Më shumë

Diell paradite, shira lokalë pasdite, si do të jetë moti sot

Temperaturat mbeten të larta

E.K
Diell paradite, shira lokalë pasdite, si do të jetë moti sot
Moti sot

TIRANË- Kjo e dielë parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Poll

MOS HUMB