Më shumë

Temperatura deri në 28 gradë Celsius, kjo fundjavë është e gjitha për në natyre dhe plazh

Pa reshje dhe me temperatura të larta, fundjava pritet që të sjellë pranverën në Shqipëri

E.K
Temperatura deri në 28 gradë Celsius, kjo fundjavë
Hakil Osmani

TIRANË- Kjo fundjavë do të sjellë më në fund pranverën në vendin tonë, duke u shoqëruar me mot me diell dhe me temperatuara të larta. Temperaturat pritet që të shkojnë deri në 28 gradë Celsius, ndërsa sipas meterologut Hakil Osmani, rritja do të vijojë deri ditën e dielë.

“Përsa i përket temperaturave, ditën e sotme maksimumet pritet të jenë rreth vlerës 24 gradë Celsius përgjatë vijë bregdetare, ndërsa ditën e shtunë pritet të kemi një rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale të jenë në zonat malore në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimumet do të jenë rreth vlerës 26 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore. Edhe ditën e dielë do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme në orët e mesditës pasi pritet që të kemi maksimume edhe në vlerën 28 gradë Celsius në qytetet e zonës së ulët”, tha Osmani në një lidhje për Klan News.

Teksa nuk pritet të kemi reshje shiu në territorin e vendit, intervalet më të gjata me diell parashikohet t’i përjetojnë qytetet e Ultësirës Perëndimore dhe vija bregdetare.

“Dita e premte ka sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që territori shqiptar të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve, kalimeve të lehta të vranësirave, më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet që të kemi prezente reshjet. Por jo vetëm dita e sotme, edhe fundjava do të sjellë një mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në zonat malore, pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime të lehta të vranësirave”, tha më tej meterologu.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB