Më shumë

Ndryshimi i orës! “Fitojmë” gjumë, por cilat janë pasoja

Njerëzit do të përballen me ditë që zgjasin më pak deri në ditën kur do të ndodh përsëri ndrrimi i orës.

M.M
Ndryshimi i orës! “Fitojmë” gjumë, por cilat
Foto ilustruese

TIRANË- Në orët e para të së dielës, orët tona u kthyhen një orë pas, duke zyrtarizuar kështu fillimin zyrtar të sezonit dimëror. Njerëzit do të përballen me ditë që zgjasin më pak deri në ditën kur do të ndodh përsëri ndërrimi i orës.
Si ndihen njerëzit për këtë?

Një sondazh i ri i Talker Research me 2000 njerëz zbulon se 2 në 5 (40%) do të përjetojnë 'frikë gjatë ditës', një lloj melankolie nga reduktimi i dritës së diellit për shkak të ndryshimit të orës. Sipas të dhënave të reja, stresi i këtij ndryshimi fillon rreth 11 ditë më herët dhe zgjat të paktën dy javë pas vendosjes së orës së re. Sondazhi zbulon se 59% e njerëzve do të preferonin të kishte një zgjidhje të përhershme, e cila do të anulonte ndryshimin e orës dy herë në vit, duke nënvizuar shqetësimin e njerëzve në këtë çështje.

Ndarja midis brezave
Jo të gjithë ndajnë të njëjtin shqetësim, natyrisht, me moshën e njerëzve që duket se luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ata e menaxhojnë këtë ndryshim. Në veçanti, të rriturit e moshuar ndjejnë më së shumti nevojën për t'i dhënë fund ndryshimit të orës Nga ana tjetër, gati 70% e të rriturve thonë se është momenti për të zgjedhur një standard kohor dhe për t'u përmbajtur me të.Sondazhi zbuloi gjithashtu se vetëm 1/3 e të anketuarve (35%) mendojnë se të fitosh një orë më shumë gjumë në vjeshtë ia vlen të humbasësh rrezet e diellit. Ky zbulim lidhet edhe me faktin se 77% e të anketuarve ndihen më energjikë kur ka diell. 70% mendojnë se dita e tyre fillon dhe përfundon në errësirë, gjë që krijon një ndjenjë thuajse të përhershme trishtimi për shumë njerëz.

Këto ndryshime në humor janë veçanërisht të theksuara te punëtorët, të cilët duket se janë më të prekur nga ndryshimi i orës. Pothuajse gjysma (48%) e punëtorëve të anketuar janë të privuar nga drita e ditës gjatë orarit të tyre të punës, me 54% që pranojnë se kanë përjetuar 'blu të diellit' në dimër.

Humbja e dritës së diellit nuk ndikon vetëm në disponimin, por edhe në produktivitetin e punëtorëve, me 43% që deklarojnë se java e parë është më joproduktive e tyre në punë. 31% gjithashtu pranojnë se kanë bërë më shumë gabime gjatë asaj kohe, një gjetje që pasqyron ndikimin çorientues të ndryshimit të orës në rutinën e përditshme.

Çrregullime të gjumit dhe nevojë për pushim shtesë
Për shumë njerëz, ndryshimi i orës jo vetëm që ndikon në disponimin dhe produktivitetin e tyre, por gjithashtu shkakton “kaos” në orarin e tyre të gjumit. Një në pesë njerëz (21%) thonë se ndryshimi i orës prish rutinen e tyre të gjumit, ndërsa gati 37% thonë se kanë nevojë për më shumë gjumë në ditët dhe javët e para pas ndryshimit të orës. Disa, në fakt, kanë nevojë për 1 orë e 24 minuta më shumë gjumë çdo natë për t'u ndier të çlodhur plotësisht.

Jo i gjithë planeti e ndryshon orën
Ata që e kundërshtojnë fort ndryshimin e orës duhet të dinë se ka të paktën dy vende në botë që nuk e ndjekin këtë praktikë: Arizona dhe Hawaii. Arizona e mori këtë vendim në vitin 1968, duke përmendur nxehtësinë ekstreme të verës dhe kursimet e papërfillshme të energjisë, ndërsa Hawaii, për shkak të afërsisë me ekuatorin dhe ndryshimit të vogël të dritës së ditës gjatë gjithë vitit, nuk e miratoi kurrë këtë praktikë. Në Europë, nga ana tjetër, debati për heqjen e ndryshimit të orës ka vite që vazhdon, por ende pritet vendimi përfundimtar./ ZËRI

Poll

MOS HUMB