LIVE UPDATES

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të ndeshjes, FSHF shtyn aktivitetet

➤Sulmuesi Raphael Dwamena, ka humbur ndjenjat një minutën e 25-të të ndeshjes mes Egnantias dhe Partizanit. ➤Tragjedia ndodhi këtë mesditë në fushën e blertë. Futbollisti nga Gana u dërgua në spitalin e Kavajës ku dhe u konfirmua vdekja e tij. ➤Ndeshja mes dy skuadrave u ndërpre. Dwamena ishte një prej sulmuesve më të mirë të Superligës Shqiptare. ➤Futbollisti kishte probleme me zemrën, dhe mbante një aparat, por pavarësisht këshillave të mjekëve ai kishte vijuar të luante në fushën e blertë, pasion i cili sot i mori jetën. ➤Ardhja e tij në ligën shqiptare sigurisht i atribuohet klubit të Egnatias dhe besimit që patën tek ai. ➤28-vjeçari nuk është fare i panjohur në skenën e futbollit. Jetëshkrimi i tij është shumë i pasur, pasi ka luajtur edhe në nivele të larta. ➤FSHF ka shtyrë aktivitetet, ndërsa klubet kanë përcjellë ngushëllimet për humbjen e madhe.

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Pësoi infarkt në fushë, nisin hetimet për vdekjen e kapitenit të Egantias

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Raphael Dwamena

TIRANË- Kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan drejt vdekjes futbollistin ganez të Egnatias, Raphael Dwamena. Futbollisti kishte probleme me zemrën, dhe mbante një aparat, por pavarësisht këshillave të mjekëve ai kishte vijuar të luante në fushën e blertë.

A është kjo e lejueshme? Mbetet për tu zbardhur nga hetimet. Futbollisti nga Gana u rrëzua në tokë pa ndjenja, në minutën ‘23-’24 të ndeshjes.

Autoambulanca bashkë me mjekët mbërritën në vendin e ngjarjes ku i dhanë ndihmën e parë futbollistit dhe e transportuan atë në spitalin e Kavajës. Bluzat e bardha konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Lot e ulërima! Futbollistët vajtojnë humbjen e Raphael Dwamena

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Futbollistët në lot

TIRANË- Miqtë dhe kolegët e golashënuesit më të mirë të Egnatias që humbi jetën sot, e kanë përcjellë mes lotësh Raphael Dwamena. Ata janë filmuar në dyert e spitalit e Kavajës, ku shihen të përlotur dhe totalisht në dhimbje për humbjen e miku të tyre.

Sulmuesi Raphael Dwamena, ka humbur ndjenjat një minutën e 25-të të ndeshjes mes Egnantias dhe Partizanit. Tragjedia ndodhi këtë mesitë në fushën e blertë. Futbollisti nga Gana u dërgua në spitalin e Kavajës ku dhe u konfirmua vdekja e tij.

1 VITE ME PARE

Vdekja e futbollistit në fushë, FSHF shtyn të gjitha aktivitetet e fundjavës

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Raphael Dwamena

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të anulojë ndeshjet e fundjavës në Superligë, pas tragjedisë së ndodhur në Rrogozhinë, ku humbi jetën kapiteni i Egnatias Raphael Dwamena. Skënderbeu-Teuta dhe Vllaznia-Laçi që ishin planifikuar të luheshin sot si dhe ato të së dielës, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni, janë anuluar.

Futbollisti nga Gana u rrëzua në tokë pa ndjenja, në minutën ‘23-’24 të ndeshjes.

Autoambulanca bashkë me mjekët mbërritën në vendin e ngjarjes ku i dhanë ndihmën e parë futbollistit dhe e transportuanatë në spitalin e Kavajës. Bluzat e bardha konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën. I riu kishte problem me zemrën dhe mjekët e kishin këshilluar të mos luante futboll.

1 VITE ME PARE

PROFIL/ Kush është Duamena, talenti që u shua nga sëmundja e zemrës

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Raphael Duamena

RROGOZHINË – I lindur në Ganë, Raphael Duamena luajti fillimisht me programin stërvitor Red Bull Ghana. Në Turneun Ndërkombëtar në Croix, Francë, në vitin 2013, ai ndihmoi ekipin e Ganës U17 për të fituar medaljen e argjendë dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Duamena udhëtoi në Austri për të bërë një provë njëjavore me Red Bull Salzbourg. Ai u bashkua me të rinjtë e Salzbourgut në vitin 2014. Në qershor të atij viti, ganezi shënoi shtatë gola në 4 ndeshje. Salzburgu përfundoi në vend të 3, por ai fitoi Këpucën e Artë.

Më 2014, Duamena kaloi tek Liefering dhe bëri debutimin e tij në ligën e dytë austriake. Në sezonin 2015-2016, ai shënon golin e parë si profesionist. Në verën e vitit 2016, Duamena kaloi te klubi tjetër austriak, Austria Lustenau për 600 mijë euro. Aty realizoi 18 gola në 20 ndeshje, para se ajo performancë t’i siguronte një kalim te Zurich-u zviceran, më 27 janar 2017.

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Duamena 2

Ndikimi i tij te klubi i ri ishte i dukshëm. Ganezi ndihmoi Zurich-un të siguronte titullin e kampionatit dhe promovimin në Super League-n e Zvicrës. Dhe, në ligën më të lartë zvicerane, ai realizoi dy gola në debutim kundër Grassshoppers.

Në vitin 2017, ganezi ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij për të kaluar në Premier League. Brighton kishte rënë dakord me Zurich për transferimin e tij, por çdo gjë u ndërpre, pasi ekzaminimet mjekësore vërtetuan se ai ka probleme me zemrën. Kësisoj, ai mbeti në Zurich.

Duamena vazhdoi të veprojë kundër asaj që thanë mjekët, duke luajtur me Levanten në Spanjë. Këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për shërbimet e tij. Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon.

Në tetor 2019, mjekët i dhanë porosinë e prerë që të mos luajë më futboll, pasi zemra e tij nuk mund të përballonte dot ndeshje profesioniste. Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Çasti nga ndeshja ku Duamena bie ne toke

Pas kësaj, ai vazhdoi të luajë me Veljen në Danimarkë. Pasi shënoi gol më 2020, ai luajti dhe katër sfida, përpara se mjekët sërish t’i thoshin se nuk duhet të vazhdonte të hynte në fushat e blerta.

Në atë kohë, Duamena thoshte se Zoti mendon për të gjithmonë më të mirën. Mjekët përsëritën apelin që ganezi të tërhiqet së luajturi ndeshje profesioniste.

Duamena sërish vazhdonte të këmbëngulte në pasionin e tij dhe më 2021 firmosi për Blau-Veis Linz. Duamena pëson atak në zemër dhe bie në fushë në një sfidë të Kupës së Austrisë, duke rënduar shëndetin e tij. Pasioni i tij vijoi, edhe pse zemra kishte nisur t’i lëshonte.

Në janar 2023, Duamena nënshkroi për një klub të vogël zviceran të kategorisë së pestë, BSC Old Boys. Atje ai luajti 11 ndeshje, përpara se të nënshkruajë me Egnatian.

Me Egnatian, Duamena u bë një fenomen, ai ishte sulmuesi më i mirë i kampionatit me 9 gola, derisa ndërroi jetë në fushë. Kontributi i tij ishte i madh edhe në sfidat e Egnatias në kupat europiane. Pasioni i tij për futbollin shkoi deri në fund dhe i kushtoi edhe jetën. Raphael Duemana ishte kryeshënues i kampionatit deri tani, por fatkeqësisht sot, më 11 nëntor, ai ndërroi jetë./Zëri.ai/

1 VITE ME PARE

Vdes në spital futbollisti i Egnantias, mjekët e kishin këshilluar të mos luante futboll

Tragjedi në fushë! Sulmuesi ndërron jetë në mes të
Rafael Dwamema

KAVAJË- Ka vdekur në spitalin e Kavajës futbollisti i Egnantinas Rafael Dwamena. Sulmuesi Raphael Dwamena, ka humbur ndjenjat një minutën e 25-të të ndeshjes mes Egnantias dhe Partizanit.

Ndeshja mes dy skuadrave u ndërpre për shkak të rënies pa ndjenja të futbollistit në fushën e lojës.

Ai ka qenë një prej sulmuesve më të mirë të Superligës Shqiptare.

Më herët futbollisti ka pasur probleme me zemrën, dhe kishte vendosur aparat, por megjithë këshillat e mjekëve ai kishte vijuar të luante në fushën e blertë, pasion i cili sot i mori jetën.  

Ardhja e tij në ligën shqiptare sigurisht i atribuohet klubit të Egnatias dhe besimit që patën tek ai. 28-vjeçari nuk është fare i panjohur në skenën e futbollit. Jetëshkrimi i tij është shumë i pasur, pasi ka luajtur edhe në nivele të larta.

I lindur në Nkawkaw, Ganë, Dwamena luajti dhe u stërvit me programin zhvillimor Red Bull Gana. Në Turneun Ndërkombëtar në Croix, Francë, në vitin 2013, ai ndihmoi ekipin RB Ghana U17 për të fituar medaljen e argjendtë dhe u emërua “Lojtari më i Mirë” i turneut.

Para se të kthehej në Ganë, Dwamena fillimisht udhëtoi në Austri për një provë njëjavore me FC Red Bull Salzburg.

Ai iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburg-ut në janar 2014, dhe menjëherë pati një ndikim në skuadrën U18. Në një turne në qershor të atij viti, ganezi shënoi shtatë gola në katër ndeshje. Edhe pse Salzburg-u përfundoi në vendin e tretë, ai fitoi Këpucën e Artë.

Në korrik 2014, Dwamena kaloi te Liefering ku bëri dhe debutimin në moshën 18-vjeçare në Ligën e Parë austriake (e dyta nga rëndësia). Në sezonin pasardhës 2015-16, ai do të shënonte edhe golin e parë si lojtar profesionist, më 18 shtator.

Në verën e vitit 2016, Dwamena kaloi te klubi tjetër austriak, Austria Lustenau për shifrën e 600 mijë eurove. Aty realizoi 18 gola në 20 ndeshje, para se ajo performancë t’i siguronte një kalim te Zurich-u zviceran, më 27 janar 2017.

Ndikimi i tij në klubin e ri ishte i dukshëm dhe i menjëhershëm. Më 12 gola në 18 ndeshje, ganezi ndihmoi Zurich-un të siguronte titullin e ligës dhe promovimin në Super League-n e Zvicrës. Dhe, në ligën më të lartë zvicerane, ai realizoi dy gola në debutim kundër Grassshoppers.

Në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier League-n angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich-un për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjeksore treguan probleme në zemrën e tij. Keshtu, ai mbeti te Zurich.

Ndonëse, ekzaminimet mjeksore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij.

Raphael Dwamena me Levante-n

Me Levante-n në La Liga, Dwamena u paraqit në 12 ndeshje duke dhuruar dy asistime. Më pas do të kalonte në huazim te Real Zaragoza në La Liga 2 për një sezon.

Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Pas kësaj, karriera e ganezit do të vijonte në Danimarkë, ku nënshkroi për Vejle-n. Pasi debutoi me gol në 2020, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera, përpara se mjekët ta ndalonin të luante për shkak të problemeve në zemër.

Për shkak të gjendjes së zemrës dhe disa matjeve shqetësuese, Vejle konfirmoi më 26 tetor 2020, se Dwamena nuk mund të luante për një periudhë. Më vonë, në nëntor 2020, drejtori sportiv i Vejle-s deklaroi se Dwamena kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Pavarësisht shqetësimit të mjekve, ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli. Ai u rikthye në Austri duke nënshkruar me Blau-Weiss Linz më 25 qershor 2021. Megjithatë, dy muaj më vonë, Dwamena do të pësonte tronditjen e parë të vërtetë. Ai u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë kundër TSV Hartberg dhe u shtrua në spital më pas.

“Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, tha Dwamena asokohe, duke shpjeguar se ngjarja erdhi si pasojë e goditjes që i dha defibrilatori. Edhe mjekët më pas konfirmuan se goditje të tilla nuk ishin të rrezikshme për jetën e lojtarit, ndonëse më e mira do të ishte që ai të mos luante futboll sërish.

Por, dashuria dhe pasioni i tij për futbollin bënë që të mos hiqte dorë nga ky sport. Në janarin e vitit 2023, Dwamena nënshkroi për një klub të vogël zviceran të kategorisë së pestë, BSC Old Boys. Atje ai realizoi tetë gola në 11 paraqitje, përpara se të mbërrinte në Shqipëri.

Në sezonin e tij të parë në Shqipëri, ai realizoi 11 gola dhe shtatë asistime në 18 paraqitje në Superiore, si dhe një gol dhe dy asistime në gjashtë ndeshje në Kupë.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB