
Moti me diell
TIRANË- Në vendin tonë moti gjatë ditës së sotme do të jetë me kthjellime, dhe vranësira të pakta deri mesatare pasdite.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 0/18°C
– Zonat e ulëta 1/20°C
– Zonat bregdetare 6/20°C
Edhe gjatë ditës së nesërme pritet një mot me diell dhe me temperature mbi mesataren për muajin Shkurt. Temperaturat (në mesditë) do të jenë pak gradë më të larta se ato mesatare të periudhës që ndodhemi duke prekur vlerat 21-22 gradë celsius./ZËRI
Poll