Më shumë

Martin Ruubel në Tiranë: Çfarë mund të sjellë teknologjia estoneze për Shqipërinë digjitale?

Me një përvojë të pasur në krijimin e identiteteve digjitale dhe zhvillimin e zgjidhjeve të sigurta kibernetike, Ruubel ndau përvojën e tij mbi transformimin teknologjik dhe bashkëpunimin mes institucioneve publike dhe private.

Zeri
Martin Ruubel në Tiranë: Çfarë mund të sjellë
Martin Ruubel

TIRANË- Kjo javë në Tiranë shënoi një moment të rëndësishëm për teknologjinë dhe sipërmarrjen, pasi qyteti mirëpriti Javën Globale të Sipërmarrjes, një seri aktivitetesh të organizuara nga Startup Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në një prej paneleve të dedikuara për zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes dhe digjitalizimin e shoqërisë, present ishte  z. Martin Ruubel, ECSO, si folës kryesor i forumit “iutech,” koncept i sjellë nga kompania estoneze fintech, iute.

Me një përvojë të pasur në krijimin e identiteteve digjitale dhe zhvillimin e zgjidhjeve të sigurta kibernetike, Ruubel ndau përvojën e tij mbi transformimin teknologjik dhe bashkëpunimin mes institucioneve publike dhe private.

Ruubel ishte gjithashtu pjesë e panelit mbi Inovacionin dhe Infrastrukturën Qeveritare, ku ndau pikëpamjet e tij mbi zhvillimin e teknologjive moderne dhe qëndrueshmërinë në sigurinë kibernetike. Në krah të tij ishin figura të njohura nga autoritetet shtetërore dhe bizneset ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe të digjitalizuar.

Një tjetër moment i rëndësishëm i pranisë së Ruubel në Tiranë ishte pjesëmarrja në “Tirana Tech Community Meet Up,” një aktivitet dedikuar të rejave teknologjike dhe sigurisë kibernetike. Përkrah tij ishin Jonida Çela, Drejtore e Teknologjisë në iute, dhe përfaqësues nga Amazon, duke sjellë perspektiva globale mbi teknologjinë dhe inovacionin.

Me ekspertizën e tij, Ruubel ndau shembuj suksesi nga Estonia dhe vende të tjera të botës. Ai theksoi se zhvillimi teknologjik nuk është vetëm një qëllim i përbashkët, por edhe një mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi për të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

Java Globale e Sipërmarrjes përmbyllet me aktivitete të tjera, duke përfshirë diskutime mbi sigurinë kibernetike, përfshirjen financiare dhe zhvillimin e ekosistemeve të qëndrueshme teknologjike. Përmes “iutech,” iute synon të mbështesë këtë transformim dhe të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie digjitale, duke sjellë zgjidhje inovative dhe praktikat më të mira nga bota.

 

Poll

MOS HUMB