
BRAZIL- Ylli i Reggaeton, Don Omar zbuloi se ka kancer. Lajmin e dha vetë ai me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku tregoi me foto se është shtruar në spital. Omar, i cili është nga Porto Riko, shkruante se "nesër" ai do të jetë pa kancer. Por nuk dha asnjë detaj shtesë rreth diagnozës ose trajtimit të tij.
"Nesër do të jem pa kancer, qëllimet e mira priten mirë. Do shihemi shumë shpejt,"-shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram
Mesazhi u postua vetëm disa orë pasi Omar postoi një video të tij duke kërkuar kërcimtarë për pjesën e dytë të turneut të tij "Back to Reggaeton". Shfaqjet do të rifillojnë në gusht. Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landrón Rivera, u bë i njohur në fillim të viteve 2000. Ai ka publikuar tetë albume në studio që nga viti 2003 dhe ka fituar dy çmime Latin Grammy nga 13 nominime./ZËRI