
TIRANË-Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Edhe pse pjesën e parë të ditës do të mbizotërojnë temperaturat e larta herë pas-here priten edhe vranësira.
Pjesa e dyte e ditës të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në Juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 28 °C, në zonat e ulëta 16 deri 31°C dhe në zonat bregdetare 17 deri 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ZËRI