Qytetërim

Vdekja e Dwamena/ Përlotet portieri i Ganës: Kam humbur shokun tim

Pas fitores në Zvicër, Zigi qëndroi në qendër të fushës dhe në vend të gëzonte, ai derdhi lot trishtimi, teksa ngushëllohet e përqafohet nga shokët e skuadrës. 

k.m.
Vdekja e Dwamena/ Përlotet portieri i Ganës: Kam humbur shokun tim
Laurence Ati Zigi

ZVICËR- Fitorja 4-2 e St. Gallen kundër Uinterthur në Zvicer, shihet si çështje shumë e vogël për portierin 26-vjeçar të St.Gallen. Laurence Ati Zigi është në zi, pas humbjes së Raphael Dwamena, i cili vdiq në fushë ditën e djeshme. Pas fitores në Zvicër, Zigi qëndroi në qendër të fushës dhe në vend të gëzonte, ai derdhi lot trishtimi, teksa ngushëllohet e përqafohet nga shokët e skuadrës. 

"Kam humbur mikun tim më të mirë, jam tepër i trishtuar”, tha portieri i kombëtares ganeze pas ndeshjes.Poshtë fanellës, portieri  Zigi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Pusho në paqe, Rafael”.

Ndërkohë edhe trajneri i FCSG Peter Zeidler ka shprehur ngushëllimet, teksa ta treguar se Zigi e njeh Duamenën prej gjysmës së jetës. Të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin të vegjël dhe të dy erdhën në ‘Red Bull Academy’ për stërvitje së bashku.

Raphael Dwamena pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit në stadiumin e Rrogozhinës. Autor i 8 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren afrikane, një lojtar për të cilin, zviceranët e Zuri paguan 600 mijë euro për ta blerë nga austriakët e Austria Lustenau në janarin e vitit 2017, u nda nga jeta ditën e djeshme 10 nëntor. Vdekja e Dwamena-s u konfimua nga mjekët e spitalit të Kavajës, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga institucionet e vendit tonë, që në janar të këtij viti, vendosën firmosjen e kontratës me futbollistin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB