400 mijë € për të vrarë “Doqjen”/ Shullazi 'foli' me Tesi Bashon dhe Viktor Imerajn, porositësi...Ervis Martinaj!

TIRANË- Në janar të vitit 2020, Viktor Imeraj kishte vetëm 1 muaj që kishte dalë nga burgu, por mesa duket koha që kishte kaluar në qeli nuk ia shkëputi lidhjet me botën e krimit apo dëshirën për ta lënë pas të shkuarën. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews", edhe pse kishte dalë, Imeraj kishte zhvilluar një bisedë me Emiljano Shullazin. Ky i fundit, i kërkonte ndihmë për eliminimin e një personi. Ishte fjala për Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën "Doqja", punë për të cilën Imeraj kishte interes. I sapodalë nga burgu kishte siguruar një telefon me aplikacionin "SkyECC", ku edhe kontaktoi me Tesi Bashon, i cili ishte në burg. Mikut i kërkoi që t'i bashkohej në aksion për të ekzekutuar Hysenin, Durim Bamin që në bashkëpunim me grupin e drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka kishin "dëmtuar" shumë Ervis Martinajn.
Fatmir Hyseni, i cili ishte kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i cili u vra në 14 shtator 2004 në Vlorë, kishin rrjetin e tyre. Në Vlorë njiheshin si kundërshtarë të të Viktor Imerajt dhe Edison Harizajt (Faqedjegurit). Ndaj edhe Imeraj ishte kontaktuar për të "kryer punën".
Bisedën e parë e bën Shullazi, por porosia ishte dhënë nga Ervis Martinaj, i cili më pasi hyn në komunikim përmes “SkyECC” me Viktor Imeraj. Asokohe ishin mundur të zbulonin se Hyseni qëndronte në dy baza të sigurta në Tiranë dhe Kamëz, por megjithatë Martinaj ishte ofruar që të paguante mbi 400 mijë euro për kokën e Fatmir Hysenit. Pasi kontaktoi me Imerajn, Shullazi i flet për planin edhe Tesilvian alias Tesi Bashos, i cili ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy punonjësve të seksit në Itali.
Por ishte kapur në vitin 2019. Ish-anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë, së bashku me vëllanë e tij, Santilianon njihen si dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe kanë precedentë të theksuar kriminalë të Shqipëri, pasi janë të përfshirë në kanosje, kërcënime dhe fushën e lëndëve narkotike. Por edhe pse në burg kishte pranuar që të gjente njerëz për të ekzekutuar Fatmir Hysenin dhe Durim Bamin. I pari nuk u gjet kurrë që të tentohej ekzekutimit, ndërsa për Durim Bamin pati një tentativë, e cila dështoi. Personat që Martinaj dërgoi për të eliminuar "të fortin" e Fushë Krujës, u zbulua se ishin: Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheçuka. Megjithatë në momentin e fundit, Durim Bami manovroi me makinë duke iu shpëtuar plumbave që vetëm sa plagosën në krah kushëririn e tij. Që prej asaj kohe, emri i tij është përmendur vetëm si i dyshuar për ngjajre të tjera kriminale, por kurrë si shënjestër e një atentati./ZËRI
LISTA E PLOTË- Kush janë 50 personazhet e botës së krimit që përfunduan në 'rrjetën' e SPAK

TIRANË- 50 janë emrat e personazheve të botës së krimit që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon në pranga dhe pas hekurave të burgut. Të premtën, nisi aksioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë nga SPAK, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duke vendosur përballë akuzave disa personazhë (disa prej tyre të papërfolur më parë), ndërsa i atashonte edhe ngjarje kriminale.
Të gjitha ngjarjen dhe emrat e tyre kanë dalë në dritë pas zbërthimeve që janë bërë në bisedat mes tyre në aplikacionin “Sky ECC”. Nga 50 urdhër-arreste, 14 prej tyre u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, ndërsa të tjerë raportohet se janë larguar drejt Dubait, vend që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Disa prej personazheve në listë janë emra shumë të njohur të botës së krimit, disa janë përmendur me pak, disa kanë qenë të angazhuar edhe me politikë, siç është rasti i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, Armando Ndreca, por edhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në Lezhë. Gjithsej u goditën 7 grupeve kriminale ku gjetën dhe sekuestruan pasuri me vlerë të përafërt deri në 4.5 milionë euro, për të mos përmendur bizhurteritë, drogën dhe armët e sekuestruara.
Lista e plotë e URDHËR-ARRESTEVE:
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Gjergji Cukali
27. Kristos Teta
28. Denis Meta
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj
31. Satilno Basho
32. Marklen Haka
33. Tori Xhecuka
34. Edison Muceku
35. Albert Zaja
36. Florenc Kelmendi
37. Ardit Gjokrosa
38. Deivis Bajramaj
39. Adrian Pikli
40. Durim Bami
41. Endrit Dokle
42. Xhelal Rraja
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka
46. Fatmir Hyseni
47. Altin Gega
48. Drianto Bardhi
49. Fabio Ballabani
50. Elton Zalla.
Zbulohet skuadra e 'killerave', kush ishin TRESHJA që do 'hiqnin' Durim Bamin (KOMPLOTET)

TIRANË- Ka nisur zbardhja e ngjarjeve kriminale për të cilat, SPAK të premten nisi një prej aksioneve më të mëdha për goditjen e 7 grupeve kriminale që operonin në vendin tonë. Gazetari Elton Qyno ka shkuruar për “Ora News” se tre ishin personat që nëntorin e vitit 2020 kishin marrë përsipër detyrën për të eliminiuar Durim Bamit. Ky i fundit konsiderohet si një nga personazhet më me influencë në zonën e Fushë Krujës, bashkë me të vëllanë e tij Valterin. Herën e fundit që u përmend ishte kur u mor në pyetje pas vrasjes së Gentijan Bejtjas në Larshukë të Fushë Krujës, pak kohë më parë.
Në dosjen e SPAK, tre personat e veshur si policë nga Ervis Martinaj, për të vrarë Durim Bamin janë: Marklen Haka, Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka.
Por pjesë e grupit u bë edhe Florenc Kelmendi, i cili njihet edhe nofkën "Toçi", ndërsa po sipas dosjes së SPAK, një nga personazhet e angazhuar për eliminimin e Bamit ishte edhe Emiljano Shullazin, i cili aktualisht është pas hekurave të burgut.
Për të vrarë Durim Bamin, sipas SPAK ishin përfshirë edhe: Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, Blerim Abazi, Elvis Ndreca por edhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës. i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marrë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës. Familja e të zhdukurit gjithmonë në çdo deklaratë publike ka dalë dhe ka përmendur emrin e Durim Bamit, si të dyshuar kryesor në zhdukjen e fëmiljarit të tyre. Por edhe pse vite kanë kaluar, ajo ngjarje nuk është zbardhur ende nga drejtësia.
Kështu ndodhi edhe atentati, të cilit Bami i shpëtoi, edhe pse në "Range-in" që ai drejtonte u futën 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën. Ndaj të gjithë të lartpërmendurve janë ngritur 3 akuza penale, ajo e "vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, "grup Kriminal" dhe "armëmbajtje pa leje". Në rastin e Shullazit qëndron vetëm akuza e parë dhe tjetra ka të bëjë me futjen e sendeve të palejuara në ambientet e burgut "313".
Megjithatë kjo nuk është e vetmja ngjarje që përmendet emri i tij. Në dosje për të ka edhe një akuzë për dhunimin e bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda (tashmë nuk ekziston më si degë e drejtësisë), Saida Dollani. Për dhunimin e bashkëshortit të Dollanit ishte angazhuar Fabio Ballabani, i njohur edhe me dy emra të tjerë Fabio Zyberaj dhe Ivi Zyberaj.
Gazetari Elton Qyno shkruan gjithashtu se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu. Por duket se tashmë i zhdukurit Ervis Martinaj nuk kishte për qëllim të ekzekutonte vetëm Bamin, por edhe kundërshtarë të tjerë. Në listën e tij ishte edhe Leonard Duka, Fatmir Hyseni, Elvis Gaçak, Altin Gegaj por edhe shumë të tjerë. Megjithatë për të përmendurit, sipas SPAK ka kontraktuar me Gjergj Cukalin. Për Fatmir Hysenin, e njohur ndryshe edhe si Doqja, Martinaj kërkoi bashkëpunimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Në "ndihmë" të dyve u ka ardhur edhe Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim./ZËRI
SPAK e kërkon për vrasjen e Kastratit dhe atentatin ndaj Enrik Metës, "Tori" Xheçuka fshihet në Dubai

TIRANË- Hektor Xheçuka, i njohur edhe si "Tori", është një 50 presonat për të cilët Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar preu një fletëarrest. Por edhe ai si shumë të tjerë i shpëtoi aksionit të forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se është larguar drejt Emiratëve të Bashkuara Arabe, më konkresisht Dubait. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se dy nga episodet kriminale ku dyshohet se Xheçuka është i përfshirë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe tentativës për të vrarë Enrik Metën në Burrel.
Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka ka pasur një rol të rëndësishëm në vrasjen e biznesmenit Kastrati në Fier, ngjarje për të cilën Albert Zaja është dënuar me 19 vite burg, por mesa duket në ngjarje ka pasur të përfshirë më shumë persona sesa doli në përfundim Prokuroria e Fiert. Ndër ta SPAK përmend edhe Elson Xheçukën, vëllain e "Torit", i cili dyshohet se ka qenë personi që ka tërhequr këmbëzën për të vrarë biznesmenin. Përveç Elsonit është lëshuar urdhër arrest edhe për 2 persona të tjerë që kanë gisht në vrasje, Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara. Megjithatë edhe ata janë ende në kërkim.
Sa i përket atentatit të dështuar ndaj Enrik Metës të ndodhur në Burrel, Xheçuka ka qenë një nga të arrestuarit e parë. Por u lirua nga Apeli në "arrest shtëpie" edhe pse mbi të rëndonte akuza e “vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Për të dyja këto akuza, Prokuroria e Matit kërkoi 6 vite burg, por trupa gjykuese e përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, e ulën dënimin me 4 vjet e 8 muaj burgim. Çështja u apelua ndërkohë që Xheçuka vazhdonte të kishte në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi”. Pretendohej që ai të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz, por Xheçuka ka lëvizur disa herë nga banesa e tij, megjithatë kurrë nuk iu revokua masa e “arrestit në shtëpi”.
Mesa duket Xheçuka ka qenë i përfshirë në disa ngjarje, por për momentin është i pakapshëm për Policinë e Shtetit dhe SPAK, pasi ka gjetur strehë (si dhjetra personazhë të tjerë të botës së krimit) në Dubai. Të paktën deri në momentin që qeveria shqiptare të firmosë një marrëveshje ekstradimi për ta./ZËRI
SPAK goditi 7 grupet kriminale/ GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit, avokatët: S’është e ligjshme

TIRANË-GJKKO ka lënë në burg 9 të arrestuarit në sajë te megaoperacionit të SPAK, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Elvis Ndreca Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli. Seanca nisi rreth orës 10:00, ndërsa me kërkesë të avokatëve që të njihen me aktet seanca u shty për në orën 13:00. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc. Në komunikimet e zbardhura, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve që u përkasin grupeve kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.
Kujtojmë se si pasojë e dosjes që njihet si “Metamorfoza 2” u goditën 7 grupe kriminale. Nga 50 urdhër-arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
I shumëkërkuari që rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022, Ervis Martinaj ka kërkuar të vrasë Fatmir Hysenin, i njohur ndryshme dhe si Doqja. Martinaj ka kontaktuar Viktor Imerin dhe i ka kërkuar vrasjen e Hysenit. Martinaj ka kërkuar të vrasë edhe Durim Bamin, ngjarje për të cilën ka bashkëpunuar gjithashtu me ish-deputetin Arben Ndoka dhe Emiljano Shullazin. Nga ana tjetër, Durim Bami ka lidhur aleancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bosit të lojërave të fatit. Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Gjatë operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro./ZËRI