Vëllai i Liridonës: Vrasësit kanë ngrënë bukë tek ne! Mendojmë se Naimi e vrau për paratë

KOSOVË-"Vrasësit e Liridonës kanë ngrënë bukë në shtëpinë tonë", kështu shprehet Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, të vrarë mbrëmjen 29 nëntorit nga Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, me urdhër të burrit të saj Naim Murseli. Vëllai i të ndjerës ka treguar se shkak për vrasjen e Liridonës mund të jetë bërë sigurimi i saj jetësor në Suedi, kjo pasi sipas tij, Naimi kishte shumë shpenzime. Ndërsa për vrarësit e të motrës, në një intervistë për "NeWs 24" ai thotë se kanë ngrënë bukë në shtëpinë e tij, njëri prej tyre dhe kishte fjetur aty. Ndërsa për fëmijët ai tha se ndodhën me gjyshërit e tyre (Prindërit e Naim Murselit).
Pjesë nga intervista:
Leonard Ademaj: Pasi mbërritëm në shtëpinë tonë këtu, babai tha se nuk duhet të shkojmë atje. Babai tha se nëse Naimi do ishte burrë do e kishte mbrojtur Liridonën. Pas pak minutash doli në lajme se Naim Murseli ishte arrestuar. Kishin 13 vjet martesë. Në Suedi Liridona ka kryer një shkollë, më pas ka punuar me të moshuarit deri sa hapën biznesin e tyre të pastrimit. Liridona ka qenë shumë e lumtur, nuk ka pasur diçka në këto vite martesë. Nuk kemi dijeni që ka pasur një proces divorci mes tyre, nuk është e vërtetë.
Pyetje: Cili mendoni se ka qenë motivi i Naimit për këtë akt të rëndë?
Leonard Ademaj: Tani mund të kemi shumë mendime se përse e ka bërë atë akt Naimi. Mendimet tona janë se Naimi që kur është kthyer ka pasur shpenzime dhe motra jonë kishte një siguracion të madh në Suedi dhe mos ndoshta ai ka menduar ta vriste dhe të merrte një shumë të konsiderueshme të parave. Mendojmë se ai ka qenë qëllimi kryesor dhe pse mund të ketë pasur qëllime të tjera.
Pyetje: A i njihni vrasësit e Liridonës?
Leonard Ademaj: Vrasësin e njohim pak, nuk kemi pasur biseda me të, ndërsa personin bashkëpunëtor e njohim personalisht. Ka qenë tek ne disa herë, ka ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe ka fjetur në shtëpinë tonë. E njohim shumë mirë.
Pyetje: Ku ndodhen fëmijët e Liridonës në këto momente?
Leonard Ademaj:Fëmijët e Liridonës janë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, prindërve të Naimit. Atje po kujdesen për ta.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
Vëllai i Liridona Ademajt tregon se si nisën dyshimet tek Naim Murseli për vrasjen e motrës

KOSOVË- Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, të vrarë nga bashkëshorti i saj Naim Murseli ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimin. Ai ka treguar se kur kanë nisur dyshimet për Naim Murselin dhe dinamikën e ngjarjes pas krimit të rëndë ku ai humbi të motrën. Në një interviustë për ''NeWs 24'', ai ka treguar se ka filluar të dyshojë pasi Naimi kishte filluar të binte në kontraditë me fjalët e veta duke ndryshuar disa herë versionin e ngjarjes.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Si e mësuat se Liridona vdiq?
Vëllai: Isha në punë, më telefonoi gruaja rreth darkës dhe më tha se Liridona ishte vrarë pas një konfrontimi me hajdutët. Kur e pashë m’u duk e vërtetë në bazë të lajmeve. Erdha në shtëpi dhe u mundova të afroj prindërit dhe i kam dërguar në spital për t’u bër qetësues. Pasi u dhashë qetësues u nisëm për në Prishtinë. Shkuam në QKUK dhe na thanë që Liridona nuk ishte aty. Shkuam në Dragodan në stacionin policor, aty ishte edhe burri i Liridonës, Naimi duke dhënë deklaratë bashkë me fëmijët. Njëherë folëm me fëmijët, folëm me ta dhe i pyeta. Ata thanë që e harruan mamin dhe kishin ikur pasi dikush u kërkoi paratë. Kur i pyesja se si ikën nuk më kthenin përgjigje. Atë natë biseda me Naimin ishte shumë e shkurtër. Ai më tha që dolën grabitësit dhe kërkuan para. Por tha se arriti që t’i thoshte fëmijëve suedisht të ikin dhe u hapi dyert fëmijëve dhe iku me ta. Kur ktheu kokën pas nuk ishte Liridona. Pas 4-5 metrave kishte dëgjuar një krismë. Desha të siguroj fëmijët dhe më pas të kthehem te gruaja më tha. Më pas erdhi policia dhe e njoftuan në stacion që ajo kishte ndërruar jetë.
Pyetje: A kishit dyshime te Naimi?
Vëllai: Nuk na shkonte mendja aspak, nuk kishim dyshime. Mendonim vetëm se si i ndodhi Liridonës. Atë natë nuk kishim dyshime. Dyshimet nisën të nesërmen. Ishte ora rreth 11 të nesërmen dhe prisnim të na thërriste. Djali i xhaxhait më tha se duhet të takonim Naimin, e telefononim dhe nuk i bënte telefoni. Ishte gjithë kohën me një shofer personal dhe ai më tha se ishin në një hotel. Shkuam atje për ta takuar në Prishtinë. Hymë në dhomë, ishte atje duke qëndruar. Pas pak çastesh i erdhi edhe mëngjesi në dhomë, ne ishim pa gjumë pa ushqim prej natës së kaluar. Ne nuk ishim as në gjendje të afronim dorën për të ngrënë. Djali i xhaxhait nisi ta pyesë. Përgjigjet e tij ishin habitëse, nuk dinte çfarë thoshte. Binte në kontradiktë me fjalët e veta. Aty lindën dyshime, por sërish nuk e mendoja. Ai thoshte që ishte në telefon dhe pastaj nuk e ka parë hajdutin, e ka parë Liridona. Ai po i jepte makinës, ndërsa djali i xhaxhait i tha po si po i jepje makinës kur ishe në telefon. Aty i tha se jo kështu po ashtu. E pyetëm pse nuk e hapte telefonin dhe tha se e kishin vjedhur. Ne i thamë se dikush po e mbyll telefonatën. Pra nuk ishte i fikur. E thirrëm policinë dhe i thamë që numri i Naimit po punonte. Unë e pyeta, Liridona ku është dhe tha që Liridona sot mund të bëhej gati dhe nuk lejohej ta shikonim. Naimi erdhi me ne në morg dhe unë hyra i pari. Kur shohim më pas Naimi nuk ishte. Jo po nuk mundem ta shoh thoshte, po bënte disa mimika. Të nesërmen erdhi 2 orë para ceremonisë mortore. Natën që ishim në Prishtinë erdhëm në shtëpi. Naimi tha se duhet të merrte fëmijët dhe erdhi këtu e ndejti 1 orë. Tha që në orën 8, ditën e varrimit e kishte kërkuar policia për të pyetur fëmijët. Kaloi ora 12 dhe Naimi nuk erdhi. E thirra në telefon dhe i thashë pse nuk erdhe. Mbeta me fëmijët tha. Kështu erdhi Naimi rreth orës 12. I ka ngushëlluar familjarët tanë shumë pak, disa aspak. Pas asaj nga ora 2 morëm motrën dhe ikëm për në varreza.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
'Unë do të merrem me gjithçka, sot do kryhet ajo punë', detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Liridona Ademajt në Prishtinë mbrëmjen e 29 nëntorit. Naim Murseli jo vetëm që ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes së tij dhe ka siguruar armën e krimit, por është marrë vetë dhe me organizimin dhe inskenimin e saj. Referuar dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Naim Murseli ishte takuar me të dyshuarin, Kushtrim Kokalla mëngjesin e asaj dite në qendër të Gjakovës duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e së ndjerës.
Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para ditë së ndodhur ngjarja, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën".
Pjesë nga dosja: Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me tani të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
Vrasja e Liridona Ademajt/ Albin Kurti: Ishte me paramendim! Autorët të marrin dënim maksimal

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar këtë të dielë pas vrasjes së Liridona Ademajt mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë së Kosovës shkruan se kjo ishte një ngjarje me paramendim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal. Sipas Kurtit, gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.
Albin Kurti: Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore. Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin. Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.
Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu. E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli s'pranon krimin

KOSOVË- Naim Murseli nuk pranon vrasjen e gruas së tij në Gjykatë. Raportohet se para togave të zeza, ai ka deklaruar se nuk ishte larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa pretendon se i ishte rrezikuar jeta. Sipas tij, ka kërkuar ndihmë deri në ardhjen e Policisë.
Naim Murseli: Unë nuk kam ikur nga vendi i ngjarjes, madje kam qenë vetë i rrezikuar dhe kam kërkuar ndihmë në të njëjtën kohë deri në ardhjen e policisë.
Ndërkohë avokati i tij Ahmet Ahmeti ka thënë se Naim Murseli nuk e ka kryer veprën penale në vend, kohë dhe mënyrë siç përshkruhet në dosjen e prokurorisë dhe nuk është i përfshirë në vrasje.
Ahmet Ahmeti: I mbrojturi im nuk është fare i involvuar në kryerjen e këtyre veprave penale dhe nuk ka arsyje të përsëris veprën penale se nuk e ka bërë.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
Familjarët kërkuan zhvarrosjen e Liridonës, aprovohet kërkesa

PRISHTINË – Pasi vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka dorëzuar kërkesën për zhvarrosje të Liridonës, shteti ka aprovuar atë. Kjo nënkupton që nesër do të bëhet varrimi i Liridona Ademajt, që u vra nga bashkëshorti Naim Murseli, në bashkëpunim me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Këta të fundit janë lënë në burg.
Fshati Rracaj njofton se rivarrimi do të bëhet nesër, datë 4 dhjetor, në varrezat e këtij fshati, në orën 14:00.
Njoftimi:
Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/
U vra nga bashkëshorti/ Kolegët kujtojnë Liridona Ademajn: E donte punën dhe familjen

SUEDI- Kolegët e Liridona Ademsajt në Suedi të vrarë me urdhër nga bashkëshorti i saj Naim Murseli e kanë kujtuar këtë të dielë duke i dedikuar fjalë prekëse. Përmes një postimi në Facebook, në faqen e "Leja Caffe", ku kanë ndarë një foto të 33-vjeçares, e cila la pas dy fëmijë të mitur ata shprehen se Liridona ishte e dashur, e donte punën dhe familjen e saj.
“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte", shkruajnë ata.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI
Naimi siguroi dhe armën për vrasjen e Liridonës

KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg 30 ditë për Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Granit Pllava e Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa para gjykatës shkuan edhe familjarë të viktimës, të cilët nuk u lejuan të futeshin në sallën e gjyqit. Vëllai i Liridonës u ka kërkuar autoriteteve zhvarrosjen e trupit të 30 vjeçares në mënyrë që ajo të prehet në fshatin e saj të lindjes.
Gjykata ka zbuluar se Naim Murseli jo vetëm që ka inskenuar vrasjen, por është edhe personi që i ka siguruar armën Granit Pllavës, që të kryente krimin ndaj bashkëshortes së tij. Hetuesit thanë se ai kishte paguar 30 mijë Euro për kryerjen e aktit makabër, e cila u paraqit si një grabitje me armë.
Në Tiranë dhe Prishtinë janë mbajtur protesta simbolike për vrasjen e Liridonës, e cila u ekzekutua me një plumb në 29 Nëntor. Ndërkohë dy djemtë e saj të mitur ende nuk e dinë për vrasjen e të ëmës./ZËRI
Detaje të reja nga vrasja e Liridonës/ Jo vetëm 30 mijë euro, Naim Murseli i dha ekzekutorit edhe armën

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Sipas Gjykatës, bazuar në arsyetimin e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme për të cilat më pas të akuzuarit do të mund të arratiseshin ose të ndikonin në prova.
Sipas njoftimit të Gjykatës, Naim Murseli i kishte dhënë edhe armën Granit Plavës për ta kryer krimin.
Kjo e implikon edhe më shumë pozitën e Murselit në krim, i cili njësoj si dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen, nuk kanë folur përpara Gjykatës, duke zgjedhur që të mbrohen përmesd heshtjes.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës, ishin të pranishëm dhe familjarët e Liridonës, të cilët nuk u lejuan që të merrnin pjesë në seancë, nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm.
Njoftimi:
Prishtinë, 03 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.M për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje, G.P për veprën penale Vrasje e rëndë dhe vepën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe i pandehuri K.K për shkak të veprës penale Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, të njëjtit mund të ndikojnë në të bashkëpandehur, në të dëmtuar dhe në dëshmitarët si dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprës penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve, andaj gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Dështon protesta-homazh për Liridonën, disa aktiviste zhvendosen para ambasadës së Kosovës

TIRANË- Një protestë e thirrur në Tiranë për vrasjen e Liridona Ademajt, duket se ka dështuar. Gazetari i Zërit, Edon Kuqi, i cili ka qenë në ambientet përpara Ministrisë së Brendshme, ku ishte njoftuar dhe protesta homazh, raporton se shumë pak persona i janë bashkuar thirrjes që nisi fillimisht në rrjetet sociale.
Thirrja iu ishte drejtuar të gjithë qytetarëve për të protestuar kundër vrasjeve të grave, dhe për të mbajtur homazhe për Liridonën. Duke qenë se numri i pjesëmarrësve ka qenë i pakët, deklarata është zhvendosur përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, ku aktivistja Xheni Karaj ka mbajtur dhe një deklaratë, ku bëri thirrje për drejtësi.

Protestës i është bashkuar dhe vetë ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, i cili shprehu solidaritetin me rastin e rëndë.
“Unë dola t’iu takoj para derës së ambasadës. Është një iniciativë njerëzore dhe ju falënderoj për ndjesinë që tregoni për një rast që ka tronditur Kosovën që është e shtanguar dhe në shok të vërtetë. Protesta juaj është për t’u përkrahur dhe thirrjet tuaja për drejtësi për Liridonën dhe për çdo grua. Drejtësia të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”, tha ambasadori gjatë fjalës së tij.

Edhe në Kosovë, ka pasur një reagim të vakët të aktivistëve, pasi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në të cilën u paraqit sot Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen, ishin të pranishme vetëm disa qytetare, të cilat mbanin në duar një pankartë, ku bënin thirrje për drejtësi. Edhe pse në rrjetet sociale është vënë re një ndjeshmëri e lartë për vrasjen e Liridonës, duket se mllefi i qytetarëve është nxjerrë vetëm përmes komenteve dhe jo protestave në rrugë dhe para institucioneve.
/ZËRI
‘Fëmijët s’e dinë se iu ka vdekur nëna’, rrëfimi i ndjerë i vëllait të Liridonës

PRISHTINË – Vëllai i së ndjerës, Liridona Ademaj, Leonardi, në një prononcim për mediat, ka rrëfeyer gjithçka që ka ndodhur natën e vrasjes të motrës së saj. Leonard Ademaj shprehet se fëmijët akoma nuk e dinë se iu ka vdekur nëna. Ai shton se Liridona është vrarë në mënyrën më makabre të mundshme.
Leonardi ka treguar edhe se çfarë i kanë thënë fëmijët, kur ai ka shkuar në spital. Ai shton se beson tek drejtësia e Kosovës dhe se për rastin do të vendoset drejtësi, ndërsa dhe detaje për ngjarjen.
“Liridona është vrarë në mënyrë mizore, në mënyrën më makabre që mund të ndodhë. Ajo ishte grua e fuqishme, ishte motër e fuqishme dhe nënë e fuqishme dhe doli se është bërë edhe heroinë për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë veten, sepse ajo nuk donte të na shihte neve kurrë në këtë gjendje. Atë ditë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë tek shtëpia jonë, ka fjetur tek ne, por më tha që do iki. Shkoi më vonë Liridona. Pasi ka shkuar në Prishtinë, prindërit e kanë marrë në telefon dhe iu ka thënë se do shkojë me bashkëshortin në darkë për të ngrënë.
Unë kam qenë në punë dhe rreth orës 22:20 minuta më ka marrë në telefon gruaja e më ka thënë se e kanë vrarë Liridonën. Ne kemi një kushëri që e ka emrin Liridon dhe mendova për të fillimisht. Pastaj e mora vesh. Kur isha në shtëpi gjendja ishte katastrofë. Prindërit ishin shumë keq. I mora prindërit dhe i hipa në makinë. Kam ardhur në QKUK, shkova pastaj në Dragodan, aty ishte Naimi brenda duke u intervistuar dhe fëmijët. Policia na priti shumë mirë. Prindërit më vonë e morën vesh për vdekjen. Fëmijët u sulën drejt meje dhe më përqafuan, më thanë se kanë dashur të na grabisin. Fëmijët thanë se i kishin grabitur dhe kishin edhe para në duar. Më thanë se kemi harruar mamin në makinë. Ata thanë se na mori babi.
Naimi më tha se grabitësit iu kishin dalë përpara. Ai më tha se nuk i kishte parë grabitësit, por Liridona i kishte parë ato (grabitësit). Më tha se grabitësit kanë kërkuar gjithçka dhe i kam thënë Liridonës ‘jepu gjithçka’. Më ka deklaruar pastaj se ika bashkë me fëmijët dhe Liridona mbeti në mjet. Më tha se shpëtova fëmijët, jam ngjitur në një kodër. Mua më vinte keq sepse mendova se e ka grua dhe i vjen keq, sepse unë nuk e dija që ai e kishte bërë të gjithë këtë tragjedi. Nuk kemi informacione për familjen e tyre. Për fëmijët kemi pasur kontakt. Për fëmijët kujdesen gjyshja dhe gjyshi. Fëmijët nuk e dinë akoma se nëna ka vdekur. Fëmija nëse vjen tek ne, mund ta kuptojë më lehtë se çfarë ka ndodhur. Le të jetë Liridona gruaja e fundit që ka vdekur, e mos ketë tjetër grua viktimë", tha Leonard Ademaj.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/
Naim Murseli futet ‘fshehurazi’ në Gjykatë, në oborr familjarët e Liridonës dhe aktiviste

PRISHTINË- Kanë mbërritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti Naim Murseli si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Ata janë futur në gjykatë nga një hyrje tjetër dhe larg medieve, për të shmangur çdo incident dhe me familjarët e Liridonës, të cilët ishin të pranishëm prej mëngjesit në Gjykatë. Seanca ishte parashikuar që të niste në orën 09:30, por për shkak të ndjeshmërisë që ka rasti, ka pasur disi vonesa në futjen e të dyshuarve në sallë, ku do të njihen me masat e sigurisë.
Në mesin e familjarëve që kanë qëndruar në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka qenë dhe vëllai i Liridonës, i cili ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zhvarrosjen e të ndjerës nga fshati i familjes Murseli.
Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance në hyrje të objektit të Gjykatës janë parë edhe disa aktivistet për të drejtat e grave.
“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që mbanin aktivistet. Ndërkohë që dhe në Tiranë është parashikuar të mbahet sot një protestë kundër vrasjes së grave. Vrasja e Liridonës dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj dhe më pas u raportus si një grabitje.
Del sot para Gjykatës Naim Murseli! Vëllai i Liridonës: Pas vrasjes ish kanë në hotel t’u hanger e t’u pi

KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të mbahet paraditen e sotme seanca gjyqësore ndaj bashkëshortit të Liridona Ademajt, Naim Murseli si organizator i vrasjes, si dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka pasur reagime të shumta nga institucionet dhe shoqëria civile në Kosovë.
30 vjeçarja, Liridona Ademaj, u vra më 29 nëntor, ndërkohë që bashkëshorti i saj dyshohet se e planifikoi krimin në mënyrë që të përfitonte miliona euro nga sigurimi i jetës që viktima kishte në Suedi.
Familjarët e të ndjerës i kanë dhënë dy ditë kohë të afërmve të Naim Murselit që të largohen nga Kosova, pasi kanë paralajmëruar vetëgjyqësi.
Vëllai i Liridonës tha dje se që prej fillimit dëshmia e dhënë nga Naimi ka qenë për ta kontradiktore.
“Tha që ‘na kanë nalë; na kanë kidnapu; qitni krejt çka i keni, unë i kam qitë krejt edhe i kam thanë edhe i kam thanë motrës tënde Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr’. Tha që ‘ka rezistu diçka në çantë’. Më tha unë ‘i kam qelë dyert edhe u kam thanë ikni në gjuhën suedeze’".
"Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan“, tha Ademaj.
Ademaj madje u shpreh se Murseli as nuk është përgjigjur në telefon dhe sipas tij ka qenë në Swiss Diamons “ish kanë ulur, tu hangër e t’u pi, kish pas porositë sende”.
“Kur shkova në mjekësinë ligjore i thanë 'Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena'. E ka pasur vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pasur sigurime të nalta në Suedi; e ka pas për me ia marr paret e sigurimit”, tha vëllau i të ndjerës.
/ZËRI