Më shumë

Heshtje totale dhe më pas gooool! Ky është sporti interesant që shumë pak njerëz e njohin

Goalbolli është unik për Lojërat Paraolimpike dhe u jep përparësi atletëve të verbër, të cilët janë të mësuar të orientohen përmes prekjes dhe tingujve.

M.M
Heshtje totale dhe më pas gooool! Ky është sporti interesant
Sporti i Goalball-it

TIRANË- Në Lojërat Paraolimpike, vetëm një sport shquhet për heshtjen që e shoqëron dhe është "Goalball", një sport i ngjashëm me futbollin por për njerëz të verbër ose me shikim të dobët. Tifozët qëndrojnë në heshtje të plotë ndërsa lojtarët gjuajnë një top drejt portës kundërshtare, dhe vetëm kur shënohet një gol, stadiumi shpërthen në brohoritje. Pas disa sekondash, një zë njofton: "Heshtje ju lutem!" dhe zhurma shuhet, për t’u rikthyer qetësia e domosdoshme për lojën. Goalbolli u krijua në vitin 1946 për të rehabilituar veteranët e verbër ose me shikim të dobët. Në këtë sport, atletët përdorin një top me këmbana.

Goalbolli është unik për Lojërat Paraolimpike dhe u jep përparësi atletëve të verbër, të cilët janë të mësuar të orientohen përmes prekjes dhe tingujve.

“Shumë njerëz e quajnë ‘sporti më interesant për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë,’” thotë Tre'Shaun Faison, 21 vjeç, lojtar i ekipit amerikan të meshkujve. Me mbulimin mediatik minimal të Lojërave Paraolimpike këtë vit, Faison dhe shokët e tij të skuadrës shpresojnë që ky sport të marrë më shumë vëmendje sipas The Washington Post.


Por si luhet ky sport?

Pavarësisht nga niveli i shikimit, të gjithë lojtarët mbajnë maska që ua errësojnë plotësisht shikimin për të barazuar kushtet e lojës. Loja zhvillohet në një fushë me përmasa volejbolli, me porta në të dyja anët. Çdo ekip ka tre lojtarë që luajnë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Qëllimi është të shënohet duke rrokullisur ose hedhur topin drejt portës kundërshtare, duke kaluar lojtarët e ekipit tjetër. Loja ndahet në dy gjysma prej 12 minutash.

Me kalimin e kohës, topi është bërë më i lehtë dhe më i shpejtë, duke kaluar nga 4 paund në rreth 2.8 paund. Lojtarët tani përdorin teknika të avancuara, si rrotullimi për të hedhur topin më me shpejtësi./ ZËRI

Poll

MOS HUMB