Më shumë

Temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius, si do të jetë moti sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 23°C vlera minimale deri në 39°C vlera maksimale në rang territori.

I.F
Temperatura të larta deri në 39 gradë Celsius, si do të
MOTI SOT

SHQIPËRI- Gjatë ditës së sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i aktivitetit të masave të ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët dhe orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 23°C vlera minimale deri në 39°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallëzim të forcës 1-2ballë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB