Më shumë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes

I.F
Kthjellime dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas – mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht. Gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB