Më shumë

Keni plane në fundjavë? Si do të jetë moti sot edhe nesër

Kjo fundjavë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm, me përjashtim të ditës së sotme, ku mund të ketë reshje të pakta në disa zona

E.K
Keni plane në fundjavë? Si do të jetë moti sot edhe
Moti sot

TIRANË- Këtë të shtunë, moti do të jetë relativisht i qëndrueshëm me kthjellime dhe alternime vranësirash, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Era do të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë bregdetit 10-13m/s shoqëruar me valëzim të forcës 2-3ballë.

Ndërkohë, të dielën, moti parashikohet i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të larta transparente. Era do të jetë me drejtim 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës arrin deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Nuk do të mungojë mjegulla e mjegullina në zonat luginore gjatë orëve të mëngjesit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB