LIVE UPDATES

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet pse ndodhi përçarja mes Martinajt dhe Dukës

Ka nisur "zbërthimi" i dosjes së SPAK lidhur me megaoperacionin që nisi të premten. ➤ ZËRI ka mësuar se ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për vrasjen e shtetasve Durim e Valter Bami në vitin 2020 për shkak se dyshonte se i kishin vrarë të vëllanë, Aleksandrin. ➤ Në ngjarje u përfshinë edhe personazhë të tjerë si: Gentian Bejtja, i ekzekutuar në mars 2024, Arbën Mërkuri, i njohur si “Maneci”, i ekzekutuar më maj 2022, Aldo Avdyli, Maklen Haka, Ervis Martinaj, Arjan Tuku, Samuel Ndoka, Naim Stafuka e shumë të tjerë. ➤ Ervis Martinaj, sipas SPAK, ka pasur rolin financues dhe të sigurimit të logjistikës. Por edhe pse tentuan disa atentate, deri më sot nuk kanë arritur që ta ekzekutojnë Bamin. ➤Përveç kësaj përplasjeje, më shumë dritë është hedhur edhe mbi marrëdhënien e komplikuar mes Martinaj dhe Leonard Duka. ➤SPAK ka zbardhur bisedën e plotë mes të dyve, ku flasin për vrasje dhe ndarje parash, por në fund biseda mes tyre nuk ka përfunduar mirë. Duka aktualisht është në burg në Belgjikë, Martinaj është zhdukur prej 2 vitesh, pa asnjë gjurmë. ➤ Ndërkohë gjyqi ndaj personazheve të botës së krimit vazhdon. ➤ 5 anëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 "urdhër arreste" kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Togat e zeza kanë konfirmuar për: Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën. ➤ Vetëm për Emiljano Shullazin u nda çështja pasi GJKKO i caktoi si avokat Artan Simonin, i cili u shpreh se ka konflikt interesi për shkak se ka marrë në mbrojtje të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçin, i cili akuzon Shullazin për vrasje. Por për të këtë të fundit u konfirmua masa e sigurisë.

20 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

'Ta krym atë kur*'/ Zaja zotohet ta vrasë Durim Bamin

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Durim Bami, Ervis Martinaj dhe Tori Xheiçuka

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e SPAK ku janë zbardhur përgjimet nga Sky ECC mes bandave kriminale. Kështu në përgjimet e zbardhura, Ervis Martinaj i shkruan Marklen Hakës dhe i thotë se përse nuk e takon. Ndërkohë Tori Xheiçuka komunikon me Albert Zajen në orën 11:28:59 dhe e pyet se sa e ka targën automjeti Range Rover blu qe perdor Durim Bami. Zaja i tregon se do i ndjekë çdo lëvizje Durim Bamit me qëllim që ta vrasë. Ndërsa gjatë bisedës i shkruan se do ta zgjidhë çështjen dhe do e vrasë Bamin.

“Me date 19.09.2020 ora 18:45:00 Albert Zaja i tregon Tori Xheccukes se i ka shkruar Ervis Martinaj dhe i kerkon Torit te komunikoj me Ervisin. Albert Zaja i kerkon t'i beje ftese Tori Xheiccuka me kodin SkyECC te ri Ervis Martinajt. Me date 30.09.2020 Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe i kerkon qe te takohen dhe e pyet nese ke ndonje merak qe nuk vjen me me taku. Marklen Haka i pergjigjet qe nuk kam asnje merak tek ti, por ato (i referohet Durim dhe Valter Bami) jane te pa bese dhe jane problem per ty dhe per mua. Me date 11.10.2020 Tori Xheiçuka komunikon me Albert Zajen ne oren 11:28:59 dhe e pyet se sa e ka targen automjeti Range Rover blu qe perdor Durim Bami. Albert Zaja i tregon se Durim Bami ka marre nje Range Rover tjeter ngjyre te zeze me xhama te bardhe perpara. Zaja i tregon Tori Xheiçukes se diten e neserme e ne vazhdim do e shohe çdo levizje te Durim Bamit dhe do mesoje targat me qellim qe ta vrase. Albert Zaja ka derguar mesazhet "...Po jam dasem sot dhe neser emrapa do isho cdo levizje...Ati kurve dhe makinat ca targash ka...Dhe ta krym ate kurv...". Tori Xhei;:uka e orienton Albert Zajen qe te interesohet per makinen e Durim Bamit me targe "855", foto te se ciles Albert Zaja ja ka derguar kur e ka pare ne levizje ne zonen e Kamzes. Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS ne rubriken hyrje-dalje per shtetasin Durim Bami nuk rezulton qe te kete udhetuar me automjet me targen 855”, thuhet në dosje./ZËRI

1 VITE ME PARE

BISEDA/ Martinaj kërkon të bëjë PAKT me Marklen Hakën: Më trego kush vrau Malkon, të them kush të qëlloi hallën

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Marklen Haka

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e SPAK ku janë zbardhur përgjimet nga Sky ECC mes bandave kriminale. Në dosje është një bisedë e zhvilluar mes Ervis Martinajt dhe Marklen Hakës. Ky i fundit i betohet Martinajt se nuk ka lidhje me vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Ndërkohë Martinaj i kërkon që të bashkëpunojë dhe ti tregojë emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos. Në këmbim, Martinaj do ti tregonte personat që kanë qëlluar mbi hallën e tij, duke e lënë të vdekur, në tentativë për të vrarë Marklen Hakën.

 “Me date 14.09.2020 shtetasi Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nder te tjera Markleni i betohet qe nuk ka lidhje me ngjarjen qe i ka ndodhur Ben Ndokes (vrasja e shtetasit Aleksander Ndoka). Ervis Martinaj i shprehet qe ti per mua je i mirepritur tek shtepia ime dhe hajde kur të duash e ke deren hapur, ndersa ne lidhje me Arben Ndoken as nuk e ndihmoj per të të here dem ty dhe as nuk të ndihmoj ty per ti here dem atij. Ervis Martinaj i shprehet qe nese deshiron me te ul me Arhen Ndoken ne shtepine time, te ul me te dhe jam garant. Shtetasi Marklen Haka i tregon qe ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami kane ardhur te te takojne dhe Ervisi i tregon qe erdhen sot Durimi dhe Valteri bashke me Behar Bajrin. Markleni i shprehet qe nuk duhet tju kesh bese dhe Ervisi i shprehet qe tani qe me kane takuar do tju ruhem me shume dhe ata e dine qe nuk ju kam bese. Ervis Martinaj i kerkon Marklenit qe mos t'i tregoje askujt qe jemi bashke ne kontakt dhe Markleni i shprehet qe edhe vete nuk e besoj qe jam duke kontaktuar me ty. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i dergon nje fotografi te tijen me qellim qe ta binde qe eshte ai. Vazhdon biseda ne lidhje me faktin qe Arben Ndoka i ka rene ne qafe se tek vellai i tij nuk eshte perfshire Markleni dhe se lë te kuptoje qe vrasjen mund ta kete kryer Durim Bami. Marklen Haka i tregon qe para disa ditesh ka ardhur nje person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gaccaj) tek Iokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Dukajt (i dyshuar Leonard Duka) sepse kane fikur kamerat. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne, ti tregoje personat qe kane marre pjese tek vrasje e Santiago Malkos dhe ne kembim Ervisi do i tregoje personat qe kane qelluar hallen e Marklenit (ngjarje e ndodhur me date 21.09.2019). Ervisi i tregon qe personat qe te kane qelluar ty dhe kane vrare hallen jane shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se kete fakt ja ka pranuar me gojen e tij shtetasi Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne dhe ne kembim do ti jape Jozi Ndojin ne tave qe te hakmerret per hallen”, thuhet në dosje.

1 VITE ME PARE

Ndoka ndoqi këmba-këmbës për të vrarë Durim Bamin, "bashkimi" me Bejtjan dhe Stafukën dështoi!

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Arben Ndoka, Durim Bami dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një episod të plotë, ku Arben Ndoka dhe persona të tjerë janë vënë pas për të zhdukur Durim Bamin. Aksioni për vrasjen e tij zgjat gjatë thuajse një muaj dhe SPAK ka zbuluar në çdo moment, çdo lëvizte të armiqëve që udhëtonin nëpër Shqipëri. E gjitha nis më 25 korrik të 2020! Gjin Ndoj (tashmë i vrarë nga grupi i Bajrajve) informon Ndokën për lëvizjen e Durim dhe Valter Bamit. Më konkretisht për një objekt që Bami po ndërton në afërsi të "Vila Aeroport", ndaj edhe shkonte shpesh aty. 

"Kur ikën për Tiranë sa kalon 'Vila Aeroport', hotelin aty është një ndërtesë 5-katëshe e bardhë, do bëhet hotel. Tani ta sjell me foto ndërtesën. Ikën 2-3 herë në javë sigurt, aty mos më shumë me seria 7 blind, nja 4 vetë mbas vetes. Ka vend mrapa sa duash me prit ferra, pemë, kupton?"

Arben Ndoka komunikon me Emiljano Shullazin dhe ky i fundit e informon në lidhje me Durim Bamin, duke u shprehur se ai se del rrallë sepse e ka frikë. Por i tregon gjithashtu se nga ana tjetër, Marklen Haka ka nisur që të afrohet sërish me Bamin.

"Më thonë që del në fshat rrallë, Valter (Valter Bami) ka fillu rri me Maglen (Marklen Hakën). Ti je vetë i kujdesshëm. Fillo shtrëngo prapë Durimin. Mbasi i ndodhi ajo me Marklenin ishin ftohur, por ka 1 muaj janë afru. Po me Durimin! Gjasmë jo, por njësoj është gjera rrin me ta. Po dhe frikë të kanë, kështu që shfrytëzojë këtë situatë. Ka bo lokalin aty lart në fshat Duri. Po, se di ku e ka, po më kanë thënë. Po besoj do jetë mirë për me gjujt nga larg."

Me të marrë sinjalin, Arben Ndoka komunikon me Elvis Ndrecën dhe së bashku planifikojnë që të infiltrojnë një femër Durim Bamit, që të mësojnë lëvizjet e tij. 

"A iku ajo goca?",-i shkruan Ndoka, ndërsa Ndreca (kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca) i përgjigjet: Po, këto 3 ditë futet në aksion ajo me na tregu çdo lëvizje të tyren.

Më 2 gusht, 2020, grupit i pritet kontakti nga burgu. Ervis Martinaj informon Arben Ndokën se Emiljano Shullazin e kanë futur në regjimin "41 biss".

"Milin e qitën jashtë loje, s'na maron punë dot ma. Kush ja bëri sipas teje? E çuan tek "bizi", si ke pa lajmet? 1 vit."

Megjithatë plani vazhdon! Më datë 10 të po atij muaji, Arben Ndoka komunikon Astrit Avdylin dhe e instrukton që të marrë peng atë që ka qëllur tek ngjarja e Rrumit (Aleksandër Lahos), në atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoj. Personi për të cilin flasin është Valter Bami. 

Astrit Avdyli i shkruan: Shiko, përgatit atë që ka gjujt tek Rrumi ta merrni peng, kjo na intereson. Aldo (Aldo Avdyli), osht gati me Tërmetin (Arben Mërkuri), se kam fol unë me ta. Kamerat shumë kujdes, çdo rrugë, shoferi gjithmonë i maskuar ose të rrinë të tre mbrapa. Maskën në makinë me pasagjerë. Shoferi duhet të jetë i maskuar kaq. Do vijë Aldo nesër andej nga ty. I thashë që të rrijë Aldo tek ty, jo në Durrës. Mos e lë me ik në Durrës mo kaq. Se po na fusin nëpër intriga, kupton? Po bëhena viktim kot pa patur punë, pa patur miq e shok, kupton? Mos të largohet nga Lezha kaq! I ke gati, veç jepi drejtim, fort, kaq! I kam përgatit, dëgjohemi nesër. Merr peng atë, organizoji, i ke kamikaz.

Të nesërmen, Aldo Avdyli shkon në Lezhë, ku e pret Samuel Ndoka. Ish-deputeti flet më pas me Ervis Martinaj dhe i tregon se për vrasjen e Durim Bamit ka pajtuar edhe Gentjan Bejtjan (tashmë edhe ky i vrarë pak javë më parë në oborrin e banesës së tij në Larushkë).

"Si Gentjan Bejtja, si Naim Stafuka, kanë mllef dhe kjo është e rëndësishme."

Ndoka i kërkon një makinë dhe këtu Martinaj zbulon një skenarë të parë, njerëzit e tij kanë vjedhur një makinë, por duhet të presin që të përdorin, të paktën derisa të fshihen kamerat e sigurisë nëpër qytet. 

"Kam edhe Audi, por presim ca ditë për atë. Sa të fshihen ca kamera të qytetit ku është marrë, kamerat e Bashkisë."

Më 17 gusht, Arbën Mërkuri, edhe ky i vrarë, i tregon Arben Ndokës së Durim Bami ka shkuar në Ksamil. Këtu nis aksioni! .

Arben Ndoka: Mgjes, a ke mbërri? Ai është në Ksmil në plazh!

Arben Mërkuri: Po që në 8 të mëngjesit, do ta prësim në kthim, se në Ksamil bëjmë punë, por nuk dalim dot. 

Me të marrë sinjalin, Samuel Ndoka dhe Aldo Avdyli përgatiten për pritën. Edhe Martinaj vihet në dijeni dhe mënjeherë shfaqet i gatëshëm që të ndihmojë.

"Me cilin është k**va, pa kto çerrat?? A dihet adresa saktë? Ti nis me motor 2 çuna? Të jap unë Audi, është supër makinë, maks 270 në orë ecën."

Grupi u nis për në Ksamil, ndërsa Gentjan Bejtja informon Ndokën se Durim Bami është tek "Hotel King" në Sarandë. Genti i shkruan sërish Ndokës dhe e informon për takimin që ka pasur me Bamin, që madje e kishte përshëndetur dhe i kishte dhënë edhe para djalit të tij. 

"Genti jam, e mora telin. Tu hor dreke te (i dërgon foto te restorant King). Po ti a nise njeri? Atë targën e atij golfit mos e lë pas dore. Atje, a shkoji njeri apo flejnë gjumë? Deri nga ora 2 ka qenë duke ngrënë dreke.  Fola deri qëparë. Atje ishte, i kishte dhënë çunit tim 200 euro për qejf gjoja. Po i mori peshqirët tha mos ndrroj vend. Do rri i kishte thon ca ditë dje kishte shku. Nuk shikohen makinat se hoteli është me garazh dhe nuk mund ta ruaj më se ai nuk ha bar. Aty ka qenë, do ketë qenë në gjumë. Duhet me ndjet gati se ndoshta nuk del natën, por nesër e ke në shezllon, po ishalla s'po na ik fare."

Por asgjë nuk kryhet! Gentian Bejtja insiston që Arbeni t'ju thotë "shijakësve" (Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli) që ta vrasin aty dhe se nuk duhet humbur rasti.

"Gjej rob aty ta vrasin. Mos dëgjo barcaletat e atij që thoshte e mbaroj në Durrës. Se në Durrës e mbarojnë të gjithë. Gjej rob, ta bëjë aty (ta vrasë aty). A e kishin pa sonte? Po është turp më përzotin. S'do e kesh më atë shans. Gjynah mos me mbaru punë. Futja qaty s'ka as armë me vete, asgjo. Gjuni robqirit. Sot të hy në punë ty. Ti sot ke nevojë për vepra se boll je ngop me fjalë. Tu hor robt dreka e darka kot. Boju pak presion e du te mbarum thuj sdu llafe mo nga asnjë du punën e kryme. Se ty të majn var kot dun me të hor lekë pa bo asnjë punë. Thuj Visit të çojë një të vetin. Po ta krynin pra! Asnjë si do lekët e tij, të gjithë e duan të vdekur atë legen. Ai do gjoja me me taku dhe mu i kishte thonë kunatit. Jena prish kot, na kanë ngatrru të tjerët, keqkuptime. Ai do shkri me acid. S'ka rob më të pabesë. Mos u tremni nga shteti po maro punë! Gjej nai rob ta palosi. Ai ka ndejt, gjasme do shkoj unë nesër andej, me u ul kunati në kafe me të. Tu i dhon lek kalamojve t'mi. Ai qe tu me vra me gjith cun kur mplasi makina. Gjoja e do fort. Atij edhe vorrin do t'ja djeg, as brenda s'do e lej rehat. A s'ke asi shok të mirë polic, ta gjë kollaj për një minutë. Duhet me lëviz sonte ti e nesër. Me i lujt gurët."

Fjalët e Bejtjas kishin ndikimin e tyre tek Ndoka. Mblidhen për të shkuar në hotelin ku fshihej Durim Bami, por një nga personat që kanë çuar Jozi Kraja, as nuk e njeh shënjestrën. 

"Vetëm një foto kemi, nuk jena të qartë! Se kto pushuesit shumica me mjekërr janë. Ai që po vjen a është i qartë, a e njeh mirë", përgjigjen ia jep Ndoka, duke i dhënë një zgjidhje praktike: Futu në Google dhe në Youtube, ke fot të atij plot. Puna e parë që duhet ma ba është me pa foton. 

Por në momentin që edhe pjesa tjetër e grupit shkon në Ksamil, Bami ikën, edhe Ndoka i jep lajm që të kthehen edhe ata pas Bamit dhe që ta godasin në Rrogozhinë. Por fillmisht donin që të interesoheshin nëse kishin ndonjë person në mjet, pasi nuk donin që të ekzekutonin të pafajshëm. Si përfundim, atentati dështon!

Në orën 22.53, Ervis Martinaj e pyet se çfarë u bë, Arben Ndoka i tregon dështimin, ndërsa "Visi" e ngushëllon: Ka lokal Duri në Verjon, shkojmë aty ti bluajmë, e marr vesh kur janë aty nga Gent Koçi. Kam fut një shoqen time.

Pasi tentativa për vrasjen ka dështuar! Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij, Arben Ndoka mban kontakte me Gentian Bejtjan dhe Naim Stafukën, të cilët i kanë treguar vendin që frekuenton Bami.

"Do vij me Naimin (Naim Stafuka) vllain e Verit (Enver Stafuka) të flasim seriozisht. A të vijë se duam me mbaru punë, jo me u marrë me llafe se rrezikojmë po e zgjatëm këtë punë,"-i shkruan Bejtja. Arben Noka flet edhe me Behar Brajoviq, ky i fundit ka kontakt me Durim Bamin. Bashkë planifikojnë vrasjen nëse Bami shkon në Shkodër.

"Ok, Super. Nëse vjen nësër është i vdekur. Duri dhe Marigleni thojn dun me ardh me me taku, ke gati nëse vijn. Se ty të dojnë të vdekur dhe unë i thashë që nuk kam muhabet me ta."

Por plani ndryshon, Haka dhe Bami kthehen nga rruga dhe Brajoviq lajmëron Ndokën: O shok, nuk janë duke ardhur por më më nisën lekët!  

Siç edhe koha e tregoi, asnjë plan për vrasjen e Bamit nuk u finalizua, madje ai sot është i lirë dhe mendohet se po fshihet në Dubai, larg problemeve që ka në Shqipëri. Ndërsa Naim Stafuka është në burg, Bejtja nuk e pati të njëjtin fat dhe u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë. Dyshohet se vrasësi është Bami, por në duart e tij nuk ka ende pranga./ZËRI

1 VITE ME PARE

E PLOTË/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për sqarim: Më kthe lekët se nuk i gëzon! Ai i dorëzoi shokët: Vrit kë të duash

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

TIRANË- Miqësia mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës ishte krisur, por “Princi Damian” kishte tentuar të shuante çdo konflikt pas vrasjes së Santagio Malkos. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, rezulton se Duka ka folur me Martinajn për ditë me radhë. Dyshja kanë zhvilluar biseda për çdo hesap të pambyllur që kishin dhe mosmarrëveshja e vërtetë rezulton që kanë qenë paratë.

Martinaj e thotë hapur se nuk e ka problem faktin që e ka vrarë Santiago Malkon, njeriun  që kishte të besuar dhe madje i lë shteg që të veprojë po njësoj edhe me Erigers Mihasin. Martinaj shprehet se secili vepron sipas hesapit të tij, ndaj dhe Leonard Duka nuk kishte pse stepej për të vrarë askënd që ia kishte bërë borxh.

Ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022 shprehet se Malko ka gabuar me babanë e Dukës, referuar faktit që ia ka marrë peng dhe i ka dërguar video duke e torturuar. Madje në një episod e quan Malkon skizofren dhe njeri që i ka sjellë vetëm probleme.

Në vijim të bisedës, Leonard Duka shumë herë kërkon që të sqarohet me Ervis Martinajn dhe kërkon paratë që ka future në punë me të. Çështja zvarritet, llogaritë dërgohen me foto, por nuk mbyllen kurrë! Kështu, armiqësia mes tyre ashpërsohet.

Pjesë nga dosja:

Me date 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj biseda fillon me Ervisin i cili i shprehet qe ai (duke ju referuar Santiago MalkJJ) gaboj me baben tend dhe se une babain tend ma e pane rruge vetem e respektoj dhe me te pa ty me gra ose me femijen e Erlisit nuk te gjuaj. Leonardi i shprehet qe ai nuk bente asnje levizje pa dijenine tende dhe se ne kemi pas shoqeri prej 15 vitesh bashke. Ervisi i shprehet qe nje nate para ishit vellezer dhe te thash beji muhabetet mire se ai eshte skizofren dhe ai gaboi me babain tend. Leonardi i shprehet qe une vetem prej babes jam merzit se ca ka pas me ate tjetrin s'kishim arrit deri ketu. Ervisi i shprehet qe t'i nuk me vret dot mua me gabelt e Vlores o Nard, t'i me vret vetem kur te jesh me te drejten tende.

Ne vazhdimesi te dy i tregojne njeri-tjetrit qe kane marre informacione ne lidhje me persona qe jane angazhuar per te kryer vrasjen e njeri-tjetrit nga te dy palet.

Ne nje moment Ervisi i shkruan, te thash leje ate mos e vrit (dyshohet qe i referohet vrasjes se Santiago MalkJJ), e shave, ishin llafe te verteta, nuk te thash gja, llogarite te thash ulena dhe i bejme kur te duash.

Leonardi e pyet qe t'i çfare do te beje per babain tend dhe Ervisi i shkruan qe une do ta kisha vrare. Ervisi i shkruan qe ai pretendonte qe t'i kishe paguar 500 mijë euro per ta vrare dhe i thash kerkoji falje per baben, sqarohuni pastaj vrituni. Une vetem sherrin ja kam pare atij se me ka fut ne sherr me gjith Shqiperine ai qelbanik. Ervisi i shkruan duke i thene qe nuk ka pas dijeni se çfare bente ai (Santiago Malko). Ne lidhje me rastin e grabitjes se pleqve ne Tepelene, e kam marre vesh mbas 6 muajsh, per gjuajtjen e Rinos, ju kam lutur dhe i kam thene na 10 mij euro dhe mos bej zhurme. Ju lute edhe ti por ti ke qene tape nga Trejsi nuk mban mend. Edhe per me shku me i gjujt Denisit dhe Emit, edhe per gruan e atij gurzit te lagja e gabelve, Ervisi i shprehet qe s'ka pas dijeni dhe nuk e ka porositur ai. Leonardi i shkruan qe une ate prej teje e kam njohur dhe nuk i takonte per respektin tend me bo ato veprime, gjithsesi ca ka ik nuk vjen me.

Leonardi i kerkon qe te flasim per ne te dy, qe te flasim si eshte per te fol dhe t'i bejme gjerat e qarta basbke. Ose me i qetesu dhe me i rregullu ose vazhdojm siç ja kena nis, por e mira eshte qe mos te shkojne gjerat me andej se ty nuk te kam prek as ne gjak, as babe, asgje dhe s'te kam asnje borxh. Ti duhet me me kthy çfare me takon se kam gjith ato lek me ty ne pune. Nese don me i kthy, nese nuk don me i kthy nuk te them me, por ajo eshte djersa ime.

Ervisi i shkruan qe une s'te ha asnje lek edhe pse je mundu me me vra me gabelet e Vlores, çfare eshte djersa jote eshte djersa jote. Leket qe ke fut ne lloto, aty i ke paisjet kur t'i duash, leket e barit i ke marre me sa di une. Leonardi i shkruan qe edhe mua nuk me vrasin dot te Lushnjes, Mamurrasit, Vlores dhe Shkodres, por une po te them me i qetesu gjerat sepse nese shkon me andej nuk mbaron me.

Ne vazhdimesi diksutojne ne lidhje me sqarimin per llogari te ndryshme qe kane pasur bashke deri diten kur jane zene me njeri-tjetrin ku Ervisi i shprehet qe une nga sot nuk kam pune as me ty as me Tucin. Ervisi i shprehet qe nje Shkodran e pastrova qe hante mut si kurvat (i referohet vrasjes se Gjin Ndoj) dhe ate Vlonjatin (Fatmir Hyseni) doe vras sepse ka dasht me me vra mua, jo Santin (Santiago Malko). Ose do t'i vras ose do te kalben ne burg ato gabelt e Vlores ndersa me ty nuk merrem me nga ky moment. I shprehet qe une e kam inatin me ty qe ke dasht te me vrasesh mua jo per Santin sepse une deri sa eshte vra ai nuk e kam çu ne mendje te te vras. Dhe mbasi eshte vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mesuar qe t'i ke dasht me me vra dhe atëhere kam dashur te te vras.

Leonardi i shprehet qe njesoj ke dashur edhe ti te me vrasesh mua dhe i qendron bisedes ne lidhje me ndarjen e llogarive qe kane bashke dhe shprehet qe une leket e mija nuk i fal siç nuk fal ti te tuat. Leonardi i tregon ne vazhdimesi qe ti je afruar tek lagja ime per te me vrare dhe i tregon qe i di te gjitha bazat dhe shtepite qe ke. Leonardi i shprehet qe une kam dashur te te takoj baben tend qe te flisnim deri sa u be sebep qe te cova kontaktin. Une s'kam dashur te prekja tek gjaku jot se po te filloja nuk do ndalej me kjo pune.

Ervisi i shkruan qe une kam paguar 1 miljon euro per informacion ne lidhje me lokalizimin tend dhe Leonardi i pergjigjet qe hajde rregullojme llogarite dhe te ndalemi se ndryshe ka per te shkuar keq kjo pune dhe nuk do te ndalet me.

Ervisi i shkruan qe ti ke dasht me me vra ne pabesi por s'te vej faj sepse ke menduar qe ta kam cuar une ate skizofrenin (Santiago Malko) por ai ka qene delirant dhe i kam thene qe sa te ka dasht Nardi ty s'ka dasht as Rinon, turp te kesh. Ervisi shprehet qe e ka pyetur, po me Lisin (Erlis Duka) ca pate, ate tha Nardi hajde merr leket e Rinos te ETC. Ervisi i tregon ne lidhje me diten kur u plagos Rino, ai (Santiago Malko) i eshte shprehur qe e fala Lisin (Erlis Duka).

Leonardi i shkruan qe dhe ate te kishte bo ai dhe pasha allahun nuk e di cfare lloj mostre do isha bere. Ai s'ka pas pune me vellain tim as nuk e ka takuar. S'ka bere asnje veprim vetem ky i imi (vellai Erlis Duka) ka qelluar. Biseda vazhdon ne lidhje me konfliktin qe kane pasur me shtetasin Santiago Malko dhe personin qe i therrasin me emrin Rino.

Ervisi shprehet qe nga Viti i Ri dhe ktej nuk jam marre me ty as me shtet as me privat, por po te duash ma provo forcen, se e di qe s’do te ndalonte kurre ky muhabet. Ato tre Vlonjatet do ti gropos, jo per Santin por sepse kane dasht me me vra mua dhe nese don dilju ti per zot. Kane bere tender me koken time, nuk ke bese me mua pa kapur ate "Doqen" (Fatmir Hyseni), ose ne burg ose ne toke. Ti po majte anen e atij vazhdo se te kane perdor, ashtu siç te ka perdor ai Gaxha (Elvis Gacaj) se ka dasht me te marre peng tek Valter Bami mor budall.

Leonardi i shkruan qe une s'kam gje me ty per me u provu, te rregullojme çfare kemi dhe shikojme punet tona. Ti e din vete çfarë ben, e mira eshte mos me shku gjerat ashtu, se s'jane pak ato. Ne vazhdimesi i shprehet qe nuk ka shanse me me marre njeri peng mua o Vis, nuk jam dele une.

Ervisi i shkruan qe nuk ka me qelbanik se ai Gaxha (Elvis Gacaj) do e vrisnim ate dite qe doli nga burgu por mori femijën ne krah dhe mu kujtua goca ime dhe e fala. (lidhet me episodin Nr. 7). Ne vazhdimesi Ervisi i shprehet qe deshta me i vra ato Bamët (Durim dhe Valter Bami, lidhet me episodin Nr. 1) dhe te tregoja bisedat qe kane here me Gaxhen per te te marre peng dhe me kerku 5 milion euro. Ervisi shprehet qe hasmin me te rrezikshem te kam ty sepse je me te drejten tende, ndersa me te tjeret fshij bythen. Ervisi i shkruan qe une nuk te behem pengese as me shtet dhe as me privat dhe ai Tuci (Altin Gega) te mbylle gojen mos te me bej ta vras per seder. Te *ije ate dashnoren e te haje leket (lidhet me episodin Nr. 7). Ne vazhdimesi Ervisi i shkruan qe nuk duhet te marre vesh njeri qe kemi folur bashke nese merret vesh prishet muhabeti dhe me ke kundra.

Leonardi i shkruan qe une dua te rregulloj Ilogarite me ty dhe shikojme punet tona te dy çfarë u fol ketu ngelet ketu.

Ne vazhdimesi flasin ne lidhje me nje person qe ka shtepine tek Kodra e Diellit i cili ka bere burg dhe nuk ka nxjerre emrat e Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës. Leonardi shprehet qe shtepine e ka te veten sepse beri gjithe ate burg dhe nuk na nxorri as mua dhe as ty dhe per llogarine e shpis flasim bashke, ndersa Ervisi i shkruan qe e ka te veten kur te japi leket dhe ti mos e perkrah kot se do i fus ndonje plumb per sedër. Ervisi i shkruan qe do t'i fusim noj plumb se shtepine te Kodra e Diellit ja kam falur Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta). Ai le te vij te marri 15 mij euro qe ka paguar dhe burgun e ka bere per leket e veta dhe jo per mua.

Leonardi i shkruan qe nese ja ke falur shtepine atyre do te rregullohemi bashke dhe gjejme zgjidhje. Ervisi i shkruan qe ta palosim kte qelbanikun (personi qe ka shtepine te Kodra e Diellit) dhe folim me vone, dili per zot ti me Tucin (Altin Gega) pra. Ose ate ose Tucin me gjith dashnore, se shtepine ja kam dhene une s'ka pas pune as Tuci as ti, i thash ik puno me likujdo. Por tani zdua ma e shit me ate shtepi se ja kam fal Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta djemte e tezes se Ervis Martinaj).

Biseda vazhdon ne lidhje me llogarite financiare qe kane me njeri tjetrin ku flasin ne lidhje me lokal Bilioner ne Bllok, Hotel Zeus ne Rinas, automjete dhe para te investuara ne Llotot.

Leonardi i shkruan qe i lejme çfare ka ikur dhe te shikojme per veten tone, une du me u rregullu me ty s'kam pune me u vra me ty, po djersen time e dua do t'i bej llogarite edhe do t'i coj.

Ervisi ne vazhdimesi i shkruan qe t'i vazhdo mbyll ceshtjen dhe merru me nenen e Santit (Santiago Malko) sepse ajo me akuzon mua se e kanë vrare per inatin tim. Nenes se Santit une i kam thene qe çuni t'u ka vra se i ka vu gjobe shokut tim me te mire dhe i ka ofendu baben.

Leonardi i shkruan qe atyre do t'ju coj fjale (i referohet familjareve te Santiago Matko) por thash te flisja me ty nje here. Dhe qetesoji këta te tute, mos te degjoj qe me jane vene mbrapa, per zotin e madh po te dal borxhit dhe me jua thene dy llafe çunave te tu (dyshohet se i referohet Erigers Mihasit dhe personit qe i therrasin Olci). I kam pas në kontroll tani shpejt dhe i kam fal vetë per koke te Lisit, qetesoji se prandaj po te shkruaj. Ervisi i shkruan qe une nuk di gje per ke e ka dhe secili ka hesapin e vet, une mbaj ne shpatulla vetem problemet e mija. Leonardi i shkruan ok, por ke dhe gjakun tend verdalle e po te flas si burrat se nuk jam nga ata qe flej une, po te them me i qetesu e me i rregullu gjerat. Ervisi i shkruan qe kush e meriton futja. Leonardi i shkruan, ok po t'i pashe afer te kam dal borxhit mos me thuj qe s'te thash dhe te takon ty me ju fol.

Ne vazhdimesi Ervisi i kerkon qe te merret me nenen e Santit dhe t' i coj babain qe te flasë me te dhe Leonardi i pergjgijet qe do merret por nuk i jep lek. Biseda vazhdon ne lidhje me persona qe te dyja palet dyshojne qe kane angazhuar per te vrare njeri tjetrin, ku Leonardi permend Julin e Pashakos dhe Shkodranet ndersa Ervisi permend Doqen, persona te tjere nga Vlora dhe nje person me emrin Klod Kulla.

Komunikojne ne lidhje me nje ngjarje ku i demtuar eshte shtetasi qe i therrasin "Rino" te cilin e ka plagosur shtetasi Santiago Malko dhe se personi qe ju ka sjellur armet per kete plagosje ka gene nje person qe i therrasin "Lano". Ne vazhdimesi te bisedes Leonardi i shprehet qe une me u rregullu me ty te jap bese e fjale qe ska kush pune me ty dhe ate dua edhe nga ty dhe per njerezit e atij (Santiago Malko) do t'ju coj fjale.

Ervisi shprehet ne lidhje me vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj te cilen e ka bere sepse kishte filluar t'ju thoshte njerezve qe do behem me Nardin se ai jep 10 miljon euro per Visin dhe kur e kapem na tregoj qe kishte genjyer dhe e vram kot budallain. Leonardi shprehet qe une nese rregullohem me ty do ti s'postoj te gjithe dhe do te bejme be qe te dy, ti edhe une. Ervisi i shprehet qe une nuk kam pas pune me njeri tjeter vetem me ty e kam pas inatin se ka dashur te me vrasesh ne pabesi. Edhe ate Doqen e kam inat se ai te ka fryre ty per t'me vrare. Leonardi shkruan qe une e di qe i kam shoke dhe shoket nuk i shaj, s'me ka lidh leku me to, kam punu sikur kam punu me ty.

Ne vazhdimesi Leonardi shprehet qe une jam duke bere llogarite dhe do te t'i nis dhe Ervisi i shkruan qe beji llogarite ne nje fletore dhe mi ço. Paralelisht Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe i dergon bisedat qe po kryen me shtetasin Ervis Martinaj. Fatmiri i shprehet qe ai po hidhet nga dega ne dege dhe se t'i duhet t'i thuash hajde bejme llogarite me jep leket dhe bashke s'kemi pune. Me date 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me Altin Gega te cilit i jep porosi qe kur te ulesh me njerez duhet me u tregu strateg, thuaju te gjithve pa perjashtim, eshte terbu fare Nardi jep 2 milion euro per informacion per Visin, vetem lokalin me dhene ku eshte ul, ose 10 miljon kush e kryn (vret). Te fillojme lojen te afrohen njerezit e vet ktej nga ne, meqe jep shpia ai (I referohet informacionit qe ka marre ne lidhje me shtepite qe Ervis Martinaj i ka ofruar femrave per ta nxjerre ne prite). Dhe t'i shif hap syt beji 4 ok dhe do marresh blindin e Lash it (Erlisi Duka) do ecesh me ate jo me makine normale.

Vazhdon biseda ne lidhje me nxjerrjen e fjaleve qe Nardi paguan 2 miljon per informacion dhe 10 miljon euro per ta vrare me qellim qe t'i largohen njerezit.

Ne vazhdimesi Leonardi i kerkon Altinit qe t'i dergoj llogarite qe ka me Ervis Martinaj dhe ai i dergon te dhenat si me poshte:

700 ermali, 213 paulini total, 300 elis Mustafa, 80 ar lika, 50 santjago se e njifte si borxh ky atehere, 50 a 60 ai mir krutoni. Altini i shkruan qe pak a shume keshtu i mbaj mend se jane bere dy vjet dhe bllokun e llogarive e ka mbajt ai vete.

Ne oren 21.23 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinin dhe i dergon dy foto me disa shkrime llogarishe ne flete fletore me kuadrate. Nder te tjera llogari gjenden te pershkruara si me poshte:

Dhene per lloto: IO miljon, 30.000$, 7000€, I 0.000€, 70.000€, 270.000€, 110.000€, 230.000€, 300.000€, 500.000€, 300.000€.

Shpetimi melvi orat.

Hoteli: 450.000€ + 50.000% 2. Dhe + Llotos 5 Miljard e ca, se di fiks sa ka qen. Hie dhe Fufin meqe je fisku me ate muhabet.

Me date 20.08.2020 Leonad Duka komunikon me Altin Gega dhe ky i fundit i tregon qe ka hap namin per ate fisderrin (i referohet Ervis Martinaj) siç me the ti, tek Fredi dhe ai me nje tjeter thone e bejme (vrasim) ate. Do te vijne ne plazh qe tme takojne por nuk di ca te flas. Leonardi e porosit qe fol ca te duash se nuk e bejne dot, fol si me qene vete o vlla se ne njesoj jemi. Altini i shkruan, po nese e bejne se per aq lek te presin ne bese dhe njerzit e vet. Leonardi i shprehet qe pervec nesh nuk e ben dot njeri se ai nuk del fare dhe me kete stil qe po bejme ne na afrohen njerezit dhe marrim informacion.

Me date 29.08.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj dhe i shkruan qe te nisa llogarite qe me the, kur dote mi japesh leket e mia dhe Ervisi i pergjigjet qe nese biem dakort nuk ti ha leket e tua por flasim nga darka se jam diku.

Me date 31.08.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj dhe ky i fundit i shkruan qe po te sqaroj Ilogarite e mia, tek hoteli jam dakort e kena blere pergjysem, ndac e shesim dhe merr gjysmen e lekeve ndac bleje ti dhe me jep gjysmen, 2 miljon eshte vlera e hotelit dhe Leonardi i shprehet qe e shesim se nuk dua hotel.

Me date 01.09.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj te cilit i shkruan, 0 Vis me kto skema mos me mbaj varuar nuk e di si e mendon, gjithsesi une ca pata t'i nisa dhe po e shikoj qe ti e ke marre lehtshem ket pune. Gjithsesi une te dola borxhit, leket e mia te kerkova, ti mbaji ato leke, une kontaktin po ta heq se s'kam per cfare me te mbajt dhe vazhdojme si e kena nis meqe ti mendon se do i mbash ato leke. Do te pres nje jave fiks per te sjelle dhe mbaji leket per momentin.

Me date 03.09.2020 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinaj, ky i fundit nder te tjera i shkruan qe ne lidhje me ate qe ke nis kur te dush vazhdoje se une s'jam marre me ty dhe me vllain tend. Te hoteli je ok me mua, tek Bari more leket more njezet. Leonardi i shkruan qe une te kerkoj leket e mia me fol si burrat jo kshu nje here ne jave dhe Ervisi ia kthen duke thene qe kam gene ne plazh dhe nuk punon kane marre nga nje person me emrin Ermal dhe Elis. Ne nje moment Ervisi shprehet qe edhe ate skizofrenin (i referohet Santiago Malko) qe vrave t'i, me ke bere nder se do te me kishte ngelur mua ne dore dhe nese do merrem edhe me ty. Mose kruaj bythen fort, ha ato lek, mbyll gjyqin e kris bythen une te kam 500 mij euro plus leket qe ke fut te hoteli. Tek lloto i kam blere 20 mije televizora dhe i kam ne magazine, kur te duhen merr kamionin dhe shko edhe merri 10 mije. Leonardi i shkruan qe une kam future 1.800.000 euro tek lloto me ty dhe fitimet i ke marre ti pluset. Leonardi e pyet a do me japesh leket dhe kur ndersa Ervisi i shkruan hajde blej hotelin ose gjej bleres dhe merr gjysmen, e kam pastruar dhe ka shku 2 miljon euro, 1 miljon jane te tuat. Ervisi i shkruan qe ti me ke dhene 500 borxh dhe 400 ke paguar tek hoteli. Kur te duash hape luften po hape si burrat por jo si skuth, si mi. Leonardi i shkruan, po ku ke burrni ti ore, ti skuth je edhe me veten jo me me te tjeret, po pasha zotin ktu kemi per te qene, leket e mia jo ti, po pervec zotit nuk i han dot. Ervisi i shkruan qe une nuk kam vra shok dhe as nuk e kam mendu, 500 qe me ke dhene dhe leket qe ke fut tek hoteli ti bej shpejt, tv kur te duash shko ngarkoje maunen. Leonardi i shkruan, me vdekt Lisi tkam fol e tkam dal borxhit, bej llogarite dhe dua leket brenda javes, mos me thuj qe ste kam dal borxhit. Ervisi i shkruan, ore qe sonte jepi gaz dhe po i jap edhe une dhe leket do ti coj edhe po i dhe gaz. Por dije qe do merrem me ty qe sot do harroj Vlonjatet se vetem me ato jam marre se me ty nuk jam marre ngaqe ke marre hakun tend. Leonardi i shkruan, mire mire se do merrem mire, se e kam mbajt veten me u qetesu se thash po rregullohemi po meqe do ti kshu. Ti ato lek nuk i gzon pa vdek une se jane djersa ime ato dhe jane te miat. Llogarite jane ato qe te them une, i ka Ilia e din shume mire ti.

1 VITE ME PARE

“Kurthi i ëmbël!” Ervis Martinaj i gjeti të dashur Leonard Dukës, “Princi Damian” ra pre, e nxorri për kafe te Oslo dhe për darkë

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka

TIRANË- Ervis Martinaj, ish-bossi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që nga data 9 gusht e vitit 2022 ka tentuar që të fusë në kurth Leonard Dukën, armikun e tij të përbetuar, përmes një vajze. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Ervis Martinaj ka gjetur një vajzë përmes djalit të tezes, Kristos Teta. Vajza në fjalë do të krijonte lidhje me Leonard Dukën dhe më pas do të informonte Martinajn për të gjitha lëvizjet e tij. Dhe ia ka dalë. Ajo ka lënë takim me Dukën, fillimisht ka konsumuar një kafe me të në bar “Oslo” dhe më pas, të dy kanë shkuar për darkë tek "Markata e Peshkut", në Linzë.

Pjesë nga dosja:

Ervis Martinaj ka angazhuar lidhjen e tij shtetasin Kristos Teta (njekohesisht djali i tezes) per sigurimin e informacioneve ne lidhje me vendndodhjet e shtetasve Leonard Duka dhe lidhjeve te tij. Shtetasi Kristos Teta me qellim lokalizimin e shtetasit Leonard Duka ka angazhuar ne menyre konstante nje femer te ciles i ka kerkuar qe te krijon njohje, ta takoje dhe te krijoje lidhje me shtetasin Leonard Duka me qellimin qe ta informoje per vendet qe frekuenton ky i fundit dhe automjetet qe perdor. Siç ilustrohet ne kete episod femra e aktivizuar nga shtetasi Kristos Teta e lajmeron kete te fundit qe do te takohet me shtetasin Leonard Duka me date 16.07.2020 ne afersi te zones se quajtuar Selvia. Ne ndjekje te ketij informacioni eshte angazhuar shtetasit Erigers Mihasi dhe persona te tjere ende te pa identifikuar per te planifikuar atentatin ndaj shtetasit Leonard Duka duke u pozicionuar me automjet dhe armatim ne zonen e Lokal "Oslo" ne pritje te takimit te shtetasit Leonard Duka me femren e angazhuar nga Kristos Teta. Ne kete date nuk eshte realizuar takimi dhe per kete arsye shtetasi Erigers Mihasi eshte terhequr.

Ky takim eshte realizuar me date 20.07.2020 ku femra e angazhuar nga shtetasi Kristos Teta ka njoftuar kete te fundit qe do te darkoje bashke me shtetasin Leonard Duka dhe nje shokun e tij tek restorant "Markata e Peshkut", ne Linze. Ne kete takim dyshohet se ka marre pjese shtetasit Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij. Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar kete te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta ne te njejten kohe ka njoftuar shtetasin Ervis Martinaj duke e furnizuar me keto informacion dhe duke ju shprehur qe ka deshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to.

1 VITE ME PARE

Leonard Duka i nisi 500$! Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK, paratë ia tërhoqi miku i ngushtë Klevin Halili

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Trejsi Sejdini, Leonard Duka dhe Klevin Halili

TIRANË- Modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sjedini ka dalë në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK). Ajo është përfolur gjithmonë se ka qenë në një lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, romancë që nuk është konfirmuar asnjëherë prej saj.

Por faktet flasin ndryshe. Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në NewYork. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka  kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin "bace", i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t'i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t'i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS per shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhetuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorise se Posaçme u kerkua ne burimet e hapura per shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase eshte lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që i është lakuar shumë herë emri për lidhjen me Leonard Dukën, në momentin që ky i fundit është shpallur në kërkim si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

1 VITE ME PARE

Sali Berisha përmendet në dosjen e SPAK, Durim Bami 'ndjekës dixhital', u shqetësua nga 'Doktori'

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përmendet në dosjen më të fundit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas dosjes, është Durim Bami ai që ndjek kryedemokratin në rrjetet e tij sociale. Në datë 17 qershor 2020, Durim Bami Me datë 17.06.2020, në orën 20:58 Durimi i dërgon një foto Altini Gegës, ishte postimi i Sali Berishës, i cili kishte bërë një denoncim.

Kryedemokrati asokohe kishte denoncuar mbjelljen e cannabis sativa në Qerek, ku  shkruante se të mbjellat ishin të bandës së Bamit dhe mbroheshin nga shefi i Komisariatit. 

"Me datë 17.06.2020, në orën 20:58 Durimi i dërgon një foto postimi të shtetasit Sali Berisha, i cili denonconte mbjelljen e cannabis sativa në Qerek, të cilat janë të bandës së Bamjave dhe që mbrohen nga shefi i komisariatit, për të cilën diskutojnë se urtë jane duke ndenjur, por ato që kanë mbjellë do ja marrin fitimin,"-shkruhet në dosjen e SPAK.

Se çfarë kanë diskutuar më pas lidhur me postimin e Berishës, nuk dihet./ZËRI

1 VITE ME PARE

NEGOCIATAT me grupin nga Kosova! Ndoka gjen "killera" të lirë, Martinaj: Përgjigjem unë për kostot!

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Durim Bami, Ervis Martinaj, Arben Ndoka

TIRANË- "Koka" e Durim Bamit po kërkohej me ngulm nga disa personazhë të njohur të botës së krimit! Secili kishte "hesape" të pambyllura me të "fortin" e Niklës, ndaj ishin bashkuar duke krijuar një skuadër me 16 persona për ta ekzekutuar. Por asgjë nuk u finalizua deri më sot kur kanë kaluar 4 vite nga thurja e këtyrë planeve. ZËRI iu sjall pjesë nga dosja, në të cilën zbardhen mesazhet mes kokave të botës së krimit. Jashtë bëhet punë për të kërkuar anën sesi mund ta nxirrnin në pritë, apo ta gjenin në një moment pa vigjilencë Durim Bamit. E lokalizuan në një restorant, por nuk ndërhynë dot sepse nuk ishin gati.

Në aksion është edhe Ndoka, i cili komunikon me Blerim Abazin që më në fund ka siguruar një informacion lidhur me vendndodhjen e Durim Bamit. Ndaj me entuziasëm i shkruan Ndokës. 

Blerim Abazi: Janë mbledh për darkë në një lokal në afërsi të Urës së Gjolës, merr masa për vrasjen që lokal. Shok më duket se ka çu dikë me kontrollu zonën me pronontu lokalin tek "Jani", janë tek pulat sonte. Po shkoj të shikoj vetë njëherë.

Arben Ndoka: Ok, shiko me kë mund ta ketë pronontu. Po sonte s'kemi gjë gati, gjithsesi shko shiko a është aty?

Blerim Abazi: O shok ata mund të rrinë deri vonë se dun me pi mall ose nai gjo. Tani ta konfirmoj unë, s'di ça me të thënë mo tash, po shkoj me pa. Atë nuk e shoh dot a është aty, po makinat i njofta. Se s'mund me hy mrena, se ikin po më panë mua ata. Se njësoj më kanë mua ata, si puna jota. Po më panë mua ata ikën prej meje në çdo lokal që janë. Po i ka pa vëllai patrullat, ka pa makinat e tijduke shku para.

Arben Ndoka: A janë tek Dardania apo te Tullat e kuqe?

Blerim Abazi:  ...tek Tullat e Kuqe. Ca do bojna? Ça doni me o shok? Nëse janë makinat e tij, blindi e këto...?

Arben Ndoka: Sido që të jenë, nesër e mbrapa, na duhet një shtëpi patejtër aty afër, ose garazh, ta fusim makinën dhe mjetet. Probleme është se ato s'duhet të na diktojnë planin ne. Ta dinë se jemi në gjumë. Ai i ka ditët e numërume, nuk ka ku shkon. 

Blerim Abazi: Kam parë sot X5 082 targën, ke Nardi, blifdi S7 i kanë bërë me targa ruse. Shtëpinë e kam gjet afër qytetit, 4-5 minuta, një vilë të mbyllme, vetëm 2 pleq mrena, i kam robt e mi. Kur të dush tani afrojeni makinën natën.

Megjithatë ditët kaluan dhe asgjë nuk ndodhi! Në qershor, Arben Ndoka angazhohet duke komunikuar me një person ose nga Kosova, ose nga Maqedonia e Veriut (SPAK nuk e ka zbuluar dot) dhe i kërkon që t'i gjejë persona për të kryer vrasje, sigurisht me pagesë. Personi tjetër, i paidentifikuar shprehet i gatshëm që ta ndihmojë pa e pyetur për shumë detaje. 

"Po vëllai, po ka, por duhet të flas me të. Të shkoj të flas këto ditë me të. Që të nisen dhe të vijnë atje dhe të shofim qysh tek. Të bisedojmë njëherë na, që atëherë t'ju tregoj. Se ato do jenë në besën time dhe duan ta dinë se ku, qysh e tek, a kupton? Por do flasin unë. Janë çuna, janë djem të mirë a kupton? (nuk kuptohet) në Maqedoni. Janë shumë punëtorë të mirë a kupton? Por do flas vetë. Janë edhe për larg (me snajper) edhe për kshu (nga afër), a kupton, me punu. Po do ta shikojm edhe do flasim edhe do të tregoj këto ditë. Vetëm sa jeni gati ju o vllai. Po unë do flas me to, edhe do t'ju tregoj krejt muhabetin. Edhe ata do shikojnë (nuk kuptohet)...janë djem të mirë dhe punojnë nuk është problem. Janë gati për punë, rrini të qetë dhe ju pa u ngut, a kupton? Se bohet çdo sen edhe kryhet çdo sen. Ok vllai. Çfarë të kemi në dorë, jemi gati."

Premtimin e mbajti...

Personi i paidentifikuar bisedon me skuadrën e tij të vrasësve dhe më pas vazhdon korrenspondencën me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Në bisedën me të, i tregon për kushtet që i ka kërkuar skuadra e tij që të vinte në Shqipëri dhe të organizonte vrasjen e dëshiruar. 

"Ato kërkojnë 100 mijë euro për të vrarë një person dhe kërkojnë 25 000 euro për të siguruar logjistikën, ku për logjistikën, automjete, shtëpia me qera dhe armë. Sa persona janë ato? O vllai deshta met vet (desha të të pyes), qysh e vendoset? A bën me më tregu se ju thashë atyre çunave edhe duan të dinë se si është muhabeti? A doni me nis, a s'doni me nis, ç'ka t'ju them? Për një person, dy, tre, si është puna? O vëllai, a rrinë bashkë, apo dalin një nga një? Ju a do i ndihmoni, apo ta bëjnë vetëm të gjithë punën?Nëse jeni dakord, ju japim lajm nesër." 

Por Ndoka nuk merr asnjë vendim pa e konsultuar me Ervis Martinajn. Ai i shhkruan dhe i tregon për grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që kërkon të angazhojë tek Durim Bami, por i thotë Martinajt se mund t'i përdorë edhe për punë (vrasje) të tjera.

"Kam gjet një grup nga Kosova që bëjnë punë, janë super. Janë jashtë, por vijnë, mendova që t'i fusim tek këta. Këta duan vetëm punë, marrim përsipër çdogjë. Nëse ke merak të ul me to se mbase të duhen për tjetërkund. Gjithsesi po i fusim aty te D. Ok. Duan një shumë të vogël paradhënie sa për shpi, qera dhe armë. Po u them për të dy, D. dhe Valt. (Durimin dhe Valterin)".

Nga Martinaj merr "ok": Përgjigjem unë për pagesat e tyre!

Por edhe në burg, Emiljano Shullazi nuk po rrinte duarkryq. Flet me Satilno Bashën, të cilin e pyet për personat që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Edison Harizaj (Faqedjeguri). I dyshuari kryesor është "Çipuri", Armando Sulejmani. Biseda vazhdon përsëri për të marrë informacion për personat që kanë vrarë Harizajn. 

"Duhet kapur ai "Çipuri" që të tregojë se kush ka gjuajtur, duhet marrë vesh kush gjuan. Për vrasjen e Durit mund të marrim edhe 1 mln euro...është ai nga Fushë Kruja. Di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 mln euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka 100 hasmër, do bëjë festë Policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiq arrestin njëherë, se kam rob unë që të ti afrojë. Duhet me gjet atë që ka gjujt vëlla se s'bën. Pra ti thua "Çipuri" (Armando Sulejmani) me vëllain e "Buzëderrit" kanë gjuajtur?"

Këtu del në skenë edhe emri i Bernard Sinomatit, vëllai i "Buzëderrit", Sokol Sinomati. Këtij të fundit në janar të këtij viti i vranë djalin teksa kishte dalë për të pirë një cigare në ballkon./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Ç’a bëjnë gocat”/ Hektor Xheçuka përfshiu dhe gruan në rrjetin e SkyECC, e shoqja i dërgonte foto të fëmijëve

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Hektor Xheçuka

TIRANË- Hektor Xheçuka, një nga ‘killerat’ e grupit të Ervis Martinajt kishte përfshirë edhe bashkëshorten e tij në rrjetin SkyECC. Në një nga bisedat e zbardhura në dosjen e siguruar nga ZËRI, Xheçuka është përgjuar duke folur me bashkëshorten. Ai e pyet atë, A.Xh., për dy vajzat e tij. E shoqja e përshëndet me një foto të të bijave.

Pjesë nga dosja:

Me datë 06.07.2020 Tori Xheçuka SkyECC@DHJNI5 ia kalon bashkeshortes se tij dhe vete merr ne perdorim SkyECC@VBLVQ7 qe ka patur ne perdorim Florenc Kelmendi.

Me date 27.08.2020, Tori Xheçuka ka nderruar SkyEÇ dhe ka marre ne perdorim SkyECC@VZ689Z. Kodin pin VBLVQ7 ja ka dhene bashkeshortes se tij, kjo provohet edhe me bisedat e zhvilluara me date 28.08.2020 nga SkyECC@VBL VQ7 me VZ689Z, ku Tori Xheçuka e pyet ne oren 18:07 "Ç’a hejn gocat...A i takun shoqet...? "VBLVQ7 "...po i takuan...ne n shpi''. Me pas bashkeshortja me date 29.08.2020 ne oren 09:03:49 i dergon foto te femijeve. Bashkeshortja e Tori Xheçuka, A.Xheçuka ka komunikime vetem me Tori Xheçuken deri me 29.12.2020.

1 VITE ME PARE

"Dua niklaxhinjtë dhe langaraqët e Freskut", Tori i kërkon 'punë' Martinajt, por përfshihet në plagosje e shpallet në kërkim

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Hektor Xheçuka dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Plot 500 mijë euro janë lënë në tavolinën e Albert Zajës nga Ervis Martinaj që t’i shpenzonte për çfarë të donte bashkë me Hektor Xheçukën vetëm që në këmbim të eliminonte Durim dhe Valter Bamin. Në bisedat e zbardhura nga dosja e siguruar nga ZËRI, vihet re së në një moment, Martinaj pranon të paguajë të njëjtën vlerë qoftë edhe për t’ia nxjerrë në pritë Bamin, pasi shton se është i gatshëm që ta vrasë edhe vetë.

Planet prishen pasi Hektor Xheçuka përfshihet në një plagosje dhe qëllon me armë zjarri Enrik Metrën në Burrel, më 4 korrik të vitit 2020. Ai shpallet në kërkim, por merr ‘kritika’ nga Martinaj, i cili i thotë se atë plagosje mund t’ia kishte kryer dhe Erigers Mihasi dhe se më vonë mund t’ua paguante nderin. Ditët kalojnë dhe Tori Xheçuka komunikon sërish me Martinajn, të cilit i kërkon ‘punë’ duke nënkuptuar vrasje me pagesë. Por, bosi i lojërave të fatit tregohet i prerë, ai kërkon ‘kokën’ e Durim dhe Valter Bamit si dhe të Leonard Dukës.

Pjesë nga biseda:

Me date 21.06.2020 Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Albert Zaja dhe i kerkon ge te siguroje targen e nje makine Renxh i bardhe me te cilin dyshohet se leviz shtetasi Durim Bami. Albert Zaja shprehet i gatshem per ta marre nga kamerat e karburant Alpet ne Valias. Vazhdon biseda ne lidhje me faktin qe Duri (Durim Bami) ka nje renxh qe perdor. Ervis Martinaj shprehet i cuditur se perse po ruhet kaq shume Durim Bami keto kohe. Ervis Martinaj i ofron shtetasit Albert Zaja shumen prej 500 mije euro parapagim per te dy (vrasjen e Durim dhe Valter Bami). Ervisi i shprehet qe keto para merri ti dhe Tori (Hektor Xhecuka) beni ca te doni, ose nese mundesh na e nxirrni (nxirrni ne prite) ne se e bejme (vrasim) vete sepse çon nje shokun tim me Torin dhe e bejme ne mes te pazarit pa maske. Albert Zaja i shprehet qe po flas me Torin dhe mua me keni krah sikur te jesh vete.

Me date 26.06.2020 Tori Xheçuka ne oret e pasdites komunikon me Ervis Martinaj dhe e njofton se ndodhet ne Sarande dhe diten e diele (2 Korrik) do kthehet ne Tirane dhe bejne ç'te doje Ervis Martinaj. Ai i tregon Ervisit se bashke me Albert Zajen kane dyshuar tek Durim Bami per ngjarjen e Bujar Likes. Durimit i referohen me "niklaxhit". Lidhur me dyshimet e tij per Durim Bamin, Tori i shpjegon se ka degjuar që Durimi flet keq per Ervis Martinaj dhe ne fund i thote qe nuk kerkon ta shtyje Ervis Martinaj ne konflikt por le t'i shohe vete gjerat.

Me date 04.07.2020 Albert Zaja e njofton Ervis Martinaj qe Torin (Tori Xhecuka) e kane shpallur ne kerkim ne lidhje me ngjarjen e Burrelit (plagosjen e shtetasit Enrik Metra me date 04.07.2020). Ervisi i shprehet që ka bere shume gabim dhe se eshte nxituar, me mire ta kishte vrare se sa te plagosur se i plagosuri flet. Albert Zaja e njofton qe ka ndryshuar pin Tori dhe i dergon kodin e ri duke i shkruar qe ky eshte kontakti i Torit (Hektor Xhecuka).

Me date 05.07.2020 Tori Xheçuka i kerkon Albert Zajes qe t'i jape Ervis Martinaj kontaktin SkyEÇ te Tori Xheçukes, per t'u interesuar me teper se çfare informacionesh ka lidhur me ngjarjen e dates 04.07.2020.

Me date 06.07.2020 Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Tori Xhecuka nepermjet kodit te ri SkyEÇ dhe e kritikon duke i shkruar qe ka vepruar gabim ne lidhje me plagosjen (plagosja e shtetasit Enrik Metra) dhe se e kishim mundesine qe te conim Gersin (dyshohet se i referohet Erigers Mihasi) qe tu merrte me ate dhe ti kishe kohe sa te duash qe tna e ktheje nderin. Ervis Martinaj i ofron Torit qe te vije e te fshihet ketej ne zonen e tij sepse ketej e ka te sigurte edhe me shtet. Vazhdon biseda ne lidhje me perpjekjet qe Tori Xhecuka po ben per te rregulluar pozicionin e tij ne raport me ngjarjen e plagosjes se shtetasit Enrik Metra.

Me date 11.07.2020 Tori Xhecuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kerkuar qe ti jape ndonje pune (vrasje kundrejt pageses) se me duhen lek sepse kam hall. Ervisi Martinaj i pergjigjet qe po te Jap pune, me duhet "Nikia", Duri dhe Valteri see kam hall Durin por edhe te dy me mire. Keto të dy me duhen dhe ata langaraqet e freskut (i referohet Leonard Dukës). Jane te veshtire per tu kapur. Tori Xhecuka i pergjigjet qe ja dhe se do vi te ti, të të takoj sepse une dua qe te behemi pale bashke.

1 VITE ME PARE

'Nipit nuk i mban gjë goja, i tregoi 'Kapeles'/ Samuel Ndoka dekonspiroi planin për vrasjen e Durim Bamit


DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Samuel dhe Arben Ndoka, Durim Bami

TIRANË- Në një kohë kur ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka i ishte vënë pas atij që i dyshonte se i kishte vrarë të vëllanë, Aleksandrin, dikush po ia prishte planet. Por nuk duhet që të dilte shumë larg pragut të shtëpisë. Ishte pikërisht nipi i tij, Samuel Ndoka, gjithashtu një kontigjent krimi në Lezhë. Mesa duket ai paska nisur që të zbulojë planin për ekzekutimin e personit që dyshohet se i ka vrarë të atin. Të gjitha, aq sa dinte ia kishte treguar "Kapeles", Astrit Avdylit. 

Për atë që kishte marrë vesh, Arian Tukut i ankohej Ndokës. 

"Nipit si mban gjë goja, ia ka thënë "Kapeles" (i referohet Astrit Avdyli) që është duke na dhënë info Mili (Emiljano Shullazi). "Kapelja" i ka thënë Milit që janë flakë djemtë e Sandit. Nipi i paska treguar edhe Gjinit (ndoshta Gjin Ndojit/Boriçit)...tani mendimi im është ky, nipit i ka rrëshqit goja me Gjinin. Ky ka shku duke fol tek baba, te Visi (Martinaj), dhe Visi do i ketë shkrujt Milit".

Ndërkohë që Shullazi ia kishte bërë të qartë Ndokës në një bisedë tjetër që të mos i tregonte asnjë plan Ervis Martinajt, pasi kishte frikë se do t'ua prishte planin. Ndoka vërtetë nuk i ka treguar Martinajt, por mesa duket nipi i tij pa dashje ka folur dhe ka treguar gjithë çfarë ka ditur./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Të marrim peng Ervinin”, zbardhen PËRGJIMET mes Tori Xheçukës dhe Ervis Martinajt

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Hektor Xheçuka dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj, ish-bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej datës 9 gusht të vitit 2022 thurte vazhdimisht plane për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Kjo gjë shihet qartë edhe në bisedat e dala në dosjen e siguruar nga ZËRI, ku janë zbardhur përgjimet e mes anëtarëve të grupeve kriminale. Në një nga bisedat e zhvilluara, Tori Xheçuka i sugjeron Martinajt që të marrin peng me dhunë Ervin Kodrën, kushëririn e Durim Bamit. Xheçuka mendonte se Kodra do tu rrëfente vendndodhjen e Bamit.

Pjesë nga dosja:

Me date 13.06.2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda le te kuptohet qe Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qene nje nga personat qe ka qelluar ndaj Bujar Likes. Tori Xhecuka i shprehet Ervisit qe, Bert Zaja (Albert Zaja) eshte shoku im dhe eshte ai qe me jep info dhe ai e din qe duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami). Tori i tregon qe Albert Zajen e kemi per gjithcka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba ne bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe perpara Ire muajsh i kane gjuajtur sepse Berti eshte lidhje e Mariglenit (Marklen Haka). Tori siguron Ervis Martinaj qe Albert Zajen e ka per gjithçka, duke nenkuptuar per te goditur kedo dhe Berti do i gjej nje person qe kerkon Ervis Martinaj. Tori i sugjeron qe te marrin Ervinin me dhune, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin qe t'i tregoj te gjitha. Tori i tregon se Albert Zajes, Durim Bami apo lidhje te tij i kane qelluar me arme dhe e kane plagosur me 3 plumba ne bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se eshte qelluar me arme per shkak te Marklen Hakes, pasi Durim Bami eshte ne konflikt me Marklen Haken dhe se Markleni dhe Alberti jane grup me Torin. Tori le takim me Ervis Ma1tinaj ku te pranishem do marre edhe Albert Zajen.

Por çfarë ndodhi në nëntor të vitit 2020?

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte Durim Bami dhe Ervin Kodra. Pas 4 vitesh, prokuroria e Posaçme SPAK, doli nbë përfundimin se organizatorët ishin Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli. Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës. Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ia përcillte Ervis Martinajt dhe më pas biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë, që siç dolën në dosje ishin Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Albert Zaja.

1 VITE ME PARE

Tori Xheçuka ngatërroi Ervis Martinajn me Erigers Mihasin: Gesi nga Yrsheku je? (Biseda)

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi

TIRANË- Tori Xheçuka, një nga 50 personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të zhvilluar së fundmi  nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe  Krimit të Organizuar (SPAK), ka ngatërruar ‘eprorin’ e tij, Ervis Martinajn me një nga ushtarët e tij. Në një nga bisedat e përgjuara, Xheçuka kërkon të flasë me Martinajn për planet për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Por, në një moment e ngatërron me Erigers Mihasin.

Pjesë nga dosja:

Me date 06.06.2020 Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku fillimisht nuk kupton cili eshte personi qe po flet dhe e ngaterron me Erigers Mihasi te cilit ne bisede eshte shprehur "ai nga Yrsheku, Gesi je?".

Me date 07.06.2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e te cilit e mbante Erigers Mihasi kete periudhe. Nga biseda kuptohet qe Ervis Martinaj interesohet lidhur me ngjarjen e dates 30.05.2020 ku eshte vrare shtetasi Bujar Lika "Ari" dhe Paulin Gjergji. Tori i tregon per lidhjet e Durim Bamit, Ervin Kodra, Ervin Kallari dhe Genti Koçi. Tori Xheçuka nga biseda rezulton se ka edhe nje person qe komunikon,bisedat me te cilin ja shkruan Ervis Martinaj dhe i tregon Ervis Martinajt se Tori bashke me personin qe komunikon round t'i godasin personat e permendur ne bisede po qe se kerkon Ervis Martinaj.

Por çfarë ndodhi në nëntor të vitit 2020?

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte Durim Bami dhe Ervin Kodra. Pas 4 vitesh, prokuroria e Posaçme SPAK, doli nbë përfundimin se organizatorët ishin Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli. Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës. Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ia përcillte Ervis Martinajt dhe më pas biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë, që siç dolën në dosje ishin Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Albert Zaja

1 VITE ME PARE

5 muaj për t'i gjetur "anën" Durim Bamit! MESAZHET mes Shullazit, Arben Ndokës dhe Hakës. ish-deputeti: E du të vrarë, më hoqi vëllanë!

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Emiljano Shullazi, Durim Bami dhe Arben Ndoka

TIRANË- Durim dhe Valter Bami duheshin "eliminuar" me çdo kusht! Për këtë ishte angazhuar vetë edhe nga burgu, Emiljano Shullazi, i kishte ishte angazhuar për të gjetur informacione për lëvizjet e kryesisht Durim Bamit. Ky i fundit ishte shënjestra e parë, e më pas, do të eliminohej edhe i vëllai (kushëriri i tij i parë). Është Arben Ndoka që e do të ekzekutuar "të fortin" e Niklës, pasi ka arritur të sigurojë informacione që është Durim Bami personi që i ka vrarë të vëllanë, Aleksandrin.

ZËRI ka zbardhur detaje nga dosja e SPAK, ku më datë 7 janar 2020, Emiljano Shullazi bisedon me Marklen Hakën, i cili i tregon se Bami lëviz me një mjet të blinduar tip "Range Rover". Biseda vazhdon 3 ditë më vonë dhe Emiljano i thotë: Kape qija robt, mos ia zgjat se jam këtu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojmë aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg, Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi at, i bën reklamë.

Po atë ditë Shullazi e pyet Marklen Hakën për Albert Zajën dhe dy persona të tjerë të identifikuar vetëm si "Skënder" dhe "Mero", duke i zbuluar edhe detaje që i ka mësuar përmes Policisë. 

"Në Polici ka informacion se këta persona janë njerëzit e tu. "Ngreje" pak këtë Zajën se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat."

Më datë 14, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se: Çfarë thotë Tugu (i referohet Flamur Haka alias Tuk Haka)? Duhet hequr Duri. Më datë 18, Shullazi flet sërish me Hakën, por kësaj here për t'i dhënë porosi që të mos i besoj as Valterit dhe as Durim Bamit. 

"Vallahi s'di gjo o Marklen, e ç'a s'bëjnë, por besë mos ki. Ulu kafe, po shpinën mos ua kthe."

Këtu mbyllet për pak kohë komunikimi mes tyre, për t'u rikthyer sërish në bisedë më 6 mars. Mesa duket Durim Bami ka nuhatur se diçka dhe i ka dërguar fjalë ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës. Bami pranon që të dorëzojë këto që i kërkon, përveç Valterit. 

"Ai Duri (Durim Bami) i kishte çuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përveç Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Si t'ja bëjmë me kap kurvën...me e kap me torturu, ishalla e mysin fort. Se tani s'ka blind që e ruan."

Por nuk tregon se cila ka qenë përgjigja e Ndokës ndaj Bamit. 

Po atë ditë, Shullazi flet vetë me Arben Ndokën. Ish-deputeti i shkruan: Po më thonë që rri aty tek Oxhaku shumë dhe del pa blind. Tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rri. Rri me çunin e xhajës së vetë, atë  Ervin Kodra nga Tapiza. Kam fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rri një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti.

Pas bisedës me Nokën, Shullazi futet në "chat-in" me Hakën dhe i shkruan: Ça duket, do e kapin ato çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bamin), atëherë që folëm bashkë, por ai s'ka takat, e ka mendjen tek malli. Po ça nuk del fare në lagje ai plera? Me ça makine del kurva? Po Valteri çfarë thotë?

Ndërkohë që Shullazi sqarohet me Hakën, nga ana tjetër Ndoka flet me Arian Tukun, duke i përmendur një person me emrin "Daja".

BISEDA MES TYRE:

Arian Tuku: Jam duke u mundu me bo një farë dallavereje me stil me dajën me i dhanë "qenin" dhe më thirr Durin ai. Par jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja-Durit.

Arben Ndoka: Çfarë thotë daja, Bardhi?

Arian Tuku: I kanë pas lekë borxh Durit disa shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ia kanë dhënë lekët Durit. Tani kam vazhdo vsi me stil me i thanë, një fjalë sot, një fjalë mbas 3 ditësh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy?

Pasi mbaron kjo bisedë, Arben Ndoka flet me një person të paidentifikuar ende, sërish për planin e vrasjes së Durim Bami.  

Personi i paidentifikuar: E di që ka thënë se ju bëj be, kur këto të dy dun me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita-ditës? Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë çu me u përplas me to, kush na ço? Edhe pse ka herë që ka ndodh, pidh nanë që i jep dum s'ka.

Arben Ndoka: Këto janë dora o vlla gjithë ça thu ti. Kështu ia kanë ba edhe Milit këto. I kanë thënë bëjmë be ktëj e andej, e mori Strafugën (Enver Stafuka) peng, nxorri çdo gjë Mili. Duhet me ju turr, me e kput. Them që e këna një person me na dhanë info. E di ku rri Duri, kam ba plan, të tregoj sa të takohemi.

Nga ana tjetër, po ashtu, vazhdon e thuret plani mes Shullazit dhe Marklen Hakës.

Shullazi: Mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu ndal, se brenda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi. Ai Duri me ça lëviz,  me atë Renxhin (Range) me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ça makine kishte ardhur në Tiranë? 

Edhe në maj vazhdojnë bisedat, duke u bërë tani 5 muaj që planifikojnë që të vrasin Durim Bamin, por deri në atë moment nuk kanë gjetur se ku fshihet. As me çfarë lëviz. Kanë tentuar prej muajsh por nuk e kapin dot. Ndaj në këtë moment, Ndoka flet edhe me Blerim Abazin, një personazh të papërfolur më parë, por që duket se ka mjaftueshëm informacione për vendndodhjen e Bamit dhe lidhjet që ky i fundit ka. Në fund, kërkuan edhe ndihmën e "Zotit" për të finalizuar atentatin. 

Blerim Abazi: Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pika kyçe. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij, Bedriu i vogël i qetë në pritë për lekë. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrimë kot. Po pra, se ai rrinë shumë mbyll. Kështu më pëlqen mos i zëmë të dy në një makinë. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef Zoti.

Arben Ndoka: Në Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e rujt përballë Eldës kur vjen 3 minuta lart është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don, edhe me armë ke tek garazhi im. Po krym punë! Me atë atë gru ***, dua Durimin se të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë të vijmë ne 4 vëllezërit aty, pimë diçka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snajper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr tek Ura e Gjoles në Thumanë./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Bertin e kemi për të gjitha, ka marrë 3 plumba prej tyre"/ Martinaj dyshon se Zaja i vrau 'Arin', Xheçuka i del në mbrojtje (EPISODI)

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Albert Zaja, Ervis Martinaj dhe Bujar Lika

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK), mbi operacionin që u zhvillua dhe u lëshuan 50 urdhërarreste. Në episodin e dhjetë të përgjimeve, renditet plani i Ervis Martinajt për të ekzekutuar Durim dhe Valter Bamin. Personat që ka punësuar identifikohen si Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi, Albert Zaja dhe Marklen Haka.

Por, Martinaj kishte dyshime në përfshirjen e Zajës në këto plane, pasi dyshonte se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e krahut të tij të djathtë, Bujar Lika, atentat ku mbeti i vrarë dhe Paulin Gjergji. Këtë gjë, Martinaj ia shpreh dhe Tori Xheçukës, në momentin që ky i fundit i tregon se duhet të ndjekë një person që ka mbetur i plagosur tek vrasja e Bujar Likës (i referohet Eduart Lamajt që aktualisht është në burg). Por, Xheçuka mundohet t’ia shuajë dyshimet Martinajt duke u shprehur se Zajën e ‘ka për gjithçka’, informator për lëvizjet e vëllezërve Bami dhe shumë shok, pasi edhe vetë Albert Zaja, sipas Xheçukës, ka marrë tre plumba prej tyre.

Pjesë nga dosja:

Me date 10.06.2020 Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt ku i tregon se duhet të ndjekë personin që ka mbetur i plagosur tek ngjarja e Bujar Likës dhe do takojë një person për të marrë informacione për Durim Bamin, të cilit në bisedë i referohet si "Duri".

Me date 11.06.2020 Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj dhe raporton lidhur me personat e mundshem qe mund te kene marre pjese ne vrasjen e Bujar Likes, ku ne nje moment Tori i thote qe te flasim dhe te marrin Stafuken per t'i treguar se kush ka patur makinen Golf diten e ngjarjes.

Me date 13.06.2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda le te kuptohet qe Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qene nje nga personat qe ka qelluar ndaj Bujar Likes. Tori Xhecuka i shprehet Ervisit qe, Bert Zaja (Albert Zaja) eshte shoku im dhe eshte ai qe me jep info dhe ai e din qe duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami). Tori i tregon qe Albert Zajen e kemi per gjithcka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba ne bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe perpara Ire muajsh i kane gjuajtur sepse Berti eshte lidhje e Mariglenit (Marklen Haka). Tori siguron Ervis Martinaj qe Albert Zajen e ka per gjithçka, duke nenkuptuar per te goditur kedo dhe Berti do i gjej nje person qe kerkon Ervis Martinajn. Tori i sugjeron qe te marrin Ervinin me dhune, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin qe t'i tregoj te gjitha. Tori i tregon se Albert Zajes, Durim Bami apo lidhje te tij i kane qelluar me arme dhe e kane plagosur me 3 plumba ne bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se eshte qelluar me arme per shkak te Marklen Hakes, pasi Durim Bami eshte ne konflikt me Marklen Haken dhe se Markleni dhe Alberti jane grup me Torin. Tori le takim me Ervis Martinaj ku te pranishem do marre edhe Albert Zajen.

Por çfarë ndodhi në nëntor të vitit 2020?

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte Durim Bami dhe Ervin Kodra. Pas 4 vitesh, prokuroria e Posaçme SPAK, doli nbë përfundimin se organizatorët ishin Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli. Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës. Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ia përcillte Ervis Martinajt dhe më pas biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë, që siç dolën në dosje ishin Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Albert Zaja.

1 VITE ME PARE

Do ndihmonte Martinajn në vrasjen e Bamit, Gjykata e Posaçme i komunikon masën Emiljano Shullazit

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Pjese nga grupi kriminal

TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg, Emiljano Shullazit, pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn për vrasjen e Durim Bamit.

Më herët Gjykata konfirmoi masën e arrestit me burg për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut.

Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.

SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

'Po bëj një far dallavereje me “dajën”'/ Zbardhen përgjimet e ish-deputetit Arben Ndoka, plani për vrasjen e Durim Bamit

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Arben Ndoka dhe Durimi Bami

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili u zhvillua pak ditë më parë në të gjithë vendin. Në dosje, e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala janë zbardhur përgjimet e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili diskuton me dhëndrin e tij, Arjan Tuku për vrasjen e Durimit Bamit. Po ashtu, ish-deputeti i PS diskuton edhe me një person tjetër, të paidentifikuar. Këtë person të dy palët, i referohen me emrin "Daja".

PJESË NGA DOSJA:

Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”. Arian Tuku i shkruan: Jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin al. Por jam duke ja shiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 here me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …çfare thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që….I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në hali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu at me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mhas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy 60.

Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka. Përdoruesi i paidentifikuar shkruan: …e di që ka thënë se ju bëj be, kur do të dy dum me ba be, kush k*rin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kane cu me u përplas me to, kush na caj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum aka. Arbeni Ndoka shprehet,…Kto jan doru o vlla gjith co thu ti. Kahu ja kun ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri çdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.

Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen./ZËRI

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK, konfirmohet masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 4 persona, shtyhet seanca për Shullazin

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Disa nga personat e permendur ne dosjen e spak

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e sigurisë të dhënë për Enver Divën, Besian Xhixhën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën, në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut. Në orën 14:00, pritet edhe masa për Emiljano Shullazin, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun 313 në Tiranë.

Ndërkohë, të shtunën në burg u lanë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Mbi 4,5 milionë euro pasuri janë sekuestruar nga megaoperacioni i SPAK në kuadër të 4 procedimeve penale ku janë evidentuar kryerja e veprave penale të rënda nga 7 grupe të strukturuara kriminale me fuqi të konsiderueshme dhe me shtrirje gjeografike të aktivitetit të tyre kriminal në disa nga qytetet kryesore të vendit.

SPAK ka nxjerrë 50 urdhër-arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 14 në Shqipëri, ndërsa 6 janë ekzekutuar jashtë vendit.

Të gjitha ngjarjen dhe emrat e tyre kanë dalë në dritë pas zbërthimeve që janë bërë në bisedat mes tyre në aplikacionin “Sky ECC”. Nga 50 urdhër-arreste, 14 prej tyre u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, ndërsa të tjerë raportohet se janë larguar drejt Dubait, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Disa prej personazheve në listë janë emra shumë të njohur të botës së krimit, disa janë përmendur me pak, disa kanë qenë të angazhuar edhe me politikë, siç është rasti i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, Armando Ndreca, por edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në Lezhë.

Lista e plotë e URDHËR-ARRESTEVE: 

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.

1 VITE ME PARE

PLANET në “SKY”/ Shullazi porosi për Tesi Bashon: 1 mln euro jep 'Visi' për Durim Bamin, ka për të bërë festë Policia

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Emiliano Shullazi, Durim Bami dhe Tesi Basho

TIRANË- Emiljano Shullazi, edhe pse i mbyllur brenda mureve të qelisë së burgut "313", prej kohësh ishte angazhuar për të gjetur një mënyrë për të eliminuar Durim Bamin. Por jo vetëm, në shënjestër kishte edhe Fatmir Hysenin (Doqja), por këtë të fundit duket se e konsideronte si një shënjestër më të vështirë për t'u kapur. Kështu që në planin që bëri me Tesi Bashon, shqyrtuan mundësinë për të marrë peng Armando Sulejmanin alias “Çipuri”, mikun e ngushtë Fatmir Hysenit.

Gazetari Elton Qyno shkruan në artikullin e tij për "OraNews" se në fakt qëllimi i Shullazit ishte që të kapte "Çipurin", që më pas ky i fundit të torturohej dhe të zbulonte rolet e grupit ku ai bënte pjesë (kush "gjuan", kush financon), më qëllim që të godisnin kokën.

Aryseja?

Shullazi i ka treguar Bashos se Fatmir Hyseni, Gëzim Sinomati alias “Buzëderri” dhe “Çipuri” janë personat që kanë gisht në vrasjen e mikut të tij, në Durrës...Edison Harizajt (i njohur si Faqedjeguri). Por përveç hakmarrjes personale për vrasjen e "Faqedjegurit", Shullazi kishte marrë përsipër të gjente njerëz edhe për mikun e tij, Ervis Martinaj. Ky i fundit kërkonte vrasjen e Leonard Dukës dhe Durim Bamit, pasi marrin pagesë të mirë. Madje për Durim Bamin ofronte 1 milionë euro, duke shtuar se nëse vritej do të bënte festë edhe Policia e Shtetit, edhe hasmit (që sipas tyre Bami i ka me shumicë).

Më 13 prill 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Satiliano Basho në lidhje me personat që kanë vrarë Edison Harizaj dhe shprehet që: ...njërin duhet ta marrim (marrim peng) gë të dim se kush qëllon dhe të dimë se ku të trokosim pastaj. Epo ku ma gjen dot "Doqen" (Fatmir Hyseni).

Pasi kryen punë me porositë për Hysenin, Shullazi jep porositë e tij edhe për Leonard Dukën, për të cilin ofron pagesë të mirë për ta eliminuar. 

“... Është ky Nardi Duka nga Tirana, thonë që rri në Spanjë. Kemi çuna që e bëjnë andej? Nuk e di për adrresë por po e gjetëm marrim mirë aty. Mbaro këtë arrestin një herë (Satiliano Basho në këtë periudhë është me masë sigurie “arrest shtëpie”). Pastaj këtej nga Durrësi të bëjmë ndonjë gjë. Jam dobët me informacionin aty dhe s’po çaj dot, s’po dalin fare pisat…”.

Megjithatë "misionin" nuk e lë pas dore...

Në datën 17 dhe 18 Maj 2020, Emiljano Shullazi komunikon me  Basho dhe diskutojnë në lidhje me automjete që do përdorin për vrasje, e duket se të zgjedhurat janë një furgon, një ambulancë dhe për “Range Rover”. Mjetet do lyheshin me ngjyrë të bardhë për t'u përngjarë makinave të Policisë. 

Në 24 Maj 2020, Shullazi diskuton për herë të fundit me Bashën për personat që ai dyshon se kanë vrarë Edison Harizajn, duke përmendur për herë të parë edhe vëllain e Sokol Sinomatit, Bernardin. 

“...duhet kapur ai "Çipuri" (Armando Sulejmani) që të tregoj se kush ka gjuajtur, duhet me marr vesh se kush gjuan...me atë Durim Bamin, është ai nga Fushë-Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Këtë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ça flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë Policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hiç arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë…..duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se z’bën. Pra ti thua "Çipuri" Armando Sulejmani) me vëllain e "Buzëderrit" (vëllai i Sokolit ështëBernard Sinomati) kanë gjuajtur…?...mbyll atë gjyqin të që të jesh vetë në lëvizje për këtej nga Durrësi, apo nuk e kalon qarkun e Vlorës ti? Vlla Tirana është pak problem, ama sa kalon “Caza Italia” nuk e rruan kush. Andej nga kam hall unë nuk kalon Policia vetëm një herë në ditë…”./ZËRI

1 VITE ME PARE

“Kape q… ropt, mos ia zgjat”, 16 persona në ‘garë’ për të vrarë Bamin! Bajri- Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?

DOSJA E SPAK/ Ekzekutorët me dhjetra, Bamin nuk e kapën dot. Zbardhet
Ervis Martinaj, Arben Ndoka, Durim Bami dhe Emiljano Shullazi

TIRANË- Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër s'mundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka futur në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë. Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërish.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami. Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë".

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin "Skënder" dhe një person me emrin "Mero".

Emiljano Shullazi i tregon që: “...në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,..."ngreje" pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami".

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t'ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “...Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë". Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “...si t’ja bëjmë ma e kap kurvën....ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“...po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti...”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017. Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si "daja" të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin "me ndërrim" ose me "pagesë".

Gjithashtu Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t'i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami. Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi. Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shtetasi Aldo Avdyli është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda. Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t'i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu Arben Ndoka bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami. Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka. Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami. Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t'i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka. Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen. Gjithashtu i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t'i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”./ora news 

Poll

MOS HUMB