
TIRANË- Paqëndrueshmëria financiare mund të jetë diçka e frikshme ose stresuese dhe realiteti është se shumica prej nesh e kanë ndierë ose po e ndiejnë këtë presion financiar. Për fat të mirë, sipas astrologes Atheana Ritchie, ka një sezon të bollshëm në horizont për dy shenja që në thelb do të jenë magnetë të parave për pjesën tjetër të vitit.
Peshorja
Nëse jeni Peshore, atëherë jeni me fat. Pavarësisht se ju keni kaluar një kohë të vështirë vitin e fundit, sipas Ritchie po iu afrohet fundi i vështirësive financiare. E gjithë kjo energji do t'ju bëjë gjithnjë e më të hapur, duke ju dhënë qartësinë që ju nevojitet për të marrë vendimet më të mira për karrierën tuaj. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha. Kohët e fundit keni pasur disa dhimbje. Me financat, miqësitë dhe marrëdhëniet, mund të filloni të ndiheni sikur nuk e gjeni dot rrugën. Bëni gjithçka që mundeni për t'u përgatitur për këtë sezon të jetës suaj. Lërini miqësitë ose marrëdhëniet e padobishme të largohen. Lëreni atë që ju pengon dhe ktheni energjinë tuaj në karrierën tuaj.
Shigjetari
Duket se fati është pothuajse gjithmonë në anën tuaj – dhe ky vit nuk bën përjashtim. Shigjetari drejtohet nga Jupiteri, planeti i fatit. Për shkak të kësaj, ju pothuajse gjithmonë keni një bollëk në jetën tuaj. Megjithatë, ky vit do të jetë pak më ndryshe pasi fati fokusohet më shumë në aftësinë tuaj për të krijuar lidhje. Do të ndjeni se një test pason një tjetër, por kjo do të bëhet vetëm për të parë nëse e dëshironi vërtet atë që kërkoni. Nëse është kështu, atëherë patjetër do të keni sukses./ZËRI