Vdekja e presidentit Raisi/ Zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit, ja çfarë ndodhi

IRAN- Zbardhet shkaku i rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte presidentin iranian Ebrahim Raisi. Sipas agjensisë iraniane IRNA, shkak u bë një problem teknik. IRNA nuk specifikoi natyrën e problemit, por shtoi se asnjë nga personat në bord nuk i shpëtoi rënies. Po mesa duket tanimë të gjithë janë fokusuar tek zgjedhjet e reja. Irani do të duhet që të zgjedhë menjëherë një president të ri.
Sipas Kushtetutës së Iranit, zgjedhjet e reja kombëtare duhet të mbahen brenda 50 ditëve për të zgjedhur një president të ri.
Dy personat që mendohet se do ta zëvendësojnë
Mes atyre që shihen si kandidatë për të pasuar Raisin janë djali i Khameneit, Mojtaba Khamenei, 54 vjeç, dhe Alireza Arafi, 67 vjeç, një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, grupi përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem. Megjithatë, ngritja e Mojtaba-s do të binte ndesh me pikëpamjet e Ajatollah Ruhollah Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike, i cili e krahasoi sundimin dinastik me monarkinë e paligjshme që ai ndihmoi të përmbysej në revolucionin e vitit 1979. Po ashtu, edhe vitin e kaluar deklaroi se një qeveri e trashëguar nuk është islamike.
Por megjithatë, sipas BBC, vdekja e presidentit Raisi nuk pritet të ndryshojë drejtimin e qeverisë së Teheranit apo të tronditë Republikën Islamike. Megjithatë, pritet të testohet një sistem ku konservatorët e vijës së ashpër dominojnë tani të gjitha degët e qeverisë, të zgjedhur dhe të pazgjedhur./ZËRI
I sanksionuar nga BE, kush është Muhammad Mukhbar, pasuesi i Raise në presidencë. ‘Leva’ e Khameneit

IRAN- Pas vdekjes së Ehraim Raise, Irani do të drejtohet përkohësisht nga Muhammad Mukhbar, i cili është zv.presidenti i parë i vendit. Kushtetuta e Iranit parashikon që zgjedhjet presidenciale të mbahen 50 ditë pas vdekjes së kreut të shtetit, ndërsa neni 131 i Kushtetutës së Republikës Islamike parashikon se "në rast të vdekjes, shkarkimit, dorëheqjes, mungesës ose sëmundjes së presidentit, që zgjat më shumë se dy muaj", zëvendëspresidenti i parë merr përsipër detyrat e tij.
I gjithë procesi do të duhet të miratohet nga udhëheqësi suprem i Iranit, post që mbahet nga Ayatollah Ali Khamenei. Kushtetuta parashikon që një këshill, i përbërë nga "kryetari i parlamentit, kreu i drejtësisë dhe zv/Presidenti i parë, duhet të organizojë zgjedhjet për një president të ri brenda një periudhe 50-ditore".
Por kush është Muhammad Mukhbar?
Presidenti i ri i përkohshëm i Iranit është 68-vjeç. Ai u emërua në detyrë në gusht të vitit 2021 nga Raisi dhe konsiderohet i afërt me liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e qeverisjes.
Muhammad Mukhbar ka lindur në Dezful të provincës Khuzestan dhe ka mbajtur shumë poste të larta. Ai ka shërbyer edhe si drejtues i disa kompanive dhe që nga viti 2007 ka qenë kryetar i Fondacionit të Urdhrit të Imamëve (Setad) i cili menaxhon pronat e konfiskuara pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.
Sipas britanikes The Guardian, Mukhbar nuk konsiderohet një person që mund të qëndrojë gjatë në postin e presidentit.
Ai ishte pjesë e delegacionit iranian që vizitoi Moskën tetorin e kaluar dhe ra dakord të furnizonte me raketa tokë-tokë dhe dronë forcat e armatosura të Rusisë.
Në vitin 2010 emri i tij u përfshi në një listë të individëve dhe subjekteve të sanksionuar nga Bashkimi Evropian për përfshirje në "aktivitete bërthamore ose raketore balistike" dhe dy vjet më vonë emri i tij u hoq nga kjo listë.
Çfarë e shkaktoi aksidentit tragjik të presidentit iranian? Eksperto zbulon problemet me helikopterin

IRAN- Qeveria iraniane ka konfirmuar vdekjen e presidentit të vendit Ebrahim Raisi, në një aksident ajror, ndërsa bashkë me të ka humbur jetën ministri i jashtëm, si dhe 7 anëtarë të tjerë të ekuipazhit.
Media shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord mbetën të vdekur, dhe asnjë nuk mundi të mbijetonte, pas rrëzimit të avionit, i cili u gjet i shkatërruar.
“Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari i qeverisë për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha më herët të hënën se nuk kishte shenja jete të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit.
Helikopteri me nëntë persona u përball me kushte të vështira të motit, teksa kthehej nga një udhëtim në kufirin mes Iranit dhe Azerbajxhanit, thanë zyrtarët iranianë të dielën.
Përplasja shkaktoi një operacion kërkim-shpëtimi prej disa orësh me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Turqisë, ndër të tjera, por ekuipazhet e emergjencës u penguan nga mjegulla dhe temperaturat në rënie.
Moti do të kishte luajtur një rol kyç në rrëzimin e helikopterit, thotë analisti ushtarak Cedric Laighton.
“Moti ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e helikopterit që vrau presidentin Raisi”, tha analisti ushtarak i CNN, Leighton.
“Ju keni mjegull, keni shi, keni temperatura të ftohta. Me temperatura nën 10 gradë Celsius ekziston mundësia në lartësi më të larta të ngrirjes së tehut të rotorit,” tha ai.
“Ka një mundësi të dështimit potencial të motorit, kështu që ka shumë gjëra që mund të kenë ndikuar në rrëzimin e helikopterit”, shtoi më tej eksperti.
Leighton shtoi se mirëmbajtja e avionit mund të ketë luajtur gjithashtu një rol, duke treguar se si Irani ka jetuar nën sanksione dhe ka përdorur pajisje të vjetra për të transportuar udhëheqësit e tyre të nivelit të lartë./ZËRI
Vdekja e presidentit iranian, takimi i fundit në kufi

IRAN- Disa orë para se helikopteri me të cilin ai udhëtonte të zhdukej në veri të Iranit, presidenti i konfirmuar tashmë i vdekur, Ebrahim Raisi, u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Të dy liderët kishin udhëtuar së bashku në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor, ku inauguruan një digë në kufirin mes dy vendeve.
Në një postim pas publikimit të lajmit për rrëzimin e helikopterit që transportonte Raisin, Aliyev tha se ishte i trishtuar nga lajmi, pasi i kishte thënë një lamtumirë miqësore më herët gjatë takimit të tyre.
“Sot, pasi i dhamë lamtumirën miqësore presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ibrahim Raishi, jemi thellësisht të shqetësuar nga lajmi i rrëzimit në Iran të helikopterit që mbante delegacionin më të lartë. Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë për Presidentin Ibrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëroi. Si vend fqinj, mik dhe vëlla, Republika e Azerbajxhanit është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme”, shkroi ai.
/ZËRI
Rrëzimi i helikopterit, konfirmohet vdekja e presidentit iranian dhe ministrit të jashtëm

IRAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka humbur jetën bashkë me ministrin e jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ata po udhëtonin.
Mbetjet e djegura të helikopterit që u rrëzua të dielën me Raisin dhe ministrin e Jashtëm, u gjetën herët të hënën pas një kërkimi gjatë natës në kushte stuhie.
“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Vdekja e Raisit u konfirmua më vonë në një deklaratë në mediat sociale nga nënpresidenti Mohsen Mansouri dhe në televizionin shtetëror. Televizioni shtetëror raportoi se imazhet nga vendi treguan se avioni u përplas në një majë mali, megjithëse nuk kishte asnjë fjalë zyrtare për shkakun e rrëzimit.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se Raisi po fluturonte me një helikopter Bell 212 të prodhuar në SHBA.
Pamjet me dron tregojnë rrënojat e helikopterit të Presidentit Raisi. Në videon e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe, shihet bishti i helikopterit pranë një pjese toke të djegur në një kodër.
Ekipet e shpëtimit deklaruan se nga aksidenti nuk ka pasur asnjë të mbijetuar.
BREAKING: Iranian President Ebrahim Raisi was killed in yesterday's helicopter crash- IRINN Telegram Channel
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) May 20, 2024
Reports say that the helicopter hit the mountain before crashing as a result of severe weather conditions and fog.. pic.twitter.com/X07rCWTXRz
Raisi, 63 vjeç, u zgjodh president në vitin 2021 dhe që kur mori detyrën ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit, ka mbikëqyrur një goditje të përgjakshme të protestave antiqeveritare dhe ka shtyrë fort në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore.
Me konfirmimin e vdekjes së Raisit, drejtimin e vendit do të marrë Mohammad Mohbar dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve. Por pas vitesh protesta kundër qeverisë dhe pas vdekjes së Makhsa Amini në 2022, ky mund të jetë një moment që lëvizja të sjellë ndryshimin e pushtetit.
Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Raisi u bë president në vitin 2021 me pjesëmarrjë në votime të vetëm 41% të atyre që kishin të drejtë për të votuar, duke shënuar shifrën më të ulët që nga revolucioni i vitit 1979. Megjithatë, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.
Mirëpo në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem. /ZËRI
VD- Nuk dinë e kanë gjallë apo jo presidentin, iranianët dalin dhe falen në rrugë

TEHERAN- Zhdukja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi ka ngjallur shqetësim në Teheran. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, qytetarët kanë dalë dhe po falen në rrugë që presidenti i tyre të gjendet gjallë, edhe pse gjasat janë të pakëta. Se çfarë ka ndodhur me të nuk dihet pasi edhe mediat e huaja kanë raportime të ndryshme.
Associated Press thotë që ai është gjetur i vdekur në rrënojat e helikopterit, CNN thotë që aksidenti nuk ishte aspak i rëndë dhe janë gjallë të gjithë. Por pritet që ekipet e shpëtimit të afrohen në vendin ku ka ndodhur aksidenti, që tashmë është zbuluar por nuk mund të ndërhyhet për shkak të motit të keq.
Aktualisht për ndihmë janë vetëofruar Rusia, Azerbajxhani, Armenia dhe Iraku ofruan ndihmë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Turqia dërgoi një ekip shpëtimi në Iran, por një tjetër helikopter, por vëzhgon nga ajri./ZËRI
Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, VOA: Incidenti një muaj pas sulmit kundër Izraelit

IRAN- Një helikopter me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm u rrëzua të dielën ndërsa po fluturonte në një mjegull të dendur mbi një territor malor, tha një zyrtar iranian për agjencinë e lajmeve Reuters. Ekipet e kërkim shpëtimit po përpiqen të gjejnë vendin ku ka rënë helikopteri në pjesën veriore të Iranit. Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan dhe në helikopter ndodheshin edhe zyrtarë të tjerë.
Rrëzimi i mundshëm i helikopterit vjen një muaj pasi Irani, nën drejtimin e Presidentit Raisi dhe udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ndërmori një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa kundër Izraelit dhe ka shtuar pasurimin e uraniumit pranë nivelit të një arme bërthamore. për vite të tëra Irani është përballur me protesta masive kundër qeverisë, mes një ekonomie të rrënuar dhe kërkesave të shtuara për të drejtat e grave. Rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti iranian u shtohet problemeve të shumta me të cilat përballet Irani, një situatë delikate për Teheranin dhe të ardhmen e vendit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit rrezikon të përhapet më gjerë në rajon.
Me Presidentin Raisi udhëtonin edhe Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor të Iranit, zyrtarë të tjerë dhe truproja, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Një zyrtar i qeverisjes vendore përdori fjalën "përplasje", por të tjerët përdorën terma si "ulje e vështirë" ose "incident". Media iraniane ende nuk ka dhënë ndonjë informacion mbi gjendjen e Presidentit Raisi.
Megjithatë, udhëheqësit e vijës së ashpër i bënë thirrje popullit që të lutej për të. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të besimtarëve duke u lutur në faltoren e Imam Rezait në qytetin e Mashhadit, një nga vendet më të shenjta të sektit Shiit, si dhe në Qom dhe vende të tjera anembanë Iranit. Kanali kryesor i televizionit shtetëror transmetoi pa pushim pamje nga lutjet. Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha në komentet e transmetuara në televizionin shtetëror se: Ekipe të ndryshme shpëtimi janë nisur drejt rajonit, por mund të duhet shumë kohë për të arritur vendngjarjen për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur.
“Rajoni është i thyer dhe është e vështirë të vendosësh kontakte”, shtoi ai. “Jemi duke pritur që ekipet e shpëtimit të arrijnë në vendin e uljes dhe të na japin më shumë informacione”.
Televizioni shtetëror iranian tha se ‘ulja e dhunshme’ e helikopterit ndodhi pranë qytetit Jolfa, në kufi me Azerbajxhanin, rreth 500 kilometra në veri të Teheranit. Njoftimet e medias iraniane kanë qenë kontradiktore. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha se vendndodhja ishte një ‘pyll’ malor. Televizioni shtetëror transmetoi pamje të makinave që nxitonin nëpër një zonë të pyllëzuar, ndërsa tha se përpjekjet po pengoheshin nga kushtet e këqija të motit, përfshirë shiun e dendur dhe erën e fortë.
Një helikopter shpëtimi u përpoq të arrinte në zonën ku autoritetet besojnë se ishte helikopteri i Raisi, por nuk mundi të ulej për shkak të mjegullës së madhe, tha për agjencinë IRNA zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Babak Yektaparast.
Ndërkohë, lajmi për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte Raisi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve në bordin e avioni presidencial “Air Force One” se Presidenti Biden ishte informuar për situatën. Ajo nuk dha detaje. Departamenti i Shtetit njoftoi se po ndiqte nga afër njoftimet lidhur me një ulje të sforcuar të helikopterit të presidentit iranian.
Katari, Turqia dhe Iraku kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim shpëtimit. 63-vjeçari Raisi u zgjodh në postin e presidentit në vitin 2021 pas një përpjekjeje të dytë. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.
Në bazë të sistemit politik iranian, i ndarë mes strukturës klerike dhe qeverisë, fjala e fundit për çështje madhore i takon udhëheqësit suprem të vendit dhe jo presidentit. Por Presidenti Raisi shihet si një pretendent i fortë për të pasuar mentorin e tij, Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka mbështetur fuqishëm politikat kryesore të Raisit./VOA
Gjendet vendi ku është rrëzuar helikopteri, ende asnjë shenjë nga presidenti iranian

AZERBAJXHAN- Lokalizohet 4 orë pas rrëzimit, helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi. Reuters raportoi se helikopteri ishte gjetur, por nuk ka asnjë të dhënë për fatin e pasagjerëve. Imazhet e videot e kapura nga ajri kanë zbuluar lokacionin e "Bell 212", i cili është një helikopter me përmasa mesatare që ka një kapacitet prej 15 vendesh, me një pilot dhe katërmbëdhjetë pasagjerë.
Por ende është e paqartë se sa njerëz ishin në helikopterin e presidentit iranian, duke përfshirë ekuipazhin e fluturimit dhe personelin e sigurisë.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar, të cilin mesa duket e kanë gjetur se ku është rrëzuar./ZËRI
Zhdukja e Raisit/ Erdogan: Jam i pikëlluar! (Edhe Rusia ofron ndihmë)

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur së është pikëlluar nga rrëzimi i helikopterit. Në reagimin e tij të parë zyrtar, Erdogan tha se është trishtuar nga aksidenti që pësuar "vëllai" i tij, presidenti iranian, Ibrahim Raisi.
Erdogan tha se Turqia është në kontakt të plotë me autoritetet iraniane dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme.
"Unë i përcjell urimet e mia më të mira fqinjit, mikut dhe vëllait tonë, popullit dhe qeverisë iraniane dhe shpresoj të dëgjoj lajme të mira nga Raisi dhe delegacioni i tij sa më shpejt të jetë e mundur,"-tha Erdogan.
Përveç Turqisë, edhe Rusia është shprehur e gatshme që të ndihmojë në hetimin për gjetjen e Raisit./ZËRI
Edhe ai i zhdukur me presidenti Raisi/ Kush është ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian?

TEHERAN- Kryediplomati i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian është një nga personat e zhdukur, fati i të cilit nuk dihet së bashku me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi. Muajt e fundit, ai ishte zëri në telefon, fytyra në takim, personi që portetizonte Iranin. Ajo mbante një pozicion kyç në një sistem ku pushteti në fakt është i tëri në duart e liderit suprem.
Që kur Raisi mori presidencën në vitin 2021, Abdollahian ka udhëtuar shpesh herë me të anembanë botës, duke u përpjekur të shtyjë përpjekjet për të izoluar Iranin, duke tentuar që të gjejë mënyra për të zbutur ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare. Amir-Abdollahian është gjithashtu një diplomat me përvojë, i cili ishte i foksuar në përpjekjet për ndërtimin e aleancave në Lindjen e Mesme.
Ai konsiderohet nga shumëkush si diplomati "par excellence", i afërt me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Por është i lidhur ngushtë edhe me Qasem Soleimani, zyrtarin më të lartë të Gardës Revolucionare./ZËRI
Associated Press: Presidenti iranian ka vdekur, u gjet helikopteri

AZERBAJXHAN- Helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi është gjetur. Sipas Associated Press, presidenti iranian ka vdekur, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Sa i përket personave të tjerë që ishin në bord, nuk dihet asgjë.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar, të cilin mesa duket e kanë gjetur se ku është rrëzuar./ZËRI
Çfarë do të ndodhë nëse Raisi gjendet i vdekur?

TEHERAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi është zhdukur, prej disa orësh tashmë nuk dihet nëse është gjallë apo ka humbur jetën në një aksident me helikopter. Kjo ngjarje shënon një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Madje ka nga ata që besojnë se pas vdekjes së Khamenei, do të ishte Raisi pasardhësi i tij, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.
Vdekja e tij, nëse konfirmohet, për Iranin do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, do të jetë nënpresidenti Mohammad Mohbar ai që do të marrë kontrollin e postit të presidentit dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve. Por pas vitesh protesta kundër qeverisë dhe pas vdekjes së Makhsa Amini në 2022, ky mund të jetë një moment që lëvizja të sjellë ndryshimin e pushtetit.
Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Raisi u bë president në vitin 2021 me pjesëmarrjë në votime të vetëm 41% të atyre që kishin të drejtë për të votuar, duke shënuar shifrën më të ulët që nga revolucioni i vitit 1979. Megjithatë, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.
Mirëpo në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem./ZËRI
Lideri suprem i Iranit: Lutuni për shëndetin e Raisit!

TEHERAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei sapo ka bërë deklaratën e parë pas lajmeve se presidenti Ebrahim Raisi është aksidentuar me helikopterin e tij. Në reagimin e parë zyrtar, ai ka kërkuar "ndihmën" e Iranit, duke kërkuar që të luten për fatin e presidentit.
“Nëse populli i Iranit nuk shqetësohet, nuk do të ketë përçarje në punët e vendit,”-shtoi ai.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI
Aksidenti me helikopter i presidentit të Iranit, Biden dhe BE me 'sytë' në Azerbajxhan

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është informuar për rrëzimin e helikopterit që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ministrin e tij të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian. Shefi i Shtëpisë së Bardhë po monitoron të gjithë situatën, duke marrë raporte nga Departamenti i Shtetit. Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurimit Kombëtar pasi me çdo orë që kalon shtohet mundësia e skenarit se Raisi ka vdekur.
Situatën po e monitoron edhe Bashkimi Eruopian. Me një deklaratë zyrtare ka dalë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili shkruan: Së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe partnerët ne po monitorojmë nga afër situatën.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI
Mister fati i Ebrahim Raisit, por jo për Izraelin. Media: Presidenti iranian ka vdekur!

IRAN- Një zyrtar iranian u tha mediave të huaja se jeta e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amirabdolakhian "janë në rrezik pas rrëzimit të helikopterit". Por në asnjë moment nuk e përmendi skenarin e vdekjes. Nga ana tjetër, "Kanali 12" i Izraelit transmetoi informacionin se presidenti iranian është vrarë. Burimin nuk e bënë me dije.
Nga ana tjetër, zyrtari iranian, i cili ka folur për mediat e huaja në kushte anonimati, u shpreh se në Teheran ka ende shpresë se ekuipazhi do gjendet i gjallë.
“Ne kemi ende shpresë, por informacioni që vjen nga vendi i përplasjes është shumë shqetësues. Rrëzimi i helikopterit ishte për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë plagosja apo vdekja e pasagjerëve nuk mund të konfirmohet,”-bëri me dije zyrtari.
Helikopteri ku udhëtonte presidenti iranian Ebraim Raisi, ministri i jashtëm Iranian dhe zyrtarë të tjerë dyshohet se ka pësuar aksident. Por të dhënat jonë kontradiktore, ndërsa media shtetërore iraniane, flet për një ‘ulje urgjente’. Në zonë dhjetra grupe shpëtimi janë në kërkim të helikopterit të rrëzuar./ZËRI
Azerbajxhani 'thellësisht i shqetësuar' për aksidentin e presidentit Raisi

BAKU- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev thotë se është "thellësisht i shqetësuar" pasi dëgjoi lajmet për një përplasje të helikopterit ku udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi.
Aliyev ishte personi i fundit që takoi homologun e tij iranian, pasi të dy inaguruan hapjen e dy digave në kufirin Iran-Azerbajxhan.
“Lutjet tona drejtuar Allahut të Madhëruar janë me Presidentin Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëron,”-shkruan ai në rrjetet sociale.
Ai shton se Azerbajxhani është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme./ZËRI
“U dëgjuan ulërima"/ Ekuipazhi i helikopterit të presidentit iranian kërkoi ndihmë, por...

AZERBAJXHAN- Me orët që kalojnë, shtohet misteri për fatin e presidentit iranian, Ebrahim Raisi. Mediat vendase raportojnë jozyrtarisht se pak momente para rrëzimit, ekuipazhi i helikopterit të përfshirë në incident ka kërkuar ndihmë. Në telefonatën me kullën e kontrollit janë dëgjuar britma dhe më pas sinjali është ndërprerë pas disa sekondash.
Për ngjarjen, Irani thotë se helikopteri ka pasur një "ulje të vështirë", por se çfarë do të thotë kjo, e ka zbuluar eksperti i fushës, ish-piloti Alexander-Cooper. Ky i fundit tha për "Sky News" se termi "ulje e vështirë" mbulon një gamë të tërë skenarësh, nga një ulje mjaft e butë që "përkul pak metal" deri në një "përplasje katastrofike".
"Është një gamë shumë e gjerë e rezultateve të mundshme të cilave ata mund t'i referohen. Shpesh përdoret si kod përplasjeje. Në këtë situatë, duke parë motin dhe duke dëgjuar shembuj se si mund të jetë terreni, tingëllon si një zonë e tmerrshme për të bërë një ulje të detyruar dhe të paplanifikuar,"- shpjegon ish-piloti.
Por në mesin e pasagjerëve të zhdukur nuk ishte vetëm Ebrahim Raisi; ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme Hossein Amirabdolahiyan, Guvernatori i Azerbajxhanit Lindor Malik Rahmati dhe disa zyrtarë të tjerë./ZËRI
Mister fati i presidentit iranian/ Zhduken edhe 3 punonjës të ekipit të kërkimit

AZERBAJXHAN- Tre punonjës të ekipit të shpëtimit për presidentin iranian Ebrahim Raisi janë zhdukur. Lajmin e ka dhënë "Gjysmëhëna e Kuqe". Tre personat e paidentifikuar me emër, ishin në kërkim të helikopterit por deri më tani nuk ka asnjë lajm për vendndodhjen e tyre.
Po ashtu, "Red Crescent" lajmëroi se operacioni i kërkimit do të ngadalësohet pasi moti në zonë pritet që të përkeqësohet.
Fotoja e FUNDIT e Ebrahim Raisit/ HARTA ku po kërkohet helikopteri i tij

AZERBAJXHAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi mori pjesë në një ceremoni për inagurimin e një dige, por disa orë më vonë fati i tij aktualisht është mister. BBC ka nxjerrë një hartë të zonës se ku mund të jetë rrëzuar helikopteri i tij në kthim, aty ku edhe ka foksuar kërkimet grupi i shpëtimit.
Raisi kishte vizituar kufirin Iran-Azerbajxhan, ku hapi digat Qiz Qalasi dhe Khodaafarin me homologun e tij azer, Ilham Aliyev. Madje në media ka dalë edhe fotoja e fundit e tij nga takimi bilateral./ZËRI
Zhduket presidenti i Iranit! Nuk dihet ç'ka ndodhur me helikopterin e tij, nisin lutjet

AZERBAJXHAN- Nuk dihet fati i presidentit të Iranit, Ebraim Raisi.Helikopteri me të cilin ai po udhëtonte nga Azerbajxhani në drejtim të Iranit është raportuar se ka bërë "ulje të detyruar". Të paktën kështu raporton televizioni shtetëror pa dhënë detaje të tjera, lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ndërsa media të tjera në vend raportuan mot të keq, duke mos e përjashtuar mundësinë që avioni është rrëzuar dhe ndaj ka nisur një operacion kërkimi më helikopterin, ndërsa Raisi është raportuar i zhdukur. Ngjarja ka ndodhur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Lindor. Së bashku me presidentin, në të njëjtin helikopter ishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amirabdolakhian.
Informacionet deri më tani janë të ndyshme. Reuters raportoi se jeta e presidentit dhe ministrit të jashtëm janë në rrezik, ndërsa rreth orës 17.00, në llogarinë e presidentit në Instagram u shfaq një mesazh ku shkruhej: Lutuni për mua!
Pak më vonë, televizioni ndërpreu programacionin dhe nisi transmetim lutjesh, duke ngjallur dyshime se më e keqja mund të ketë ndodhur. Aktualisht, media shtetërore "Fars" raporton se kërkimet në tokë po zhvillohen pranë një miniere bakri. Mjegulla në zonë është shuëm e dendur, madje po bie dhe shi, kushte atmosfike që po i vështirësojnë kërkimet. Megjithatë dy nga tre helikopterët e tjerë, që kishin në bordin e tyre zyrtarë të tjerë iranian, kanë mbërritur të sigurtë në destinacion.
Raisi po udhëtonte për në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të inauguruar një digë me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev. Kjo është diga është e treta e ndërtuar nga të dy shtetet në lumin Aras. Raisi, 63 vjeç, është i besuari i Ayatollah Ali Khamenei dhe prej kohësh përflitet se do ta zëvendësojë atë pas vdekjes. Ai lindi në qytetin e shenjtë të Mashhadit në Iranin verilindor dhe shënoi rritje në karrierë duke mbajtur gjithmonë poste të larta. Në vitin 1980 dhe në moshën vetëm 20-vjeçare u emërua prokuror i përgjithshëm i Karajit pranë Teheranit. Ai ishte prokuror i përgjithshëm i Teheranit nga viti 1989 deri në 1994, nënkryetar i gjyqësorit për një dekadë nga viti 2004, dhe më pas prokuror i përgjithshëm kombëtar në vitin 2014.
Ai mori frenat e vendit në një kohë kur kishte një krizë të thellë sociale por edhe ekonomike prej sanksioneve amerikane për shkak të programit bërthamor./ZËRI