Më shumë

Parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 29 gradë Celsius

Temperaturat e ajrit do të rriten.

F.I
Parashikimi i motit për ditën e sotme! Temperatura deri në 29
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Fundjava do të nisë me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Vranësirat do të jenë të pranishme pasdite, ku do të sjellin edhe rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë. Mjegull/mjegullinë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë në rang vendi; e cila do të shënohet në Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB