Më shumë

Shkarkesa elektrike dhe breshër, si do të jetë moti këtë fundjavë

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në mëngjes, pot rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C maksimalja

E.K
Shkarkesa elektrike dhe breshër, si do të jetë moti
Moti me shi

TIRANË- Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpashershme kthjellimi.

Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në mëngjes, pot rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 6 ballë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB