LIVE UPDATES

Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, tre të plagosur. Vëllai: S'ka lidhje me krimin, merrej me biznes

➤Ylli Bezhani, një shqiptar që ishte vendosur prej vitesh në Francë është vrarë me 5 plumba, ndërsa të plagosur kanë mbetur dhe djali i tij 24-vjeçar, nipi 21-vjeçar, si dhe një tjetër shqiptar, të cilët po marrin trajtim në spital. ➤Autorët mësohet se kanë qenë dy dhe po lëviznin me skuter. ➤Një prej tyre hapi zjarr drejt shqiptarëve sapo i pyeti për emrat. ➤Më pas janë larguar pa gjurmë. ➤Mediat flasin për larje hesapesh, por vëllai i Bezhanit, Saimir Bezhani, në një intervistë për Report TV, thotë se Ylli merrej me biznes e nuk ka lidhje me krimin.

2 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Vrasja e Ylli Bezhanit në Francë, i vëllai: Ishte biznesmen, u qëllua teksa mbante picë në duar. S'ka lidhje me bandat

Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, tre të plagosur.
Saimir Bezhani

FRANCË- Vëllai i Ylli Bezhanit, shqiptarit që mbeti i vrarë në Francë, Saimir Bezhani ka treguar se ngjarje nuk ka ndodhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve. Në një intervistë për Reportv TV, Saimir Bezhani shprehet se Ylli ishte sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve dhe se nuk kishte lidhje me asnjë biznes illegal. Ai pretendon se autori, një 25-vjeçar u ka shkuar drejtpërdrejt shqiptarëve dhe i ka qëlluar sapo i ka pyetur për emrin, por që sipas tij nuk ka pasur asnjë motiv.

"Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, - s’jemi informuar ende nga policia sepse ngjarja është në hetim - erdhi me motor me bateri,  nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë personit për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq. Po hidhet baltë mbi të vdekurin për të shitur një lajm dhe kjo është skandaloze. Vëllai im ka që në 2000 në Bërdo. Është sipërmarrës ndërtimi me licencë që nuk e kanë diskutuar as policia në Francë dhe as tatimet. Kur pashë komentet se kështu ndodh me bandat. Djali im, nipi dhe vëllai ishin me pica në dorë. Nëse quhet bandë kur je me pica unë jam i irrituar. Unë kam ardhur të hënën këtu pasi mora vesh vdekjen e të vëllait pasi unë jetoj në Bërdo. I pashë edhe këtu portalet dhe gazetat e frances por si vura rëndësi pasi e kuptoj racizmin e tyre sa e morën vesh që janë shqiptar por ama që të godasim njëri tjetrin.. Mirë që na goditën me armë, por të na godasin edhe në këtë mënryë, nuk e pranoj dot dhe nuk më vjen mirë. Nuk ia uroj askujt të ndodhë. Ata janë azilantë personat që ishin present. Ky djali, 25 vjeç thuhet nga policia ka ardhur me dy armë në dorë. Ka goditur drejtëpërdrejtë. I ka thënë. Kush jeni ju? I ka drejtuar armën drejtëpërdrejtë. Vëllai im ka dalë përpara dy fëmijëve për ti mbrojtur. Pa asnjë lloj motivi. As policia nuk ka motiv,”- thotë Saimir Bezhani.

Ylli Bezhani u vra pasi mori 5 plumba në trup. Po ashtu kanë mbetur të plagosur rëndë edhe djali i tij 24-vjeçar dhe nipi 21-vjeçar i viktimës, si dhe një tjetër shqiptar, të cilët po marrin trajtim në spital.


 

10 MUAJ ME PARE

Zbardhet vrasja në Francë/ Ekzekutohet me 5 plumba shqiptari, plagoset rëndë i biri dhe nipi (EMRI)

Vritet me 5 plumba shqiptari në Francë, tre të plagosur.
Ylli Bezhani

FRANCË-Një krim tronditës është regjistruar të dielën në lagjen Teisseire të Grenoble në Francë, ku në një atentat mafioz është vrarë një shqiptar dhe janë plagosur tre të tjerë. Mediat franceze kanë publikuar identitetin e viktimës, ku bëhet fjalë për 47-vjeçarin Ylli Bezhani, i cili ka marrë 5 plumba në trup.  Po ashtu kanë mbetur të plagosur rëndë edhe djali 24-vjeçar dhe nipi 21-vjeçar i viktimës, si dhe një tjetër shqiptari, të cilët po marrin trajtim në spital.  

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat. Autori i cili lëvizte me një skuter elektrik hapi zjarr drejt shqiptarëve. Ai shkarkoi karikatorin e tij drejt tyre dhe më pas u largua menjëherë. Policia është në kërkim të tij por deri më tani nuk ka asnjë informacion.

Besohet se mes dy grupeve ka pasur përplasje, por po verifikohen të gjitha pistat e mundshme, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me bizneset ilegale./ZËRI

Poll

MOS HUMB