Më shumë

Mbërrin “Luçiferi” në Shqipëri, temperatura ekstreme/ Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, më të prekurat

Ndërsa në 3 qarqe të vendit, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, temperaturat priten të shkojnë dëri në 40 gradë celsius.

I.F
Mbërrin “Luçiferi” në Shqipëri, temperatura
MOTI SOT

SHQIPËRI- Sot mbërrin “Luçiferi” në Shqipëri! Për 3 ditë do të kemi temperatura që do të kalojnë edhe 40 gradë celcius. Në tre qarqe të vendit, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, temperaturat priten të shkojnë 40 gradë celsius gjatë ditës.

HARTA LIVE: 

"Meteo Italy", e ka quajtur të nxehtin afrikan, “Charon”, duke u bazuar tek mitologjia greke.

Por me kalimin e ditëve, temperaturat do të zbuten. Nëse nga e shtuna, deri në të hënën temperaturat do të shkojnë lart, pranë fundjavës do të kemi "zbutje". E premtja parashikon vranësira kalimtare dhe rrebeshe shiu, ndërsa prej së shtunës moti bëhet i kthjellët e i nxehtë.

Megjithatë kujdesi duhet i shtuar, së paku për 3 ditët kur pritet që temperaturat të kapin rekorde. Këshillohet që të shmangni daljen në diell nëse keni probleme të ndryshme shëndetësore, pasi temperaturat e larta mund të shkaktojnë efekte anësore.

Disa këshilla për t’u përballur në mënyrën më të sigurt me nxehtësinë e verës:

-Mbyllni dritaret dhe mbyllni perdet ose grilat kur është më nxehtë jashtë. Kur temperatura të ketë rënë disi, hapini pak për të ajruar shtëpinë.

-Shmangni daljet në oraret 11:00-15:00, pasi dielli në këtë orar është shumë i nxhetë, dhe jeni më të rrezikuar nga efektet anësore të vapës.

-Bëni dushe me ujë të freskët dhe freskojeni veten herë pas here me ujë të ftohtë.

-Pini pije të ftohta rregullisht, si uji dhe lëngje frutash. Shmangni çajin, kafen dhe alkoolin.

-Nëse ju duhet të dilni në këto orare, sigurohuni të ecni në hije, të vendosni krem mbrojtës dhe të vishni një kapele.

-Shmangni lodhjen ekstreme fizike.

- Mbani një leckë të lagur në qafën tuaj për t’u freskuar.

Këto këshilla, do t'ju ndihmojnë 3 ditët e ardhshme.

/ZËRI/

Poll

MOS HUMB