PARIS- Siti dhe PSG në avantazh, në linjën e parë të pretendentëve, ndërsa Interi e Milani qëndrojnë në pritje për të bërë marrëveshjen e dy dekadave të ardhshme me një yll të vërtetë nga Argjentina.
Franko Mastantuono është emri i ri që po elektrizon futbollin argjentinas dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha ebropiane. Talenti 17-vjeçar i River Plate, me origjinë italiane dhe një këmbë të majtë magjike, ka shpërthyer këtë sezon me 3 gola dhe 2 asistime në 9 ndeshje të kampionatit.
Matías Almenda, ish-mesfushori i njohur dhe aktualisht trajner në Greqi, e ka krahasuar me Maradonën dhe Mesin, duke e quajtur “pasardhësin e tyre të natyrshëm”. "Pas atyre dyve, menjëherë vjen ai", tha ish-mesfushori i Lacios.
Manchester Siti dhe PSG janë aktualisht favoritët për të siguruar shërbimet e Mastantuonos, të cilit i është vendosur një klauzolë prej 46 milionë dollarësh. Edhe Reali i Madridit qëndron gati, nëse Rodrigo dhe Vinisiusi do të largohen nga kryeqyteti, ndërkaq as Barcelona nuk ka mbyllur syte. Të gjitha të mëdhatë janë në garë, por për momentin pritet që lojtari të vazhdojë të qëndrojë të paktën edhe një sezon në River. Argjentina e konsideron një aset kombëtar dhe të gjitha mendjet e sportit e këshillojnë për lëvizje të kujdesshme./ZËRI