Qytetërim

Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!

Vdekja e tij është pasqyruar edhe në BBC, CNN, Goal.com, etj.

k.m.
Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!
Raphael Dwamena

TIRANË- Raphael Dwamena ndërroi jetë dje në moshën 28-vjeçare teksa ishte duke luajtur në Superligën Shqiptare për KF Egnatia. Lajmi ka "pushtuar" edhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë risjellë edhe njëherë të karrierën e të riut që ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor në fushë. Vdekja e tij është pasqyruar edhe në BBC, CNN, Goal.com, etj.

Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!Vdekja e Dwamena-s "pushton" mediat e huaja!

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 23-të në një përplasje mes Egnatia dhe Partizanit të Tiranës, e në momentin që u rrëzua, lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt të Kavajës.

Dwamena luajti 9 herë për vendin e tij, Ganën dhe shënoi dy gola. Në vitin 2017, u zbulua se ai kishte një defekt në zemër dhe ai vuante probleme të shumta. Në vitin 2021, atij iu vendos një defibrilator kardioverter pasi u rrëzua në një ndeshje të Kupës së Austrisë.

Aktualisht, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan drejt vdekjes futbollistin ganez të Egnatias. Deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë. Po ashtu, janë sekuestruar edhe kartelat mjekësore të tij. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB