Qytetërim

Telashe për Selena Gomez? Heq shoqen nga Instagrami, fansat: Benny Blanco i bëri follow në OnlyFans

Ende nuk ka pasur asnjë konfirmim për ngjarjen, por spekulimet janë shtuar me shpejtësi dhe duket se zërat nuk kanë të ndalur.

k.m.
Telashe për Selena Gomez? Heq shoqen nga Instagrami, fansat: Benny Blanco i
Selena Gomez, Benny Blanco dhe Theresa Marie Mingus

SHBA- Kohët e fundit, interneti ka dalë në përfundimin se Benny Blanco ka tradhëtuar këngëtaren Selena Gomez. E gjitha ka nisur pasi Selena i ka bërë "unfollow" shoqes së saj dhe ish-asistentes, Theresa Marie Mingus, në Instagram. Ky veprim erdhi pikërisht kur një postim viral në X (më parë Twitter) pretendonte se Benny dyshohet se ishte abonuar në llogarinë OnlyFans të Theresa-s.

Telashe për Selena Gomez? Heq shoqen nga Instagrami, fansat: Benny Blanco i
Postimi

Ende nuk ka pasur asnjë konfirmim për ngjarjen, por spekulimet janë shtuar me shpejtësi dhe duket se zërat nuk kanë të ndalur. Po ashtu, sisa fansa gjithashtu vunë re se Theresa kishte postuar për Benny-n, duke e përfshirë atë në rubrikën "Burri më seksi". Madje ka pretendimet se ajo e ka vizituar edhe në shtëpi, kur Selena nuk ishte. 

Telashe për Selena Gomez? Heq shoqen nga Instagrami, fansat: Benny Blanco i
Selena Gomez dhe Theresa Marie Mingus

I njëjti kanal në "X" pretendon se Theresa ishte parë së fundmi duke darkuar vetëm me Benny-n, vetëm disa ditë para se të ndodhte heqja nga Instagrami. 

Ndërsa Selena i ka ndërprerë lidhjet në heshtje, si Benny ashtu edhe Theresa ende e ndjekin njëri-tjetrin - dhe Theresa vazhdon ta ndjekë Selenën gjithashtu.

Postimi ka marrë shumë popullaritet në X, duke marrë mbi 9 milionë shikime së bashku me 54,000 pëlqime, 4,600 rishpërndarje dhe qindra komente. Njëri shkruan: Kjo është ajo që ndodh kur një grua e bukur i jep një shans një burri të shëmtuar; ndërsa një tjetër thotë: Nuk e di çfarë prisnin njerëzit prej tij duke pasur parasysh fantazinë e tij të çuditshme seksuale.

Selena Gomez dhe Benny Blanco filluan të dilnin në qershor 2023 dhe e bënë publike lidhjen e tyre në dhjetor 2023. Ata njoftuan fejesën e tyre më 11 dhjetor 2024, me Gomez që e ndau lajmin në Instagram, duke shfaqur unazën e saj me diamant marquise dhe duke shkruar në mbishkrimin e postimit: Përgjithmonë fillon tani.

Poll

MOS HUMB