Më shumë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

I.F
Kthjellime dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË- Vijon ndikimi i qendrës Anticiklonare duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Pjesa e dytë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të kenë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale që pritet të regjistrohet në zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB