Më shumë

Dita e fundit e ‘Luçiferit’/ Me ulje të lehtë, por ende rekord! Si do jetë moti sot

Temperaturat do të 'zbuten' gjatë ditës

I.F
Dita e fundit e ‘Luçiferit’/ Me ulje të lehtë, por
MOTI SOT

TIRANË- Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën “pushtetin” e Luçiferit edhe sot. Temperaturat do të 'zbuten' gjatë ditës, pasi valët e të nxehtit afrikan do të devijohen. Megjithatë orët e paradites do të mbizotërohen nga moti i kthjellët ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke sjellë reshje lokale.

HARTA LIVE:

Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB