Më shumë

Franca ikën me “kokën ulur” nga Europiani, Deschamp: Kishim përballë një skuadër superiore, ja çfarë nuk shkoi

Spanja përmbysi rrufeshëm Francën dhe shkon në finalen e madhe të Berlinit

E.K
Franca ikën me “kokën ulur” nga Europiani, Deschamp:
Trajneri i frances

GJERMANI- Franca është larguar nga ky Europian pas disfatës me Spanjën 2-1, që edhe pse arriti deri në gjysmëfinale, nuk shkëlqeu në lojë.

Dieder Deschamps reagoi pas ndeshjes duke u justifikuar se “Furia e Kuqe” ishte skuadra më superiore në fushë dhe se ekipit të tij i mungonin fuqitë.

Trajneri i “Gjelave”, ka folur për mikrofonin e TF1 pas disfatës në gjysmëfinalen e Euro 2024: “Spanja është një ekip shumë i mirë, e dinim këtë edhe pse patëm mundësinë të shënonim të parët. Përballë kishim një skuadër superiore, ndërkohë që ne u përpoqëm deri në fund. Kjo është skuadra që ka lënë përshtypjen më të mirë deri më tani dhe e kanë treguar sërish këtë mbrëmje (e martë).

Ndoshta kishim më pak fuqi dhe freski dhe kjo çoi në shumë humbje teknike përballë kundërshtarit në ndërtimin e lojës”.

Spanja është finalistja e parë e “Euro 2024”. Edhe pse u gjend shpejt në disavantazh, kombëtarja iberike gjeti forca të përmbyste gjithçka në mënyrë të rrufeshme. Gjithçka, sa iu takon golave të kësaj gjysmëfinaleje, ndodhi në harkun kohor të 14 minutave.

Fillimisht shënoi Kolo Muani në minutën e 9-të, pas krosimit të përpiktë të Mbappe. Më pas erdhi reagimi i furishëm iberik, që barazoi me Yamal në minutën e 21-të, një eurogol me goditje nga distanca, për të përmbysur gjithçka në minutën e 25-të me Dani Olmo. Ky i fundit u ndihmua me devijimin e topit në portën e vet edhe nga Kounde.

Pjesa e parë, pra, i pati të gjitha, prodhoi emocione të forta, ritëm të lartë dhe tre gola. Pjesa e dytë ishte disi më ndryshe, me Spanjën që thelloi epërsinë e zotërimit dhe qarkullimit të topit, ndërsa transalpinët nuk ia dolën të gjenin hapësira në prapavijën kundërshtare./ZËRI 

Poll

MOS HUMB