
ITALI-Milani ka shkarkuar trajnerin Fonseka pas barazimit 1-1 me Romën. Kontrata e për Paulo Fonseca-n ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja dukej e pashmangshme. 24 ndeshje qëndroi në krye për të gjitha kompeticionet. Me Milanin fitoi 12 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi po aq.
“Sapo mësova se jam shkarkuar nga klubi. Kështu është jeta, kështu është, ndërgjegjja ime është e qetë sepse bëra gjithçka që munda ”, tha 51-vjeçari portugez.
Ai do të zëvendësohet nga Sergio Conceiçao, i cili do marrë frenat e ekipit me objektivin, "lufta" për titull dhe qëndrimi mes katër ekipeve më të mira.
50-vjeçari është i njohur në Serie A pasi si futbollist ka shkëlqyer me Lazion si dhe ka qenë pjesë e Interit dhe Parmës (1998-2004). Si trajner Sérgio Conceiçao ka drejtuar Olhanense, Coimbra, Braga, Guimaraes, Nantes dhe së fundmi Porton.
Emërimi i tij shihet si një lëvizje strategjike nga drejtuesit e Milanit, të cilët synojnë t’i japin ekipit një identitet të ri dhe një frymë të re gare. Conceiçao njihet për stilin e tij të fortë taktik, pasionin në fushë dhe aftësinë për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij, cilësi këto që drejtuesit e Milanit shpresojnë të shohin te skuadra e tyre./ZËRI