LIVE UPDATES

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri: U zumë për 75 mijë eurot, ishte aksident, mora ilaçe për ankthin

➤Ka shkuar në 2 numri i personave të arrestuar për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla në Shënavlash të Durrësit. ➤Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Edison Brahaj, që ka ndihmuar autorin e vrasjes, Esmerald Ballën që të hidhte në pus trupin e të atit. ➤Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 30-vjeçari Esmerald Balla ka thënë se vrasja e babait ka qenë aksidentale, pasi sipas tij viktima i kishte drejtuar armën i pari. ➤I riu pranon se konflikti me të atin ka nisur pasi kanë munguar një pjesë e parave që familja kishte si kursime në kasafortë, një shumë prej rreth 75 mijë eurosh, që do të përdoreshin për ndërtimin e një banese. ➤Pas ngjarjes, Esmerald Balla inskenoi zhdukjen e të atit, duke thënë se ai ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur.

7 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

TRONDITËSE/ Publikohet fotoja, Esmerald Balla i qeshur krah bashkëpunëtorit, pak ditë pasi vrau babain

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Esmerald Balla dhe Edison Brahaj

TIRANË-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku Esmerald Balla vrau babain e tij Enver Ballën. Në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit, policia ka vënë në pranga ditën e sotme Edison Brahajn, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia. Por edhe pse në dëshminë e tij Balla deklaroi se e vrau aksidentalisht dhe ju 'shemb bota', një foto e publikuar në emisionin 'Opinion' tregon se 30-vjeçari nuk ishte i shqetësuar për krimin e rëndë.

Mbrëmjen e sotme është publikuar një foto e 2 bashkëpunëtorëve, për të cilën thuhet se është shkrepur disa ditë pas vrasjes së Enver Ballës. Balla dhe Brahaj shihen të buzëqeshur në imazhin e publikuar.

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Esmerad Balla dhe Edison Brahaj

Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

FOTO-Kush është 25-vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babanë në pus

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Edison Brahaj

DURRËS- Personi në foto është Edison Brahaj, 25-vjeçari, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla. Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash.

Nuk dihet ende nëse 25-vjeçari e ka ndihmuar Esmerald Ballën kundrejt pagesës. Pas ngjarjes, djali i viktimës lau gjurmët e gjakut në makinë, theu kartën e telefonit të babait të tij, dhe celularin e hodhi në pus në mënyrë që të fshihte gjurmët.

Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e Enver Ballës, fqinjët: Djali që e vrau këmbënguli që babai të martohej për herë të dytë

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
fqinji i familjes balla

DURRËS- Banorët e Shënavlashit janë të shokuar nga vrasja e Enver Ballës, i cili u qëllua nga djali i tij dhe më pas u hodh në pus, ndërsa konflikti mes të dyve dyshohet se ka nisur për një shumë parash që familja i kishte kursyer, me qëllim ndërtimin e një banesë.

Të paktën publikisht, familja Balla nuk ka pasur probleme, ndërsa fqinjët thonë se babë e bir kishin marrëdhënie të mirë mes tyre. Një prej fqinjëve rrëfen se madje fëmijët janë bërë shkak që Enveri të martohej për herë të dytë, pasi kishte humbur bashkëshorten e tij.

“Ka punuar, fëmijët kanë shkuar mirë babë e bir. Me thënë të drejtën në komunitetin që na rrethon, nuk ka pasur ndonjë sy për të keq, kanë shkuar shumë mirë banbë dhe djalë. Si ndodhi kjo, fundin nuk ia dimë”, u shpreh një banor i zonës.

Enveri merrej me blegtori. Para disa vitesh, gruaja e tij, nëna e Esmeraldit, autorit të ngjarjes, ndërroi jetë. Mirëpo sipas të afërmve, pas këmbënguljes së fëmijëve, madje vetë 30-vjeçarit, ata arritën që ta martojnë sërish babain.

“Djalin e njofim, kanë shkuar babë e mirë. Saqë edhe e martuan babën fëmijët. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar e ka martuar babën. Të martosh babanë është krenari”, tha banori.


Ai tregoi më tej se në fshat ishte përhapur lajmi se Enveri kishte shkuar me një grua tjetër. Këtë version Esmerald Balla e ka mbajtur kur ka denoncuar zhdukjen e të atit në polici.

Por kjo nuk i ka bindur hetuesit që pas verifikimeve zbuluan se 62-vjeçari Balla u vra nga djali. Për të zhdukur gjurmët, i riu e hodhi të atin në një pus dhe për këtë bashkëpunoi me një 25-vjeçar, i vënë tashmë në pranga. Shkak për krimin janë bërë 7 milionë e 500 mijë lekë të reja, kursime të familjes për të cilat djali i kishte marrë nga kasaforta e shtëpisë, ndërsa akuzonte babanë se ia kishte vjedhur ai. Sherri kulmoi në 13 Gusht në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, ku 30-vjeçari e qëlloi babanë me këtë pistoletë që më pas e hodhi në një kanal./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

Pusi ku Esmerald Balla hodhi trupin e të atit, lau makinën dhe fshiu pamjet e kamerave. Çfarë e nxori zbuluar

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Enver dhe Esmerald Balla

DURRËS- Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin vendit, ku Esmerald Balla fshehu trupin e të atit, Enver Ballës, pasi e ekzekutoi me pistoletë. Pusi, pesë metra i thellë, ku 30-vjeçari hodhi trupin ndodhet në një stank u familja Balla mbante ushqimin për kafshët e fermës së tyre, dhe ndodhet rreth 1 km larg vendit ku 30-vjeçari kreu vrasjen.

Trupi i 62-vjeçarit u nxor me ndihmën e një vinçi një ditë më parë, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, u arrestua dhe bashkëpunëtori i Esmerald Ballës, i cili ishte shoku i tij i ngushtë Edison Brahaj. Ky i fundit ka ndihmuar në transportimin e trupit drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash.

Nuk dihet ende nëse 25-vjeçari e ka ndihmuar Esmerald Ballën kundrejt pagesës. Pas ngjarjes, djali i viktimës lau gjurmët e gjakut në makinë, theu kartën e telefonit të babait të tij, dhe celularin e hodhi në pus në mënyrë që të fshihte gjurmët.


Duke u mbështetur në tabulatet telefonike, që për herë të fundit e nxirnin sinjalin e telefonit të viktimës pranë banesës, grupi hetimor ngriti dyshimet se Enver Balla nuk ishte zhdukur, por mund të ishte vrarë. Për këtë për ditë me radhë u mbajtën nën vëzhgim familjarët e tij, përfshirë autorin e vrasjes, i cili kishte hapur fjalët se babai ishte larguar me një grua nga banesa, duke marrë me vete dhe paratë e kursimeve të familjes.

Po ashtu, nga një adresë fake në rrjetet sociale, ai kishte kontaktuar djalin tjetër të viktimës, duke u shtirur si gruaja me të cilën babai i tyre ishte larguar nga shtëpia. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Balla ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe se ka qenë babai ai që i ka drejtuar armën i pari./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vrau të atin, dëshmia e plotë e Esmerald Ballës: Babi më drejtoi i pari pistoletën, kur e pashë që e qëllova m’u shemb bota

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Esmerald dhe Enver Balla

DURRËS- Është zbardhur dëshmia e plotë që 30-vjeçari Esmerald Balla, ka dhënë përpara grupit hetimor, ku pranon vrasjen e babait të tij, Enver Ballës. I riu ka thënë se konflikti mes të dyve ka nisur për shkak të mungesës së një pjese të parave në kasafortën ku familja mbante kursimet e përbashkëta. Sipas tij, ata po ndërtonin një shtëpi të re, dhe në momentin kur ai kishte shkuar që të merrte paratë për të paguar punëtorët, është konfliktuar me babanë për mungesën e parave. 30-vjeçari është shprehur se ka qenë babai ai që i ka drejtuar armën i pari dhe se ata janë kapur me duar mes tyre.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë te familjes. Gjerat nga ana ekonomike po shkonin shume mire dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi te re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mirë. Neve në shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja leket pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord.

Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot. I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”, më tha. Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Në një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”, ka deklaruar fillimisht Esmeraldi. Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, i riu deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar m’u shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinë dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë. E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Tashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa ditë deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shume keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmerald Balla, i cili ka shfaqur dhe pendesë.

Policia e Durrësit arrestoi sot një person të dytë në lidhje me vrasjen, shok me autorin, i cili ndihmoi në fshehjen e trupit të 62-vjeçarit. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vrasja e Enver Ballës nga i biri, policia arreston një person të dytë, roli në krim

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Enver dhe Esmerald Balla

DURRËS- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të dytë për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla, nga djali i tij. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se personi i dytë që është vënë në pranga është shtetasi Edison Brahaj, shok i djalit të viktimës. Ai e ka ndihmuar Esmerald Ballën që të zhvendosë trupin e të atit, nga vendi ku e kishte vrarë, drejt pusit ku u gjet pasditen e djeshme nga ana e policisë së Durrësit. Në banesën e 25-vjeçarit të arrestuar u gjet dhe një shumë parash.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 62-vjeçarit.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’./ZËRI 

9 MUAJ ME PARE

U vra nga djali, Enver Balla përcillet sot për në banesën e fundit, hetime për persona të tjerë të përfshirë në krim

Vrasja e Enver Ballës, shkon në 2 numri i të arrestuarve, i biri:
Esmerald dhe Enver Balla

DURRËS- 62-vjeçari Enver Balla, i cili u vra dhe më pas u deklaruar i humbur nga djali i tij, Esmerald Balla, do të përcillet sot për në banesën e fundit, në varrezat e Shënavlashit. Familja e tij ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik. Policia ka dyshime se 30-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm në vrasjen e babait të tij, dhe për këtë po vazhdojnë veprimet intesive për identifikimin e të tjerë personave që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’.

Gjetja e kasafortës së thyer, jashtë banesës ku jetonte viktima, së bashku me gruan e dytë, pasi nëna e Esmerald Ballës kishte vdekur 3 vite më parë, ka shtyrë policinë që të nisë hetimet për akuzën e vrasjes, ndërsa dyshimet e para ishin për një krim të ndodhur brenda familjes.

SI U ZBULUA KRIMI

30-vjeçari e kishte denoncuar të zhdukur babanë e tij, në Komisariatin e Policisë së Durrësit, mëngjesin e datës 13 Gusht, duke thënë se ishte larguar nga shtëpia me një shtetase të panjohur, dhe fill pas këtij momenti ata kishin humbur kontaktet. Gjithashtu, djali ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit konkretisht shtetasi Esmerald Balla, 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e 62-vjeçarit, dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB