlinda Dhuka

14.. ArbjanMazniku

15.  Bora Muzhaqi

16. ElisaSpiropali

Kuvendi:

1.  Lindita Nikolla

2. Klotilda Bushka

3.  Klodiana Spahiu

4. Arben Pëllumbi
5. Mimi Kodheli
6. Nasip Naço
7. Etilda Gjonaj
8. Evis Kushi
9.  Eduard Shalsi

Drejtues politikë:

1. PandeliMajko
2. DamianGjiknuri
3. Bledar Çuçi
4.Blendi Klosi
5. ErionVeliaj
Adrian Çela

Zëvendësministra:

1.Megi Fino
2. Artemis Malo
3.Besart Kadia
4. Romina Kuko
5.Andi Mahila

6. JulianHodaj

7. Besfort Lamallari

8. Enkelejd Joti

9.  VasilikaVjero

10. AdelaXhemali

11.OltaManjani

12. Endrit Yzeiraj

13. Enkelejda Muçaj

14. Hantin Bonati

15. Ami Kozeli

16.  Roland Kristo

17.  Dhimitër Kote

18. Arian Jaupllari

19. Enio Civici

20. Vilma Bello

21. Almira Xhembulla

22. Endrit Hoxha

23. Nina Guga

24.  Albana Tole

25. Entela Ramosaçaj

26. Mira Rakacolli

27. Vjollca Braho

28.Denada Seferi

29.  Adea Pirdeni

30.  Klajd Karameta

Drejtorë:

1.Mirlinda Karçanaj
2. EridanaÇano
3.Elira Kokona
4. Dallëndyshe Bici
5.Dritan Agolli
6.Laura Plaku
7. Jona Suli
8.Enkela Dudushi
9. Enkeleda Imeraj
10. Klevis Hysa
11. AdelajdaRoka
12. Igli Tafa
13.Enertil Canaj

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB