Më shumë

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si do të jetë moti sot

Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

I.F
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat malore Lindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, u më të dendura do të jenë në zonat veriore. Ndërkohë, gjatë natës pritet shtim i vranësirave në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje me 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi përmanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB