
TIRANË- Do të ishte e padrejtë të thuhet se java nga 29 prilli deri më 5 maj do të jetë e vështirë për çdo shenjë, pasi disa e kanë 'më keq' punën. Kjo pasi do e kemi Plutonin retrograd që nga 1 maji. Kjo javë na sjell edhe Venusin në katrorin e Plutonit, i cili mund të krijojë disa vështirësi komunikimi kur bëhet fjalë për partnerët tanë të dashurisë.
Dashi
I vetmi problem që do të lindë këtë javë për ty është se mund të të mbarojë durimi. Ju balanconi nevojën për të pasur sukses me nevojën për t'u provuar të tjerëve se mund të keni sukses. Kur këto dy faktorë nuk takohen në kohën dhe vendin e duhur, mund të ndiheni të frustruar me veten. fuqia e Plutonit retrogradë do t'ju bëjë të qetësoheni dhe të ngadalësoni, gjë që do t'i ndihmojë shumë marrëdhëniet tuaja.
Gaforrja
Ju dëshironi të krijoni diçka të bukur dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj, por gatishmëria juaj nuk vlerësohet. Do të shihni se energjia e Plutonit është e pathyeshme. Ju nuk mund t'i bëni gjërat të lëvizin më shpejt - veçanërisht me Plutonin retrograd.
Akrepi
Ju keni pritur që diçka të ndodhë këtë javë që nuk do të dalë ashtu siç e keni imagjinuar. Askush nuk do t'ju ndihmojë. Edhe pse është mirë të jeni në gjendje të mbështeteni tek të tjerët, ju preferoni t'i bëni gjërat vetë./ZËRI