LIVE UPDATES

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i ekipit të kërkimit, në Teheran po luten

➤ Zhduket presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi. ➤ Raportimet për ngjarjen janë kontradiktore, por mediat e huaja shkruajnë se helikopteri i tij, me të cilin po udhëtonte edhe ministri i Jashtëm, Hossein Amirabdollahian është përfshirë në një aksident të rëndë. ➤ Disa media raportojnë se ulja ka qenë e lehtë, ndërsa të tjerë se Raisi ka vdekur. Por ende asnjë zyrtare. ➤ Media shtetërore iraniane ka ndërprerë programacionin dhe ka nisur e transmeton lutje, duke dhënë shenja se më e keqja ka ndodhur. ➤ Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin ku raportohet se ka ndodhur ngjarja, por për shkak të mjergullës dhe shiut të dendur, puna e tyre është vështirësuar. ➤ Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit.

13 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VD- Nuk dinë e kanë gjallë apo jo presidentin, iranianët dalin dhe falen në rrugë

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Pamje nga falja

TEHERAN- Zhdukja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi ka ngjallur shqetësim në Teheran. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, qytetarët kanë dalë dhe po falen në rrugë që presidenti i tyre të gjendet gjallë, edhe pse gjasat janë të pakëta. Se çfarë ka ndodhur me të nuk dihet pasi edhe mediat e huaja kanë raportime të ndryshme.


Associated Press thotë që ai është gjetur i vdekur në rrënojat e helikopterit, CNN thotë që aksidenti nuk ishte aspak i rëndë dhe janë gjallë të gjithë. Por pritet që ekipet e shpëtimit të afrohen në vendin ku ka ndodhur aksidenti, që tashmë është zbuluar por nuk mund të ndërhyhet për shkak të motit të keq.

Aktualisht për ndihmë janë vetëofruar Rusia, Azerbajxhani, Armenia dhe Iraku ofruan ndihmë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Turqia dërgoi një ekip shpëtimi në Iran, por një tjetër helikopter, por vëzhgon nga ajri./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjendet vendi ku është rrëzuar helikopteri, ende asnjë shenjë nga presidenti iranian

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Foto ilustruese

AZERBAJXHAN- Lokalizohet 4 orë pas rrëzimit, helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi. Reuters raportoi se helikopteri ishte gjetur, por nuk ka asnjë të dhënë për fatin e pasagjerëve. Imazhet e videot e kapura nga ajri kanë zbuluar lokacionin e "Bell 212", i cili është një helikopter me përmasa mesatare që ka një kapacitet prej 15 vendesh, me një pilot dhe katërmbëdhjetë pasagjerë.

Por ende është e paqartë se sa njerëz ishin në helikopterin e presidentit iranian, duke përfshirë ekuipazhin e fluturimit dhe personelin e sigurisë.

Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar, të cilin mesa duket e kanë gjetur se ku është rrëzuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zhdukja e Raisit/ Erdogan: Jam i pikëlluar! (Edhe Rusia ofron ndihmë)

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur së është pikëlluar nga rrëzimi i helikopterit. Në reagimin e tij të parë zyrtar, Erdogan tha se është trishtuar nga aksidenti që pësuar "vëllai" i tij, presidenti iranian, Ibrahim Raisi.

Erdogan tha se Turqia është në kontakt të plotë me autoritetet iraniane dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme.

"Unë i përcjell urimet e mia më të mira fqinjit, mikut dhe vëllait tonë, popullit dhe qeverisë iraniane dhe shpresoj të dëgjoj lajme të mira nga Raisi dhe delegacioni i tij sa më shpejt të jetë e mundur,"-tha Erdogan.

Përveç Turqisë, edhe Rusia është shprehur e gatshme që të ndihmojë në hetimin për gjetjen e Raisit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Edhe ai i zhdukur me presidenti Raisi/ Kush është ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian?

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Hossein Amir-Abdollahian

TEHERAN- Kryediplomati i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian është një nga personat e zhdukur, fati i të cilit nuk dihet së bashku me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi. Muajt ​​e fundit, ai ishte zëri në telefon, fytyra në takim, personi që portetizonte Iranin. Ajo mbante një pozicion kyç në një sistem ku pushteti në fakt është i tëri në duart e liderit suprem.

Që kur Raisi mori presidencën në vitin 2021, Abdollahian ka udhëtuar shpesh herë me të anembanë botës, duke u përpjekur të shtyjë përpjekjet për të izoluar Iranin, duke tentuar që të gjejë mënyra për të zbutur ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare. Amir-Abdollahian është gjithashtu një diplomat me përvojë, i cili ishte i foksuar në përpjekjet për ndërtimin e aleancave në Lindjen e Mesme.

Ai konsiderohet nga shumëkush si diplomati "par excellence", i afërt me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Por është i lidhur ngushtë edhe me Qasem Soleimani, zyrtarin më të lartë të Gardës Revolucionare./ZËRI

1 VITE ME PARE

Associated Press: Presidenti iranian ka vdekur, u gjet helikopteri

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Ebrahim Raisi

AZERBAJXHAN- Helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi është gjetur. Sipas Associated Press, presidenti iranian ka vdekur, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Sa i përket personave të tjerë që ishin në bord, nuk dihet asgjë.

Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar, të cilin mesa duket e kanë gjetur se ku është rrëzuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Çfarë do të ndodhë nëse Raisi gjendet i vdekur?

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Ebrahim Raisi

TEHERAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi është zhdukur, prej disa orësh tashmë nuk dihet nëse është gjallë apo ka humbur jetën në një aksident me helikopter. Kjo ngjarje shënon një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Madje ka nga ata që besojnë se pas vdekjes së Khamenei, do të ishte Raisi pasardhësi i tij, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë. 

Vdekja e tij, nëse konfirmohet, për Iranin do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, do të jetë nënpresidenti Mohammad Mohbar ai që do të marrë kontrollin e postit të presidentit dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve. Por pas vitesh protesta kundër qeverisë dhe pas vdekjes së Makhsa Amini në 2022, ky mund të jetë një moment që lëvizja të sjellë ndryshimin e pushtetit.

Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Raisi u bë president në vitin 2021 me pjesëmarrjë në votime të vetëm 41% të atyre që kishin të drejtë për të votuar, duke shënuar shifrën më të ulët që nga revolucioni i vitit 1979. Megjithatë, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.

Mirëpo në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem./ZËRI

1 VITE ME PARE

Aksidenti me helikopter i presidentit të Iranit, Biden dhe BE me 'sytë' në Azerbajxhan

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është informuar për rrëzimin e helikopterit që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian. Shefi i Shtëpisë së Bardhë po monitoron të gjithë situatën, duke marrë raporte nga Departamenti i Shtetit. Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurimit Kombëtar pasi me çdo orë që kalon shtohet mundësia e skenarit se Raisi ka vdekur.

Situatën po e monitoron edhe Bashkimi Eruopian. Me një deklaratë zyrtare ka dalë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shkruan: Së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe partnerët ne po monitorojmë nga afër situatën.

Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mister fati i Ebrahim Raisit, por jo për Izraelin. Media: Presidenti iranian ka vdekur!

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Ebrahim Raishi

IRAN- Një zyrtar iranian u tha mediave të huaja se jeta e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdolakhian "janë në rrezik pas rrëzimit të helikopterit". Por në asnjë moment nuk e përmendi skenarin e vdekjes. Nga ana tjetër, "Kanali 12" i Izraelit transmetoi informacionin se presidenti iranian është vrarë. Burimin nuk e bënë me dije. 

Nga ana tjetër, zyrtari iranian, i cili ka folur për mediat e huaja në kushte anonimati, u shpreh se në Teheran ka ende shpresë se ekuipazhi do gjendet i gjallë.

“Ne kemi ende shpresë, por informacioni që vjen nga vendi i përplasjes është shumë shqetësues. Rrëzimi i helikopterit ishte për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë plagosja apo vdekja e pasagjerëve nuk mund të konfirmohet,”-bëri me dije zyrtari.

Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Azerbajxhani 'thellësisht i shqetësuar' për aksidentin e presidentit Raisi

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Takimi i fundit mes tyre

BAKU- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev thotë se është "thellësisht i shqetësuar" pasi dëgjoi lajmet për një përplasje të helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

Aliyev ishte personi i fundit që takoi homologun e tij iranian, pasi të dy inaguruan hapjen e dy digave në kufirin Iran-Azerbajxhan.

“Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë me Presidentin Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëron,”-shkruan ai në rrjetet sociale.

Ai shton se Azerbajxhani është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mister fati i presidentit iranian/ Zhduken edhe 3 punonjës të ekipit të kërkimit

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Foto nga operacioni i kërkimeve

AZERBAJXHAN- Tre punonjës të ekipit të shpëtimit për presidentin iranian Ebrahim Raisi janë zhdukur. Lajmin e ka dhënë "Gjysmëhëna e Kuqe". Tre personat e paidentifikuar me emër, ishin në kërkim të helikopterit por deri më tani nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e tyre.

Po ashtu, "Red Crescent" lajmëroi se operacioni i kërkimit do të ngadalësohet pasi moti në zonë pritet që të përkeqësohet.

1 VITE ME PARE

Fotoja e FUNDIT e Ebrahim Raisit/ HARTA ku po kërkohet helikopteri i tij

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Fotoja e fundit e Ebrahim Raisit

AZERBAJXHAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi mori pjesë në një ceremoni për inagurimin e një dige, por disa orë më vonë fati i tij aktualisht është mister. BBC ka nxjerrë një hartë të zonës se ku mund të jetë rrëzuar helikopteri i tij në kthim, aty ku edhe ka foksuar kërkimet grupi i shpëtimit.

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i

Raisi kishte vizituar kufirin Iran-Azerbajxhan, ku hapi digat Qiz Qalasi dhe Khodaafarin me homologun e tij azer, Ilham Aliyev. Madje në media ka dalë edhe fotoja e fundit e tij nga takimi bilateral./ZËRI

1 VITE ME PARE

Zhduket presidenti i Iranit! Nuk dihet ç'ka ndodhur me helikopterin e tij, nisin lutjet

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Ebrahim Raisi

AZERBAJXHAN- Nuk dihet fati i presidentit të Iranit, Ebraim Raisi.Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte nga Azerbajxhani në drejtim të Iranit është raportuar se ka bërë "ulje të detyruar". Të paktën kështu raporton televizioni shtetëror pa dhënë detaje të tjera, lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ndërsa media të tjera në vend raportuan mot të keq, duke mos e përjashtuar mundësinë që avioni është rrëzuar dhe ndaj ka nisur një operacion kërkimi më helikopterin, ndërsa Raisi është raportuar i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor. Së bashku me presidentin, në të njëjtin helikopter ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdolakhian.

Informacionet deri më tani janë të ndyshme. Reuters raportoi se jeta e presidentit dhe ministrit të jashtëm janë në rrezik, ndërsa rreth orës 17.00, në llogarinë e presidentit në Instagram u shfaq një mesazh ku shkruhej: Lutuni për mua! 

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i

Pak më vonë, televizioni ndërpreu programacionin dhe nisi transmetim lutjesh, duke ngjallur dyshime se më e keqja mund të ketë ndodhur. Aktualisht, media shtetërore "Fars" raporton se kërkimet në tokë po zhvillohen pranë një miniere bakri. Mjegulla në zonë është shuëm e dendur, madje po bie dhe shi, kushte atmosfike që po i vështirësojnë kërkimet. Megjithatë dy nga tre helikopterët e tjerë, që kishin në bordin e tyre zyrtarë të tjerë iranian, kanë mbërritur të sigurtë në destinacion.


Raisi po udhëtonte për në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të inauguruar një digë me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev. Kjo është diga është e treta e ndërtuar nga të dy shtetet në lumin Aras. Raisi, 63 vjeç, është i besuari i Ayatollah Ali Khamenei dhe prej kohësh përflitet se do ta zëvendësojë atë pas vdekjes. Ai lindi në qytetin e shenjtë të Mashhadit në Iranin verilindor dhe shënoi rritje në karrierë duke mbajtur gjithmonë poste të larta. Në vitin 1980 dhe në moshën vetëm 20-vjeçare u emërua prokuror i përgjithshëm i Karajit pranë Teheranit. Ai ishte prokuror i përgjithshëm i Teheranit nga viti 1989 deri në 1994, nënkryetar i gjyqësorit për një dekadë nga viti 2004, dhe më pas prokuror i përgjithshëm kombëtar në vitin 2014.

Ai mori frenat e vendit në një kohë kur kishte një krizë të thellë sociale por edhe ekonomike prej sanksioneve amerikane për shkak të programit bërthamor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Thriller në ajër! Zhduket helikopteri i presidentit iranian, mister fati i Ebrahim Raisit

Zhduket helikopteri, në bord ishte presidenti i Iranit. Nis aksioni i
Ebrahim Raisi

DUBAI- Jeta e presidentit iranian Ebrahim Raisi është në rrezik. Helikopteri, me të cilin ai po udhëtonte nga Irani për në Azerbajxhan është detyruar që të kryerje një ulje emergjente në Dubai. Por ulja nuk ka qenë e lehtë dhe është përshkruar nga televizioni shtetëror iranian si "e vështirë", pa dhënë menjëherë detaje.

Associated Press ka tjetër version. Sipas medias së huaj, ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë një helikopter të rrëzuar. Presidenti Ebrahim Raisi mund të jetë në bordin e helikopterit që është rrëzuar në Azerbajxhanin lindor.

Sipas Teheran Times, tre helikopterët mbanin ministra dhe zyrtarë të rangut të lartë, por një prej tyre tashmë mungon. Se çfarë ka ndodhur ende nuk është zbuluar. Raisi kishte qenë në Azerbajxhan herët të dielën për të inauguruar një digë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Diga është e treta që të dy kombet ndërtuan mbi lumin Aras. Por nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe as gjendja e presidentit iranian. 

Raisi, 63 vjeç, konsiderohet si i besuari i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë kanë sugjeruar se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar pas vdekjes së tij ose dorëheqjes nga posti./ZËRI

Poll

MOS HUMB