
MBRETËRI E BASHKUAR- Pesë gra, njëra pas tjetrës, rrëfejnë me detaje se si u sulmuan seksualisht dhe përdhunuan nga komediani britanik Russell Brand. Duke preferuar të mbeten në anonimitet të plotë, gratë rrëfejnë për Dispatches në Channel 4 mënyrën e njohjes me Brand dhe abuzimet që kanë lënë pasoja tek ato.
Sipas mediave britanike, Channel 4 ka hetuar prej më shumë se një viti abuzimet e Brand me gra të ndryshme, dhe vetëm një natë më parë ka vendosur të publikojë disa prej rrëfimeve.
“Ai më kapi të brendshmet, i tërhequr anash, unë i thashë të largohej, por ai nuk donte. Më mbështeti pas muri dhe nisi aktin,”- rrëfen një prej grave.
“Më kapi dhe më futi në shtrat. Unë isha plotësisht e veshur dhe ai ishte lakuriq. Hipi sipër meje dhe nisi të më përdhunonte,”- tregon tjetra.
"Asnjëherë nuk kam folur publikisht për këtë më pare, Russell duket i paprekshëm. Mua më përdhunoi përpara se të montonte një video të një stand-upi të tij, në të cilin imitonte dhe aktin seksual,”- tregon një tjetër grua.
Vetë Brand i mohon akuzat.
“Kanë të bëjnë me kohën kur punoja në mediat kryesore, kur isha në gazeta gjatë gjithë kohës… kur isha në kinema, dhe siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi, isha shumë shumë i shthurur,”- thotë ai.
“Tani, gjatë asaj kohe të shthurjes, marrëdhëniet që kam pasur kanë qenë absolutisht, gjithmonë konsensuale, kam qenë gjithmonë transparent për këtë gjë, siç po tregohem dhe tani që transparenca u metastazua në diçka kriminale që absolutisht e mohoj. Më vjen të pyes, a ka ndonjë axhendë tjetër në lojë? Ka dëshmitarë, provat e të cilëve kundërshtojnë drejtpërdrejt narrativat që këto dy media kryesore po përpiqen të ndërtojnë, me sa duket në atë që duket të jetë një sulm i koordinuar,”- tha Brand.
Komediani dhe aktori, i cili tani prezanton podcast-in e tij Stay Free With Russell Brand , shkoi në Twitter aka X të premten mbrëma ku paralajmëroi se do të dilnin histori rreth tij, të cilat ai "i hedh poshtë absolutisht".
Ai shton se ka pasur 'sulme të koordinuara mediatike' në të kaluarën kundër njerëzve si prezantuesi i diskutueshëm i podcast-it Joe Rogan, dhe se ai vetë më parë ishte etiketuar si teoricien konspirativ.