E plagosi babai me çifte/ Përkeqësohet gjendja e Rudina Musakut, sillet tek Trauma

LUSHNJE- Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë zjarri në bark nga babai i saj 82-vjeçar është përkeqësuar. E plagosura është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar nga mjekët. Megjithatë deri më tani raportohet se gjendja e saj është kritike dhe është në rrezik për jetën. Ndërsa i ati, i cili e plagosi për arsye që ende nuk dihen, i dha fund jetës me të njëjtën armë që plagosi të bijën./ZËRI
"Vajza punonte në Tiranë"/ “Pse bredh?! Je pa burrë”, puna e 40 vjeçares, shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

LUSHNJË- Fqinjët e familjes Musaku kanë folur të tronditur rreth ngjarjes së rëndë, ku babai plagosi vajzën dhe më pas vrau veten. Sipas fqinjëve Rudina Musaku punont enë Tiranë dhe vinte shpesh tek prindërit. Ajo është nënë e dy fëmijëve, të një vajze 17-vjeçe dhe një djali 14 vjeç. Por duket se familja kishte shfaqur probleme kohët e fundit. Kjo pr shkak t divorcit t Rudins, e cila s fundmi kishte nisur q t punonte edhe n Tiran.
Mendohet se puna e saj e re kishte ngjallur shqetsime tek babai i saj, i cili ishte drejtuar me fjalt: Pse bredh, je pa burrë, mos ik lart e poshtë!.
Një prej banorëve tregoi se 82-vjeçari kishte edhe dy djem por ata ishin të martuar dhe jetonin të ndarë.
“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë. Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”,- treguan fqinjët e familjes ku ndodhi ngjarja, për TCH.
Ndërkohë një tjetër i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.
“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.
DETAJE nga krimi në familje në Lushnjë/ Vajza ishte divorcuar, kishte shkuar për vizitë tek i ati

LUSHNJË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai ka qëlluar me çifte vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten. Raportohet se 40-vjeçarja, Rudina Musaku kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve. Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshortin e saj në Berat, ndërsa vetë jetonte në Tiranë. Rudian kishte shkuar e në shtëpinë e prindërve për vizitë.
Mësohet se 82-vjeç e ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij 40-vjeçare. Vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Ndërkohë policia po heton rasti ku paraprakisht ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit. /ZËRI
EMRAT- Qëlloi vajzën dhe më pas vrau veten, 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

LUSHNJË-Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij Rudina Musaku (Tara) 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Më pas i moshuari ka vrarë veten.
Policia bën me dije se 40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit. /ZËRI
E RËNDË në Lushnje! Babai plagos me çifte vajzën, vret veten

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku babai ka plagosur me çifte të bijën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen "18 tetori", ku 82-vjeçari pas një konflikti ka qëlluar me armë zjarri të bijën. Pasi e ka plgosur 40-vjeçaren, armën e ka kthyer nga vetja dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Aktualisht e bija ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen detaje se përse ka ndodhur konflikti mes tyre.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.